Kush përfiton ndihmë sociale?

30 November, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Zëvendësministri i
Ekonomisë, F. Saqinidhis deklaroi në Parlament kategoritë e reja të personave që do të përfitojnë ndihmën sociale për solidaritetit shoqëror, siç ka premtuar qeveria e PASOK-ut.

Konkretisht, në këto kategori të reja përfshihen të sëmurët nga veshkat dhe ata që kanë bërë transplantim (rreth 3.000 veta), të gjithë ata që marrin pension të ulët dhe që i përkasin çdo enti fiskal (170.000 veta), të gjithë ata që janë pa punë dhe që marrin ndihmë sociale, 1.500 emigrantët politikë të Lavrios, si dhe emigrantët.
Zëvendësministri ripërcaktoi kriteret e të ardhurave për ata që kanë shumë fëmijë. Kështu, ndihmë sociale do të përfitojnë familjet me 3 fëmijë (1.000 euro) me të ardhura 22.000 euro në vit, familjet me 4 fëmijë (1.100 euro) me të ardhura 23.500 euro në vit dhe familjet me 5 fëmijë (1.200 euro) me të ardhura 25.000 euro në vit. Ai njoftoi gjithashtu se ndihma financiare do t’u jepet pensionistëve bashkë me pensionet, kurse përfituesit e tjerë do ta marrin atë nga prefekturat dhe zyrat e tatimeve dhe përsëriti që do shpërndahet në dy doza, e para deri në datën 31/12/2009 dhe e dyta deri në 30/06/2010. Përfituesit, sipas zëvendësministrit do të kalojnë numrin 2.5 milionë, kurse ndihma do të jetë më tepër se 1 miliardë euro.

Reagimi i opozitës
Opozita i kontestoi konkluzionet e kësaj iniciative legjislative.

M. Xhimas (Demokracia e RE) theksoi faktin se kjo ndihmë financiare duhet të shoqërohet nga një politikë zhvillimi. A. Xhekis (KKE) tha që industrialistët e mëdhenj rranë dakort që të jepet kjo ndihmë, pasi iu dha garancia që të bëjnë ndryshime në sistemin e punësimit, që do të rrisin akoma më shumë fitimet e tyre.

P. Lafazanis (SYRIZA) deklaroi që PASOK-u ndjek të njëjtën taktikë me Demokracinë e Re dhe kritikoi qeverinë për terrorizëm financiar.

Përsa i përket deputetëve të LAOS, I. Polatidhsi dhe A. Rondulis nuk humbën rastin të flasin për “hyrjen e pakontrolluar të të huajve në Greqi” dhe A. Ronduli kërkoi sqarime a do të përfitojnë edhe të huajt ndihmë financiare.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 113.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: