Prekëse! Sakrifica e nënës: “Nëse mbijeton, mos harro se sa shumë të dua!”
October 3, 2012 by Lauraa
Filed under Te ndryshme
Comments Off
Është histori e vërtet që ndodhi pak orë, pas tërmetit të fuqishëm në Japoni, disa muaj më parë…Do mund të ishte dhe kjo një përrall apo legjendë , por fatkeqësisht… nuk është! Është realiteti që na kujton se tregimet nuk janë gjithmonë legjenda!
Pasi tërmeti ishte “zhdukur”, ekipet e shpëtimit arritën në rrënojat e shtëpisë së një gruaje të re dhe aty përballën me trupin e saj të pajetë të mbuluar nga rrënojat. Pozicioni i trupit të saj, ishte disi i çuditshëm, të kujtonte momentin kur një besimtar përulet dhe i falet perëndisë së tij. Rrënojat e shtëpisë kishin mbuluar shpinën dhe kokën e saj.
Duke u përballur me gjithë këto vështirësi, kryetari i ekipit të shpëtimit vendosi të fus dorën e tij, brenda në një çarje në murin e rrënuar për të arritur trupin e gruas së pafat. Brenda tij, ziente shpresa se kjo grua ishte e gjallë. Mirëpo, si trupi i saj i ftohtë, po ashtu dhe trupi i saj i lakuar, dëshmonin se kjo grua kishte vdekur. Vetë krye i ekipit të shpëtimit, së bashku me kolegët e tjerë vendosën të largohen nga kjo shtëpi dhe t’i drejtoheshin shtëpive të tjera, për të ofruar aty ndihmë tek njerëz të tjerë që ndodheshin në nevojë të madhe për jetën.
Por, disa arsye të pashpjegueshme, citon alb-observer.com, e detyronin kryetarin e ekipit të shpëtimit e impononin atë të rikthehej në shtëpinë e shkatërruar ku ndodhej e groposur gruaja e pafat, pasi një fuqi e pashpjegueshme e “shtynte” atë për atje… Kështu dhe u bë! U afrua, u ul në gjunjë dhe futi përsëri dorën në çarjen e krijuar në murin e rrënuar, për të kërkuar një boshllëk nën trupin e saj të vdekur.
Papritur, filloi të thërras i entuziazmuar! “Është një fëmijë! Ka një fëmijë këtu!”.
I gjithë ekipi i shpëtimit, u grumbullua rreth tij dhe me kujdesin më të madh hoqën të gjithë mbetjet e rrënojave të shtëpisë, që kishin pllakosur gruan e pafat. Si të ishte mrekulli, para syve të tyre u shfaq një djalë tremuajsh, i mbështjell me një batanije e stolisur me motive lulesh, që ndodhej nën trupin e pajetë të nënës së tij. Sigurisht, që nënë trime kishte kryer një sakrificë mbinjerëzore për të shpëtuar djalin e saj tere muajsh.
Kur ajo kuptoi se shtëpia po rrënohej, përdori trupin e saj për të krijuar një improvizim mbrojtës për fëmijën e saj. Djaloshi i vogël, kur e gjeti kryetari i grupit të shpëtimit, po flinte i qetë teksa ishte mbështjell me batanijen e nënës së tij, e rrëmbeu prej andej dhe i mallëngjyer, i përlotur e solli në “Dritë”, duke e larguar nga rrënojat.
Mjeku nxitojë menjëherë për të vizituar djaloshin e vogël.
Pasi hapi batanijen, zbuloj brenda saj një telefon celular. Në ekranin e telefonit kishte një mesazh që shkruante:
“Nëse ia rrinë të mbijetosh, ta mbash mend se sa shumë të dua!”./alb-observer.com/
Christina Aguilera rikthehet provokuese dhe sensuale (FOTOT)
Në videoklipin më të ri, Christina Aguilera pasi është rikthyer në formë të mirë fizike, shfaqet elegante por dhe tepër provokuese.
Këngëtarja vjen për të gjithë fansat e saj me albumin më të ri muzikor “Your Body”, ku ajo prezantohet me një imazh ndryshe, raporton noa.al.
Në këngën më të re, Aguilera shoqërohet nga tri meshkuj simpatikë.
“Meshkujt nuk dëmtohen nga kjo video”, është shprehur këngëtarja para fillimit të xhirimeve.
31-vjeçarja në një moment shfaqet e shtrirë në shtrat, ku tregon trupin e saj vetëm me reçipeta pink, kanatiere me imazh leopardi, ndërsa në duar ka disa bizhuteri.
Përsa i përket modelit dhe ngjyrës së flokëve, në këtë video këngëtarja ka eksperimentuar me ngjyra dhe modele të ndryshme, ku prezantohet herë me stilin e Kelly Osbourne, me flokë kaçurela ngjyrë rozë, me flokë të drejtë ngjyrë të verdhë, me fije pink, e më pas me disa gërsheta të vogla.
Këngëtarja në këtë videoklip të ri paraqitet më seksi se kurrë dhe me një trup perfekt.
“Jam e kënaqur që luaj këtë karakter, pasi dal shumë nga vetja ime. Ky është vetëm argëtim, është si një film i vogël”, shprehet ajo.
Bën dashuri me të vdekurën, arrestohet i moshuari
September 26, 2012 by Lauraa
Filed under Lajme te cuditshme
Comments Off
Një shtetas 64-vjeçar nga Xhorxhia e SHBA-së u arrestua, pasi kreu marrëdhënie seksuale me trupin pa jetë të një gruaje që vdiq në banesën e tij!

Bëhet fjalë për Wade Davis, i cili njoftoi policinë katër orë pasi gruaja kishte vdekur. Por gjatë këtyre katër orëve, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të vdekurën.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet e vdekjes së saj. Davis pagoi garancinë dhe u la i lirë, por ai do të thirret përsëri nga autoritetet, kur të mësohet se nga se vdiq viktima. /alb-observer.com/
Halle Berry seksi edhe pas të 40-ve, forma mahnitëse në plazh
a.y/noa.al



Malibu
Më mirë nën racizmin grek sesa në varfërinë ekstreme në Shqipëri – Emigrantja e riadhesuar largohet nga Shqipëria e tmerruar
August 28, 2012 by Admin
Filed under Emigracion
Comments Off
Një histori drithëruese që fatkeqësisht bën emigrantët të heqin nga mendja edhe…
dëshirën e riatdhesimit në Shqipëri,pasi qeveria shqiptare e vetmja gjë që bën mendon vetëm për administratën publike ,ndërsa emigrantët dhe sektorin privat e ka lënë në mëshirë të fatit dhe shumë njerëz në Shqipëri jetojnë duke shitur hekur për skrap.
Nga Leart Kola
Ndërkohë që në televizorin e kafenesë ku unë dhe një miku im ishim ulur për t’i bishtnuar vapës aspak natyrore të Tiranës, Berisha po shfrytëzonte rastin për të trumbetuar sukseset shumëmilionëshe të turizmit. Ky miku im, si për t’i prishur qejfin Kryeministrit, më tregoi një histori që pak a shumë shkonte kështu:
Motra e tij jetonte prej dhjetë vjetësh në Athinë, vend ku punonte e kishte ndërtuar familjen. Me krizën e fundit ekonomike ajo e humbi punën, por nuk ishte faktikisht kjo që e bëri të mendonte kthimin në Shqipëri. Arsyeja pse ajo donte të kthehej, ishte ngritja serioze e partisë fashiste, që në lagjen e saj kishte edhe anëtarësinë më të madhe. Skenat e dhunës përgjithësisht ndaj zezakëve në mes të ditës, duke qenë se ata ishin subjekti më lehtësisht i dallueshëm, tregonte për një racizëm jo vetëm tanimë simbolik, por konkret, me parti politike dhe me një influencë në rritje. Nuk kuptohej, thoshte ai, që i referohej asaj, pra motrës së tij, nëse ishin polici, apo banda fashiste. Ajo që kuptohej, ishte që ditët po bëheshin edhe më të rënda, e nuk mund të jetohej më aty.
Nën këtë trysni, ajo kthehet, dhe pas një muaji që jetoi në Tiranë, vendos të rikthehet edhe një herë në Athinë. Pyetjes sime sesi është e mundur që një njeri të kthehet në një situatë të tillë, në një ambient të tillë, miku im iu përgjigj, që sado e thellë kriza atje, ekziston prapë mundësia e një pune, ndërsa këtu, kaosi që përjetohet është aq i papenetrueshëm sa nuk mund të shohësh asnjë të ardhme.
Kjo histori nuk tenton të ngrejë një ndjeshmëri filantropike, apo larg qoftë ndonjë ndjenjë nacionalizmi kundër fqinjit grek. Por patjetër duhet të na bëjë të reflektojmë për disa probleme shumë të thella.
Problemi i parë është që ne emigracionin nuk e kemi politizuar kurrë, emigrantët kanë qenë individë të hedhur në botë, e detyrë e tyre ishte që të sillnin para në Shqipëri. Madje jo vetëm kaq, por çdo konsullatë apo ambasadë, nuk e sheh shqiptarin që jeton jashtë si një njeri për t’u mbrojtur por vetëm rrjepur me teknika të ndryshme mashtrimi me bazë certifikatë e pasaportë. Ne si shtet jo vetëm që nuk u kemi krijuar kushte emigrantëve të votojnë për Parlamentin e vendit të tyre, por as nuk kemi pasur politika të jashtme ku të drejtonim votën tonë në Greqi e Itali. Vende këto ku ne përbëjmë një numër të rëndësishëm votash, e kjo politikë do të ndihmonte gjithnjë e më tepër në përmirësimin e kushteve të shqiptarëve.
Institucionet shtetërore shqiptare, emigrantët nuk i numërojnë si shqiptarë, për këtë arsye ata numërohen vetëm si turistë. Edhe motra e mikut tim, që erdhi e dëshpëruar për të gjetur një punë në vendin e saj, patjetër që është numëruar si turiste. Kjo është tragjedia e një kombi që nuk e njeh forcën e tij e nuk ka imagjinatë për të ardhmen. E një shoqërie që jo vetëm gënjehet nga Kryeministri për çdo ditë, por kjo ka filluar dhe t’i pëlqejë. Gjërat nuk janë aq keq sa duken, janë dhe më keq faktikisht, sepse askush nuk po mundohet të shohë më thellë. Gati një milion shqiptarë në Greqi sot nuk përballen vetëm me krizën ekonomike e me terrorin fashist të grupeve paramilitare të Agimit të Artë, por edhe me një dorëheqje.
sistematike të institucioneve të shtetit shqiptar në raport me nevojat e mbrojtjen e tyre. Paradoksalisht atë që nuk e bën shteti shqiptar, e bëjnë aktivistët e SYRIZA, në rrugët e Greqisë, që dalin kurdoherë në mbrojtje të shqiptarëve. Po tamam ata që nuk i duam ne, që para disa kohësh kur rezultati i tyre u rrit, një turli teveqelësh mbushën gazetat e Tiranës, kundër SYRIZA. Kjo tregon edhe shkëputjen përherë e më drastike të “elitave” të shoqërisë sonë, me dimensionin popullor që duhet të ketë politika. Elita që noton në klishe, e cila as nuk di dhe as nuk do të dijë më shumë se çfarë po ndodh përreth tyre, sepse në fund i intereson vetëm rroga, dhe prestigji fals që të ofron një qytet si Tirana.
Problemi i dytë, është mosshfrytëzimi i krizës në Itali dhe Greqi. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të tyre, duke qenë se pikërisht, nuk kanë punuar në të, kanë pasur tendencën të kenë kursime për “ditë të këqija”. Këto kursime ata janë të gatshëm që t’i investojnë në Shqipëri po të krijohen kushtet e duhura. Janë të ardhura që me një ndihmë nga shteti do mund të rivitalizonin bujqësinë dhe industrinë e lehtë. Për këtë duhet që shteti të mos i shohë më emigrantët si turistë, por si krijuesit e së ardhmes tonë kolektive. Nuk do të ishte e vështirë që të lehtësoheshin kreditimet për ata që vijnë nga jashtë e duan të investojnë. Të kanalizoheshin këto investime në fusha të ndryshme që do të rikonfiguronin ekonominë tonë, nga një ekonomi tërësisht pre e privatizimeve korruptive e masive, në një ekonomi prodhimi.
Duke bërë këtë, Shqipëria do të mund të ndërhynte edhe në një problem tjetër, që është papunësia. E cila këtu është e krijuar nga mungesa e aftësive për të bërë çfarëdo pune e për t’u integruar në tregun modern të punës. Të papunët në Shqipëri kanë vetëm dhe ekskluzivisht trupin e tyre për të ofruar, kjo e bën situatën e tyre tragjike. Sepse edhe nëse ne integrohemi në tregun europian, përsëri shqiptari do të jetë një i papunë, por kësaj here në një territor gjeografik më të madh. Askush në Europë sot nuk ka më kohë të marrë punëtorë të patrajnuar.
Përsëri këtë çështje e zgjidhin emigrantët që do të thërriten për të investuar kursimet e tyre në Shqipëri. Ata e kanë luksin të punësojnë e duke punësuar të trajnojnë, jo vetëm sepse kostot e krahut të punës në Shqipëri janë shumë më të ulëta se në vende tjera të Europës, por edhe sepse pikërisht kjo ka ndodhur dhe me ata kur kanë shkuar në Europë në ’90-n. Atëherë kur Europa e kërkonte pikërisht këtë lloj të punëtorit, për interes të pagesës së ulët, por që tashmë me krizën që ka kapluar dhe me dyndjet e 20 viteve të fundit, nuk është më e interesuar ta bëjë.
Ky vështrimi ynë nga Perëndimi, me sy të perënduar, duke ëndërruar pasuri të menjëhershme, është një gënjeshtër e madhe sa vetë Perëndimi, por është një gënjeshtër, që e mban sot këtë pushtet dritëshkurtër në këmbë. Ne duhet t’i kthejmë sytë nga njëri-tjetri, vetëm shqiptarët mund ta nxjerrin vendin e tyre nga kjo situatë e pashpresë. Nëse ne nuk jemi të gatshëm të integrojmë shqiptarët ne Shqipëri, ka për të qenë e pamundur të integrojmë Shqipërinë diku tjetër. Ky është leksioni i parë që duhet të mësojmë, nëse duam të ecim përpara.
E megjithatë, trajtimi i shqiptarëve që vijnë nga jashtë si turistë, nuk u rezervohet vetëm atyre.Edhe të tjerë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri trajtohen si turistë. E jo vetëm trajtohen kështu nga qeveria Berisha, por dhe ne sillemi si të tillë. Vetëm turistët janë të pandjeshëm ndaj vendit ku janë, ata duan thjesht shërbim, kjo është dhe arsyeja pse ne sot kemi një ekonomi kryesisht të bazuar drejt shërbimit dhe jo prodhimit. Berisha është fajtor për këtë situatë, por historia nuk gjykon vetëm liderët, por dhe shoqërinë që ua bëri të mundur pikërisht këtyre liderëve të bënin politika të tilla antikombëtare. Por ne mbetemi të pandjeshëm përballë këtyre fenomeneve, tamam si të ishim turistë. E nëse ne do të vazhdojmë të sillemi kështu, atëherë askush të mos qeshë kur Saliu deklaron se në Shqipëri ka 3 milionë turistë, për herë të parë ai ka të drejtë.
Gazeta Shqip
I dënuar të jetojë

Një 58-vjeçar i prekur nga një sëmundje e rrallë që e bën të jetë i zgjuar dhe i vetëdijshëm, por pa pasur asnjë kontroll mbi muskujt e paralizuar të trupit, shpërtheu në lot kur një gjykatë në Britaninë e Madhe i hoqi të drejtën të vetvritej.
Tony Nicklinson vuan prej shtatë vitesh nga sindroma e “kyçjes në vetvete”, e cila bën që e vetmja gjë që ai mund të ketë kontroll mbi trupin e tij të jenë sytë.
Britaniku nuk është në gjendje të flasë dhe të lëvizë asnjë pjesë të trupit, ndërsa i duhet asistencë e vazhdueshme dhe e plotë për të vazhduar të jetoje në këtë ferr në të cilin ndodhet.

Sipas bashkëshortes së tij Jane, e cila kujdeset për 58-vjeçarin, vendimi i gjykatës e dënon Tonyn me “burgim të përjetshëm brenda trupit, me mungesë dinjiteti dhe mjerim”.
Nicklinson pësoi një infarkt ndërsa ndodhej në një udhëtim pune në Athinë, në vitin 2005.

Goditja në zemër i shkaktoi sindromën, që e ka lënë tërësisht të paralizuar në çdo pjesë të trupit, ndonëse ai është plotesisht i aftë mendërisht dhe në gjendje të kuptojë situatën në të cilën ndodhet.
Prej dy vitesh, i sëmuri kishte ngritur një çështje në gjykatë, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të Britanisë që të lejonte mjekët ta asistonin në vetvrasje, të cilën ai nuk mund ta kryejë dot për shkak të kufizime fizike.

Në bazë të legjislacionit aktual, nëse ai do të “asistohet” të vdesë, familjari apo mjeku që do ta bëjë këtë, mund të dënohet deri në burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.
Megjithatë, ditën e enjte, pas seancash të tëra gjyqësore, 58-vjeçarit iu dha lajmi më i hidhur në jetë… që nuk mund të vdesë.

Eutanazia, siç quhet “vdekja e asistuar” për arsye mjekësore, ndalohet me ligj dhe vetëm Parlamenti ka në dorë të ndryshojë këtë ligj.
Nëpërmjet një kompiuteri të posaçëm që e lejon të flasë, i sëmuri u shpreh në gjykatë: “Jam tërësisht i rënuar nga ky vendim. Edhe pse e njihja legjislacionin, shpresova gjithsesi që pas punës fantastike të avokatëve të mi dhe provës së mjerimit të skajshëm në të cilën ndodhem, i paaftë t’i marr jetën vetes, të lejohesha të paktën që të prehesha në paqe prej kësaj gjykate. Unë nuk po tentoj të ndryshoj legjislacionin, kërkoj vetëm mëshirë për një vdekje të denjë. Kështu, po më dënoni përjetësisht në poshtërim të përditshëm”.

tochanel
16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar
August 12, 2012 by Lauraa
Filed under Psikologji
Comments Off
Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.
Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.
Gjuha e trupit te gënjeshtrat
1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.
2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe çiltërsi në çdo rast.
3. Duart do të prekin fytyrën, fytin dhe gojën. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të prekë gjoksin/zemrën me një dorë të hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitë e shkurtra
4. Ekziston një mospërputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalëve. Për shembull: Dikush thotë “Më pëlqen” kur merr një dhuratë dhe pastaj buzëqesh pasi bën pohimin, dhe nuk buzëqesh në të njëjtën kohë kur thotë pohimin.
5. Gjestet/shprehjet nuk përputhem me pohimin verbal, si për shembull kur dikush shtrembërohet kur thotë “Të dua”.
6. Kur dikush shtiret me emocione të rreme shprehjet janë të kufizuara me lëvizjet e gojës (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikësuar) në vend që të ndryshojë krejt çehren e fytyrës. Për shembull: kur dikush buzëqesh natyrshëm e gjithë fytyra e tyre është e përfshirë: nofullat dhe faqet lëvizin, sytë dhe balli mblidhen etj.
7. Minutazhi dhe kohëzgjatja e gjesteve emocionale do të jetë jashtë tempit. Shfaqja e emocioneve do të vonojë, kur ato të shprehen do të qëndrojnë më gjatë nga sa do të qëndronin normalisht, dhe më pas do të ndalin papritmas.
Bashkëveprimet dhe reagimet
8. Një person fajtor bëhet mbrojtës i vetvetes, duke justifikuar veten. Një person i pafajshëm priret të ofendohet. (Kujdes se gënjeshtarët e dinë këtë taktikë dhe luajnë rolin sikur ofendohen).
9. Një gënjeshtar nuk ndihet rehat përballë akuzuesit/pyetësit dhe mund ta kthejë kokën apo të lëvizë trupin prapa.
10. Një gënjeshtar ka mjaft gjasa të vendosë objekte si libra, filxhanin e kafesë, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti
11. Një gënjeshtar do të përdorë fjalët tuaja për t’u përgjigjur apo për të pyetur. Kur e pyesin: “A e hëngre biskotën e fundit?”, gënjeshtari do të përgjigjet: “Jo, s’e hëngra unë biskotën e fundit”.
12. Një pohim i shkurtuar ka më pak gjasa të jetë i vërtetë: “S’e bëra unë”, në vend të “Nuk e bëra unë”.
13. Gënjeshtarët ndonjëherë i shmangen gënjeshtrës duke mos bërë pohime të drejtpërdrejta. Ata thjesht nënkuptojnë përgjigje në vend që ta mohojnë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë.
14. Personi fajtor mund të flasë më shumë se zakonisht, duke shtuar detaje të panevojshme për t’ju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve në bashkëbisedim.
15. Një gënjeshtar mund të lërë jashtë përemrat dhe të flasë me një ton monoton. Kur bëhet pohim i vërtetë, përemri theksohet po kaq shumë sa pjesa tjetër e fjalëve në një pohim.
16. Fjalët mund të ngatërrohen apo të fliten me ngadalë. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gënjen. Me fjalë të tjera, fjalët do të jenë të çrregullta në vend që të theksohen.
Shenja të tjera të gënjeshtrës
- Nëse mendoni se dikush po ju gënjen, provoni të ndryshoni me shpejtësi temën e një bashkëbisede. Gënjeshtari do të pranojë dhe do të ndihet më i çliruar pastaj. Fajtori kërkon të ndryshojë temë; i pafajshmi mund të hutohet nga ndryshimi i papritur në temë dhe do të kërkojë të rikthehet tek tema e mëparshme.
- Fajtori do të përdorë humorin apo sarkazmin për të shmangur një temë.
Shënimet e fundit:
Duhet të kini parasysh se edhe nëse dikush ka këto shenja, kjo nuk e bën atë gënjeshtar/e. Sjelljet e sipërme duhet të krahasohen me sjelljen normale të tij në sa më shumë raste të jetë e mundur
tiranaabserver
Në vend të qimeve i rriten… thonj (FOTO)
August 11, 2012 by Lauraa
Filed under Kuriozitete
Comments Off
Studentja e universitetit është mbuluar me këto ‘thonj’, që kanë zëvendësuar qimet në trupin e saj. Doktorët ende nuk ia kanë idenë si të kurojnë sëmundjen e saj.

Një vajzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka befasuar mjekët pasi ka rënë viktimë e një sëmundje të paidentifikuar që bën që t’i rriten thonjtë në vend të qimeve.
Shanyna Isom, 28 vjeç, vuajti nga një reaksion alergjik tre vjet më parë që i shkaktoi mesa duket edhe këtë sëmundje të rëndë. Ajo e ka vështirë që të ecë dhe të kryejë detyrat e përditshme.
Studentja e universitetit është mbuluar me këto ‘thonj’, që kanë zëvendësuar qimet në trupin e saj. Doktorët ende nuk ia kanë idenë si të kurojnë sëmundjen e saj.
Familja e vajzës ka edhe një problem tjetër pasi nuk paguan dot faturat e shtrenjta mjekësore. Në total ajo duhet të paguajë 250 mijë dollarë për të gjitha kontrollet që ka bërë dhe që nuk i mbulohen nga sigurimi shëndetësor.



yllipres
Dietë, sekreti i formave perfekte të Jennifer Lopez

Sekreti i linjave dhe formave perfekte të Jennifer Lopez është konsumimi i vakteve të vogla gjatë ditës.
Asnjë vakt i bëshëm, as mëngjesi e as dreka por vakte të vogla gjatë ditës me vitamina dhe ushqime të shëndetshme.
Ylli i muzikës pop e cila i ka kapërcyer të 40-at është e njohur për trupin e saj të tonifikuar dhe perfekt, ndërsa merret gjatë gjithë kohës me pamjen e saj.
Revista “Closer” siç informon noa.al, shkruan se JLo pi ujë të ngrirë për të përmirësuar metabolizmin ndërsa eviton karbohidratet pas orës 4 të pasdites, ndërsa konsumon 4 vakte të shëndetshëm dhe të mbushur trupin me proteina gjatë ditës.
Më tej theksohet se e rëndësishme në dietën e saj është që vaktet e ushqimit të jenë të bazuar në ushqime me kalori por të lehta për tu tretur.
Një rregull i artë që sugjerohet është të pihet në distancë nga vaktet ushqimore, të përtypet ngadalë dhe mirë.
Në mëngjes rekomandohet një gotë qumësht ose kos dhe 4-5 biskota. Në vijim një tost me djathë dhe proshutë të pjekur.
Ndërsa në drekë mund të zgjidhet një pjatë makarona me domate, fileto mishi ose peshk si dhe një sallatë jeshile.
Në darkë këshillohet një fetë buke integrale, rukola dhe ndonjë djathë i lehtë.
Gjithsesi përveçse ushqehet mirë duhet thënë që Jennifer Lopez stërvitet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa zgjohet në orën 6 të mëngjesit për të bërë gjimnastikë rreth 1 orë.
Njerëzit që të heqin dëshirën për të bërë piercing (FOTOT)
August 5, 2012 by Lauraa
Filed under Kuriozitete
Comments Off













Pa diskutim nuk mund të quhet art, por veçse një deformim i pamjes së njerëzve të cilët me gjithfarë sendesh shpojnë trupin e tyre duke i quajtur piercing.
Agjencia e lajmeve noa.al, publikon bashkëngjitur fotografitë e disa njerëzve që kanë mbushur trupin me vathë, duke bërë që përveç ndonjë ekstremisti, pjesës më të madhe të njerëzve ti ikë dëshira për të shpuar veten qoftë edhe për një vath të vetëm.
a.y/noa.al
Çfarë ndodh nëse vdes interneti?
August 3, 2012 by Lauraa
Filed under Teknologji
Comments Off

- Po sikur i gjithë rrjeti global i komunikimit virtual të përmbyset një ditë? A është e mundur një gjë e tillë?
Një diskutim i tillë është ngritur gjatë një konference të posaçme që po zhvillohet këto ditë në Las Vegas, me pjesëmarrjen e ekspertëve të hakerave dhe atyre të qeverisë së SHBA-ve.
Momentin e krijimit të mundshëm të një black-out të internetit, ata e kanë cilësuar në fakt si “Dita e Gjykimit të Rrjetit”,
Duke shtuar se për t’i paraprirë asaj, patjetër që duhet parapërgatitur mbrojtja e rrjetit global.
Vetë eksperti i sigurisë kompjuterike, Paul F. Renda, ka deklaruar pasojat e mundshme të këtij skenari mund të dallohen përmes një softuari të dëmshëm, i cili do të përmbyste të gjithë rrjetin global.
Një virus i ngjashëm me “Fundin e Botës”, e ka cilësuar ai.
I cili mund të ketë në fakt, karakteristikat biologjike të atyre viruseve që kanë të ngecur në trupin tonë dhe përhapen për një kohë të gjatë brenda tij, pa u vënë re. Njësoj mund të ndodhë edhe me kompjuterat në fakt.
Gjithsesi, ekspertët dhe vetë Paul F. Ben, konkluduan se megjithatë, një kolaps i plotë i rrjetit, aktualisht është e vështirë të arrihet.
E kjo, pasi fuqia e nevojshme për të realizuar një sulm të tillë është më e madhe se ajo që kanë momentalisht viruset kompjuterike.
Gjithsesi, eksperti amerikan beson se konceptimi i mundshëm i softuari të dëmshëm, do të çojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rrjetit.
Sipas tij, rreziku i vërtetë nuk do të jetë në fakt një ndërprerje e plotë e komunikimit përmes internetit, por një reduktim i ndjeshëm në shpejtësinë e tij, gjë e cila mund të çojë në vonesa serioze në fushën e komunikimit, dhe që mund të ndikojë në fshirjen e të dhënave.a.b/noa
Jenny McCarthy trondit vendlindjen me bukurinë e saj (foto)
Bukuroshja Jenny McCarthy, kthehet në vendlindje por… trondit meshkujt me bukurinë e saj!
Kthimin e saj në Çikago, Jenny McCarthy e festoi me një super fotografim të linjave të saj trupore, të cilat vërtet “vrasin”, sytë të mahnitin dhe të magnetizojnë… Çdo mashkull që mori në dorë… revistën dhe e shijoi prej andej!
Pas katër muajsh, prezantuesja dhe modelja mbush plot 40 vjeç, por është më e bukur se kurrë, a s’është kështu?
Bukuroshja bionde, pozoi me një bikini “vrasës” tek shpalos trupin e saj që vërtet është…/alb-observer.com/
Shikoni fotografitë e 40-vjeçares që është më joshëse se një 20-vjeçare!
Kuriozitete të çuditshme rreth trupit të njeriut
July 31, 2012 by Lauraa
Filed under Kuriozitete
Comments Off
– Ndoshta mund të quhet edhe kuriozitete, por gjithsesi janë disa nga të vërtetat më të çuditshme në lidhje me trupin e njeriut dhe funksionimin e tij. I mblodhëm dhe i vendosëm në listën e mëposhtme:

- Hunda dhe veshët nuk ndalin kurrë së rrituri.
- Si shenjat e gishtave, edhe shenja e gjuhës është e ndryshme për çdo person.
- Njeriu mesatar shikon mbi 1460 ëndrra në vit.
- Kockat e gjymtyrëve janë më të forta sesa çimento.
- Meshkujt i zë lemza më shpesh se femrat.
- Meshkujt mund të lexojnë me shkronja më të vogla, në dallim nga femrat, ndërsa femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt.
- Nëse përdor kufje, për një orë i shton bakteret në vesh rreth 700 herë më shumë.
- Harrojmë 80% nga çfarë kemi mësuar çdo ditë.
- Marilyn Monroe kishte 6 gishta në një nga këmbët e saj.
- Ka më shumë mikroorganizma të gjallë në lëkurën e njeriut, sesa ka njerëz në planet.
- Sa më shumë plakemi, aq më e hapur bëhet ngjyra e syve tanë.
- 7% e amerikanëve kanë pranuar se nuk e kanë larë kurrë trupin e tyre.
- ¼ e kockave të njeriut ndodhet në këmbë.
- Dhëmbët e njeriut janë të forta, si gurë të vërtetë.
- Çdo vit 2700 pacientë shkojnë në shtëpitë e tyre, pas një operacioni kirurgjikal, me pajisje metalike apo mjete te tjera pune, të harruara në trupin e tyre. Në vitin 2000 vdiqën 57 persona nga gabime të tilla. LajmeShqip.
Incidenti i Jennifer me bikinit (FOTOT)
Stina e verës nxjerrë më në pah trupin elegant të femrave të botës së modës. Por jo vetëm ato bëhen pjesë e incidenteve rastësore, sidomos gjatë qëndrimit në det.
Në një situatë të tillë është përfshirë edhe modelja Jennifer Nicole Lee, e cila është fotografuar ndërsa përpiqet të mbulojë trupin e saj, pasi valët e detit i kanë hequr bikinit.
Ajo është e famshme për linjat trupore të saj, dhe kjo verifikohet edhe nëpërmjet këtyre imazheve, ku Jennifer shfaqet me bikini të verdha.
37-vjeçarja po kalon momente fantastike në Florida.
Ajo është kurorëzuar Miss Bikini në Amerikë në vitin 2006, dhe është modelja që nuk shqetësohet për vitet që ikin.
Dielli na ben mire, po perse? Ja efektet pozitive
Dielli? Përveçse na jep bukuri fizike përmes ngjyrës, është edhe një ilaç për shëndetin psiko-emocional.
Grekët dhe romakët e lashtë e dinin në fakt këtë lidhje të natyrshme të diellit me mirëqenien tonë dhe ndaj e përdornin atë në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës dhe si një metodë natyrore anti-stres.
Sipas shumë dijetarëve, në fakt, dielli ushqen pozitivisht disponimin tonë ndaj gjërave.
Sikundër, ekspozimi në diell shkakton edhe përfitime të tjera, duke rritur prodhimin e serotoninës dhe testosteronit, përkatësisht hormoni i mirëqënies dhe ai i seksualitetit, duke e bërë kështu trupin tonë më dinjitoz dhe vital.
Pa harruar edhe se ekspozimi në diell, gjithmonë sipas ekspertëve, vepron si një anti-depresant i vërtetë natyrore, duke lejuar gjendja emocionale jonë të rigjenerohet.
Por dielli del se është edhe një stimulues seksual natyror përsa i përket seksualitetit, mashkullor dhe femëror.
E kjo, për shkak se dielli, në thelb, stimulon prodhimin e hormoneve të caktuara për të mbajtur në nivel të lartë eksitimin dhe nxitjen joshëse. (NOA)
10 meshkujt më të bukur të kësaj vere (FOTOT)
Janë ata mbretërit e kësaj vere, pasi ndiqen nga paparacët në çdo moment të jetës së tyre, por jo vetëm.
Shfaqen në kopertinat e revistave më të famshme dhe pëlqehen nga femrat në mbarë botën.
Janë pikërisht 10 meshkujt më të bukur të kësaj vere, të cilët shfaqen në këto fotografi me rroba plazhi, raporton noa.al.
Gjithashtu janë meshkujt më të klikuar në internet, duke filluar nga Chris Hemsworth, i cili është shfaqur në ekranin e madh me rolin e tij prej protagonisti tek “Borëbardha dhe sportisti”.
Po ashtu në listën e dhjetë meshkujve më të bukur të kësaj vere janë renditur edhe Sergio Ramos, Andy Carroll, Matthew MCconaughey dhe Hugh Jackman.
Sigurisht nëse nuk do të limitohej me dhjetë vende, lista e meshkujve me trupin më të bukur do të ishte tepër e gjatë.
B.noa.

























