Ligj i ri për emigrantët e vjetër

11 August, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Politika e emigracionit në Greqi ka pasur gjithmonë karakter kufizues.

Kjo, për vetë faktin që emigrantët gjithmonë kanë qenë në varësi të lejeve të qëndrimit dhe afateve të tyre skaduese. Edhe pse kanë kaluar tashmë gati dy dekada nga ardhja masive e emigrantëve në vend, përsëri çështja e legalizimit vazhdon të përbëjë një problem shqetësues dhe të mbetet e pa stabilizuar.

Një nga problemet më të rëndësishëm të emigrantëve të ligjshëm, ka qenë lëvizja e tyre e lirë drejt atdheut, dhe jo vetëm. Në pamundësi për t’u pajisur në kohë me leje qëndrimi (brenda dy muajsh, siç përcaktohet me ligj), ata janë kushtëzuar të mbeten me një vërtetim blu në duar, sepse shumë herë janë pajisur me leje qëndrimi të skaduar. Vetëm një vit më parë, u dha e drejta që këta emigrantë të udhëtojnë lirisht drejt atdheut të tyre gjatë gjithë vitit. Një e drejtë kjo, e cila ka një afat skadimi deri më 31 dhjetor 2010.

Megjithatë, jo të gjithë emigrantët e pajisur me vërtetime blu e kanë këtë të drejtë. Privohen ata emigrantë që kanë dorëzuar dosje me mangësi pranë bashkive të vendbanimeve të tyre dhe në pamundësi për t’i plotësuar ato, periferia u ka nxjerrë përgjigje negative.

Kur periferia thotë JO

Përgjigjet negative nga periferia derdhen lumë, duke lënë shumë emigrantë në udhëkryq, mes frikës dhe pasigurisë për të ardhmen. Mjafton të mungojnë pak ensima apo një vërtetim nga punëdhënësi, që gjithë vitet e emigracionit të shumëzohen me zero, që emigrantët të cilët kanë kaluar 40 dallgë për të arritur një hap larg nënshtetësisë apo lejes 10-vjeçare, të mbeten të paligjshëm, në mëshirë të fatit.

Absurditeti e ka karakterizuar herë pas here legjislacionin grek, duke sjellë pengesa të pakapërcyeshme në valët e emigrantëve. Kështu, nëse dosja dorëzohet me mangësi, të cilat emigranti nuk është në gjendje t’i plotësojë, atëherë shumë lehtë periferia e refuzon këtë dosje. Pastaj, emigranti thirret në bashki (ose i del emri në listën përkatëse), ku i kërkohet të dorëzojë vërtetimin blu.

Por çfarë ndodh në realitet?

Në shumicën e rasteve, emigrantët nuk i dorëzojnë vërtetimet blu, edhe pse u ka dalë përgjigje negative. Ata shpresojnë se në qoftë se nuk i dorëzojnë, atëherë dokumentet e tyre vazhdojnë të jenë me mangësi. Në fakt, nuk është kështu.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: