Mbërrin eksperti amerikan në Tiranë për zbardhjen e “21 Janarit”
Mbërrin në Tiranë eksperti i FBI-së ,ndërsa në ditët e ardhshme do të pasojnë edhe dy ekspertë të tjerë,të cilët janë të specializuar në ngjarje të ngjashme me atë të 21 janarit në Tiranë,ku mbetën të vdekur tre demonstrues.
Eksperti ka erdhur për të dhënë ndihmën teknike në zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të 21 janarit.
Sipas burimeve jozyrtare, specialisti amerikan së bashku me koordinatoren e përhershme të palës amerikane në mardhëniet me prokurorinë, kanë bërë një takim me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Një ditë më parë prokurorja e përgjithshme shprehu vendosmërinë e saj për të mos u lëkundur nga hetimet, ndërsa asistencën e amerikanëve e konsideroi si më profesionale dhe më të paanshme.
Vlen të theksohet se eksperti amerikan i FBI-së vjen në Tiranë vetëm 24 orë pas kërkesës që bëri Kryeprokurorja Ina Rama.


Komente: