Karamanlis sot në Tiranë. Bollano: Mos eja në Shqipëri

27 April, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Kryebashkiaku i Himares i denuar me 6 muaj kerkoi nepermjet Shoqata OMONIA-s i kërkon kryeministrit grek të anulojë vizitën ne Shqiperi. Apelit drejtuar Karamanlisit i është bashkuar edhe Federata Pan-Epirotike, ku bëjnë pjesë shoqatat që mbrojnë kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit. Nderkohe sot Berisha dhe Karamanlis nënshkruajnë në Tiranë marrëveshjen aq shumë të rëndësishme, atë të kufijve.
AXHENDA E KARAMANLIS

HIMARE-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano tenton të “hakmerret” ndaj shtetit shqiptar pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, që e dënoi atë me 6 muaj heqje lirie. Gazeta Shqiptare zbuloi se nëpërmjet Organizatës së Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) që drejtohet prej tij, ai i ka kërkuar kryeministrit grek, Kostas Karamanlis të anulojë vizitën zyrtare në vendin tonë të planifikuar për ditën e sotme, duke u përpjekur kësisoj ta shndërrojë në një incident diplomatik mes Athinës dhe Tiranës, raportin e tij personal me drejtësinë shqiptare. Apelit drejtuar Karamanlisit i është bashkuar edhe Federata Pan-Epirotike, ku bëjnë pjesë shoqatat që mbrojnë kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit. Në një letër të përbashkët që ato i kanë drejtuar shefit të qeverisë greke, pretendohet se anulimi i kësaj vizite “do të ishte përgjigja e duhur që Greqia do t’i jepte persekucionit të përshkallëzuar të helenizmit në Shqipëri”. Sikundër OMONIA edhe Federata Pan-Epirotike e mbështetin këtë pretendim në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, që dënoi me 6 muaj burg kryebashkiakun e Himarës, Bollano. “Kjo është një goditje ndaj minoritetit grek, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lërë vatrat e tij atërore për të shkuar si refugjat drejt Greqisë”, citojmë nga kjo letër. Ajo mbyllet me bindjen se kryeministri Karamanlis do të dijë “të hedhë hapin e duhur për rritjen e performancës efektive të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri”, duke nënkuptuar kësisoj se i vetmi hap i duhur është anulimi i vizitës së tij në Tiranë.

Nderkohe sot Berisha dhe Karamanlis nënshkruajnë në Tiranë marrëveshjen aq shumë të rëndësishme, atë të kufijve detarë mes dy vendeve, vendim që u miratua të mërkurën e kaluar nga qeveria shqiptare. Këshilli i Ministrave shpërndau dje vetëm axhendën e vizitës së Karamanlisit që do të zhvillojë më 27 prill, por nuk ka asnjë informacion se cilat do të jenë takimet e datës 28 të kryeministrit grek. Gjithashtu thuhet se do të diskutohet çështja e një borxhi financiar prej rreth 41 milionë dollarë, që Shqipëria i ka Greqisë. Burime ende të pakonfirmuara theksojnë se është e mundur një vizitë e kryeministrit grek në zonat e jugut të Shqipërisë.

Komente: