Ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos ka nënshkruar vendimin e ri për pajisjen me leje qëndrimi dhe rinovimin e saj
9 February, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Këto ditë ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos ka nënshkruar vendimin përkatës që përcakton dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me leje qëndrimi dhe rinovimin e saj.
Ajo që bie në sy në këtë vendim, është se lirohen nga detyrimi për të paraqitur kontratë pune, emigrantët që punojnë në mënyrë sezonale në sektorin e hoteleve dhe ushqimit social dhe që pas përfundimit të stinës marrin kompensim papunësie. (Ky është një problem shumë i madh për emigrantët që banojnë nëpër ishuj dhe që punojnë kryesisht gjatë stinës turistike).
Gjithashtu, vendimi përmban hollësi se si procedohet për ata emigrantë që kanë tentuar të pajisen me kartën e posaçme të Homogjenit, por pas një zvarritjeje disavjecare, nuk kanë mundur ta marrin atë, për arsye se autoritetet kanë gjykuar se nuk paraqesin prova të forta që të provojnë kombësinë greke. Për këtë arsye janë “djegur”, sidomos dy vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm emigrantësh, të cilëve tani u jepet mundësia t’i bëjnë dokumentat nga e para dhe të pajisen me leje qëndrimi ashtu si gjithë emigrantët e tjerë.
Leje qëndrimi fillestare
- Formulari i aplikimit në dy kopje
- Tre fotografi të kohëve të fundit
- Fotokopje e përpiktë e pasaportës së vlefshme, ku, në rastet që kërkohet duhet të figurojë edhe viza hyrëse
- Raport për gjendjen shëndetësore, lëshuar nga një institucion spitalor shtetëror grek, ku të përcaktohet se i interesuari nuk vuan nga sëmundje, e cila, sipas standardeve ndërkombëtare dhe organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik. Përjashtohen nga ky detyrim fëmijtë e mitur që kanë lindur në Greqi.
- Pagesë e paravolës ashtu siç e përcakton ligji. Përjashtohen nga ky detyrim fëmijtë e mitur nën moshën 18 vjeç.
Rinovimi i lejes
së qëndrimit
- Formulari i aplikimit në dy kopje
- Tre fotografi të kohëve të fundit
- Fotokopje e përpiktë e pasaportës së vlefshme, ku, në rastet që kërkohet duhet të figurojë edhe viza hyrëse
- Fotokopje e legalizuar e lejes së mëparshme të qëndrimit, vetëm në rast se leja nuk është e ngjitur në pasaportën e paraqitur.
- Pagesë e paravolës ashtu siç e përcakton ligji. Përjashtohen nga ky detyrim fëmijtë e mitur nën moshën 18 vjeç.
A) Leje qëndrimi për punë
A1) Punë e varur ose ofrim shërbimi apo pune
1. Punë e varur me punëdhënës të qëndrueshëm
- Kopje të legalizuar të kontratës së punës së varur me vërtetim të origjinalitetit të firmës së punëdhënësit nga një shërbim publik, ku të rezultojë se paga e të interesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, (ashtu siç përcaktohet çdo vit nga Kontrata Kombëtare e Punës), si dhe periudhën e punësimit; ose deklaratë përgjegjësie (ipefthini dilosi) nga punëdhënësi, me vërtetimin e origjinalitetit të firmës së tij nga një shërbim publik, ku të rezultojë se se paga e të interesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, (ashtu siç përcaktohet çdo vit nga Kontrata Kombëtare e Punës), si dhe periudhën e punësimit.
- Vërtetim se ka aplikuar në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve të kurimit, trajtimit mjekësor-farmaceutik dhe në rast aksidenti në punë.
2. Punë e varur me punëdhës të qëndrueshëm ose në më shumë se një punëdhënës (të paqëndrueshëm)
- Kopje të legalizuar të kontratës së punës së varur me vërtetim të origjinalitetit të firmës së punëdhënësit nga një shërbim publik, ku të rezultojë se paga e të interesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, (ashtu siç përcaktohet çdo vit nga Kontrata Kombëtare e Punës), si dhe periudhën e punësimit; ose deklaratë përgjegjësie (ipefthini dilosi) nga punëdhënësi, me vërtetimin e origjinalitetit të firmës së tij nga një shërbim publik, ku të rezultojë se se paga e të interesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, (ashtu siç përcaktohet çdo vit nga Kontrata Kombëtare e Punës), si dhe periudhën e punësimit.
Në rast se kontrata është me afat të pacaktuar, kopje e kontratës e shoqëruar nga deklaratë përgjegjësie e punëdhënësit me legalizimin e origjinalitetit të firmës nga një shërbim publik, ku të konfirmohet se kontrata në fjalë është e vlefshme.
Nga detyrimi i paraqitjes së kontratës përjashtohen:
a) persona që punojnë në sektorin e bujqësisë
b) persona që punojnë në ndërtim
c) infermiere ekskluzive (apoklistikes)
d) personel që punon në banesën e punëdhënësit
e) persona që punojnë si sezonalë në ndërmarrje hotelerie dhe ushqimi social dhe përfitojnë kompensimin e papunësisë (epidoma anergjias)
- Vërtetim nga enti i sigurimeve shoqërore të vendbanimit, prej nga rezultojnë ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit
- Fotokopje e gjithë faqeve të pasaportës
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore
3. Rinovim, nga punë e varur (me punëdhënës të qëndrueshëm apo me më shumë se një punëdhënës të paqëndrueshëm), në ofrim shërbimi apo pune
- Vërtetim nga enti i sigurimeve shoqërore të vendbanimit, prej nga rezultojnë ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit
- Fotokopje e gjithë faqeve të pasaportës
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore
4. Ofrim shërbimi apo pune. Rinovim për të njëjtën arsye
- Vërtetim nga enti i sigurimeve shoqërore të vendbanimit, prej nga rezultojnë ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit
- Fotokopje e gjithë faqeve të pasaportës
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore
- Kopje e bllokut të faturave për ofrim shërbimesh (Deltio parohis Ipiresion), të sigluar nga zyra tatimore (DOY) e vendbanimit
5. Ofrim shërbimi apo pune. Rinovim për punë të varur me punëdhënës të qëndrueshëm apo me më shumë se një punëdhënës të paqëndrueshëm
- Kopje të legalizuar të kontratës së punës së varur me vërtetim të origjinalitetit të firmës së punëdhënësit nga një shërbim publik, ku të rezultojë se paga e të interesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, (ashtu siç përcaktohet çdo vit nga Kontrata Kombëtare e Punës), si dhe periudhën e punësimit; ose deklaratë përgjegjësie (ipefthini dilosi) nga punëdhënësi, me vërtetimin e origjinalitetit të firmës së tij nga një shërbim publik, ku të rezultojë se se paga e të interesuarit është e barabartë me të ardhurat mujore të punonjësit të pakualifikuar, (ashtu siç përcaktohet çdo vit nga Kontrata Kombëtare e Punës), si dhe periudhën e punësimit.
Në rast se kontrata është me afat të pacaktuar, kopje e kontratës e shoqëruar nga deklaratë përgjegjësie e punëdhënësit me legalizimin e origjinalitetit të firmës nga një shërbim publik, ku të konfirmohet se kontrata në fjalë është e vlefshme.
Nga detyrimi i paraqitjes së kontratës përjashtohen:
a) persona që punojnë në sektorin e bujqësisë
b) persona që punojnë në ndërtim
c) infermiere ekskluzive (apoklistikes)
d) personel që punon në banesën e punëdhënësit
- Vërtetim nga enti i sigurimeve shoqërore të vendbanimit, prej nga rezultojnë ditët e punës dhe kohëzgjatja e siguracionit
- Fotokopje e gjithë faqeve të pasaportës
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore
Leje qëndrimi me afat 10 vjeçar
Leje fillestare
- Vërtetim nga organet kompetente për kohën totale të qëndrimit të ligjshëm në territorin grek, apo fotokopje të sakta të lejeve të mëparshme të qëndrimit, prej nga rezulton se ka gjithësej dhjetë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.
-Vërtetim nga një ent i sigurimeve shoqërore për mbulimin e plotë të kujdesit spitalot, mjekësor dhe farmaceutik, apo kopje të legalizuar të librezës shëndetësore nga enti i sigurimeve i vendbanimit.
-Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore.
Leje qëndrimi me cilësinë e personit me banim të gjatë
-Kopje e shënimit të shlyerjes së detyrimeve tatimore (ekkatharistiko simioma), të dy viteve paraardhëse financiare, ose dokument tjetër zyrtare, prej nga të rezultojë se i interesuari disponon të ardhura të barabarta ose më të larta se 8.500 euro, të shtuar me 15% për secilin nga pjesëtarët e familjes që ka në ngarkim.
-Vërtetim nga enti i sigurimeve shoqërore ku është i siguruar, për mbulimin e plotë të shpenzimeve për trajtimin mjekësor, për vete dhe për pjesëtarët e familjes.
-Kontratë blerje shtëpie ose kontratë zënieje me qera, të legalizuar nga Zyra Tatimore, apo në rast të dhurimit të banesës, deklaratë përgjegjësie nga pronari i banesës, të legalizuar nga shërbimi i të ardhurave i zyrës tatimore, ku të deklarojë se i kalon të interesuarit banesën në fjalë, për të cilën nuk inkason pagesë.
-Vërtetim për mësimin e gjuhës greke nga Sekretariati i përgjithshëm i Arsimimit të të Rriturve, të ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe Fesë.
Dispozita tranzitore
1)Leje qëndrimi për shtetas të vendeve të treta, që janë cilësuar si me kombësi tjetër (Allogjenis)
-Fotokopje të saktë të vendimit refuzues, me anë të të cilit rezulton se i interesuari është cilësuar si dhtetas i vendit të tretë me kombësi tjetër.
-Fotokopje të saktë të lejes provizore të qëndrimit (për bashkëshortin/en), shoqëruar nga çertifikata e gjendjes familjare.
2)Leje qëndrimi për nënshtetas të Shqipërisë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për dhënien apo rinovimin e kartës së posaçme të homogjenit (Ediko Deltio Taftotitas)
A)Dhënia e lejes së qëndrimit
-Kopje të saktë të vendimit refuzues prej nga të rezultojë se të interesuarit nuk dëshmuan identitetin e homogjenit, si dhe se kanë të paktën 3 vjet që banojnë në Greqi,
ose
-Kopje të saktë të saktë të vendimit gjyqësor pa të drejtë apelimi, në rast se është kërkuar anullimi i vendimit të parë refuzues
-Shkresë nga prokuroria se nuk është ushtruar kundër të interesuarit ndjekje penale për përdorimin e informacioneve të rreme, falsifikim apo ndryshim dokumentash, si dhe për kryerjen e veprës së mashtrimit, ose vendim përfundimtar për pafajësi, në rast se është akuzuar për veprat e sipërpërmendura.
B)Dhënia e lejes së qëndrimit për pjesëtarët e familjes, nënshtetas shqiptarë, të cilëve iu refuzua kërkesa për dhënien apo rinovimin e kartës së posaçme të homogjenit, të cilët dispononin dokumenta legalizimi si shtetas të vendeve të treta me kombësi tjetër – pjesëtarë të familjes të homogjenit, apo bashkëjetonin me të interesuarin
-Çertifikatë e gjendjes familjare nga të rezultojë lidhja fisnore apo çertifkatë lindjeje e fëmijës në Greqi.
-Kopje të saktë të vendimit refuzues prej nga të rezultojë se të interesuarit nuk dëshmuan identitetin e homogjenit, si dhe se kanë të paktën 3 vjet që banojnë në Greqi,
ose
-Kopje të saktë të saktë të vendimit gjyqësor pa të drejtë apelimi, në rast se është kërkuar anullimi i vendimit përkatës refuzues
-Shkresë nga një autoritet publik se nuk është ushtruar kundër të interesuarve ndjekje penale për përdorimin e informacioneve të rreme, falsifikim apo ndryshim dokumentash, si dhe për kryerjen e veprës së mashtrimit, ose vendim përfundimtar për pafajësi, në rast se është akuzuar për veprat e sipërpërmendura.
-Dokumenta që vërtetojnë se datën e nxjerrjes së vendimit refuzues bashkëbanonin me kërkuesin apo poseduesin e Kartës së Posaçme të Homogjenit, dhe deklaratë përgjegjësie ku të deklarojnë se vazhdojnë të qëndrojnë në Greqi.
E Shtune, 07 Shkurt 2009


Komente: