Në kufi me dy pasaporta
November 18, 2009 nga N.Papa
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia
Siç dihet tashmë nga të gjithë, emigrantët mund të udhëtojnë drejt atdheut me vërtetime blu, duke filluar që nga data 15 nëntor 2009 dhe gjatë gjithë vitit 2010. Siç dihet tashmë nga të gjithë, emigrantët mund të udhëtojnë drejt atdheut me vërtetime blu, duke filluar që nga data 15 nëntor 2009 dhe gjatë gjithë vitit 2010. Këtë herë nuk ndryshon vetëm afati i gjatë kohor, por edhe e drejta për të udhëtuar më shumë se një herë, me këto vërtetime, deri sa të dalë leja e qëndrimit.
Por aty ku gjërat fillojnë të normalizohen nga njëri krah, ‘pengesa’ kanë filluar të shfaqen nga ana tjetër e kufirit, pra nga vendi ynë. Në fakt, nuk mund të quhen tamam pengesa, por keqkuptime, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve, shkaktohen nga mosdija.
Një i ri shqiptar nuk u lejua të rihynte në territorin grek, edhe pse kishte leje qëndrimi, pasi në kufi kishte paraqitur dy pasaporta. Nuk e dimë cili ka qenë realiteti me këtë emigrant shqiptar, por lajmi se pengesë ka qenë pasaporta biometrike, ka shqetësuar shumë emigrantë, të cilët nuk kanë ngurruar të kontaktojnë me redaksinë tonë, në lidhje me pasaportat biometrike.
Kam dy pasaporta…
Kështu e fillonin fjalinë e tyre shumë emigrantë. “Kam dy pasaporta…”, por në fakt, kjo gjë nuk qëndron. Edhe pse emigrantët vazhdojnë të kenë në duart e tyre dy pasaporta, nga momenti që ata janë pajisur me pasaporta biometrike, pasaporta e vjetër e ka humbur automatikisht vlerën e saj, ndaj dhe nuk duhet të përdoret më. Në fakt, edhe nëse do të vëreni faqen e fundit të pasaportës, aty thuhet: “Kjo pasaportë, është pronë e shtetit shqiptar”, në gjuhën shqipe dhe angleze. Pra, normalisht, nga momenti që shteti të pajis me pasaportë të re, duhet dorëzuar pasaporta e vjetër.
Por nuk mund të aplikohet ky rregull me emigrantët, për vetë faktin se leja e tyre e qëndrimit është ngjitur në një nga faqet e pasaportës shqiptare. Për këtë, nuk mund t’i kërkosh llogari shtetit grek. Sigurisht që jo, sepse askush nuk mund të parashikojë që qeveria shqiptare do duhet t’i ndryshojë pasaportat herë pas here.
Në fillim u përdorën pasaporta të mëdha të kuqe, që u zëvendësuan nga ato ngjyrë vishnje. Pastaj dolën nga qarkullimi dhe u zëvendësuan me pasaporta të reja të kuqe, që nuk patën jetëgjatësi, sepse shumë shpejt do të zëvendësoheshin nga ato biometrike. Sa herë që është nevojitur ndërrimi i pasaportave, janë tronditur ekranet televizivë nga jehona që u është bërë masave të sigurisë për këto pasaporta, nga qeveritarët tanë. Por përsëri, nuk janë plotësuar standardet e duhura, kushti pra, që na ka vënë Europa për të hyrë në BE.
Më shumë tek gazeta Albaniapress 112.


Komente
Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...