Nje greve e re paralizon Greqine

21 October, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINE-Greqia paralizohet përsëri nga një greve e re 24 orëshe qe ka filluar prej ores 00:05 te mengjesit . Greva organizohet nga Konfederata e Pergjitheshme e Punonjesve te Greqise (GSEE) dhe Administrata e Larte e Nenpunesve te Shtetit (ADEDY).

Punonjësit ne sektorin shteteror, privat dhe ndermarrjet gjysem shteterore (DEKO) protestojne per ceshtjet si shtrenjtesia, papunesia si dhe ndaj aplikimit te politikes se privatizimeve dhe shitjes se detyruar te disa operatoreve shteterore.

Kater akset kryesore qe perbejne kerkesat greviste te pothuajse cdo sektori jane projektbuxheti ekonomik per vitin 2009, sistemi i tatim-taksave qe parashikojne te rriten, shtrenjtesia e madhe dhe varferia.
Gjithashtu sindikatat greke shprehin shqetesimin e tyre per trajtimin e krizes financiare nga ana e qeverise si pasoje te se ciles pritet te rritet papunesia dhe te bjere ritmi i zhvillimit ekonomik.
“Nuk durojme me”, ështe thirrja e protestuesve ndaj qeverise se Kostas Karamanlis ne dy sheshet e njohura te Athines ne “Pedhion tu Areos” dhe ne “Omonia” te mbushura plot e perplot. E njejta pamje vjen dhe nga qyteti i Selanikut .

Ne greve 24 oreshe jane sot edhe nenpunesit e Shoqerise Ajrore Olimpiaki, si dhe ata te Organizmit te Hekurudhave Greke (OSE).
Ndersa per disa ore ndalojne punen punonjesit ne metro, tramvaj, trenin elektrik dhe trolejbusat. Per shume ore te dites nuk qarkullon asnje autobus i sherbimit urban.
Në greven 24 oreshe marrin pjese gazetaret dhe personeli ne mediat e shtypit dhe ato elektronike, mesuesit, mjeket dhe punonjesit ne spitalet shteterore me kerkese kryesore ate te sigurimeve shoqerore dhe te skemave te pensioneve.
Gjithashtu, nuk do te funksionojne Qendrat e Kontrollit te Automjeteve. Probleme do te kete edhe nga greva disa oreshe e nenpunesve te Federates se Marines Tregetare Greke.
(d.b/BalkanWeb)

Komente: