Meshkuj, kujdes nga afrodiziakët dhe seksi
Askujt nuk mund t’i privohet e drejta për marrëdhënie seksuale. Dashuri duhet bërë, por me shumë kujdes. Kur seksi është shumë trasgresiv dhe i shfrenuar, si dhe i shoqëruar me disa ushqime afrodiziake si frutat e detit, shampanjë apo ushqime pikante, mund të ketë efekte të kundërta, sidomos te meshkujt. Studimet më të fundit nga shkencëtarët dhe seksologët kanë treguar se ekziston një lidhje e fortë midis dhimbjes së kokës, cefalisë dhe jetës intensive dhe të shfrenuar nën çarçafë. Sipas kërkimeve shkencore, ka rezultuar se te njerëzit, sidomos te meshkujt, të bërit dashuri mund të shkaktojë një dhimbje koke apo migrenë, fillimisht të lehtë, por që shtohet me kalimin e kohës. Vetëm në Britani ky shqetësim prek mbi 9 milionë njerëz. Por rreziku është më i madh te meshkujt, pasi ata tradicionalisht kanë një rol më aktiv se femrat, duke pasur edhe një impenjim më të madh kardiak dhe vaskular.
Efektet e afrodiziakëve
Ajo që është e çuditshme në këtë zbulim është fakti se dhimbja rritet proporcionalisht me eksitimin, duke arritur pikën e saj me “kulmin” e kënaqësisë. Rreziku shtohet më shumë nëse marrëdhënia intime është trasgresive dhe shoqërohet me disa ushqime që konsiderohen afrodiziake si vera, djathi, çokollata, ushqime pikante apo gocat e detit, të cilat shpesh janë të pranishme në takimet intime. Ndërkohë që ky shqetësim është emërtuar “cefalia para aktivitetit seksual”, dhe nëse 50 për qind e meshkujve që vuajnë edhe nga migrena, atëherë ajo “shndërrohet” në hipertension dhe probleme të tjera më të rënda. Me një fjalë, kjo dhimbje koke, e lënë pas dore, mund të sjellë edhe vdekjen. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve të meshkujve pas një raporti intensiv.
Këshilla
Sigurisht që nuk mund të thuhet se duhet të hiqni dore nga marrëdheniet seksuale, por është shumë e lehtë të bëni dashuri pa shkaktuar dhimbje koke. Për këtë mjafton të evitoni seksin e fortë. Edhe pse gjendjet stresuese mund të jeni të pranishme në shumë momente të jetës suaj të përditshme intimiteti me partneren tuaj duhet të jetë shumë i qetë. Është e këshillueshme të evitoni përdorimin e produkteve farmaceutike për mangësitë në funksionet seksuale. Hiqni dorë nga ushqimet e rënda dhe të forta para një marrëdhënieje seksuale. Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, evitoni konsumimin e pijeve alkoolike dhe ushqimeve pikante. Për këtë është i nevojshëm komunikimi i mirë në çift, në mënyrë që partnerët të ndihmojnë njëri-tjetrin për të shmangur problemet e ndryshme, qoftë edhe ato të jetës seksuale.
Beni masazhe çlodhëse
Nëse doni të çlodhni partnerin, pr t’i larguar atij dhimbjen e kokës duke bërë diçka të veçantë dhe shumë provokuese, bëjini një masazh. Masazhi është më i përshtatshmi për ta kthyer një mbrëmje të zakonshme në magjike. Nëse ai ka nevojë s’lodhet përgatisni një përzierje me bimë dhe lule shplodhëse dhe që largojnë stresin si kamomili, rozmarinë, trëndafili, jargavan dhe sherbelë. Gjethet hidhini në një enë me 200 ml. Ujë dhe ziejini për 10 minuta, më pas lërini të ftohen. Masën mund ta përdorni për të masazhuar zonat e buta. Në këtë mënyrë do të largohet tensioni i akumuluar, dhe lëkura do të mbetet e butë dhe e shkëlqyeshme. Masazhoni shpinën duke lejuar majat e gishtave te masazhojnë mbi vertebrat, duke ushtruar pak presion me pëllëmbët e duarve në anët e shpinës dhe të ijeve. Kaloni te shpatullat, në të cilat rrëshqisni duart para dhe pas për rreth 5 minuta, që më pas të masazhoni qafën me majat e gishtave, në drejtimin vertikal.
Nëse ai/ajo ka nevojë të rizgjohet
Me stimuj të lehtë, lëvizje të qeta dhe shlodhëse prekni lehtë lëkurën, duke insistuar me muskujt e shpinës, në mënyrë që të ulni tensionin dhe ç’tendosni muskujt. Më pas vazhdoni me prekje më energjike, duke e shtypur lëkurën me duar dhe me majat e gishtave. Përfundoni duke ‘rrahur’ shpinën, me grushte apo me pëllëmbët e hapura, me drejtimin nga poshtë lart.
Sjellja në raportet intime
Raportet intime mund të nxiten nga arsyet më të çuditshme, deri tek ato më egoistet, por edhe nga aspiratat shpirtërore më të thella. Studiuesit që analizuan sjelljet seksuale të një grupi prej 2000 meshkujsh dhe femrash treguan se arsyet shkonin nga më banalet, si dëshira për të qenë më mirë, përpjekja vetëmohuese për t’i dhënë kënaqësi partnerit, te gjesti manipulues për të fituar diçka e deri te dëshira për të plotësuar një hakmarrje. Shumë të pyetur tregonin se të bërit seks ishte një mënyrë e mirë për t’u qetësuar ose për të luftuar mërzitjen, stresin, për të lehtësuar gjumin, ose për të djegur kaloritë. Disa të tjerë preferonin të “hidheshin” nxitimthi në seks, për të shmangur debatet me partnerin, të cilat mund ta vinin në rrezik marrëdhënien, të tjerë e përdorin këtë “armë” për të gjetur një arratisje nga zhgënjimet e jetës së përditshme, ose të tjerë akoma, për t’iu fshehur problemeve në përgjithësi.
Dëshirat e meshkujve e femrave
Meshkujt dhe femrat nuk ndryshojnë shumë në mendime nga njëri-tjetri, për sa i përket motivit se përse bënin dashuri. Të dyja sekset veçonin “tërheqjen ndaj partnerit” si arsyen numër një që i shtyn ata të “futen” nën çarçafë. Me të vërtetë, 20 nga 25 arsyet më të shpeshta ishin të njëjta si për burrat, ashtu edhe për gratë. “Nga studimi u konfirmuan edhe gjëra që diheshin më parë, si meshkujt kërkojnë të bëjnë seks për kënaqësi fizike, ndërsa gratë duan dashuri. Një femër bën seks, përgjithësisht, sepse është e dashuruar, ndërsa një mashkull e bën këtë, edhe pse ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, kërkon të shtojë numrin e partnereve. arsye të tilla, si eksitimi ose kënaqësia shfaqeshin në top-listën e dhjetë arsyeve më të forta për këtë çështje. Në fund lind sërish pyetja: Përse na duhet t’i dimë të gjitha këto? Për të pasur më shumë informacion rreth edukatës seksuale për t’i ndihmuar kërkuesit që të studiojnë sjelljet e ndryshme njerëzore.
Kur fillon një marrëdhënie
Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhu, por fillimisht duhet të njihni veten. Të njihni mirë veten do të thotë të viheni në kontakt me esencën tuaj më intime, të zbuloni natyrën, objektivat, dëshirat, pikat tuaja të dobëta, kërkesat e parevokueshme dhe kufijtë e tolerancës, pra të dini kush jeni dhe ku doni të shkoni. Këto pika mund të jenë më pas të zbatueshme në kërkim të shokut që me të vërtetë ju përshtatet. Sa më shumë ta njihni dhe kuptoni veten, aq më të shumta do të jenë mundësitë e suksesit në lidhjen tuaj. Të njihni dhe të kuptoni veten nuk është shumë e vështirë, por kërkon kohë dhe energji. Mund ta bëni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrë pjesë në seminare, duke u këshilluar me një mjek, një astrolog, apo cilindo tjetër udhërrëfyes.


Komente: