Kryeministri: Asnjë emigrant pa siguracion
25 December, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Roli i emigrantëve në përpjekjet për nxjerrjen e ekonomisë greke nga kriza
Ai theksoi nevojën e forcimit dhe, siç tha, funksionimit real, të shtetit social. Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë emergjente të masave për garantimin e jetëgjatësisë të sistemit të sigurimeve shoqërore, duke bërë të ditur se vendimet përkatëse do të merren deri në mbylljen e gjashtëmujorit të parë të vitit 2010.
“Në këtë pikë, tha kryeministri, do të doja t’i referohesha posaçërisht çështjes së emigrantëve”. Ai theksoi se Greqia deri në këto momente, e ka menaxhuar në mënyrë të gabuar çështjen e emigracionit, si të emigrantëve të paligjshëm, ashtu edhe “integrimin e emigrantëve të përhershëm në shoqërinë tonë”.
Dhe vazhdoi:
“Shfrytëzimi i punës së pasiguruar dhe krahut të lirë që ofrojnë emigrantët pa dokumenta, i shndrron ata në preh të rrjeteve të trafikimit të klandestinëve, krijon vështirësi për kushtet e punës për grekët dhe emigrantët e ligjshëm, dhe e dobëson edhe më shumë sistemin e sigurimeve shoqërore, duke i privuar kontribute jetike.
Duhet të hyjë një rregull në gjithë këto, me përgjegjësi së pari të shtetit, por edhe të partnerëve sociale, dhe me respekt ndaj të drejtave të njeriut.
Në këtë drejtim bëjmë të qartë se ligjet për punësimin dhe sigurimet shoqërore kanë të bëjnë edhe me shtetasit e huaj që punojnë në Greqi pa pasur qëndrim të ligjshëm.
Tregu i punës nuk është pazar skllevërish, Inspektoriati i Punës është i detyruar të shqyrtojë edhe denoncime që bëhen nga emigrantë të paligjshëm.
Emigranti nuk mund të ndëshkohet me heqjen e lejes së qëndrimit, kur punëdhënësi nuk paguan kontributet e parashikuara për sigurimet shoqërore.
Njëkohësisht, avancojmë në adoptimin e shpejtë të udhëzimit komunitar për sanksionet dhe masat kundër punëdhënësve që punësojnë emigrantë të paligjshëm. Me qëllim integrimin e tyre në tregun e ligjshëm të punës, por edhe garantimin në përgjithësi të të drejtave të emigrantëve.
E Premte, 18 Dhjetor 2009



Komente: