Tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete

February 3, 2013 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

13

Disa shprehi të mendjes janë aq të shpeshta, sa atyre nuk u kushtohet vëmendje, por megjithatë mund të shkaktojnë një ankth emocional.
Merrni shembull rastin kur njerëzit duhet të jenë shumë ‘privatë’. Shumica nuk kanë dëshirë të flasin për jetën e tyre seksuale, financat, ndoshta religjionin ose politikën. Janë disa të tjerë që kanë sekrete të posaçme që ata nuk do të donin t’ia zbulonin të huajve e ndonjëherë as miqve, si për shembull: koha që kanë kaluar në burg, dështimi në një biznes apo një sëmundje serioze. Kanë arsye për përmbajtje, të cilat mund të jenë të ndryshme varësisht nga çështja.
Disa njerëz, madje ndihen jo rehat gjatë konfrontimeve. Si pasojë, ata evitojnë bisedat që përfshijnë politikën. Për të njëjtat arsye, ata mund të hezitojnë të shprehin mendimet e mbajtura për vete në lidhje me shumë gjëra.
Janë tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete dhe nuk hapen me të gjithë në lidhje me ngjarjet e mëparshme në jetën e tyre. Kjo përmbajtje sa u përket bisedave të tilla është e kuptueshme dhe vjen me një çmim:

1. Individi, që është i zemëruar nga ndonjëra prej këtyre rrethanave, nuk mund të jetë rehat, për shkak se ai ankth nuk është i njohur për të tjerët.

2. Njerëzit kanë tendenca të ekzagjerojnë ndjenjën e dështimit apo limiteve të ndryshme, kështu që mundohen ta mbajnë për vete, në mënyrë që të mos e vërejnë të tjerët.

3. Ka problem të caktuar. Për shembull, vështirësia që mund ta ketë një çift për të pasur fëmijë, që ndoshta nëse ndahen me të tjerët, mund të rezultojnë me marrjen e këshillave për të zgjidhur situatën nga të tjerët, që kanë qenë në atë gjendje.

 

Pse na duket tërheqëse fytyra e dikujt?

January 31, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Shumica e njerëzve më së pari do të vërejnë fytyrën e dikujt edhe në bazë të saj do të vlerësojnë sa është personi tërheqës.

Shumica e njerëzve më së pari do të vënë re fytyrën e dikujt dhe në bazë të saj do të vlerësojnë se sa është tërheqës ai person. Simetria e fytyrës ka ndikim të madh në tërheqje sepse fytyrat simetrike konsiderohen më të bukura. Rol të madh në këtë gjë edhe kualiteti i lëkurës, si dhe mashkullorësia ose feminiteti i fytyrës.

Meshkujt heteroseksualë i tërheqin fytyrat femërore, sepse sugjerojnë një shkallë të lartë të estrogjenit. Sytë e mëdhenj, nofullat më pak të shprehura, buzët e bukura dhe mollëzat e theksuara lehtësisht janë ata që i tërheqin më së shumti meshkujt heteroseksualë. Sigurisht e dëshirueshme është që fytyra të mos jetë e çimentuar me disa kilogramë grim të rëndë.
Femrat në këtë pikë janë më të komplikuara, sepse dallojnë perceptimet e tyre për tërheqjen e fytyrës së mashkullit. Interesante është të përmendet që perceptimi i tërheqjes ndryshon gjatë ciklit menstrual. Kështu femrave gjatë ovulacionit në përgjithësi më tërheqëse u duken fytyrat mashkullore dhe zërat më të thellë mashkullor. Kontraceptimi ndryshon këtë efekt: femrat të cilat përdorin pilula kontraceptimi nuk tregojnë oscilime të tilla gjatë ciklit menstrual.

Në atraktivitetin e fytyrës ndikojnë edhe ushtrimet, gjumi i mirë, ushqimi dhe konsumi i mjaftueshëm i ujit, sepse lëkurës së fytyrës i japin pamje dhe ngjyrë të shëndetshme. Për shembull, duke konsumuar vitamina dhe minerale, konsumoni edhe karetonoide, të cilat i japin ngjyrë të shëndetshme fytyrës suaj.

Por në fund çka në shërben ajo fytyrë e bukur, respektivisht pse duhemi të mundohemi rreth tërë procesit të joshjes dhe gjetjes së partnerit përgjegjës? A nuk do të ishte shumë më thjesht që të riprodhohemi aseksualisht dhe të prodhojmë kopjet tona pa meritën e partnerin në tërë këtë proces? Qëllimi në çdo rast është të bartim gjenet tona sa më mirë dhe sa më shpesh – kjo në aspektin evolutiv konsiderohet akt fitues. Prodhimi seksual kështu ka disa përparësi të caktuara sepse gjenet e dy prindërve përzihen dhe pavarësisht a vjen deri te ndodhia e mutacionit të mirë ose keq, në aspektin evolutiv është opsion shumë më i mirë se shumimi joseksual. Me shumim seksual, përveç kësaj zhvillohet dhe forcohet sistemi i imunitetit.

Sipas kësaj, i bien që fytyra e juaj është vetëm një nga mjetet me të cilat shërbehet natyra për t’u siguruar partner të përshtatshëm. Pikërisht për këtë është e përkryer mënyra saktësisht ashtu si jemi. /Telegrafi/

SHBA, zhvillohen Ballot Përuruese Presidenciale

January 22, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

SHBA, zhvillohen Ballot Përuruese Presidenciale<br />

Nën tingujt e baladës “Let’s Stay Together”, kënduar nga Jennifer Hudson, Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle ishin në qendër të vëmendjes në dy ballo përuruese në Uashington të hënën në mbrëmje.

Zonja Obama ishte rrezellitese me fustanin e kuq te dizenjuar posacerisht per kete mbremje nga stilisti Jason Wu, te cilin ishte pikerisht ajo qe e katapultoi drejt fames ne 2009-n, kur zgjodhi po nje fustan te tij per ceremonite pas betimit.

Ballot Përuruese janë një prej traditave qe ndiqen kur presidenti merr detyrën, perfshire ketu parada dhe marshime me persona te mberritur nga te 50 shtetet, thote ‘Zeri i Amerikes’, ndërsa Presidenti kalon me makinë ose në këmbë së bashku me Zonjën e Parë duke përshëndetur njerëzit që mbushin trotuaret në të dy anët e bulevardit për në Shtëpinë e Bardhë.

Obama e nisi mandatin e ri katervjecar me ceremonine publike te mbajtur ne shkallet e Capitol-it. Përpara nderteses se Kongresit, Presidenti beri betimin teksti i te cilit u lexua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Ndersa thelbi i fjalimit te tij te inaugurimit ishte i qarte: ‘kapni momentin’, – u tha amerikaneve Obama, qe leshoi nje tjeter apel per unitet politik ndersa perqafonte kauzat liberale si reforma e emigracionit, te drejtat e homoseksualeve dh lufta kunder ndryshimeve klimaterike.

Qindra mijera vete ishin mbledhur ne Washington per betimin e Presidentit te 44-ërt te Shteteve te Bashkuara, megjithate vemendja serish nuk ishte e tille me ate te 4 viteve me pare kur gati 2 milione vete erdhen nga cdo cep i vendit per inaugurimin historik te te parit kryetar shteti me ngjyre te Amerikes. Në fjalimin e tij, Presidenti Obama foli mbi të drejtat që sanksionon Kushtetuta amerikane “për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Por ai tha se vendi ka nevojë t’u përshtatet sfidave të reja, në mënyrë që çdo qytetar të mund të jetojë në siguri dhe dinjitet.Obama shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë qe një paqe e qëndrueshme në botë kërkon luftë të përjetshme.

 topchanel

Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit! (video)

January 20, 2013 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

2

Është me të vërtetë shumë mbresëlënëse mënyra sesi shpendë të ndryshëm përpiqen t’i shprehin ndjenjat e tyre partnereve, me qëllim që t’i sjellin pranë vetes dhe të çiftëzohen me to.

Në  videot e mëposhtme, do të shikoni çaste të çuditshme, nga kërcimi ala Majkëll Xhekson e deri tek reklamimi i puplave… Ja, shikoni sesi u thonë zogjtë “të dua,njëri-tjetrit! Ndoshta njerëzit duhet të marrin shembull!

  Rritin mjekrën e tyre1Një lloj fazani që mban emrin Temminck tragopan, zhvillon një “mjekër” që ndriçon, sa herë që flirton me një zog femër. Ajo rritet me shpejtësi të madhe dhe tregon dëshirën seksuale të fazanit mashkull.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=E9tdloS_A-4

2. Japin… zemrën e tyre!

2

Zogjtë meshkuj frigatebirds rrisin “qesen e kuqe të tyre që kanë në qafë, e cila duket si një zemër gjigande. Zhgënjimi më i madh vjen kur femra e tyre zbulon se brenda zemrës nuk ka… çokollata!

http://http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=YjZKlHnierk

3. Kthehen në një buzëqeshje gjigande

3

Kërcimi erotik i mashkullit nuk është diçka e pazakontë në botën e shpendëve, por zogu i parajsës që do të shikoni në këtë vide, jo vetëm që kërcen çmendurisht, por “shndërrohet” në një buzëqeshje gjigande fluoreshente.
4. Ndërtojnë një fole të bukur

4

Zogjtë ekzotikë Bowerbirds ndërtojnë një fole për femrën dhe “e stolisin” brenda me lule shumëngjyrëshe apo fara të ndryshme, me qëllim që t’i tërheqin vëmendjen. Gjithmonë një “shtëpi” e bukur është dhurata më e mirë për “nusen” e ardhshme!

5. Kërcejnë si Majkëll Xhekson

5

Mashkulli manakin duket sikur ka marrë mësime kërcimi nga i ndjeri Majkëll Xhekson, me qëllim që t’i tregojë femrës që përveç se do të jetë një bashkëshort” i mirë, është edhe një kërcimtar i shkëlqyer.

 

http://http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=eI_quJRRGxk

6. Kryejnë një kërcim të mrekullueshëm në grup

6

Shpendëve flamengo u pëlqen shumë kërcimi dhe para se të çiftëzohen, ndahen në grupe prej 30 zogjsh dhe kryejnë një kërcim fantastik. Sipas shkencëtarëve, kjo kryhet në mënyrë instinkte, por ka gjasa që flamengo të “kenë bërë praktikë” kur shkencëtarët nuk i shihnin!

http://http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=KW8GX2n4qbY

7. Reklamojnë këmbët e tyre ngjyrë blu

7

Këto zogj tregojnë këmbët e tyre ngjyrë blu, të cilat i tundin lart e poshtë, që të duken më mirë. Kuptohet që pendikyrin e kanë të nevojshëm!

http://http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=uM7UzBKtrcg

8. Imitojnë të gjithë tingujt që kanë dëgjuar

8

Zogjtë lyrebirds imitojnë të gjithë tingujt që kanë ndryshuar, duke e tërhequr kështu femrën, që të “dorëzohet” më lehtë. “Muzika” që kompozojnë në emër të dashurisë është vërtet mjaft interesante… /alb-observer.com/

http://http://www.youtube.com/watch?v=VjE0Kdfos4Y&feature=player_embedded

 

Njohja e vetes përmes shkronjës së parë të emrit

January 19, 2013 by  
Filed under Astrologji

Comments Off

Ja çfarë cilësish dhe ç’karakter keni sipas shkronjave   

letters1A
Jeni origjinalë dhe nuk ndikoheni lehtë nga rrethi. Jeni mjaft të pavarur. Edhe të guximshëm. Nuk mund të thuhet se nuk i doni ndryshimet, jeni për to. Do të ishte e mirëseardhur të jeni më të hapur në bashkëpunim me të tjerët, dhe të jeni të gatshëm t’i merrni parasysh edhe sugjerimet e të tjerëve.
B
Jeni tipa me ndjeshmëri të theksuar, të begatë me emocione dhe të pranueshëm në aspektin shoqëror. Harmonia e marrëdhënieve është diçka esenciale për lumturinë tuaj. Duhet të insistoni t’i përshtateni kohës, gjegjësisht ndryshimeve që ndodhin me kohën, dhe të arrini një pavarësi më të madhe në të menduar dhe në sjelljen e gjykimeve për çështje të ndryshme.

C
Keni intuitë të zhvilluar, që është veti e admirueshme për secilin njeri. Lirshëm i shfaqni ndjenjat tuaja. Shprehjet i keni të lira dhe të qarta. Ju përcjell edhe sensi për humor. U takoni tipave të njerëzve spontan, por me një optimizëm që ju përshkon vazhdimisht. Keni ekstravagancë sjelljesh dhe qëndrimi.

D
Jeni tipa me autoritet të lindur. Për nga natyra jeni tipa të vendosur dhe rezistentë, të aftë për të anashkaluar pengesat e ndryshme të mundshme. Keni të zhvilluar sensin praktik. Jeni konkret, të prajshëm, të rregullt dhe sistematik.

E
Jeni tipa tejet origjinalë, dhe çdo person dhe çdo situatë jeni të prirur ta vështroni nga këndvështrime të ndryshme. Mbi të gjitha e doni lirinë personale, edhe pse jeni të përshtatshëm edhe në aspektin shoqëror. Nuk inatoseni lehtë. E justifikoni mundësinë që të martoheni më shumë se një herë.

F
Mund të jeni të sulmuar nga melankolia dhe depresioni, dhe ato të jua sjellin të zitë e ullirit. Jeni tipa shoqëror dhe të dhembshëm, me prirje të theksuar që t’iu ndihmoni të tjerëve në çdo situatë; por kujdes: mos ia lejoni vetvetes luksin që t’iu përziheni në punët e brendshme, se nuk ju bën nder. Jeni mikpritës, të dashur, të përgjegjshëm,
G
Keni prirje për t’u marrë me spiritualizëm dhe telepati. Jeni metodist i mirë, të prirur për disiplinë dhe rregull, por di të veprosh edhe shpejt kur është nevoja. Vendosmëria që keni dhe zgjuarsia e imagjinata juaj ju bëjnë që në çdo situatë të ndiheni mirë.

H
Ruajeni mirë drejtimin, pasi që të duhet kohë ta ruani atë pasi ta keni humbur njëherë. Jeni të pavarur. I besoni vetvetes, gjykimit tuaj. Ndaj, skepticizmi dhe dyshimi janë armiqtë tuaj më të mëdhenj, kurdo që të shfaqen ata, ju jeni më të vegjël. Paratë i fitoni dhe i humbni shpejt, por, megjithatë, rezultati përfundimtar në instancën e fundit do të jetë pozitiv. Jeni krijimtar origjinal.

I
Jeni njeri i ekstremeve, por, megjithatë mundohu që të mos kalosh nga njëri ekstrem në tjetrin. Ekuilibri është gjëja më e domosdoshme. Pa një ekuilibrim të mirë, mund të përballeni me tensionet e mundshme nervore. Ke botë të pasur emotive, prirje artistike dhe shije të hollë.

J
Puno që talentet tuaja të dalin në dritë, sepse jeni të zgjuar dhe të talentuar. Përpiqu të ndikosh që edhe jetët e të tjerëve të jenë më të mira. Megjithatë, jeni të sinqertë dhe të ndershëm.

K
Jeni me tensione nervore, frikë dhe hezitim kur përballeni me ndërmarrje të mëdha. Megjithatë, jeni të shumanshëm dhe: të përndriturit, intuita e begatë, derdhaza e emocioneve janë karakteristikë e personave, emri i të cilëve fillon me këtë shkronjë.

L
Ka shumë rëndësi që ta mbani ekuilibrin në të gjitha aspektet e jetës. Me rastin e streseve emocionale, keni prirje t’i minimizoni incidentet. Megjithatë, jeni të ndershëm dhe të sinqertë; të prirur për lëvizje dhe udhëtime të shpeshta. Përvoja juaj është përvojë intelektuale, gjë që mund të ju bëjë të ngadaltë në marrje dhe zbatimin e vendimeve.

M
Jeni mjaft tolerantë, por duhet të keni durim edhe më të madh në raport me të tjerët. Jeni shtëpiakë dhe ju pëlqen siguria financiare. Jeni punëtor i madh dhe keni energji të madhe; por mbi të gjitha që duhet çmuar te ju është qëndrueshmëria: angazhimet tuaja japin rezultate vetëm pasi që ju nuk tërhiqeni lehtë.

N
Keni shumë dëshirë t’i leni gjurmët tuaja në jetë. Jeni sensualë, mund të jeni të përfshirë në disa histori dashurie gjatë jetës suaj. Por, nuk jeni shumë të vendosur dhe lehtë e ndryshoni mendjen, vetëm pasi ta keni diskutuar një gjë me dikë. Keni intuitë të zhvilluar, jeni kreativë dhe origjinalë.

O
I respekton rregullat. Ke një botë ndjenjash të begata; pra, jeni tejet emocionalë, por duhet të keni kujdes nga ndjenja e xhelozisë. Ke standarde morale të përcaktuar mirëfilli dhe jeni religjiozë. Jeni të matur dhe të qëndrueshëm kur vendosni për të ndërmarrë një gjë të re.

P
Jeni të rezervuar dhe mbani distancë nga njerëzit. Jeni inteligjentë dhe keni njohuri nga shumë fusha. Shpeshherë të mungon durimi, ndaj përpiqesh ta shfrytëzosh mirë kohën tënde. Në takimin e parë lë përshtypjen sikur je mendjemadh, imponues dhe ke dëshirë të dominosh, por kjo është përshtypje vetëm në shikim të parë.

Q
Dukesh i mistershëm, edhe pse ke një talent të lindur për oratori. Por, ngandonjëherë flet më shumë ngaqë duhet dhe bëheni të bezdisshëm. Keni një autoritet të natyrshëm dhe keni fuqi të ndikoni mbi të tjerët. Edhe pse rëndom të tjerët nuk ju kuptojnë mjaft. Jeni të dhënë pas parasë, por si tip nuk jeni të qëndrueshëm. Kjo shpeshherë ju shkakton humbje.

R
Keni prirje të jeni të sjellshëm, dhe iu ndihmoni të tjerëve. Jeni të gatshëm të sakrifikoni kohë dhe energji për të mirën e përgjithshme. Jeni emocionalë dhe keni fuqi të brendshme kolosale. Por, duhet të përpiqeni të jeni të ekuilibruar e të mos i lejoni vetvetes të jeni shumë kritikë, por më tepër tolerantë. Keni prirje t’i humbni sendet, meqë keni vështirësi me kujtesën.

S
Kujdes, mos reago shpejt dhe menjëherë, por gjyko më urtësisht para se të marrësh një vendim që ka një rëndësi për ty. Shamngëju emocioneve. Se je i pasionuar dhe kjo bën që nga emocionet të përjetosh shumë rënie e ngritje. Megjithatë, jeni persona karizmatikë, të ngrohtë dhe të përkushtuar. E meta juaj më e madhe që duhet korrigjuar domosdoshmërish është se reagoni shpejt dhe në mënyrë ekstreme. Provojeni të kundërtën e kësaj.

T
Dëshiron ta shtrish ndikimin tënd vazhdimisht kah të tjerët. Por, jeni tipa shumë dinamikë dhe duhet ta mësoni vetveten të jeni më të qetë. Kontrollojini emocionet, se ato mund të ju bëjnë të prekeni aq shumë, saqë ta humbni toruan, ta humbni gjykimin e drejtë. Madje, ngandonjëherë, ndoshta shpesh, dini të bëheni edhe nervozë e agresivë në marrëdhënie me të tjerët. Kujdesuni të mos ju ndodh kjo. Jini më të butë, më tolerantë.

U
Mësoni të reagoni më mirë dhe më shpejt. Është në nderin tënd të mësosh t’i vlerësosh më shpejt situatat. Mund të jeni kreativë, pasi që veç keni intuitë mjaft të zhvilluar. Jeni të përpiktë në takime. Jeni tipa tërheqës dhe gazmorë. Por, jini ca të pavendosur, të luhatshëm, ky është problemi juaji. Siç e grumbulloni një gjë, ashtu ju ikën nga dora, sidomos paraja.

V
Jeni të sinqertë, të butë, të këndshëm; por, duhet të jeni paksa më të vendosur në raport me njerëzit, sidomos me përfaqësuesit e polit të kundërt. Keni intuitë, jeni gjithnjë të frymëzuar, si profetët. Keni plane dhe ide të mëdha, edhe aftësi për t’i paraqitur ato. Por, ngandonjëherë imagjinata juaj shkon përtej realitetit të mundshëm, domethënë është më e fortë se realiteti. Andaj, në sy të botës mund të dilni ekscentrikë dhe fluturonjës.

X
Keni temperament dhe personalitet të zhvilluar. Ju pëlqejnë qejfet, ju joshin ato dhe s’përmbaheni dot para tyre. Por, nuk do të ishte në favorin tuaj të zhyteni së tepërmi në veprimet seksuale. Jeni tipa të ndjeshëm me prirje të theksuara artistike. Jeni të përgjegjshëm, gjërat i përvetësoni me lehtësi.

Y
Jeni tipa ambiciozë, të guximshëm, të pavarur. Liria ka vlerë mbi të gjitha në sytë tuaj. Nuk i duroni dot përkufizimet dhe shtrëngesat. Por, e meta juaj më e madhe është se jeni paksa të ngadalshëm në marrjen e vendimeve. Keni intuitë të zhvilluar dhe perceptim të mirë të gjërave.

Z
Jeni të sjellshëm dhe i kuptoni mirë të tjerët. Jeni optimistë dhe dinamikë. Iu përgjigjeni shpejt situatave të caktuara. Keni aftësinë që të jeni ndërmjetës në mes palësh. Por, e keni të metë të vuani nga padurimi. Reflekset tuaja funksionojnë në mënyrë të përsosur.

t.observer

Droga dhe alkooli dëmtojnë shëndetin seksual me vite

January 18, 2013 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

 

Droga dhe alkooli dëmtojnë shëndetin seksual me vite<br />

Përdoruesit e vazhdueshëm të drogës dhe alkoolit kanë shanse të shtuara të përballen me probleme të ndryshme seksuale, edhe vite pasi kanë ndërprerë konsumin, vërtetoi një studim shkencor i publikuar të premten.

Studimet e mëparshme sugjeronin se trupi mund të rikuperohej brenda disa javësh nga ndërprerja e substancave abuzuese.

Autorët e këtij studimi, të publikuar në “Journal of Sexual Medicine”, morën në vlerësim 906 meshkuj të moshave të ndryshme mbi 18-vjeç.

Midis tyre, 550 kishin pasur në të shkuarën një varësi nga alkooli, kokaina, heroina, marijuana, kombinimi heroinë-kokainë, kokainë-alkool ose thjesht nga alkooli. Secili prej tyre ishte shkëputur nga varësia prej disa vitesh.

356 pjesëmarrësit e tjerë në këtë studim nuk kishin konsumuar kurrë drogë apo alkool në sasira të mëdha.

Në vazhdim, Universiteti i Granadës në Spanjë dhe Santo Tomas në Kolumbi, vlerësuan disa të dhëna, si performanca seksuale, dëshira seksuale, kënaqësia seksuale, ereksioni dhe orgazma.

Përfundimet ishin të qarta dhe treguan se abuzuesit kishin një përqindje më të madhe të problemeve seksuale, por të natyrave të ndryshme.

Abuzuesit me alkoolin ishin midis kryesorëve që evidentonin probleme me impotencën, ndërsa përdoruesit e kokainës, heroinës e marjuanës evidentonin kryesisht probleme në arritjen e orgazmës.

Njëkohësisht, përdorimi i substancave narkotike apo alkoolit rrisin shanset për rënien në depresion dhe mjekimet kryesore anti-depresive, si barnat “Prozac”, “Seroxat”, “Sertraline” dhe familja e tyre, shkaktojnë përgjithësisht një rënie të dëshirës seksuale.

Më thuaj çfarë shenje je, ta di kur më tradhton!

January 18, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Keni parë në ëndërr sikur ju ka tradhtuar partneri juaj dhe jeni shqetësuar? Mos u shqetësoni se ishte thjesht një ëndërr e keqe. Por që “të zgjoheni” të sigurt edhe në marrëdhënien tuaj, alb-observer.com ju ofron mundësinë që të lexoni me kujdes shenjat e mëposhtme, për të mësuar se në cilat situata mund t’ju tradhtonte i dashuri apo e dashura dhe mësoni njëkohësisht sesi të korrigjoni sjelljen tuaj. Kjo, pasi nuk thonë kot se kur ndodh kjo gjë, fajin e kanë të dy…

dashi

Dashi

 

- Për mashkullin në shenjën e Dashit, tradhtia vjen vetëm në rast se partnerja nuk i ofron siguri seksuale.

- Për femrën në shenjën e Dashit, tradhtia ndodh nëse partneri i saj e nënvlerëson dhe e tall.

 

 

demiDemi

 

- Demi mashkull do të tradhtojë kur të ndjejë se nuk është më i dëshiruar në një lidhje, ndaj do përpiqet të mbushë boshllëkun seksual.

- Demi femër do t’ju tradhtojë kur të ndjejë se e keni braktisur apo kur partneri ushtron dhunë ndaj saj.

 

 

binjaketBinjakët

 

- Meshkujt në shenjën e Binjakëve reagojnë kur u ushtrohet presion. Tradhtojnë për t’i treguar vetes se mund ta përballojnë situatën, por kështu ndëshkojnë edhe partneren e tyre, për sjelljen mbytëse.

- Femra në shenjën e Binjakëve tradhton kur të ndjejë mungesë interesi nga ana e partnerit të saj.

 

gaforjaGaforrja

 

- Meshkujt e lindur në shenjën e Gaforres do të tradhtojnë kur të ndjejnë se janë distancuar nga partnerja e tyre, apo kur ftohen marrëdhëniet seksuale mes tyre.

- Femra Gaforre do të reagojë me tradhti, kur shikon se nuk respektohet siç duhet nga partneri i saj.

 

 

luaniLuani

 

- Mashkulli Luan do të tradhtojë vetëm në rastin kur gruaja e tij nuk do ta respektojë apo vlerësojë siç duhet.

- Luanesha do të tradhtojë vetëm kur partneri i saj do ta bëjë të ndjehet e parëndësishme në krah të tij.

 

 

 

virgjereshaVirgjëresha

 

- Meshkujt e lindur në shenjën e Virgjëreshës tradhtojnë kur ndjejnë se partneri i tyre nuk kujdeset për pasiguritë e tyre psikologjike.

- Femrat në shenjën e Virgjëreshës do të tradhtojnë nëse partneri i tyre kundërshton t’i mbrojë apo të tregojë ëmbëlsi dhe butësi.

 

peshorjaPeshorja

 

- Meshkujt e lindur në shenjën e Peshores tradhtojnë nëse kanë përkrah një femër sipërfaqësore apo të ftohtë, të cilës nuk i intereson bukuria e brendshme.

- Femrat Peshore tradhtojnë me mundësinë e parë, kur shikojnë që shfaqen shenjat e para të keqtrajtimit nga parteri i tyre.

 

akrepiAkrepi

 

- Akrepat tradhtojnë nëse jeta e tyre seksuale ka shkuar në zero.

- Femrat e lindura në shenjën e Akrepit do të tradhtojnë nëse shikojnë që mungon interesi në jetën seksuale.

 

 

 

shigjetariShigjetari

 

- Shigjetarët tradhtojnë kur e ndjejnë veten të kufizuar, kur u privohet liria. Atëherë do të shikojnë një femër tjetër me mundësinë e parë.

- Femrat e lindura në shenjën e Shigjetarit, nuk durojnë dot që partneri i tyre të zhytet në rutinën e ditës, punët apo detyrimet e përditshme, ndaj dhe atëherë tradhtojnë.

 

bricjapiBricjapi

 

- Meshkujt në shenjën e Bricjapit tradhtojnë kur të ndjejnë se nuk kanë më frymëzim dhe besim tek partnerja e tyre.

- Femrat në këtë shenjë do të tradhtojnë vetëm nëse kuptojnë se për to partneri i tyre nuk ka më vlera si personalitet.

 

 

zodiac-signs-aquarius-wallpapersUjori

 

- Meshkujt Ujorë i tradhtojnë menjëherë partneret e tyre, nëse kuptojnë se mes tyre ka humbur miqësia dhe mirëkuptimi dhe as që ka shpresë për t’u rregulluar situata.

- Femrat Ujori do të kërkojnë një tjetër shpirt binjak, nëse ndjen se besimi në lidhjen e tyre ka humbur

 

 

peshqitPeshqit

 

- Meshkujt që kanë lindur në shenjën e Peshqve, do të kërkojnë për një tjetër partnere, nëse ajo që kanë ka humbur në rutinën e ditës dhe nuk gjen kohë për gjëra të reja.

- Femrat në shenjën e Peshqve përfundojnë në krahët e një tjetri, nëse partneri i tyre është kokëshkretë dhe i dhunshëm. /alb-observer.com/

Greqi, rregullorja e re e burgut: Lejohet seksi dhe porositja e picës…!

January 6, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Burg

Takime për marrëdhënie seksuale një herë në 15 ditë për dy orë…!

Kushte më njerëzore po mundohen autoritetet përkatëse në Greqi t’ju ofrojnë me rregulloren e re të burgosurve të vendit.
Bëhet fjalë për më shumë se 12.500 të burgosur në të gjitha burgjet e Greqisë, të cilët dita ditës shtohen në numër, por që strehohen në kushte të papërshtatshme, madje të pagëzuara si “magazina shpirtrash”.

 Sipas gazetës greke “Ethons tis Kiriakis”, kodi i ri përfshin inovacione të rëndësishme, si ajo e hapjes së statusit të ditë-lirimit, ofron kushte më të buta të paraburgimit për debitorët dhe të paraburgosurve, mundëson takime të veçanta, një herë në 15 ditë në një hapësirë të projektuar posaçërisht për bashkëshortët dhe partnerët e të burgosurve, si dhe anëtarët e familjes dhe u lejon atyre të sjellin ushqim me vete.

Ndërkohë u njeh të burgosurve të drejtën e shprehjes së lirë, e llogaritjes përfitues të dënimit (dhe leje të posaçme) për ata që janë përfshirë në programet profesionale dhe arsimore.

Kështu pritet që rregullorja e re t’u ofroj shumë më tepër të burgosurve në burgjet e Greqisë.
Duhet theksuar se autoritete përkatëse u detyruan të ndërruarin një vendim të tillë duke kryer një reformë drastike në rregulloren e burgjeve dhe të drejtat e të burgosurve, pasi Greqi shpesh herë është kritikuar ashpër dhe është dënuar me gjobë nga organizma ndërkombëtar./alb-observer.

Aborti, në ç’mënyrë kryhet?

December 17, 2012 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Vendimi për të pasur abort nuk është i lehtë. Arsyet se përse një femër vendos që të ndërpresë shtatzëninë janë të ndryshme. Rreziku i abortit është shumë i vogël kur kryhet nga profesionistët e aftësuar për të kryer këtë procedurë.

Aborti është një procedurë e cila kryhet mjaft shpesh. Në SHBA, afërsisht 50% e të gjitha shtatzënive janë të padëshiruara. Rreth 22% e të gjitha shtatzënive përfundojnë me abort. Konsiderohet se një nga 3 gra amerikane deri në moshën 45 vjeçare kanë pasur së paku një abort.
Shumica e femrave të cilat kanë pasur abort janë të pamartuara. Gratë e martuara më rrallë e zgjidhin “problemin” e shtatzënisë së padëshiruar, duke kryer abort.
Vendimi për të pasur abort nuk është i lehtë. Arsyet se përse një femër vendos që të ndërpresë shtatzëninë janë të ndryshme. Në shumicën e rasteve arsyeja e ndërprerjes së shtatzënisë është se shtatzënia aktuale interferon me shkollimin ose me punësimin e asaj gruaje, si dhe faktin se ato akoma mund të mos jenë të martuara.

Zakonisht një grua vazhdon shtatzëninë pasi që të martohet dhe kur të ketë një stabilitet financiar. Më rrallë shkaku i abortit është incesti ose dhunimi.
Në shumicën e rasteve, një grua e cila aborton nuk ka shqetësim psikologjik të mëvonshëm; në fakt shqetësimi psikologjik është më i madh përpara abortit sesa pasi që të kryhet kjo procedurë.
Varësisht nga mënyra se si kryhet, ekzistojnë dy lloje të abortit: aborti klinik dhe aborti me barna.Aborti me barna
Aborti me barna kryhet përmes administrimit të barnave. Përgjithësisht, mënyra e kryerjes së abortit me barna mund të kryhet deri në javën e nëntë të shtatzënisë. Medikamenti që jepet është shumë efektiv dhe ka efekt në rreth 97% të rasteve. Pas marrjes së këtij bari duhet patjetër që të bëhet ekzaminim gjinekologjik dhe nëse ky bar nuk ka pasur efekt, aborti duhet të kryhet në mënyrën tjetër.

Ilaçin e jep gjinekologu. Ky ilaç që quhet Mifepriston vepron duke bllokuar veprimin e hormonit të quajtur progesteron. Nëse bllokohet veprimi i progesteronit, shtatzënia nuk mund të zhvillohet dhe të vazhdojë.
Hapi i dytë është administrimi i ilaçit tjetër që quhet Misoprostol. Misoprostoli merret tri ditë pasi që të merret ilaçi i parë. Në disa raste gjakderdhja mund të fillojë akoma pa filluar administrimi i barit të dytë. Me gjakderdhje del një copëz gjaku ose indi.
Në rreth 50% të rasteve, aborti fillon 4-5 orë pasi që të merret ilaçi i dytë. Në rastet tjera do të duhet të kalojë pak më shumë kohë. Pasi që të merret ilaçi pritet që ajo grua të ketë shtrëngim (dhimbje) në fund të barkut, mund të ketë ethe, barkqitje dhe vjellje. Për t’i eliminuar këto probleme mund të merret Ibuprofen, por në asnjë mënyrë aspirinë. Është e pritshme që në disa raste të ketë gjakrrjedhje të paktë edhe për disa javë pas intervenimit.
Sido që të jetë, për çdo shqetësim duhet të informohet gjinekologu.

Pasi që të shfaqet gjakderdhja duhet të bëhet edhe një kontroll te gjinekologu. Gjinekologu e kryen një ekzaminim ultrasonografik dhe e konfirmon se procedura është kryer me sukses. Në këtë vizitë duhet të diskutohet kontracepcioni, në mënyrë që të mos përsëritet një shtatzëni tjetër e padëshiruar. Mund të ndodhë që pas një aborti të ndodhë shumë shpejt një shtatzëni, prandaj është shumë e rëndësishme që të diskutohet hollësisht mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar.

Pas abortit fillon një cikël i ri menstrual dhe menstruacionet e ardhshme priten pas katër javësh. Nuk rekomandohet që në dhjetë ditët e ardhshme pas abortit, ajo grua të ketë marrëdhënie seksuale.

Aborti klinik
Mënyra më e shpeshtë e abortit klinik është aspirimi që njihet si vakuum aspirimi. Aspirimi mund të kryhet deri në javën e 16 shtatzënisë.
Dilatimi dhe kiretazha është një metodë tjetër e abortit klinik që mund të kryhet edhe pas javës së 16 të shtatzënisë. Këto metoda janë shumë të efektshme.

Para intervenimit duhet të bëhet ekzaminim gjinekologjik dhe ultrasonografik si dhe analizat laboratorike.
Intervenimi kryhet pasi që të jepet anestetiku (bar për bllokimin e dhimbjes). Aborti mund të kryhet edhe nën anestezion të shkurtër intravenoz. Qafa e mitrës zgjerohet me dilatatorë dhe pastaj futet një tub në brendi të mitrës i cili krijon vakuum dhe tërhiqet përmbajtja nga mitra. Ndonjëherë, mund të ketë nevojë që të përdoret kireta që është instrument për largimin e mbetjeve të mundshme nga brendia e mitrës.
Kjo procedurë zgjatë 5-10 minuta, por ndonjëherë mund të duhet më tepër kohë për të përgatitur cerviksin për intervenim.

Pasi që kryhet aborti, pacientja pushon afërsisht për një orë. Nëse grupi i gjakut është Rh negativ, pas intervenimit duhet të merret ampula Rhogam e cila mbron nga sensibilizimi në shtatzënitë e ardhshme.

Nuk rekomandohet që pacientja të ketë marrëdhënie seksuale për dy javë pas intervenimit. Ajo mund të bëjë dush sapo ta ndjejë se e ka të nevojshme.
Nëse anestezioni ka qenë i shkurtër intravenoz, pacientja nuk duhet të vozisë veturën ditën kur kryhet intervenimi.

Edhe pas abortit klinik, menstruacionet e ardhshme priten pas katër javësh.

Rreziku i abortit është shumë i vogël kur kryhet nga profesionistët e aftësuar për të kryer këtë procedurë. Në më pak se 0.3% të rasteve do të ketë ndonjë komplikim për të cilin do të duhet që gruaja të shtrihet në spital. Abortet e kryera deri në javën e dymbëdhjetë gati që s’kanë asnjë problem si për shembull infertiliteti, abortet spontane në të ardhmen dhe shtatzënia ektopike, kur bartin rrezik shumë të vogël ose nuk kanë fare rrezik për lindje të parakohshme.
Nuk ka asnjë lidhshmëri midis abortit dhe shfaqjes së cilido lloj kanceri.
/Telegrafi/

I helmonte e më pas i grabiste, arrestohet gruaja shqiptare

December 11, 2012 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Një 51-vjeçare nga Korça ka gjetur një formë mjaft interesante jetese por fatëkeqësisht rruga është ndërprerë në mes.

Burime  bëjnë me dije se një shtetase shqiptare nga qyteti i Korçës është vënë nën pranga nga policia në Maqedoni. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje dhe grabitjeje. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet N.B, 51 vjeç nga Korça.

 

 “Ministria e Punëve të Brendshme” në Maqedoni informoi dje se gruaja dhunonte “të dashurit” e saj. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo i helmonte e i grabiste.

Sipas policisë maqedonase, 51- vjeçarja ishte me qëndrim të parregullt prej disa muajsh, nga maji deri në shtator të këtij viti. Ajo shoqërohej vazhdimisht me meshkuj të moshuar, të cilët i trajtonte si klientë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Gruaja në fjalë kishte kohë që kërkohej nga drejtësia maqedonase, e për këtë arsye ajo u arrestua në pikën kufitare të Tabanocit. /alb-observer.com/

Fox tërhiqet nga skenat erotike

December 7, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

 

Fox tërhiqet nga skenat erotike<br />

Megan Fox perkrah bashkeshortit te saj

E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse të planetit, Megan Fox i detyrohet në një pjesë të madhe shkallëve që ka ngjitur në karrierën e saj linjave joshëse që ka ekspozuar në publik.

Megjithatë, aktorja e “Transformers” ka vendosur që të mos jetë më protagoniste e skenave erotike apo atyre në të cilat ekspozon pjesë të trupit të saj, për shkak të djalit të saj 2-muajsh Noah.

”Momenti në të cilin bëhesh nënë ndryshon të gjithë perspektivën e jetës”, deklaroi 26-vjeçarja për të përditshmen “The Mirror”.

”Një prej gjërave që ka ndryshuar tek unë, është fakti se tashmë nuk kam ndërmend të bëj më skena seksuale nëpër filma. Do të zgjedh me më shumë kujdes rolet që do të luaj, pasi nuk dua që kur djali im të shkojë në shkollë, t’i tregojnë shokët fotot e mia me bikini apo pozicione të tjera. Për shkak të tim biri, kam vendosur që të tërhiqem nga disa gjëra të cilat kam bërë më parë”.

Në intervistën e saj, Fox tregoi edhe përse i ka vendosur të porsalindurit një emër me prejardhje biblike.

”Në fillimin e të 20-tave, kam qenë me të vërtetë rebele, nuk isha e kënaqur për mënyrën se si isha rritur dhe nuk interesohesha për besimin. Megjithatë, tani që jam martuar dhe kam krijuar një familje, besimi është bërë i rëndësishëm për mua. E konsideroj këtë si mbylljen e një faze të jetës sime”, tha aktorja.

topchanel

82% e femrave enderrojne te pakten njehere per koleget e tyre

November 30, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Puna ne ekip ndonjeher nxit disa deshira “te keqija”. Sipas nje studimi te kryer nga nje sit me takime jashtemartesore, terheqja ndaj nje kolegu(eje) nuk ndodh rralle. 79,1% e meshkujve dhe 73,2% e femrave kane pranuar se kane pasur terheqje per dike me te cilin kane punuar. Ndonjehere koleget imagjinojne edhe nje marredhenie seksuale me njeri-tjetrin. Tete burra ne dhjete (81,6%) dhe 82% e femrave kane pasur “fantazma seksuale” ne skenen e te cilave ndodheshin personat e zyres.

Zyra eshte gjithashtu nje vend takimi per “tradhetaret”. 36,1% e anetareve te sitit qe ka bere studimin, te seksit mashkull, kane pranuar se kane pasur nje lidhje me nje kolege. Tek femrat kjo shifer shkon ne 31,4%. Nga ana tjeter, flirtimet gjate festave te fundvitit ishin me te medha. 60,2% e te anketuarave kane pohuar kete gje, kundrejt 49,8% te te anketuarve meshkuj. (marre nga 7sur7)

5 arsyet e gabuara që na hedhin në krahët e ish-të dashurit

November 20, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Nëse do të flisnim për eksperiencat e tua seksuale, atëherë këshilla që do të të jepnim, është që të qëndrosh sa më larg ish-të dashurit tënd.

Arsyeja apo më mirë arsyet që po shtjellojmë në këtë shkrim, nuk kanë lidhje vetëm me eksperiencën tënde dashurore por me eksperiencat e të gjithave neve së bashku.

Pra, po e theksojmë që duhet të kesh frikë nga ish-partneri yt. Aq më tepër në rastet kur këmbëngul që të vazhdosh t’i ruash kontaktet me të.

Sipas një hulumtimi ku morën pjesë 1.000 meshkuj dhe femra, rezultatet sollën në dritë që 47% e femrave të lira kryenin seks në mënyrë të rregullt me një prej ish-të dashurve të tyre.

Një nga arsyet që edhe pse janë ndarë, vazhdojnë të mbajnë kontakt seksual është se nuk e përballojnë dot vetminë pas ndarjes. Gjithsesi, 31% e tyre pranoi se duke pasur këtë lloj kontakti, shpresojnë se mos rilidhen përsëri.

E megjithatë, sondazhi tregoi se 43% e femrave pranuan se vazhdojnë ta ndajnë krevatin me ish-të dashurin e tyre dhe njëkohësisht po kërkojnë për të dashurin e ardhshëm. Por kjo gjë nuk ndodh vetëm tek femrat por edhe tek meshkujt. Madje tek meshkujt përqindja arrin në 47%.

Websajti seekingarrangement.com që kreu këtë kërkim, shkruan se disa nga shkaqet që i shtyjnë njerëzit të kryejnë marrëdhënie seksuale me ish-partnerët e tyre lidhet me konsumimin e alkoolit, flirtin në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale por edhe kur takohen shpesh (rastësisht).

Njerëzit që iu përgjigjën pyetësorit, paralajmëruan se të kryesh seks me ish-partnerin nuk është aspak gjë e mirë pasi ka shumë anë negative që lënë pasoja: një zemër të plagosur, fiksim me të shkuarën, një fëmijë etj.

5 arsyet e gabuara që na hedhin në krahët e ish-të dashurit

- Ke kohë pa kryer marrëdhënie seksuale

- Shpreson t’i japësh një shans të dytë lidhjes suaj

- Pasi kishe pirë alkool dhe një telefonatë që nuk duhej bërë, gjërat erdhën vetë deri këtu.

- Filluat të flirtoni në facebook

- U takuat rastësisht dhe ju duk ide e mirë.

mirror

Kim Kardashian : Tmerr i vertete pa makiazh! Foto Ekskluzive !

November 15, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Edhe pse është konsideruar një nga prezencat më të bukura të fushës së showbiz-it dhe ka dominuar mediat e lifestyle në gjithë botën, mesa duket tashmë vlen ajo shprehje: “Syri të gënjen!”

Në realitet, paraqitja dhe bukuria e “tepruar” e Kim Kardashian, citon alb-observer.com, është shumë larg nga ai që ne shikojmë në ekranet e televizioneve apo në kopretinat e revistave dhe fotografitë të cilat të bëjnë të mendosh se ajo është femra e “përkryer”!

Pulpit rock

Por, pa makijazh persona e TV-Show dhe e kopertonave të revistave lifestyle, nuk kujton ndonjë femurë super seksi, apo një femër me një imazh Super-femër e cila çmend meshkujt e kësaj bote!

Fotografët e “kapën” atë teksa dilte nga një ndërtesë me sytë të kenë rrathë të nxirë, fytyrë me shenja dhe sigursht që kjo nuk përputhej aspak me atë Kim kaq super-seksuale e cila kishte trazuar meshkujt mbarë…

Pra, me pak fjalë të “rrojnë” produktet kozmike të cilat pas një “lyerje me furça dhe shpatulla” na paraqesin një kukull perfektë!

Truri i mashkullit dhe ai i femrës

November 14, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Pse femrat janë më emotive se meshkujt? Pse meshkujt e shmangin ekspozimin e emocioneve? Pse ka aq shumë moskuptim mes meshkujve dhe femrave? Kjo me siguri ndodh për atë se femrat dhe meshkujt e kanë trurin ndryshe, kështu që edhe më ndryshe e përjetojnë jetën dhe gjërat përreth vetes.

- Dy bote të ndryshme: Edhe pse truri i mashkullit dhe i femrës është gati i njëjtë, prapë ekzistojnë dallime të imta të cilat herët a vonë tregojnë se meshkujt dhe femrat janë dy bota të ndryshme. P.sh., pjesa trurit që është e ngarkuar për emocione, është shumë më e madhe te femrat sesa te meshkujt. Kjo sqaron dallimet e mëdha në të kuptuarit e lidhjeve të dashurisë mes gjinisë më të fortë dhe asaj më të butë. Po ashtu, kjo nënkupton se femrat më mirë e kuptojnë gjendjen emocionale të dikujt përmes shprehjeve të fytyrës dhe se më mirë i lexojnë shenjat jo verbale në komunikim.

- Dallimi më i madh ka të bëjë me seksin: Dallimi më i madh në trurin e mashkullit dhe femrës, ka të bëjë me atë pjesë që është përgjegjëse për seksin. Kjo pjesë është dy herë e gjysmë më shumë te meshkujt. Kjo pjesë është e angazhuar edhe për prodhimin e testosteronit, ndërsa më aktivi është në pubertet. Pikërisht për shkak të kësaj pjese aq të madhe seksuale të trurit, seksi ka rol të madh në jetën e meshkujve. Falë kësaj pjese të trurit, por edhe prodhimit të testosteronit, meshkujt në moment e humbin mendjen kur i shohin gjinjtë e femrave. Edhe pse kjo partnereve të tyre mund t’u pengojë, fakti është se meshkujt tek aktivitetet e tilla me të vërtetë nuk mund të komunikojnë.

- Truri i femrës kërkon siguri: Truri i femrës është i programuar në atë mënyrë, që kërkon siguri dhe mbështetje te mashkulli, para se të vijë deri te seksi. Mirëpo, te meshkujt gjërat qëndrojnë më ndryshe dhe për këtë arsye meshkujt munden më me sukses të praktikojnë seksin e paobliguar. Prapë, truri nuk i pengon meshkujt që të mos dashurohen sikurse femrat, por në mënyrë edhe më intensive. Kur një mashkull njoftohet me një femër të cilën e vlerëson se është e duhura për të, të gjitha të tjerat bien në plan të dytë dhe ai i përkushtohet vetëm asaj. Kur arrin ta pushtojë dhe kur vjen deri te seksi, mashkulli në lidhje kënaqet po aq sa edhe femra./zeri/

6 Keshilla Per Te Qene Terheqes…

November 12, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Madje ka dhe shume femra, te cilat do te donin te merrnin guximin per te shprehur e para ate qe mendonin apo ndjenin, por kjo ndodh shume rralle. Femrat duket se e kane me te veshtire per te folur dhe per kete çdo gje ia lene ne dore meshkujve. Studiuesit japin disa keshilla per te pasur sukses ne çastin kur doni te krijoni nje lidhje te re.

 1 – Jini i paraqitshem

Ky eshte nje rregull tjeter si ai :”Mos jini skandal per prinderit”, por e lidhur me seksin dhe jo me veshjet. Edhe nese nje vajze pelqen “idiotet” dhe meshkujt e dhunshem seksualisht do t’i vije turp, per shkak te nje arsye qe fle ne koken e saj: Çfare do te mendojne te tjeret? A mund t’ua prezantoj miqve kete djale? Po prinderve? Keshtu qe ky eshte nje kunder-rregull. Femrat duan ate qe duan femrat e tjera, jo ate qe femrat e tjera nuk e pelqejne.
 2 – “Jo seks”: gjithçka hap pas hapi
Heren e pare qe dilni me nje vajze çojeni diku ku mund te kercehet. Femrat zakonisht pelqejne te kercejne. Te vallezosh eshte argetuese dhe vallezimi i ngadalte perfshin edhe prekje. Mund t’i beni komplimente, por mos flirtoni. Tregoni se sa shume argetoheni me te. Nese e puthni, putheni thjesht si shok. Ne kete menyre do ta rrisni gradualisht sasine e puthjeve dhe perqafimeve, nga takimi ne takim.
 3 – Tregohuni i matur
Ky eshte nje tjeter fakt qe lidhet me bisedat pa tema seksi. Femrat e duan seksin, por ne njefare menyre jane te frikesuara se mos dikush do e zbuloje koketerine e tyre. Nese flisni per seks ose per ish-te dashurat, i beni ato te ndihen se nuk jeni fare i matur. Beni diçka ndryshe. Kjo ndryshe eshte: Diçka qe femra te cilen sapo e keni takuar do te donte ta degjonte.
 4 – Te marresh dhe te japesh
Kjo eshte vazhdimesia e te qenit homoseksual. Njehere me ta menaxhuar situaten duke e lene nje femer te prese gjate per seks, mund t’i rrisni me shume deshirat e saj dhe reputacionin tuaj. Ju do te beheni ekspert ne perqafime, prekje te lehta dhe puthje. Kerkesa per ju do te rritet.
 5 – Eshte detyra juaj te perdorni fjale
Fatkeqesisht femrat (edhe keto te koheve moderne) zakonisht, jane vertet te paafta te formulojne deshirat e tyre seksuale me fjale. Shpesh nje femer nuk mund ta strukturoje me fjale te qarta ate qe ajo do seksualisht, dhe per kete ajo pret qe t’i lexoni mendjen dhe te veproni i pari. Per kete arsye femrat nuk do ju kerkojne thuajse kurre te dilni me te. Ato do ju presin juve te nisni fjalimin.
6 – Eshte detyra juaj te nisni veprimin
Ka shume fusha ku nje burre supozohet te veproje: Mashkulli pritet te afroje femren. T’i propozoje çfare te bejne (te shohin nje film ne kinema, te shkojne ne muze). Te marre nismen per puthjen e pare dhe te beje propozimin per martese. Ne fakt, ky rregull aplikohet me shume tek ato femra qe kane sjelle tipike femerore. Ato femra qe jane me burrerore me floke te shkurter me kepuce te sheshta dhe shume pak tualet mund te jene shume me ndryshe. /lajmekspres.com/


« Previous PageNext Page »