LSI fiton besimin e emigrantëve,Lefter Kuqo:Punojmë për emigrantët – Veriu i Greqisë:I bashkohemi LSI-së sepse ka program për emigracionin

22 November, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Drejt emigracionit po ecën edhe LSI për të fituar besimin e emigrantëve,duke …

premtuar zgjidhje në disa tema kyçe siç janë njohja e  patentave dhe pensionet  e emigrantëve shqiptarë.

Ajo që po  vërehet javët e fundit,duket se LSI ka fituar besimin  qindra shqiptarëve,kryesisht atyre që kanë qenë aktivë në politikë ,të cilët shprehen se LSI u ka dhënë mbështetje të plotë.

“Mbështetja e plotë” lind disa pikëpyetje,të cilat tregojnë se këta emigrantë kanë qenë aktivë në forcë tjetër politike dhe tashmë mesa duket janë braktisur ,pasi nuk ka pasur mbështetje ,por vetëm “mashtrim”.

Nga Athina,kryetari i sapozgjedhur i LSI-së Lefter Kuqo,shprehet se po “korrim sukses të madh përsa i përket anëtarësimit të emigrantëve në LSI,pasi jemi NJË me ata dhe kemi filluar të aktivizohemi duke u zgjidhur problemet,ndërsa në ditët e  ardhshme do të zhvillojmë takime me ministra grekë për  patentat dhe pensionet”.

Suksesi i LSI-së nuk duket vetëm në Athinë,por edhe në veri të Greqisë,ku gjatë muajit dhjetor do të zhvillohen takime me emigrantë dhe do të zgjidhet kryesia e re e kësaj force politike.

Korrespodenti i Albnow në Selanik ka komunikuar me disa nga kandidatët për kryesinë e LSI-së si dhe me kandidatin favori (emri nuk publikohet për arsye të kuptueshme),i cili tha se  “ se po punojnë që të njoftojnë të gjithë emigrantët në veri për programin e ri të LSI-së mbi emigracionin,si dhelehtësimet për riatdhesimin e emigrantëve”.

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn

Comments Closed