Kufizohen pensionet,kush merr në Shqipëri nuk merr në Greqi
24 January, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Greqi-Mesa duket ikën vitet ku mijra minoritarë dhe vllehë merrnin pension edhe në vendin e tyre edhe në Greqi.Kriza finaciare greke iu pret atyre pensionin në Greqi nëse nuk banojnë aty.
Sipas një Qarkore të fundit të IKA,të gjithë emigrantët që marrin pension në vendin e tyre,nuk do të marrin pensionin e ulët që merrnin deri kohët e fundit në Greqi.
Madje për të fituar pensionin e dytë,proçedura do të jetë shumë e vonuar dhe do të kërkohen shumë dokumenta.
Siaps gazetës “Ta Nea”,një grup kontrolli i ministrisë së Punës,vërtetuan se një shumë e madhe e emigrantëve,deklarojnë se jetojnë në Greqi,ndërsa në të vërtetë jetojnë në vendin e tyre pjesën më të madhe të vitit.
Të gjithë emigrantët që marrin pension në Greqi,kanë të drejtën të përfitojnë edhe ndihmën socilale që jep shteti grek çdo vit.Kjo ka si pasojë që çdo emigrantë shqiptar apo edhe i vendi tjetër,që ka deklaruar se është minoritar apo vlleh,pavarësisht se nuk ka punuar,merr në Greqi pension 720 euro.Njëkohësisht merr pension edhe në Shqipëri,që do të thotë se merr dy pensione,jeton në Shqipëri dhe nuk ka punuar asnjëherë në Greqi,ose ka punuar tre muaj,siç e parashikonte ligji.
Theksohet se të gjithë të huajt që punojnë në një vend tjetër,plotësojnë moshën dhe vitet e kërkuara,si dhe jetojnë në atë vend,kanë të drejtë të përfitojnë pension të plotë,ndërsa në rastin konkret,shumë shqiptarë minoritarë apo vllehë, kanë marrë pension të padrejtë në Greqi,pasi nuk kanë punuar.
Krerë të IKA në Greqi bëjnë fjalë se pensionet në Shqipëri,Bullgari ,Rumani dhe Gjeorgji,nuk tejkalojnë 100 euro.Me tre vjet punë në Greqi,ata marrin pension 600 euro dhe nuk banojnë në Greqi ,pasi janë kthyer në vendin e tyre dhe e marrin pensionin nëpërmjet bankës.
Shumë denoncime janë regjistruar tek IKA ,ku bëhet fjalë se ekzistojnë grupe që nëse iu paguan 1.000 euro,iu nxjerrin pension të huajve me të dhëna të rreme.
Një Qarkore e ministrisë së Punës,nënvizon se të gjithë të huajt që do të marrin pension,duhet të deklarojnë banimin e tyre të rregullt në Greqi për 5 vjetët e kaluar,deklarimin e të ardhurave vjetore,si dhe do të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis policisë dhe ministrisë së Punës,për të vërtetuar të gjithë të huajt që marrin pension në Greqi.
Në Qarkoren e re të IKA,theksohet se asnjë shteas,qoftë grek ,qoftë i huaj ,nuk do të marri pension ,nëse ai merr edhe nga një shtet tjetër,pavarësisht shumës që merr në vendin e tij.


Komente: