Bien të ardhurat e emigrantëve

December 15, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Familjet shqiptare po humbasin me shpejtësi një nga burimet kryesore të të ardhurave në buxhetet e tyre. Banka e Shqipërisë raportoi se dërgesat e emigrantëve shënuan në nëntë muajt e parë të vitit rënien më të fortë historike, që nga fillimi i krizës.

Sipas Bankës, në periudhën janar shtator, emigrantët shqiptarë dërguan pranë familjeve të tyre 136 milionë euro më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rënia është 28.1 për qind, me pasoja të forta jo vetëm për buxhetet e familjeve, por edhe për ekonominë kombëtare, pasi e vetme përfaqëson gati 1.3 për qind të Prodhimit Kombëtar.

Transfertat e emigrantëve janë në rënie të vazhdueshme që nga viti 2007, kur arritën pikun me mbi 900 milionë euro. Atë vit, ato përbënin sipas Bankës Botërore gati 14 për qind të Prodhimit Kombëtar të vendit duke financuar konsumin e familjeve dhe kërkesën e brendshme në ekonomi.

Këtë vit pesha e tyre pritet që të bjerë nën 5 për qind të Prodhimit Kombëtar. Tkurrja e fortë e dërgesave që familjet shqiptarë përfitojnë nga të afërmit e tyre në emigracion është cilësuar si një nga arsyet kryesore të ndrydhjes së konsumit në vend, duke ulur rritjen ekonomike në nivelet më të ulëta që nga viti 1997.

Por jo vetëm kaq. Për shumë familje ato janë burim jetik të ardhurash dhe tkurrja e tyre mund të rëndojë problemet sociale, veçanërisht duke thelluar varfërinë. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka Qendrore ne vitin 2009, në Shqipëri përfitojnë dërgesa të rregullta nga jashte rreth 160 mijë familje dhe 26 për qind e tyre bien automatikisht nën nivelin e varfërisë ekstreme nëse nuk do t’i kenë këto të ardhura.
/ Top Channel


Comments

comments

Emigrantët në rradhë për të shlyer gjobat. Kush nuk paguan nuk kalon në Greqi

December 12, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Me qindra qytetarë shqiptarë kryesisht emigrantë

që jetojnë në Greqi, u është ndaluar udhëtimi drejt shtetin grek, pa paguar më parë gjobat e vendosura nga Policia Rrugore.

Tre ditët e fundit pranë sporteleve të bankave në Kakavijë kanë paguar gjobat mbi 350 persona të cilëve u është ndaluar udhëtimi për në Greqi, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shumë prej tyre ankohen se numri i gjobave ndaj tyre është i padrejtë, dhe se për shumë prej tyre nuk kanë qenë në dijeni më parë. “Javën e parë kalova, tani na kanë dalë 3 gjoba. Se di fare se ku më janë vendosur keto gjoba. Nuk e kam idenë,as kam firmosur gjëkundi”.”Këtu thotë nuk është në emrin tim fare. Makina në emrin tim, gjoba s’është në emrin tim. Gjoba është marrë në Lushnje. Makinën time përveç meje nuk e komandon dot njeri”. “Unë kam marrë 5 gjoba. As e di fare se kur janë vendosur këto gjoba. Isha nisur për në Greqi. Para 3 dite kalova, ndërsa sot më thua mua që ke gjoba. Vete atje e më nxjerr 5 gjoba, as e kam idenë fare ku kanë dalë këto gjoba”, janë shprehur disa prej drejtuesve të mjeteve që janë gjobitur.

Vlera e gjobave, ka qenë nga 500 lekë deri në 20 mijë lekë ndërkohë që periudha e vendosjes së tyre i përket muajve të fundit. Disa prej tyre kryesisht emigrantë, dokumentojnë me fakte se gjobat të cilat detyrimisht duhet të paguhen jashtë dëshirës së tyre, janë vendosur në një periudhë, kur ata nuk kanë qenë prezent në Shqipëri.

 

burimi www.shqqiptarja.com

Emigrantët në rradhë për të shlyer gjobat. Kush nuk paguan nuk kalon në Greqi

Lejohet hyrja dhe dalja në Greqi të emigrantëve të ligjëshëm gjatë 2014

December 5, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Greqi. Me vendim të ministrit të Mbrojtjes të Qytetarit Niko Dhendhia,

lejohet gjatë gjithë vitit 2014 dalja dhe hyrja në Greqi i të gjithëve emigrantëve të cilët jetojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi, dhe kanë ikur nga Greqia brënda vitit 2014 për të vizituar vendilindjet e tyre.

 

VENDIMI

Me qëllim lehtësimin e  emigrantëve që jetojnë në mënyrë të ligjëshne në Greqi të cilët hyjnë në nenin 4  paragrafit. 4  ?.4018/2011 (??? ? 215), lejohet nga datat 1-1-2014 deri në 31-12-2014 hyrja dhe dalja nga Greqia, nëqoftëse janë larguar nga vëndi (Greqia) për të vizituar vëndlindjet e tyre brënda këtij afati kohorë, dhe janë të paisur me VËRTETIM APLIKIMI që është në fuqi (ble veveosi)

Brënda këtij afati kohorë i jepet mundësia çdo emigranti pavarësisht nënshtetësisë, të vizitoi vendlindjen e tij dhe të hyj sërisht në Greqi më shumë se një herë brënda afatit kohorë.

Gjithashtu lejohet hyrja në Greqi e të gjithë emigrantëve që kanë ikur nga Greqia gjatë vitit 2013 me qëllim të vizitojnë vëndin e tyre dhe Vërtetimi i Aplikimit është akoma në fuqi.

Emigrantët duhen të jenë të paisur

1. Pashaportë ose dokument tjetër udhëtimi që është në fuqi

2. Vërtetim aplikimi që është në fuqi dhe tregon se janë dorëzuar të gjitha dokumentacionet për leje qëndrimi ose rinovimin e lejes të qëndrimit sipas paragrafit 4 të nenit 18 të ligjit ?.3536/2007, ose Vërtetim Special sipas vendimeve numër 22037/01-10-2010 ?.?. ? (?.?.?. 1629 ??).

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

Lejohet hyrja dhe dalja në Greqi të emigrantëve të ligjëshëm gjatë 2014

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)

November 28, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve , Kodi i Emigracioni dhe Integrimit Social

për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat).

Ky është një problem që hasin me qindra mijëra emigrantë , të cilët për shkak të krizës ekonomike kanë ngeluar pa punë dhe nuk përmbushin numrin e pullave(ensimat) për të bërë lejet e qëndrimit ose për ti rinovuar ato.

 

Sipas ligjit të ri të emigracionit:

NENI 15 me titull  “Dhënja dhe Rinovimi i Lejeve të Qëndrimit për punësim në varësi”( ???????? ??? ???????? ?????? ???????? ??? ?????????? ???????) parashikon që  për të nxjerrë leje qëndrimi ose për të rinovuar atë duhen që emigranti të ketë mbledhur numrin minimal të pullave që duhet, sipas nenin 137, paragrafi 6 i Kodit të Emigracionit. Siç e dimë numri minimal është 120 pulla

Gjithashtu NENI 15 parashikon se nëse emigranti nuk ka përmbushur numrin minimal të pullave, ka mundësi të blej ditët e siguracionit deri në shifrën 20% e pullave të nevojshëme nga neni i mësipërmë. Në rast rinovimi për dy ose 3 vjet, mund të blej duke plotosuar totalin e dyvjeçarit ose trevjeçarit.

 

NENI 139 Paragrafi 14:

Kërkesat e rinovimit të lejes të qëndrimit për punësim në varsi, shërbime, pune të cilat janë në pritje për aprovim , si dhe lejet e qëndrimit që skadojnë deri në datë 30.6.2014, dhe nuk përmbushin kriteret e rinovimit për shkak të mos patjes të numrit të duhur të sigurimeve siç ajo përcaktohet nga ligji 15055/546/2011 (??? 1886 ??), mund të kryej rinovimin vetëm me anë të librit të shëndetësisë në fuqi.

Gjithashtu në këtë statut hyjnë dhe lejet të cilat janë hedhur poshtë gjatë viteve 2012-2013 për shkak të mos patjes të të lartpërmendurave, dhe të cilët ndodhet në proçes mbrojtjeje gjygjësore dhe me kushtin që heqin dorë nga proçesi.

 

??? ????????

????? 15: ???????? ??? ???????? ?????? ???????? ??? ?????????? ???????….?????????????? ????????? ??????? ???????????? ???? ?????? ??????????? ?????, ???? ???? ???????????? ???? ??????? ??? ?????? 137 ???. 6 ??? ?????? ?????.

(??? ? ??????? ?????? ????? ???? ??????????????? ????????? ?????? ????????????, ?????? ?? ?????? ???? ??????? ??????? ?????? ????????? ????? ???????? 20% ??? ???????????? ????? ??? ??????? ???????? ???????. ?? ????????? ????????? ??????? ? ???????? ?????? ????????, ? ?????????? ???? ?????? ?? ????????? ?????????? ??? ?? ?????? ??? ???????.)

????? 139

14. ???????? ????????? ?????? ???????? ??? ?????????? ??????? ??? ?????? ????????? ? ????? ??? ????????? ????? ??? ?????? ???????? ??? ?????? ??? 30.6.2014 ??? ??? ??????? ??? ???????????? ????????? ???? ?? ??????????? ??? ??????????? ??????? ?????? ?????????, ???? ????? ??????????? ?? ??? ??? 15055/546/2011 (??? 1886 ??), ????????????, ??? ??? ?????????? ??????? ?????????? ?????? ?? ????. ?? ??????? ?????????? ??? ?? ???????? ??? ????? ?????????? ???? ?? ??? 2012 ??? 2013 ???? ?? ???????? ??? ?? ??? ????????????, ?????? ?? ?????????????? ??????? ?????? ????? ?????? ??? ???????? ?????????? ?????????? ?????????? ??? ?? ??? ??? ??? ???????????? ??? ?? ????????? ?????? ????????? ????.

 

Albanians.gr

 

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)

Emigrantët Shqiptarë në Greqi në shifra

November 28, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Greqi. Sipas disa shifra që u bënë publike nga Ministria e Brendëshme e Greqisë

numri i emigrantëve të përgjithëshëm të ligjëshëm në Greqi është 597797nga të cilët  462.319 emigrantë që disponojnë leje qëndrimi, kurse  135.478 kanë bërë kërkesë për rinovimin e lejes të qëndrimit në Greqi.

Përsa i përket emigrantëve shqiptarë në Greqi

  1. 409.125 është numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi (68,44% e emigratëve që jetojnë në Greqi)
  2. 119.290 janë fëmijë nën 18 vjeç (85% e numrin total të fëmijëve të emigrantëve në Greqi)

Për sa i përket shifrave të fëmijëve që janë në shkolla greke dhe atyre që studjojnë në universitetet greke u bënë publike se në Greqi studjojnë në shkolla fillore dhe të mesme 104.171 fëmijë emigrantësh kurse në universitete 4849 emigrantë. Për numrin e emigrantëve që janë nga Shqipëria nuk ka shifra të sakta por po të marrim faktin se fëmijët e emigrantëve përbëjnë 85% e totalit atëherë mund të hamëndësojmë se në Greqi studiojnë

  1. Në shkollat fillore dhe të mesme 88545 fëmijë shqiptarë
  2. Në universitete 4121 studentë shqiptarë
  3. Këtu nuk llogariten shifrat e universiteteve private, ose instituteve profesionale IEK për të cilët nuk kemi shifra në dispoziocion

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Shënim: Për të dhënat në fjalë janë përdorur burime nga gazeta prestigjioze greke Kathimerini, 20/10/2013

 

Emigrantët Shqiptarë në Greqi në shifra

Foto ekskluzive nga ambjentet e Shërbimeve One Stop Shop për emigrantët në Greqi

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Athinë. Gjatë intervistës që bëmë me Zotin Hronopulo,

na u dha mundësia të fotografojmë dhe ambjentet e reja të shërbimit të shpejtë për emigrantët ONE STOP SHOP. Këto ambjente i përkasin Drejtorisë të Prefekturës A të Athinës dhe ndodhen në rrugën Petru Rali në Athinë. Shërbimi i ri pritet të filloj punë në fund të vitit 2013, dhe qëllimi i këtij shërbimi është të thjeshtësoi proçedurar e marrjes të lejes të qëndrimit nga emigrantët.

Për tu informuar për shërbimet ONE SHOP STOP KLOKONI KËTU One stop Shop- shërbimi më i ri për emigrantët në Greqi

Për të lexuar disa nga problemet dhe vështirësitë që kanë dhe pritet të kenë këto zyra klikoni këtu:

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e dytë

Shikoni fotot ekskluzive nga www.albanians.gr

 

Foto ekskluzive nga ambjentet e Shërbimeve One Stop Shop për emigrantët në Greqi

Fëmijët e emigrantëve të kthyer: Nuk shprehemi dot, shokët nuk na kuptojnë

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Emisioni i djeshëm “Njerëz në fokus” në “News24”, i ishte kushtuar fëmijëve

të emigrantëve shqiptarë të cilët janë riatdhesuar për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vëndet ku ata kishin emigruar më përpara. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga Greqia.

Ola Bruko, moderatorja i emisionit ka kaluar një ditë në shkollën Vasil Shanto, ku është njohur nga afër me fëmijët si dhe me përpjekjen e tyre për intergim në shoqërinë shqiptare.

Siç u shprehën dhe fëmijët problemi kryesorë që hasin ata është gjuha shqipe.

“Nuk ndihëm keq, kam shokë, por në fillim isha pak i mërzitur sepse ika nga Greqia. U kthyem në Shqipëri sepse kishte krizë, nuk rrinim dot. Nuk shprehem dot shumë mirë. Të lexoj di pak se bëja anglisht atje. Eshtë vështirësia e gjuhës, nuk shprehem dot mirë. Shokët nuk më kuptojnë shumë mirë. Më mungojnë shokët. Ndihem keq që ika nga Greqia, por po mësohem avash avash, bëra shumë shokë këtu. Në fillim mësova të lexoja sikur isha në klasë të parë. Nuk do doja të kisha ardhur. Më mungon shoqëria, vendi.”- shprehen disa nga fëmijët e intervistuar.

albanians.gr

Burimi http://www.balkanweb.com/kryesore/1/njerez-ne-fokus-femijet-e-emigranteve-te-kthyer-nuk-shprehemi-dot-shoket-nuk-na-kuptojne-158340.html

 

,

 

 

 

 

Fëmijët e emigrantëve të kthyer: Nuk shprehemi dot, shokët nuk na kuptojnë

Itali. Emigrantët shqiptarë protestojnë për të drejtat e tyre politike

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Mbi njëqind emigrantë shqiptarë me banim në Asti,

në veri të Italisë, manifestuan përpara prefekturës së qytetit për të pohuar me këmbëngjulje të drejtën e tyre për të marrë pjesë në jetën politike të vendit.

 

Kanë kaluar pak ditë që kur Komisioni rajonal i Partisë Demokratike, forca e majtë italiane, pezulloi rezultatin që doli nga Kongresi duke vene pikëpyetje mbi numrin e madh të anëtarësimeve dhe të votuesve shqiptarë. Nga disa eksponentë të partisë dhe nga një pjesë e shtypit kjo pjesëmarrje e gjerë e komunitetit shqiptar u interpretua si trukim i votës.

 

E prandaj komuniteti shqiptar, që në Asti përbëhet nga rreth shtatëmijë persona, reagoi prerazi dhe me dinjitet jo për të mbështetur njërën apo tjetrën palë, por për të kundërshtuar paragjykimin mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën politike dhe sociale të qytetit.

 

Aq më shumë që mes kandidatëve kishte edhe dy shqiptarë, Hasan Bulçari dhe Marjan Bjeshkza, gjë që ka nxitur akoma më shumë emigrantë të votojnë.Në kuadër të manifestimit, të organizuar nga shoqata ‘AssoAlbania Piemonte’, disa përfaqësues shqiptarë u pritën nga prefekti dhe kryebashkiaku i qytetit. Që të dy garantuan gadishmërinë e institucioneve për të parandaluar çdo formë diskriminimi.

 

burimi www.top-channel.tv

Itali. Emigrantët shqiptarë protestojnë për të drejtat e tyre politike

Denoncim për Leje qëndrimi fallco për emigrantët në Athinë. Ndërhyn Ministri i Brendëshëm

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Greqi Athinë. Siç u bë e ditur në websitin

e ministrisë të brendëshme greke, Ministri i Brendëshëm i Greqisë Janis Mihaelakis, dërgoi më datë 7/11/2013 në Prokurorinë e Athinës, në  Inspektorin e Përgjithshëm të Administratës Publike si dhe tek  Sekretarin e Përgjithshëm të Administratës së Decentralizuar një denoncim  që ka mbërritur në zyrën e tij, me anë të një letre dhe që si dërgues shkruhet “Nënpunësit  në Drejtorinë e Emigracionit të Bashkisë të Athinës”

 

Denoncimi ka të bëj me shkelje nga ana e disa nënpunësve të Drejtorisë të Emigracionit, të proçedurës të legalizimit të emigrantëve.

Sipas denoncimit, qënda e shërbimit të emigrantëve të Bashkisë të Athinës, në rrugën Psaron dhe Mezonos 45, është kthyer në industri, fallcifikimi dhe nxjerrjesh vërtetimesh të paligjëshme.

Sipas denoncimit janë me qindra mijëra emigrantë të cilët  nuk përmbushin dokumentacionin e duhur për aplikim dhe  nuk mund të paisen me leje qëndrimi. Kështu që dosja e tyre është me dokumenta mangut dhe si pasojë ata nuk mund të marrin vërtetimin e dorëzimit të dokumentave, të njohur si vërtetimi blu, por vetëm numër protokolli.

Por kundrejt një pagese, emigranti mund të siguroi vërtetimin blu dhe të levizi i lirë për dy tre vjet brënda dhe jashtë Greqisë.

Midis të tjerash, letër denoncimi i referohet dhe shumë veprimeve të paligjëshme që janë bërë nga disa nënpunës të kësaj drejtorie.

Ministri i Brendëshëm Janis Mihaelakis menjëherë ka informuar organet e lartpërmendura me qëllim të hetohet mbi vërtetësinë e akuzave që shkruhen në letër.

 

albanians.gr

Denoncim për Leje qëndrimi fallco për emigrantët në Athinë. Ndërhyn Ministri i Brendëshëm

Demostratë paqësore nga emigrantët Para ambasadës shqiptare në Athinë kundër armëve kimike

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Te gjithë bashkë t’i themi JO demontimit të mbetjeve kimike të Sirisë në Shqipëri!

 

FSHSHG lajmëron se ditën e premte ore 17.00 organizon demostratë paqësore para Ambasadës Shqiptare në Athinë kundra demontimit të armëve kimike në Shqipëri

Ftohen të gjitha shoqatat por dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi ti themi jo demontimit të Armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

 

Demostratë paqësore nga emigrantët  Para ambasadës shqiptare në Athinë kundër armëve kimike

Emigrantët mbyllin burimin

September 10, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar në gjashtëmujorin e parë rënien më të madhe historike, që nga koha kur ekonomia u përball me krizën globale. 

ÐÁÑÏÕÓÉÁÓÇ ÖÏÑÏËÏÃÉÊÙÍ ÌÇ×ÁÍÉÓÌÙÍ ÅÊÄÏÓÇÓ ÓÇÌÁÍÓÇÓ ÊÁÉ ÄÉÁÖÕËÁÎÇÓ ÖÏÑÏËÏÃÉÊÙÍ ÓÔÏÉ×ÅÉÙÍ

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjysmën e parë të vitit, emigrantët shqiptarë dërguan pranë familjeve të tyre mbi 111 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rënia është 32.6 për qind.

Transfertat e emigrantëve janë në të vazhdueshme që nga viti 2007, kur arritën pikun me mbi 900 milionë euro. Por asnjëherë më parë rënia nuk ka qenë kaq e thellë sa këtë vit çka tregon se emigrantët po përballen gjithmonë e më shumë me kushte me të vështira.

Që nga rënia e regjimit komunist, dërgesat e shqiptarëve të emigruar jashtë kanë qenë një nga burimet kryesore të të ardhurave për familjet, por edhe fluksit të valutës në ekonomi. Në vitin 2007, ato përbënin sipas Bankës Botërore gati 14 për qind të Prodhimit Kombëtar të vendit duke financuar konsumin e familjeve dhe kërkesën agregate.

Aktualisht pesha e tyre në ka rënë nën 7 për qind të Prodhimit Kombëtar. Tkurrja e fortë e dërgesave që familjet shqiptarë përfitojnë nga të afërmit e tyre në emigracion është cilësuar, si një nga arsyet kryesore të ndrydhjes së konsumit në vend, duke ulur rritjen ekonomike në nivelet më të ulëta që nga viti 1997. Por jo vetëm kaq. Për shumë familje ato janë burim jetik të ardhurash. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka Qendrore ne vitin 2009, në Shqipëri përfitojnë dërgesa të rregullta nga jashte rreth 160 mijë familje dhe 26 për qind e tyre nëse nuk do t’i kenë këto të ardhura bien nën nivelin e varfërisë.
/ Top Channel

Toponimet, emigrantët mund të kalojnë deri në fund të shtatorit

September 1, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

Toponimet, emigrantët mund të kalojnë deri në fund të shtatoritAfati për hyrjen në Greqi të shqiptarëve, fëmijët e të cilëve kanë probleme me shkrimin e toponimeve greke në pasaportat e tyre, është shtyrë deri në fund të shtatorit.

Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit jep një afatin e ri, deri më 30 shtator, që emigrantët shqiptarë të kthehen pa u përballur në pikat kufitare greke me pengesa, për shkak të shkrimit të toponimeve në pasaportat e tyre.

Urdhri i ministrisë greke së Mbrojtjes së Qytetarit ka shkuar edhe në pikat doganore në kufirin shqiptaro-grek.

Kështu shqiptarët që kanë probleme në pasaportat e fëmijëve dhe ende nuk janë kthyer nga Shqipëria, kanë afat edhe një muaj për ta bërë këtë, për të mos hasur pengesa në pikën kufitare nga pala greke.

Problemi i shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e fëmijëve të lindur në Greqi, ka 2 vjet që është hapur dhe nuk po gjen asnjë zgjidhje. Palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe për pasojë mijëra shqiptarë janë ndeshur me probleme, madje shumë prej tyre edhe janë kthyer mbrapsht nga policia greke dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi. Asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për zgjidhjen e cështjes, edhe pas deklaratës më të fundit të Avokatit të Popullit Igli Totozani, i cili bëri përgjegjës edhe autoritetet shqiptare.
(BalkanWeb)

Fluks emigrantësh në Kakavijë

August 25, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Fluks emigrantësh në KakavijëPika e kalimit kufitar e Kakavijës është duke përjetuar një fluks të madh të madh pune, si rezultat i dyndjes së emigrantëve gjatë të gjithë ditës. 

Sipas të dhënave të policisë, gjatë së dielës, deri në mesditë kishin kaluar për në tokën greke mbi 5 200 persona.

Aktualisht, radha e makinave të vendosura në pritje ka kaluar mbi 1 kilometër, ndërsa dyndja drejt kufirit vazhdon.

Sportelet shqiptare janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke është duke punuar me katër sportele të kontrollit të dokumenteve njëkohësisht.

/ Top Channel

Hakmarrja greke ndaj emigrantëve

August 21, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

 

Hakmarrja greke ndaj emigrantëve<br />

Një dite pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, që dënonte ndërhyrjet greke në çështjet e brendshme të Shqipërisë, Athina ka reaguar në mënyrën e saj tradicionale, duke mbyllur kufirin për emigrantët shqiptarë. 

Të mërkurën paradite, pikat kufitare Kapshtica dhe Kakavija kane refuzuar futjen e shtetasve shqiptare qe nuk kane leje qendrimi ne greqi. Ata qe refuzohen te futen ne Greqi jane qytetare shqiptare qe disponojne pasaporten biometrike e me te cilen levizin ne çdo shtet te shengenit mes te cileve edhe ne greqi, qe nga koha e heqjes se vizave. Por nga dita e sotme autoritetet greke selektojne, duke futur vetem personat qe kane dokumente te rregullta qendrimi ne Greqi. Nderkohe qe

Kisha e Permetit

me radhet e gjata te krijuara edhe keta te fundit nuk po arrijne te kalojne dot kufirin.

Policia mesohet se u kerkon çdo shtetasi qe do te futet ne Greqi te kete me vete nje garanci prej 1.500 eurosh.

Qe ne oret e para te mengjesit jane kthyer mbrapsht vetem ne piken kufitare te Kakavijes 200 shqiptare. Drejtuesit e policise lokale kane marre kontakt me pergjegjesit e pikes se kalimit kufitar nga pala greke, te cilet kane deklaruar se kane urdher per kthimin e shtetasve shqiptare qe nuk kane banim ne Greqi. Policia ka kerkuar takim me shefin e policise se Janines, por ky takim ende nuk eshte konfirmuar nese do te kryhet apo jo.
E njejta situate po ndodh edhe ne pikat e tjera te kalimit kufitar te Shqiperise me Greqine. Autoritetet shqiptare te policise thone se nuk kane marre asnje argument zyrtar per keto vendime, por pohojne se urdherat jane dhene nga Athina dhe nuk jane veprime te policise lokale.

Pala shqiptare vendos reciprocitetin

Pas vendimit të palës greke për të mos lejuar kalimin e shqiptarëve ne dy pikat e kalimit, Kakavijë dhe Kapshticë, pala shqiptare ka vendosur t’ia kthejë me të njëjtën monedhë asaj greke.

Policia kufitare ka vendosur marrëdhënien e reciprocitetit me Greqinë. Ka qenë vetë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija i cili e ka bërë të ditur këtë vendim dhe ka urdhëruar të zbatohen procedura reciproke. Ai ka kerkuar qe te mos lejohet te kaloje anje shtetetas grek neqoftese nuk e justifikon kalimin. Për këtë, sipas drejtorit shqiptar te kufirit, është vënë në dijeni edhe pala greke, dhe në bazë të këtij vendimi janë kthyer pas disa shtesa grek të cilët nuk janë lejuar të kalojnë në doganën shqiptare

/ Top Channel

Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë

July 2, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë18-20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, janë kthyer në Shqipëri, ndërkohë që vetë Greqia po “përcjell” një numër profesionistësh dhe të rinjsh, që i largohen krizës ekonomike.

Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë.

Raporti shpjegon se shkak për këtë kthim në masë të madhe, janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, pa harruar edhe papunësinë që ka arritur shifra rekord me 27.4%.

“Kriza financiare ka detyruar shqiptarët të largohen nga Greqia për t’u riatdhesuar në vendin e tyre, edhe pse pas kaq kohësh nuk e njohin mirë atë. Pas shumë vitesh qëndrimi dhe jetese në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta”, thuhet në raport.

“Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% përqind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, shpjegon raporti.

Sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. “Shumica e tyre kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar 25% e tyre”.

Shqiptarët e kthyer nga Greqia duhet të përballen me vështirësi të shumta gjatë përshtatjes me rrethanat e reja, ndërkohë që në kostot që e shoqërojnë këtë process, shtohen edhe problemet psikologjike për shumë prej tyre.
(Balkanweb)

Harta e emigrantëve shqiptarë. Rreth 1/3 e popullsisë shqiptare jeton në emigracion.

April 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Rreth 1/3 e popullsisë shqiptare jeton në emigracion. Vetë Shqipëria ka pritur 89 106 shtetas të huaj. Greqia renditet e para në listën e vendeve pritëse, ndërsa Australia e fundit me më pak emigrantë shqiptarë. “Peoplemov.in”, faqja zyrtare që analizon emigrimin në botë, ka publikuar hartën e fundit të shpërndarjes të shqiptarëve jashtë vendit.

Statistikat e ndërkombëtarëve bien ndesh me të dhënat e censusit për popullsinë që jeton në Shqipëri. Sipas “Peoplemov.in”, popullsia brenda vendit është 2.986.952 banorë, ndërkohë që të dhënat e censusit flasin për 2.821.977 banorë. Referuar këtyre shifrave, me regjistrimin e fundit të popullsisë llogariten 164.000 persona më pak që jetojnë në Shqipëri. Censusi nuk dha shifra për numrin e emigrantëve jashtë vendit.

Ndërkohë që sipas “Peoplemov.in”, rreth 32.5% e shqiptarëve jetojnë jashtë. Në total, janë 1.438.451 veta. Sipas raportit, vetëm në Greqi ka aktualisht 674.846 shqiptarë. E dyta në listë renditet Italia, ku jetojnë 522.647 persona. Më pak shqiptarë jetojnë në Itali, ku llogariten të jenë rezidentë 2.628 persona. Në raport jepet harta e shteteve të origjinës të emigrantëve që jetojnë në Shqipëri. Rreth 2.98% e popullsisë e përbëjnë këta shtetas.

Nga totali prej 89,106 emigrantësh, pjesa më e madhe janë nga Greqia, rreth 89,106. Shtetasit maqedonas janë të dytët në listë, ndërkohë që në vend jetojnë edhe 49 emigrantë rusë, të cilët janë të fundit në listën e “Peoplemov. in”.

Tendenca që është vënë re sidomos vitin e fundit, është rikthimi i emigrantëve, sidomos në vendet që janë prekur nga kriza. Vetëm nga Greqia në 2012 janë kthyer rreth 3000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve jetonte prej të paktën një dekade atje.lajme.shqip

« Previous PageNext Page »