Orgazëm e mirë – për një karrierë të suksesshme
Femrat që rregullisht përjetojnë orgazëm, përgjatë marrëdhënieve seksuale, kanë më shumë mundësi të jenë të suksesshme në karrierë – pohojnë shkencëtarët.
Femrat që rregullisht përjetojnë orgazëm, përgjatë marrëdhënieve seksuale, kanë më shumë mundësi të jenë të suksesshme në karrierë – pohojnë shkencëtarët.
Psikologja Lisa Turner shpjegon se femrat nga kulminacioni seksual fitojnë energji shtesë, në krahasim me meshkujt që pas përjetimit të orgazmës ndjehen të lodhur dhe rraskapitur. Ajo pohon se femrat që janë të suksesshme në krevat, janë të suksesshme edhe në karrierë.
“Femrat që rregullisht përjetojnë orgazëm, janë më të shëndetshme dhe mendojnë më kthjellët, kështu që është e arsyeshme që kjo të ndikoj edhe në pozitën e tyre në punë”, vlerëson psikologja Turner.
Problemi më i madh sipas saj është se femrat shpeshherë karrierën e suksesshme e arrijnë me një punë të madhe, ndërsa harrojnë nevojat e tyre seksuale, pa të cilat nuk ka asnjë sukses në punë.
“Femrat që gjejnë kënaqësi në seks, janë më tërheqëse për partnerë afaristë – të cilët ndjehen pozitivisht në praninë e femrave të tilla”, citon Turner


Komente: