Meshkujt i duan femra inteligjente
Studimi i fundit që e kanë realizuar ekspertë të psikologjisë nga “The University of Iowa” hedh dritë mbi atë se meshkujt modern i duan femrat inteligjente, të arsimuara dhe në gjendje të mirë financiare. Kërkimi i cili është realizuar në çdo 10 vite, që nga viti 1939, nga të anketuarit ka kërkuar që të vlerësojnë çdo karakteristikë të femrave, nga 18 të ofruarat, në interval nga ‘’tepër e parëndësishme’’ e deri te ‘’shumë e rëndësishme’’ përgjatë zgjedhjes së partneres apo partnerit.
Rezultatet e fundit tregojnë se femrat i vlerësojnë meshkujt të cilët kanë vetëbesim, të qëndrueshëm emocionalisht dhe jo-fëmijërorë. Meshkujt zbuluan se te gjinia e bukur vlerësojnë inteligjencën, statusin e mirë financiar dhe arsimimin.
Shkencëtarët pohojnë se mashkulli modern kërkon krejtësisht një femër tjetër, nga ajo që kanë kërkuar gjeneratat e mëparshme të meshkujve. Psikologët e arsyetojnë faktin se meshkujt e sotëm janë rritur me nëna moderne, të cilat kanë qenë të arsimuara dhe në gjendje të mirë financiare.
Në vitin 1939, kur për herë të parë filloi ky studim, meshkujt më shumë vlerësonin virgjërinë, se sa inteligjencën. Virgjëria e partneres te meshkujt e sotëm sipas studimit në fjalë është një dukuri fare pak rëndësishme.


Komente: