Kriza, Greqia e Kroacia pesimiste per turizmin

April 16, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia


Greqia e pranon se kriza financiare globale ka prekur turizmin, pasi kete vere priten 10% me pak turiste. Ndersa Kroacia eshte perfshire nga krimi i organizuar e korrupsioni.

ATHINE- Turizmi ne Ballkan duket se do kete probleme per kete vit ndersa vera e nxete po afron.

Dy vendet kryesore turistike ne Ballkan Greqia dhe Kroacia perballen me veshtiresi. Greqia e pranon se nje nder sektoret me fitimprures dhe me te rendesishem per ekonomine e saj, turizmi, eshte goditur rende nga kriza financiare globale.

Nderkohe Kroacia, qe per vitet e fundit ka qene destinacioni me i preferuar vecanerisht per europiano-verioret, eshte perfshire nga kriminaliteti i madh dhe korruspioni.

Ne Greqi, ne ishullin e Kretes, aty ku cdo njeri merret vetem me turizem, perspektiva duket e zymte. Pronaret e hoteleve, restoranteve, dyqaneve te suvenireve thone se kete vit presin qe turizmi te nise me vone, dhe numri i turisteve parashikohet te jete 10% me pak.

Manolis Saloustros, pronar i nje picerie thote se gjithe dimrin kane shpenzuar fitimet e veres se kaluar. Por ne rast se nuk marrin fitime aq sa shpresojne deri ne tetor, atehere do u duhet te zhyten ne borxhe. Ata kane frike se per shkak te krizes edhe ata turiste qe do vijne do perpiqen te shpenzojne me pak. Nga 15 milione turiste qe vizitojne Greqine cdo vit, 3 milione shkojne ne krete. Nga turizmi fitohet 18% e prodhimit te brendshem, por treguesit kete vit per gjithe turizmin ne BE vecanerisht ne Greqi jane te zymte.

Nderkohe ne Kroaci, duket se mafia po syndon vendin. Se fundi jane vrare gazetare, buznesmene dhe vrasjet jane ende te pashpjegueshme.

Vec makinave bombe qe u vihen figurave te njohura, korupsioni eshte nje tjeter problem galopant. Gazetat jane plot me histori te marreveshje te dyshimta te figurave te larta te cilet kane pasuri te medha te padeklaruara.

Ne nje njoftim te fundit, ministria e Jashtme Britanike u kerkon qytetareve te vet qe kete vere te jene te kujdesshem ndaj krimit dhe vrasjeve ne Kroaci.

Problemet e ketyre dy vendeve duket se do zhvendosin turistet drejt destinacionit te paeksploruar, Shqiperi, por edhe drejt vendeve te tjera konkuruese si Turqi e Egjipt.
(NEWS24/BalkanWeb)

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...