Marrin fund transaksionet cash
8 April, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Greqi-Të gjitha transaksionet që kalojnë vlerën 3.000 mes individëve dhe bizneseve,prej ditës së sotme marrin fund.
Pagesat do të bëhen vetëm me anë të çekut,të kartës së kreditit ose kartës së parapaguar,ndërsa prej fillimit të vitit 2012,me të njëjtën mënyrë do të bëhet pagesa për shumën prej 1.500 euro e sipër.
Synimi i kësaj mase të marrë nga Ministria e Financave,është monitorimi dhe kontrolli i tregut ,për të shmangur transaksionet e paligjshme.
Në vendimin e ministrisë greke thuhet:
1.Vlerë transaksioni quhet shuma totale duke përfshirë edhe TVSH
2.Parapagime ose pagesa që do të kryhen dhe që kanë vlerë mbi 3.000 euro ( 1.500 euro prej datës 01/01/2012) do të bëhen duke përdorur çek,kartë krediti (pistotiki karta) ose kartë e parapaguar (propliromeni karta).
3.Në raste shit-blerje drejt një individi,pagesa do të bëhet e njëjtë,përderisa do të jetë mbi 3.000 euro.
4. Në rast se transaksioni do të kryhet me para që ka marrë kredi në bankë blerësi,atëherë edhe këtu transaksioni do të kryhet me mënyrën e mësipërme.
5.Në rase të jashtëzakonshme kur transaksioni kryhet në kushte të vështira mos kontaktimi me bankë ( siç është orari i bankave etj) atëherë pagesa bëhet cash ,por me kusht që të pritet një faturë,ku do të shkruhet shuma e parave.Brenda dy ditëve,shtetasi që ka marrë shumën e parave,duhet medomosdo ti ketë depozituar në bankë,një një llogari të tij.
Për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi,ose edhe për tregtarët shqiptarë,mënyra më e mirë për tu shërbyer është karta bankare e parapaguar (proplirimeni karta), e cila është vetëm në përgjegjësinë e shtetasit.
Kartën bankare të parapaguar (propliromeni karta) mund ta merrni nga çdo bankë,duke hapur jë llogari nëse nuk keni.
Sapo të keni bërë kërkesën në bankë për kartë të parapaguar,atëherë punonjësit do ju pajisin me kartën dhe ju nuk do të paguani asgjë.
Kjo është një siguri e madhe që edhe para nuk do të mbani me vete,por nuk do të keni edhe ankthin e një karte krediti (pistotiki karta).
Marre nga Albnow.


Komente: