Operacion “Fshesë” në Athinë kundër emigrantëve dhe kriminalitetit
28 August, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Zgjedhjet lokale të nëntorit 2010 janë shkaku i “fshesës” të paparë ndonjëherë që po planifikon qeveria greke,kundër klandestinëve,kriminalitetit dhe paligjshmërive në qendër të Athinës.
Këtë synon të bëjë qeveria Papandreu ,që të fitojë besimin e qytetarëve dhe të “luftojë” kreun aktual të Bashkisë së Athinës Nikita Kaklamani ,i cili është pjesë e partisë Demokraia e Re.
Kryeministri Papandreu u bëri thirrje të gjithë ministrave për të koordinuar më mirë dhe për përgatitur një plan koherent për qendrën e qytetit të Athinës,për të degraduar shkaqet e krimit,emigracionin e paligjshëm dhe mungesës higjenike publike.
“Qëllimi ynë është të bëjmë një qytet sa më miqësor,të gjelbër dhe shumë mikrpitës,që ti mundësojë çdo qytetari të ecë i qetë dhe i pafrikësuar në qendër të Athinës” theksoi Papandreu.
Sipas informacioneve të para ,”fshesa” pritet të fillojë në mes të muait shtator.
Burimi Albnow.com
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Comments Closed