Karnavalet në Greqi, mijëra vetë në festime

2 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Mijera vete moren pjese ne ceremonine me te madhe europiane te karnavaleve, qe zhvillohet ne Patras te Greqise. Kesaj here parada eshte shftytezuar per te satirizuar problemet kryesore te qeverise aktuale greke, qe nga skandalet korruptive e deri te kriza ekonomike.

PATRA- Mijëra greke kane marre pjese ne fundin e sezonit te karnavaleve qe zhvillohet ne qytetin bregdetar Patras. Kjo eshte ceremonia me e madhe e ketij lloji ne greqi, por edhe ne Europe. Sipas organizatoreve ne kete parade karnavalesh shumengjyreshe kane marre pjese me shume se 38 mije vete. Mijera spektatore nga gjithe vendi por edhe turiste kane mberritur ne kete qytet te Greqise per te pare paraden. Kesaj here maskat dhe figurat e dala ne parade kane simbolizuar dhe problemet qe po vuan qevera greke qe nga skandalet e shumta politike e deri te ekonimia. Per shembull ne parade jane paraqitur ne menyre simbolike skandali i Manastirit Mont Athos ku jane perfshire dhe zyrtare te qeverise. Ndersa dhuna e dhjetorit te vitit te shkuar eshte simbolizuar me disa oficere policie te armatosur rende ndersa nje vajze u ofron lule. Keto platforma jane pergatitur nga pjesemarresit qe tre muaj me pare. Sezoni i karnavaleve nis ne Greqi me 17 janar, me parade maskash por edhe me pjese teatrore apo performance vallezimi. Karnavalet jane zhvilluar ne Greqi per here te pare me 1829 dhe origjinen e kane ne vallet me kostume dhe ritualet pagane qe mbaheshin per Dionisin, zotin mitologjik te veres ne Greqine e Lashte. Ato jane modernizuar deri ne vitet e fundit por qyteti i Patras vazhdon te jete organzatori i ketyre karnavaleve.
(NEWS24/BalkanWeb)

Komente: