Netët e joshjes

20 October, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Estetikë

Janë shtatë esencat më tunduese të momentit. Zbulo si dhe pse kanë fuqinë për të magjepsur atë dhe ty…

Gjallërues

Aroma joshëse CK IN2U for her nga Calvin Klein, falë esencës së agrumeve, nuancave hipnotizuese të orkidesë së ëmbël dhe kaktusit të bardhë, të miksuar me ngrohtësinë e qelibarit, delikatesën e vaniljes dhe cedrit të kuq, bëhet kumbara e një nate të zjarrtë pasioni, sepse spërkatur mbi trupin e tij, kthehet në një magnet çudibërës.

Sa kushton: 36 €

Përtëritës

Eau d’energie nga Biotherm, 27 % vajra esenciale frutash dielli (portokall, mandarinë, limon) dhe vitaminë, freskon, përtërin mendjen dhe përkëdhel lëkurën.

Sa kushton: 45 €

Aristokratik

Me aromë lulesh, lehtësisht i pudrosur, por thellësisht mashkullor. Dior Homme ka për bazë aromën e vetiverit me nuanca të lehta vaniljeje, limoni jeshil, kakaoje, irisi dhe patchouli.

Joshës

Fuel for Life Factory nga Diesel (edicion i limituar) është një eliksir energjik dhe seksi, që të nxit drejt ideve të nxehta. Flakoni i veçantë është krijuar për të ndezur imagjinatën. Mjafton një sprucim dhe nata bëhet thjesht “caliente”.

Sa kushton: 80 €

Aromë kafeje

A Men Pure Coffee nga Thierry Mugler bazohet në një prej aromave për të vështira: kafenë. Fuqia dhe energjia e aromës përzihen menjëherë me intensitetin për të shpërthyer në një parfum delikat, miksuar me aroma orientale për të krijuar një vrull pasioni.

Sa kushton: 61 €

Sharmant

Opium pour Homme Eau d’Orient Poésie nga Chine

“Një burrë tërheqës dëshiron që ta joshësh”, është përgjigjja e poemës antike kineze që jeton në këtë parfum me aromë grejpfruti, limoni jeshil, piperi dhe erëzash të miksuara me vetiver, qelibar dhe dru sandali për të ndezur dëshirën.

Sa kushton: 49 €

Energjik

White Night Man nga United Colors of Benetton, i thellë dhe sensual, me esencë limoni jeshil e xhenxhefili, që të mbushin me energji. Një aromë e fortë sherbele e porsakëputur, miksuar me myshk dhe patchouli, që i jep një tis misteri.

Sa kushton: 29 €

Komente: