Ne greve mjeket e greqise.

12 February, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

 
 
 

ATHINË- Grevat në Greqi s’kanë të sosur. Pas grevave të organizuar nga shoqëritë e ndryshme të transporteve, tani janë mjekët e spitaleve shtetërore që do fillojnë sot një grevë 48-orëshe në shenjë proteste kundër marrëveshjeve të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë. Mediat greke bëjnë të ditur se për shkak të grevës, në spitalet shtetërore do të pranohen vetëm rastet urgjente.
Mjekët grekë nuk pranojnë kushtet e vendosura në marrëveshjen që ka të bëjë me kujdestarinë dhe orarin e punës, të vlefshme për sistemin shëndetësor të BE-së.
Kohet e fundit grevat jane bere mese normale ne shtetin grev. Para dy muajsh nje greve ne dogana dhe ne portet greke i shkaktuan shtetit humbje te medha. Greva jane bere edhe nga ana e mediave. Qellimi i tyre ishte kundershtimi i reformave te ndermarra nga qeveria Karamanlis.

 Burimi : (d.b/BalkanWeb)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: