Një tjeter ‘VIP’ grek me rrënjë shqiptare

1 April, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Një tjetër emër i “showbiz”-it grek rezulton të ketë rrënjë shqiptare. Nuk bëhet fjalë  për Eleni Fureira, por tashmë flitet për një këngëtar, ndër më të përfolurat vitet e fundit si për këngët hit që ka hedhur në treg, ashtu edhe për bëmat larg skenës. “Yupi.gr”, një nga faqet greke të specializuara në “thashetheme” përsa i takon njerëzve të njohur të  artit kanë zbuluar rrënjët shqiptare jo më pak, por të Savi Ruva. Të gjithë e njohim me këtë emër arti, ndërkohë që në kartën e tij të identitetit figuron si  Anastasio Rouvas. I lindur në një fshat të Korfuzit, ai figuronte deri tani si grek.
Vetëm se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Mbiemri i vërtet i Saqi Ruva është Ruvaj! Gjyshërit e tij nga ana e babait kishin lindur në Shqipëri por ishin larguar vite më përpara për arsye ekonomike. Madje babi i Saqi Ruva flet shqip! Konstandin Ruvas (ose Ruvaj siç është më sakt) është njohës i mirë i gjuhës shqip dhe ka vizituar shpesh herën Korçën nga ku ka prejardhjen!

Gjithmonë sipas “Yupi.gr”, stërgjyshi i tij emigroi në vitin 1896 nga një fshat i Korçës drejt territorit grek, aty ku ndërroi mbiemrin në ashtu siç e ka sot, Ruvas.  Vetë ai, megjithëse në dijeni të tij që është historia e hershme e familjes së tij, ka preferuar të qendrojë i rezervuar për këtë aspekt. Saqi Ruva s’ka dashur të flasë për këtë pikë të errët (deri tani), me frikën se mos kishte efekt negativ në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Gjithsesi, ja që humultimet e bëra nga gazetarët grekë kanë zbuluar edhe këtë kuriozitet mbi këngëtarin, që më shumë sesa për vetë atë, është motiv krenarie për ne si shqiptarë. A të mos harrojmë tu urojmë sot, gëzuar ditën e gënjeshtrave :D

Nga Albanias.gr

Komente: