Nga 900 euro që ka qenë tarifa e lejës afatgjatë (5 vjeçare) reduktohet në 600 euro.

11 August, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Nga 900 euro që ka qenë tarifa e lejës afatgjatë (5 vjeçare) reduktohet në 600 euro.

Sipas Nenit 30 të l.3838/2010 ndryshojnë dispozitat e e paragrafeve 2 dhe 6 të nëneit 92 të Ligjit 3386/2005,të cilat i referohen uljes së taksave të kërkuara për marrjen e lejës afatgjatë të emigrantëve.

Në mënyrë të veçantë ,më 24 mars ,data e publikimit të l.3838/2010,ndryshon shumën e taksës së kërkuar për marrjen e lejës rezidente afatgjatë,reduktohet nga nëntë qind(900) euro në gjashtëqind(600)euro.

Kështu,kërkesa për të fituar leje afatgjatë(5 vjeçare) është paraqitur pas publikimit të ligjit,nëse bëhet sipas dispozitave të dekretit 150/2007,ose në përputhje me dispozitat e nenit 40 të l.3731/2008 do të paraqitet tarifa prej 600 eurosh..

Duke patur parasysh se këto tarifa nuk kompesojnë rinovimet e ardhshme,nëse kërkesat kanë qenë pas publikimit të ligjit dhe emigrantët kanë paguar 900 euro,duhet t’u kthehet menjëherë shuma tepër që kanë paguar,pra duhet t’u kthehen 300 euro dhe duke i informuar për pagesën prej 600 eurosh.

Pra,të gjithë emigrantët që rinovojnë dokumentat për lejë qëndrimi afatgjatë,nuk do të paguajnë 900 euro, por 600 euro.

Kujdes! Lejë afatgjatë cilësohet leja 5 vjeçare.Për lejën dhjetë vjeçare tarifa është 900 euro.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: