Lajçak: Rama dhe Berisha e dinë ç’duhet të bëjnë,jepini fund dhunës
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak,pas takime të zhvilluara me kretët e lartë të politikës,ka dalë në një konferencë për shtyp,ku i ka kërkuar politikës shqiptare të ndali dhunën dhe të nisi dialogun.
Ai tha se e ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga liderët politikë. “Unë u kërkova përfaqësuesve politikë; parandalimin e ndonjë dhune të mëtejshme, respektin për institucionet shtetërore, përgjegjësi për ata që shkaktuan vdekjet, shmangien e ndonjë veprimi që mund të shtyjnë këtë boshllëk dhe ndan skenën politike shqiptare dhe në fund kthimi i Shqipërisë në udhën e saj evropiane.E ardhmje evropiane e Shqipërisë varet nga liderët politikë që ata të bëjnë lëvizjen e duhur dhe ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë dhe tani është koha e duhur” tha Lajçak.
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak gjithashtu ka theksuar se ka ardhur në Shqipëri për t`i dhënë disa mesazhe politikës shqiptare që të gjeje gjuhën e dialogut dhe të hetojë ngjarjet e datës 21 Janar.“Në fillim dua t`i drejtohem popullit shqiptar. Ne jemi me ju, ne duam që Shqipëria të ketë një perspektivë të qartë evropiane. Ne duhet që të shikojmë fundin e dhunës dhe uljen e tensioneve. Nuk është mënyra evropiane ajo që pamë ditën e premte. Sot, unë u takova me udhëheqësit kryesor të vendit tuaj për t’u shprehur atyre shqetësimin tonë për situatën e tanishme.I kam kërkuar atyre parandalimin e një dhune apo gjakderdhje të mëtejshme, funksionimi i institucioneve shtetërore dhe respekti ndaj tyre, për të sjellë para përgjegjësisë ata që shkaktuar vrasjen e tre personave, shmangien e veprimeve që mund ta shtyjnë më tej këtë hendek dhe kthimi i Shqipërisë në udhën e saj evropian” theksoi Lajçak.
Më tej Lajçak tha se se baronesha Kathrin Ashton dhe komisoneri Stafan Fule janë të gatshëm të vijnë në Tiranë, nëse kjo gjë kërkohet. Ndërsa ka theksuar se drejtuesit politikë në vend e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe BE-ja pret që ata të veprojnë në mënyrën e duhur,duke apeluar sërish për dialog mes palëve.Në fund Lajçak i shprehu ngushëllimet familjeve që humbën të afërmit e tyre në demonstratën e 21 janarit, dhe tha se “BE kërkon të shikojë një fund të dhunës, një ulje të përshkallëzimit. Nuk është mënyra evropiane e të zgjidhur të çështjeve europane ajo që pamë ditën e premte”.Diplomati i lartë europian erdhi sot në Tiranë,ku zhvilloi takime me kreun e shtetit Bamir Topi si dhe me kryeministrin Berisha e kreun e PS-së,Rama.


Komente: