Kondicioneri dhe rreziqet e veta
Keqpërdorimi i kondicionerit fsheh shumë rreziqe.
Sidomos kur dikush kalon orë të tëra në ditë në dhomë me kondicioner, hyn e del nga i ftohti në të nxehtë dhe nuk pastron filtrin atëherë ai është i pambrojtur.
Ka shumë mundësi që të shfaqet tharja e lëkurës dhe mukoza, dhe të sëmuremi nga ndonjë sëmundje ngjitëse infektive nëpërmjet kondicionerit. Gjithashtu i rrezikshëm është myku dhe pluhuri që depozitohet në sistemin e ajrimit të kondicionerit dhe që mund të shkaktojnë alergji.
Fenomenet e rinitit dhe acarimi i fytit janë të zakonshme, po kështu edhe konjuktivi(skuqja e syve) , blepharitis(infeksion i qerpikëve) si dhe personat që përdorin lente kontakti.
Provoni të përdorni freskuese tavani apo dyshemeje. Ato harxhojnë më pak dhe ju japin një atmosferë të veçantë,gjithashtu dëbojnë dhe mushkonjat.

