Ministria e Brendshme: Ja si mund të zgjidhet problemi i të ardhurave

6 September, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Një numër i konsiderueshëm i bashkëshorteve dhe fëmijve të emigrantëve që kanë leje të rregullt qëndrimi, rrezikojnë të mbeten të paligjshëm, teksa shërbimet përkatëse u refuzojnë rinovimin e lejes së qëndrimit. Sipas të dhënave zyrtare, një në çdo tre kërkesa për rinovim është refuzuar, pasi nuk rezulton numri i domosdoshëm i të ardhurave.

Burime zyrtare thanë për Tribunën se, nga 9.000 kërkesa që janë dorëzuar për rinovimin e lejes së qëndrimit për arsye bashkimi familjar, nuk janë pranuar, pasi nga deklarata tatimore që ka paraqitur emigranti që ka familjen në ngarkim, “nuk përmbushin kushtet ekonomike që parashikohen nga legjislacioni”.

Kujtojmë se, sipas legjislacionit në fuqi, emigranti që ka në ngarkim familjen dhe për hatër të të cilit pajisen me leje qëndrimi edhe pjesëtarët e tjerë, duhet të ketë të ardhura vjetore minimumi 8.500 euro, shumë që rritet me 20% për bashkëshorten dhe me nga 15% për çdo fëmijë. Kështu, në rastin e bashkëshortes apo bashkëshortit, personi që ka në ngarkim familjen duhet të vërtetojë se disponon të paktën 10.200 auro të ardhura, që faktohen nga deklarata tatimore e të ardhurave (forolojiki dilosi).

Mirëpo, siç bëhet me dije, deklaratat tatimore të emigrantëve që janë refuzuar kërkesat, kanë të adhura shumë më të ulëtas nga ajo që kërkohet, me rezultat kërkesa e tyre të mos merret parasysh dhe pjesëtarët e familjes të ballafaqohen me rrezikun e largimit nga Greqia.

Janë me dhjetra emigrantët shqiptarë që na janë drejtuar javët e fundit, ngase janë larguar me duart bosh nga zyrat e dorëzimit të kërkesave.

Tribuna u interesua pranë Drejtorisë së Emigracionit në ministrinë e brendshme, dhe aty na thanë se nëpunësit e zyrave bashkiake, “thjesht zbatojnë ligjin”. Megjithatë, theksojnë se emigrantët që u refuzohet kërksa e rinovimit për arsye të të ardhurave të pakta, mund të bëjnë një “aplikim terapie”, duke paraqitur një deklaratë plotësuese në zyrën tatimore të vendbanimit, dhe duke paguar natyrisht, edhe gjobën përkatëse.

Në rast se nuk munden assesi ta plotësojnë deklaratën tatimore – shtesë, atëherë mund të bëjnë një kërkesë për pezullim të vendimit të refuzimit dhe të pajisen me një vërtetim banimi (veveosi monimis diamonis), e cila rinovohet çdo gjashtë muaj, deri në gjykimin e çështjes.

Sipas ministrisë, kjo masë është zbatuar në periferinë e Atikës dhe ka pasur efekt. Gjithsesi, burimet e Ministrisë theksojnë se emigrantët duhej të dinin se gjatë rinovimit të dytë të lejes së qëndrimit për bashkim familjar, duhej të dispononin shumën e domosdoshme të të ardhurave”.

Dhe ministria ka të drejtë, pasi Tribuna, dhe na e do mendja edhe gazetat e tjera, që në vitin 2007, u kishin rënë kambanave të alarmit, duke paralajmëruar se kushti i të ardhurave nuk do të zbatohej vetëm në dhënien e lejes fillestare të qëndrimit për bashkim familjar, ndërsa gjatë ronovimit do të zbatohej me rreptësi legjislacioni.

Robert Goro

E Premte, 04 Shtator 2009

Burimi Gazeta Tribuna

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: