Pa viza në BE,sa para duhet të keni me vete ?
15 December, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Nga dita e sotme, liberalizimi i vizave bëhet i prekshëm për qytetarët.Nga agjencitë e udhëtimeve konfirmohet një fluks prenotimesh,dhe kjo sipas tyre argumentohet me heqjen e vizave.Por krahas entuziazmit,mes qytetarëve ka edhe paqartësi,më së shumti rreth parave që duhen për të shkuar në secilin prej vendeve të zonës Schengen.
Në qoftë se qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë nuk kanë fondet e duhura,atyre mund t’u refuzohet kalimi në vendet e zonës shengen.Qeveria shqiptare duhet të informojë qytetarët e vet për liberalizimin e vizave dhe rregullat që shoqërojnë këtë proces.Kjo është një një kërkesë që zyrtarët e Bashkimit Europian ia kanë parashtruar shpesh herë qeverisë shqiptare,para dhe pas vendimit që i ndezi dritën jeshile lëvizjes së lirë të shqiptarëve.Rreth kësaj kërkese të përsëritur kanë shkruar edhe mediat shqiptare dhe ato të huaja.Jo më larg se dje shumë media të huaja kanë shkruar sërish rreth liberalizimit të vizave për Shqipërinë,madje kanë publikuar edhe listën e vendeve të zonës Shengen dhe fondet minimale që do t’ju kërkohen qytetarëve tanë.Ndër të tjera thuhet se qytetarët shqiptar do të jenë në mbikëqyrje të autoriteteve kufitare dhe të emigrcionit.Na rastet kur shkelen afatet e qëndrimit ose paraqitet kërkesë për azil,do t’iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.Nëse kryeni vepra penale do t’ju ndalohet hyrja përgjithnjë.Do t’iu refuzohet hyrja nëse bileta e avionit/autobusit/tragetit nuk është me rikthim.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë fushata informuese për liberalizimin e vizave para dhe pas marrjes së vendimit,por ende konstatohet një paqartësi nga ana e qytetarëve.Nga njëra anë vërehet një dyndje e justifikuar e qytetarve për t’u pajisur me pasaporta biometrike,nga ana tjetër ka një konfuzion mes tyre sa i përket rregullave që shoqërojnë lëvizjen e lirë.
Kjo është lista e vendeve të zonës Shengen dhe mjetet monetare të nevojshme që duhet të dispononi për të shkuar në këto vende
Itali Nga 1 në 5 ditë: Një person: 269 euro Dy ose më shumë persona: 212,81 euro Nga 6 deri në 10 ditë Një person: 44, 93 euro Dy ose me shumë persona: 26,33 euro Për 11 deri në 20 ditë: Një person: Shuma fikse: 51,64 euro + 36,67 në ditë Dy ose më shumë persona: Shuma fikse: 25,82 euro + 22,21 në ditë Më shumë se 20 ditë: Një person: Shuma fikse: 206,58 euro + 27,89 në ditë Dy ose më shumë persona: Shuma fikse: 118,79 euro + 17,04 në ditë.
Greqi 20 euro në ditë
Gjermani 45 euro në ditë
Belgjike 38 euro në ditë për ata që s’kanë kartë krediti
France 52,60 euro në ditë
Holande 34 euro në ditë
Zvicer 100 CHF ne ditë studentet (30 CHF) në ditë
Austria E papërcaktuar
Qipro E papërcaktuar
Danimarke 60 euro në ditë
Spanjë 63, 20 euro në ditë
Finlande 30 euro në ditë
Hungari 1000 HUF
Islande 4000 ISK
Letoni 60 LVL në ditë
Lituani 15LVLnë ditë
Luksemburg e papërcaktuar
Malte 20MTL 48 euro në ditë
Norvegji 500 NOK për ditë për ata që s’shkojne tek familjarët
Poloni 500 PLN
Portugali 75 euro për hyrje 40 euro në ditë
Sllovaki e papërcaktuar
Slloveni 70 euro në dite për ata që s’shkojnë tek familjarët
Suedi E papërcaktuar
Republike Ceke 0,5 herë minimumin e nevojave personale në ditë (sipas legjislacionit) për më pak se 30 ditë.
Duke marrë në konsideratë nivelin e jetesës së shqiptarëve dhe të ardhurat mesatare mujore të tyre,por edhe faktin që remitancat (dërgesat e emigrantëve) janë ulur ndjeshëm këto dy vitet e fundit,mund të themi se për shumicën e shqiptarëve levizja drejt shengenit do të mbetet luks.Kjo e drejtë do t’u mohoet shumë qytetarëve që realisht nuk e përballojnë dot financiarisht lëvizjen në vendet e shengenit.Megjithatë ky fakt nuk ia zbeh rëndësinë liberalizimit të vizave,si një ngjarje e madhe dhe e shumëpritur për vendin tonë .Pavarësisht se nuk do të jetë i prekshëm nga të gjithë liberalizimi i vizave do t’i japë një tjetët dimension zhvillimeve ekonomike,politike dhe social kulturore në vend.


Comments Closed