Kush përfiton nënshtetësi?

6 November, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Në fakt, për marrje të nënshtetësisë është folur edhe disa muaj më parë, kur partia Demokracia e Re përbënte qeverinë, por fatkeqësisht, paraardhësit e PASOK-ut, u mjaftuan vetëm me pajisjen e fëmijëve emigrantë me leje 5-vjeçare.

Megjithatë, këto i përkasin të kaluarës, sepse tashmë jemi përballë një realiteti të ri.

Çështja e nënshtetësisë është shfaqur përsëri mbi tryezat e ministrave dhe tashmë ajo që të gjithë presim, është që ligji që do të hartohet, të jetë në shërbim të emigrantëve.

Kanë lindur në Greqi, por…

Më shumë tek gazeta Albaniapress 110.

Edhe pse shumë fëmijë emigrantësh kanë lindur në Greqi, ata vazhdojnë t’u bashkëngjiten radhëve të emigrantëve, duke mos përfituar asnjë lehtësi, për vetë faktin që kanë lindur në Greqi, që ndoshta nuk dinë të flasin gjuhën e prindërve të tyre dhe për atdhe të tyre njohin Greqinë.

Bëhet fjalë për një temë shumë të mprehtë, bëhet fjalë për jetë njerëzish që sot përjetojnë odisenë e prindërve të tyre, kur vjen koha e rinovimit të dokumenteve. U kërkohen certifikata, u kërkohen pasaporta, u kërkohen një sërë vërtetimesh, vetëm e vetëm për t’i pajisur me një leje qëndrimi një apo dy-vjeçare, e cila jo pak herë del e skaduar. Por, a do të përfitojnë këta fëmijë nënshtetësinë greke? Dhe nëse po, do ta përfitojnë në mënyrë të menjëhershme, apo kur të mbushin moshën 18-vjeçare?

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: