Kujdes! U kthye sistemi i Unazës në Athinë

7 September, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Morën fund pushimet verore,siç mori fund edhe qarkullimi i lirë në qendër të Athinës,pasi nga dita e sotme u rikthye në fuqi sistemi i respektimit të Unazës.Policia ka ngritur postblloqet.
Nga e hëna deri të enjte nuk mund të hyni në Athinë nga ora 07:00-20:00 ndërsa ditën e premte 07:00-15:00.

Ditën e shtunë,të djelë dhe ditët e festave zyrtare mund të kaloni në qendër të Athinës gjatë gjithë 24 orëve.

Për të gjithë ata që do të shkelin masat kufizuese,gjoba do të jetë 200 euro.

Për të gjithë ata që duan të aplikojnë për të fituar të drejtën e qarkullimit gjatë gjithë ditëve dhe orëve ,mund të drejtohen në Komisariatin e Policisë Rrugore në Dhilijani 24-26 në Metaksurgjio ,në katin e 5-të.

Zyra funksionon nga e hëna deri të premte gjatë orëve 08:00-14:00,ndërsa ditën e  shtunë nga ora 08:00-12:00.Telefon 210-5284013

Burimi www.newsit.gr

Comments Closed