Nënshtetësia, ja si do të merret nga fëmijtë dhe të rriturit

15 March, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nënshtetësia, ja si do të merret nga fëmijtë dhe të rriturit

Pjesa e dytë e projektligjit “Pjesëmarrja politike e homogjenëve dhe e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht dhe për një kohë të gjatë në Greqi”

1. Deklarata e natyralizimit bëhet në prani të kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve grekë si dëshmitarë. Deklarata vendoset në protokoll të veçantë dhe një kopje e saj i jepet deklaruesit, bashkë me një kopje të kërkesës, ku përshkruhen gjithë kushtet për marrjen e nënshtetësisë me natyralizim. Aplikuesi e paraqet kërkesën të shoqëruar nga dokumentacioni i nevojshëm në periferinë e vendbanimit.

2. Shërbimi kompetent i periferisë për çështje të nënshtetësisë, shqyrton plotshmërinë e dosjes si dhe nëse aplikuesi përmbush kushtet e parashikuara nga ligji. Në rast se nuk përmbushen, sekretari i përgjithshëm i periferisë e refuzon kërkesën.

3 .Përderisa përmbushen kushtet, shërbimi kompetent i periferisë kërkon dëshmi penaliteti dhe mosdeportimi, dhe i përcjell autoritetit policor të vendbanimit të të interesuarit kërkesën që ata të paraqesin opinionin e tyre nëse me personin në fjalë lidhen ose jo arsye të sigurisë publike apo kombëtare. Autoritetet e paraqesin opinionin e tyre brenda 4 muajsh. Me kalimin e këtij afati, nëse nuk ka ardhur përgjigjja, shërbimi kompetent kalon në shqyrtimin e kërkesës.

4. Pas shqyrtimit të dosjes, shërbimi kompetent i periferisë e fton shtetasin e huaj për intervistë, në vend e kohë të caktuar, para komisionit të natyralizimit, me qëllim që komisioni të krijojë opinionin që do t’i dërgohet ministrin të brendshëm, decentralizimit dhe qeverisjes elektronike. Para ose në momentin e daljes para komisionit, i interesuari mund të paraqesë dëshmi të çertifikimit të njohjes së gjuhës greke ose elementë të tjerë që ai i gjykon të nevojshme për krijimin e një opinioni më të saktë lidhur me integrimin normal të tij në shoqërinë greke dhe mundësinë për pjesëmarrje në jetën politike të vendit. Për të njëjtin qëllim, komisioni mund të thërrasë në intervistë personat që i kanë dhënë të interesuarit letrat e rekomandimit, si dhe të kryejë një test në bazë të kushteve të posaçme që përcakton vendimi ministror.

5. Në vazhdim, një propozim i argumentuar i komisionit të natyralizimit, i shoqëlrua nga dosja e plotë e çështjes, i përcillet ministrisë së brendshme, decentralizimit dhe qeverisjes elektronike, si dhe vihet në dijeni i interesuari kështu që në një afat brenda 15 ditësh të artikulojë me shkrim ankesat eventuale ndaj dosjes.

6. Thirrja e aplikuesit për intervistë bëhet me faturë njoftimi. Mosparaqitja e tij justifikohet vetëm për arsye madhore. Në rast të mos paraqitjes së pajustifikuar, kërkesa për natyralizim hidhet poshtë nga ministri.

7. Shtetasi e huaj homogjenë, që janë posedues të kartës së homogjenit, nuk thirren në intervistë, me përjashtim të rasteve që kërkohet nga ministri i brendshëm.

Vendimi i natyralizimit – Argumentimi

1. Natyralizimi bëhet me vendim të ministrit të brendshëm, decentralizimit dhe qeverisjes elektronike, që botohet në Gazetën Zyrtare.

2. Vendimi mbi kërkesën për natyralizim argumentohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Administrative.

3. Paraqitje e kërkesës së re për natyralizim lejohet pasi të ketë kaluar një vit nga refuzimi i kërkesës së mëparshme.

Afatet

1. Për natyralizimin vlejnë afatet e mëposhtme që nga paraqitja e kërkesës:

a. 6 muaj për shqyrtimin nga sekretari i përgjithshëm i periferisë deri në thirrjen e të intreesuarit për intervistë para komisionit të natyralizimit të periferisë. Brenda këtij afati shërbimi kompetent i periferisë është i detyruar të kërkojë dokumentacfionin e parashikuar nga ky ligj, si dhe opnionin e autoriteteve të sigurimit të ministrisë së mbrojtjes së qytetarit. Në rast mosplotësimi të dosjes, afati fillon që nga plotësimi i dosjes apo që nga riparaqitja e kërkesës.

b. 4 muaj që nga thirrja e aplikuesit për intervistë deri në paraqitjen e raportit të komisionit te ministri i brendshëm, decentralizimit dhe qeverisjes elektronike.

c. 2 muaj për nxjerrjen e vendimit përkatës të ministrit dhe botimin në Gazetën Zyrtare.

2. Për rastet e verifikimit të nënshtetësisë greke, vlen afati prej 18 muajsh, që nga paraqitja e kërkesës deri ditën e nxjerrjes së aktit të verifikimit.

3. Nëse çështja nuk mund të zgjidhet brenda afateve të mësipërme, shërbimi përkatës i shpjegon me shkrim të interesuarit arsyet e vonesës.

Burimi Gazeta Tribuna

Komente: