Kriza/ 140.000 emigrantë humbasin lejën e qëndrimit në Greqi

27 December, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Është e pamundur që emigrantët të plotësojnë  kriteret që kërkohen për të rinovuar lejën e  qëndrimit,me pasojë të mbeten 25% e  emigrantëve pa dokumenta.

Edhe pse ministria e  Brendshme u angazhua për të zgjidhur çështjen ligjore,akoma vazhdon të jetë në fuqi  refuzimi i ronovimit të lejës së qëndrimit ,nëse nuk plotëson ditët e  punës (ensima)ose të ardhurat vjetore.

Sipas mediave greke,sot ,mbajnë në dorë lejë qëndrimi 460 mijë emigrantë dhe familjet e  tyre,ndërsa iu është hequr e  drejta e rinovimit të dokumentave 140.000 emigrantëve,në pjesën më të madhe shqiptarë.

70% e emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi,kanë qenë me dokumenta të rregullta ,madje dhe me bashkim familjar.

Në fillim të vitit 2010,kanë qenë me lejë qëndrimi 592 mijë emigrantë,ndërsa gjatë gjithë vitit,numri është ulur në 26%,që do të thotë se 26% kanë humbur të drejtën e  rinovimit të dokumentave dhe këta kryesisht janë shqiptarë.

Kur një emigrant humbet të drejtën e rinovimit të lejës së qëndrimit,automatikisht nuk ka të drejtë të marri asistencën e papunësisë,ndërsa quhet i paligjshëm.Veçanarisht të gjithë emigrantët që kishin aktivitet të lirë privat dhe që ndaluan punën për shkak të krizës,janë bërë të paligjshëm përgjithmonë.

Problemi është tejet i theksuar edhe përsa i përket fëmijëve të emigrantëve,pasi leja e  qëndrimit të tyre,varet nga leja e  prindit dhe kështu që mbetet pa ndokumenta edhe fëmija që ka lindur në Greqi,apo që është rritur aty.

Përsa i përket zgjidhjes të këtij problemi kaq të madh ,zëvendësmninistrja e Punës zonja Ana Dalara ,premtoi se është çështje kohe rishikimi i legjistacionit.

Emigrantëve që u është refuzuar rinovimi i lejës të qëndrimit për shkak se nuk kanë plotësuar ditët e  kërkuara të punës ose të ardhurat vjetore,iu është e domosdoshme të drejtohen tek avokatët për të vazhduar me gjyq.

Kjo ka si pasojë të rëndojë xhepin e  emigrantëve,pasi avokati kërkon të paktën 1.000 euro për të vazhduar çështjen,ndërsa emigranti si lehtësi ka vetëm që i jepet mundësia të rrijë akoma më shumë në Greqi dhe duhet medomosdo të gjejë një vend pune ,pasi përndryshe do të dëbohet,edhe pse ka kaluar çështja në gjyq.

Përsa i përket vendit të “pasur”                që është Shqipëria,akoma qeveria shqiptare është në një gjumë tepër të thellë dhe nuk ka marrë masa për emigrantët,përveç një ligji për riintegrim,i cili nuk iu shërben pjesës më të madhe të  emigrantëve.

Duket qartë se ligji i riatdhesimit,ishte diçka provizore për ti treguar Europë se ne po mendojmë për emigrantët,në një moment që emigrantët po jetojnë kulmin e varfërisë në Greqi.

Qeveria shqiptare thekson se vendi nuk ka patur krizë,sepse mijra emigrantë të varfër po jetojnë akoma në Greqi dhe po e  shënojnë emrin në listat e  dyqaneve greke.

Nëse qeveria shqiptare mendonte edhe për emigrantët dhe nëse i kombesonte emigrantët e  papunë,atëherë vendi do të ishte në krizë tepër të madhe,por akoma politikanët tanë paguhen me ato pak lekë që çojnë

burimi albnow.com

Comments Closed