Ndërroi emrin që të mos e kuptonin se ishte shqiptare!
8 December, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
U përpoq të bëjë karrierë duke fshehur iden
titetin e saj dhe tashmë e kritikojnë të gjitha mediat greke.
Kjo është një nga disa shqiptarët që jetojnë në Greqi,të cilët ndërrojnë emrin dhe kanë “turp” të thonë se janë shqiptarë .
Një nga këta shqiptarë është edhe e ashtuquajtura kohët e fundit Eleni Furiera,vajzë e pasukseshme dhe me zërin më të keq që mund të ketë një këngëtare.
Sipas agjencisë greke Madata.gr e gjithë Greqia dinin se rrënjët e “këngëtares” Eleni Furiera ishin nga Amerika Latine,madje edhe pamja e saj ndikonte që të besohej ky fakt.
Në emisionin “Super Star” ,një gazetar tha se dokumentat origjinale të Furierës tregojnë se është minoritare nga Shqipëria.
“Ndërroi emrin e saj që të ishte më tërheqëse dhe filloi karrierën e saj në këngë,duke fshehur nga të gjithë identitetin e saj të vërtetë”,thuhet në mediat vendase
Akoma nuk është mësuar nëse ishte ideja ishte e saj apo e ndonjë menaxheri.Siç bëjnë fjalë edhe mediat greke,fakti që Furiera ka fshehur identitetin e saj ,nuk e nderon aspak.
Mediat greke thonë atë që mund të thoshte çdo njeri,nuk mund të mohojë dikush paraardhësit dhe historinë e familjes së tij,vetëm e vetëm për të bërë sukses në Showbiz,kjo është temë krenarie dhe çdo kush duhet të jetë krenar për vendin ku është rritur.


Comments Closed