Njihuni me “shkatërruesin” e ri të seksit – internetin!

19 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Eros

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë
Në bazë të një kërkimi të realizuar nga kompania “Intel”, mësohet se gratë më shumë do të donin të kalonin dy javë pa seks – se sa aq shumë të rijnë pa
qasje në internet! Meshkuj, kaloj koha kur jeta juaj seksuale vuante nga ‘’kokëdhimbja’’ e njeriut tuaj të zemrës.  Është koha të njiheni me ‘’shkatërruesin’’ e ri të seksit – varësinë nga interneti! Agjencia për kërkimet e tregut “Harris Interactive”, ka realizuar një kërkim-studim ku morën pjesë mbi 2100 shfrytëzues të varur nga interneti dhe zbuloj se 65% nga ato, thjesht e shkurt ‘’nuk mund të jetojnë pa internet’’.

Kur bëhet fjalë për të anketuarat femra, thuajse 46% e tyre, pa hamendje deklaruan se më mirë të jenë pa seks për dy javë – se sa pa internet. Aq më tepër, 49% e grave të moshës 18 deri në 34 vjeç, më së pari ishin argëtuar në internet, se sa në krahët e partnerit të tyre. Ndjenjat e tilla i ndajnë edhe 52% e grave më të moshuara, nga mosha 35 deri në 44 vjeç. Nga ana tjetër, numri i meshkujve që prioritet i japin internetit, ndërsa jo seksit – është dukshëm më i vogël për 30%.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: