VIDEO Gruaja kamikaze shkakton tragjedi në Rusi, 18 të vdekur

December 29, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

russia4_472_355

18 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një atentat kamikaz i një gruaje në Volgograd. Informacionin se bëhet fjalë për sulm terrorist e ka vërtetuar Komiteti rus për luftën kundër terrorizmit. Sulmi ka ndodhur në orën 12:45, sipas orës lokale, njofton ministrja rajonale e punëve të brendshme, Svetlana Smolianinova.

Të lënduarit janë nisur në spitalin më të afërt, ndërsa ministrja ka thënë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh. Deri tashti askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ka ndodhur disa muaj pasi që lideri i kryengritësve çeçen, Doku Umarov, u ka bërë thirrje përkrahësve të organizatës që të bëjnë sulme në lojërat olimpike dimërore, të cilat do të mbahen në Sochi, në shkurt 2014. Volgograd ka 1 milion banorë dhe gjendet 690 kilometra në jugperëndim të Sochit.

burimi www.ballkanweb.com


Comments

comments

Aksidentohet rëndë Michael Schumacher

December 29, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Michael-Schumacher-michael-schumacher-30374805-1024-768

Ish-piloti i Formulës 1, Michael Schumacher, ka pësuar një aksident të rëndë duke bërë ski në Meribel të Francës.

Sipas radios ‘Europe 1’, gjermani shtatë herë kampion Bote ka pësuar një traumë të rëndë në kokë dhe është dërguar me helikopter në spital.

“Nuk e di sa e rëndë është gjendja. Policia po mundohet të kuptojë si ka ndodhur rënia. Nuk e dimë nëse ka ndodhur në pistë apo jashtë saj”, tha për ‘Radio Montecarlo’ shefi i kompleksit të Meribelit, Christophe Gernignon- Lecomte.

burimi www.top-channel.tv


Comments

comments

Rama Forcat ekstremiste Europiane mbllokuan statusin pë Shqipërinë

December 29, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

kryeministri edi rama

Kryeministri Rama theksoi se ekstremistët europianë kundër myslimanëve kanë pasur një rol kryesor për sa i përket refuzimit të statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një intervistë përballë gazetarit Mustafa Nano, kreu i qeverisë theksoi se nevoja e Europës për të parë rezultate konkrete nga Shqipëria dhe presioni i hapur i partive ekstremiste ishin elementet kyçe që sollën dhe këtë refuzim. Rama nuk ngurroi ta bazonte këtë qëndrim të tij te fakti se Serbisë i ishte hapur drita jeshile, pavarësisht faktit se këtij vendi i mungon dimensioni i bashkëjetesës fetare, i cili është i spikatur në Shqipëri.
Statusi
Për mosmarrjen e statusit, Rama fajësoi në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane. Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar. “Ka një problematik për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama. Ai nuk ngurroi të përmendte dhe si shembull Serbinë, kur theksoi se ky vend, ndonëse nuk kishte një dimension të theksuar mbi respektimin e feve të ndryshme, iu hap drita jeshile për në rrugën e saj drejt BE-së. “Refuzimi për ta dhënë këtë herë statusin e vendit kandidat ishte më kompleks se thjesht raporti i familjes europiane me ne, por ishte dhe shprehje e një problemi të brendshëm që po bëhet gjithmonë e më i madh brenda familjes europiane. Kjo ka të bëjë me rritjen e masës shqetësuese të atyre që janë kundër BE-së, të atyre që janë kundër zgjerimit dhe kundër shumëçkaje që BE-ja vetë mëshiron. Kjo nuk ndodhi me Serbinë dhe kjo e bën edhe më dramatike, jo për faktin se Serbia mori dritën jeshile dhe Shqipëria nuk e mori, por sepse Serbisë i mungon një dimension që ne e kemi dhe që për mua është pasuri e jona dhe që është dimensioni fetar. Shoh si pasuri të tonën multireligjionitetin”, theksoi Rama, i cili shtoi gjithashtu se nuk besonte se në Serbi kishte më pak korrupsion dhe krim të organizuar se në Shqipëri. Gjithsesi Rama theksoi se një nga problemet kyçe që Shqipëria kishte me Europën, ishte se qeveria e saj ishte bërë e pabesueshme për sa u përket masave konkrete që duheshin marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Prandaj, sipas Ramës, qeveritë e vendeve të rëndësishme europiane kishin kërkuar më shumë kohë nga Shqipëria për t’i akorduar këtë status.

 

Fragment i intervistës i marrë nga gazeta SHQIP

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/12/29/rama-myslimanizmi-shqiptareve-faktor-ne-refuzimin-e-statusit/


Comments

comments

Lajmërim për emigrantët Shqiptarë në Greqi

December 28, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

interviste nga albanians.gr ilias hronopoulos 10

Siç edhe kemi informuar ekskluzivisht  më datë 31 Dhjetor fillojnë nga puna Shërbimet me një ndalesë për emigrantët, ose të quajtura  ONE STOP SHOP. Këto shërbime do zëvëndësojnë zyrat aktuale ku aplikohet apo bëhet rinovimi i lejeve të qëndrimit .(Në fund të artikullit mund të gjeni se çfar është ONE STOP SHOP dhe në cilët drejtori do hyni sipas bashkisë që jetoni.)

Në kuadrin e hapjes të këtyre shërbimeve, dhe për të pasur informim më të mirë për emigrantët organizohet Konferencë për shtyp e cila është e hapur për të gjithë organizatat e emigrantëve por edhe për emigrantët, në të cilën do jepen shpjegime si dhe do përgjigjen pyetjet e mundëshme që do lindin.

Në këtë organizim merr pjesë dhe Portali www.albanians.gr.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata e Punëtorëve të Drejtorisë të Decentralizuar të Athinës.

Më poshtë lexoni ftesën

Ftesë

Shoqata e Punëtorëve të Drejtorisë të Decentralizuar të Athinës (???????? ??????????? ?????????????? ????????? ???????) në bashkpunim me Organizatën Generation 2.0,  me Portalin Informatik për Shqiptarët në Greqi www.albanians.gr si dhe me Komintetin e Integrimit të Emigrantëve të  Bashkisë Koridhalo (????????? ??????? ??????????? (???) K?????????) ju fton të Hënën 30 Dhjetor në orën 16.00 në Konferencën për shtyp-konferencen informative me rastin e hapjeve të shërbimeve ONE STOP SHOP-Shërbime me një ndalesë për emigrantët.

Konferenca do organizohet në Qëndrën “BIOS” e cila ndodhet në rrugën PEIRAIOS 84 në Athinë (Afër IERA ODOS), në katin e parë.

Kordinator të Konferencës do jenë Ndërmjetësit Kulturorë Fatos Malaj dhe Nikos Odubitan

Pjesmarrja është e lirë.

Shënim për lexuesit dhe pjesmarrësit rreth aktivitetit.

Me ndihmën e organizatave të emigracionit dhe me iniciativën e Shoqatës të Punëtorëve në Drejtorinë e Decentralizuar të Athinës , do përkthehen në disa gjuhë dhe do ndahen tek qytetarët e vëndeve të treta, udhëzime për situatën e re që do krijohen në kuadrin e fillimit të punës të Shërbimeve të reja.

Tashmë bashkitë ndalojnë punën e tyre dhe të gjitha kopetencat e proçedurave të ligjërimit të emigrantëve do i kalojnë Drejtorive të Decentralizuara të Shtetit. Do jepen udhëzime për të shmangur sa është e mundur mundimin e emigrantëve ditët e para të funksionimit, si dhe do jepen përgjigje për pyetjet që do ngrenë pëfaqësuesit e Organizatave të emigrantëve ose vetë emigrantët.

Me pak fjalë do paraqitet realiteti me të cilin do të përballen emigrantët nga data 31/12/2013

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

One stop Shop- shërbimi më i ri për emigrantët në Greqi

Më 31/12 hapen ONE STOP SHOP për emigrantët (Atikë)

Foto ekskluzive nga ambjentet e Shërbimeve One Stop Shop për emigrantët në Greqi


Comments

comments

Çfarë thonë vetullat për personalitetin tuaj?

December 28, 2013 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

ërveçse një faktor i rëndësishëm i bukurisë së fytyrës, vetullat janë edhe një tregues i mirë i karakterit të dikujt

Vetullat tregojnë për ju më shumë sesa mund të kenë kuptuar të tjerët që ju kanë qëndruar gjatë pranë. Sipas ekspertit të leximit të shprehjeve të fytyrës Xhin Haner, tiparet tuaja tregojnë për nivelin e vetëbesimit, logjikën, aftësitë organizative, motivimin dhe vendimet që mund të merrni. Shembujt e mëposhtëm vijnë me ilustrime nga tipare të femrave të famshme të botës së shoubizit.

  1. 1.  Vetullat e shkurtra

Vetullat e shkurtra si ato të Britni Spirs (Britney Spears) janë një shenjë tipike e dikujt që nuk mund të përballojë shumë stres. Po ashtu, këta persona nuk janë miqtë ideal të cilëve mund t’i tregoni problemet e jetës suaj.

  1. 2.  Vetullat e gjata

Njerëzit që kanë vetulla të gjata si të Eva Mendez priren ta përballojnë më mirë stresin. Këta persona kanë gjithashtu shumë miq të cilët nuk e kanë problem të ulen në një kafe dhe të dëgjojnë për problemet e të tjerëve, apo të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur ato. Njerëzit që kanë vetulla të gjata janë punëtorë të mirë, marrin përsipër shumë punë dhe janë tepër konkurrues nga natyra.

  1. 3.  Vetulla të holla

Vetullat e holla natyrale ose ato që nuk bien shumë në sy, si të Tejlor Suift (Taylor Swift), simbolizojnë njerëzit të cilët nuk janë shumë të sigurt në vetvete. Këta persona nuk binden shpejt dhe nuk kanë vetëbesim. Priren më tepër të besojnë gjërat që u thonë njerëzit e tjerë, sesa të bëjnë sipas ideve të tyre. Njerëzit me vetulla të holla kanë një mënyrë të shtruar për të jetuar dhe janë shumë të kujdesshëm.

  1. 4.  Vetulla të plota

Vetullat e plota si të Cara Delevingne tregojnë se personaliteti i një personi është i fortë dhe këta njerëz dëshirojnë të kenë një jetë aktive. Kanë vetëbesim, mendojnë qartë dhe i kuptojnë gjërat shpejt, ndaj janë njerëz ku mund të mbështetesh në raste problemesh. Ndonjëherë irritohen shpejt nëse të tjerët i pengojnë kur duan të bëjnë diçka, kjo sepse njerëzve me vetulla të plota i pëlqen të veprojnë shpejt dhe pa u munduar.

  1. 5.  Vetulla me hark të lartë

Nëse njihni dikë me vetulla që vijnë pak më lart se sytë ose kanë hark të lakuar për lart, si Megan Foks (Fox), atëherë ky është një person jo i afrueshëm, tepër i ndjeshëm dhe jo tepër i komunikueshëm për gjëra personale. Njerëzit me vetulla me hark të lartë kanë nevojë për vetmi dhe ndonjëherë perceptohen si tipa të ftohtë, por gjithçka që u duhet është pak kohë që të njihen me të tjerët. Tipat me vetulla si Megan Foks duan të jenë perfeksionistë dhe kanë shije të mirë në zgjedhjen e gjërave.

  1. 6.  Vetulla me hark të ulët

Vetullat që janë të ulëta, pra janë afër syrit, ashtu si të Lili Kolins (Lilly Collins), tregojnë se jeni njerëz të afrueshëm dhe të qetë. Këta tipa i mbajnë premtimet që bëjnë dhe janë shumë mbështetës, sepse i ndihmojnë njerëzit e tjerë deri në pikën e fundit.

  1. 7.  Vetullat e harkuara

Vetullat e harkuara si të Bionse (Beyonce) zakonisht tregojnë se keni të bëni me një person të sjellshëm dhe altruist. Kanë takt në komunikim dhe gjithnjë krijojnë situata të barabarta për të mos ndodhin hatërmbetje. Njerëzit me vetulla të harkuara i pëlqejnë lidhjet sepse janë kundër vetmisë.

  1. 8.  Vetullat pa hark

Vetullat e drejta si të Xhesika (Jessica) Albës tregojnë se këta njerëz mendojnë me shumë logjikë rreth vendimeve që marrin. Tipa të tillë janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithnjë mbështeten te lidhjet shkak-pasojë në vendimet që marrin. Nuk janë shumë emocionalë, por i shfaqin emocionet në momentin e duhur.

  1. 9.  Vetullat me kulm

Bëhet fjalë për vetullat që kanë vijë që vjen në ngritje, arrin një kulm dhe fillon e ulet. Këta njerëz me vetulla si të Olivia Uajlld (Wilde) janë të dhënë pas qejfit, mendojnë shpejt, flasin shpejt, i marrin vendimet sa hap e mbyll sytë dhe kanë nevojë për stimul. Janë njerëz spontan, reagojnë shpejt kur bëhet fjalë për emocione dhe kanë një sens të mirë humori.

  1. 10.  Vetullat e holluara

Njerëzit me vetulla natyrale të trasha, por që kanë vendosur t’i hollojnë, kanë një personalitet të fortë të cilin po e luftojnë. Kjo do të thotë se këta njerëz kanë humbur një pjesë të kontrollit mbi veten dhe i marrin vendimet pa menduar gjatë. Njerëzit me vetulla të holluara janë tërheqës për të tjerët, sepse duken si më të lehtë.

G.shqip

 

Ambasadori Shqiptarë në Greqi, nuk cënohen relatat shqiptaro greke.

December 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Para disa ditësh Greqia vendosi të riaktivizoi dy posta kufitare ushtarake në kufi me Shqipërinë. Këto posta do -riaktivizohet në kufirin tokësorë në zonën e Prespës, por gradualisht do aktivizohen dhe pika të tjera përgjatë kufirit tokësorë Shqipëri-Greqi.

Sipas zyrtarëve grek kjo lëvizje u bë që ushtria ti vij në ndihmë policisë kufitare greke në parandalimin e luftës kundrë trafigjeve ilegale të lëndëve narkotike, armëve apo qënjeve njerzore.

Artikullin përkatës mund ta lexeni tek faqja jonë këtu Greqia kthen ushtrinë për monitorimin e kufirit me Shqipërinë

Gjithashtu pothuajsse disa orë përpara ushtria greke kishte organizuar në të njëjtën zonë stërvitjen ushtarake Pirpolitis, me pjesmarrjen e forcave speciale dhe helikopterëve ushtarak sulmues.

Të gjitah këto krijuan një klimë pasigurie në opinionin publik shqiptarë se Greqia po riarmatos kufirnin me Shqipërinë , po përgatitet për sulm apo për të bërë gjëmën etj etj

dashnor-dervishi

Për këtë çështje Gazeta Shqiptare, intervistoi Ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Greqi, zotin Dashnor Dervishi. Intervistën po ja u paraqesim më poshtë.

Cila është e vërteta e ushtarëve grekë që janë vendosur në kufi me Shqipërinë?
Bëhet fjalë për stërvitjet ushtarake që po bën ushtria greke, në kuadrin e programeve ushtarake që ka.
Në opinionin shqiptar prania e ushtarëve grekë në kufi me Shqipërinë, nuk është pritur shumë mirë. Çfarë mund të thoni ju për këtë?
Shtypit shqiptar apo opinionit shqiptar mund të mos i pëlqejnë shumë gjëra, por çdo shtet ka programet, ligjet dhe rregullat e veta, si dhe stërvitjet ushtarake të planifikuara.
Pse është zgjedhur pikërisht kufiri me Shqipërinë?
Po, sepse ky kufi kishte radhën, sepse para tre muajsh stërvitja është bërë në kufirin me Turqinë, para një muaji bëri stërvitje në kufirin me Bullgarinë, para disa javësh bënë stërvitje në kufirin me Maqedoninë. Greqia këto kufij ka. Ushtria greke ka programin e saj të stërvitjes, ka programe për të cilat është njoftuar edhe pala shqiptare, edhe atasheu ushtarak që kemi neve. Pra, duhet theksuar se çdo shtet ka programet e saj vjetore, përfshirë këtu edhe stërvitjet ushtarake, i pëlqen apo jo vendit fqinj. E dyta, Greqia është vend anëtar i NATO-s, edhe Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, çdo stërvitje që bëhet është e programuar edhe në kuadrin e komandove të përbashkëta të kësaj aleance. Dhe stërvitjet janë të tilla që mund të ketë edhe objektiva që kanë tendenca për mësymje, por kanë në programin e tyre edhe probleme që u vijnë në ndihmë edhe popullatës lokale të formave të ndryshme. Nga mënyra e dimensionit, nga mënyra e përmasave dhe nga mënyra e mjeteve ushtarake dhe njerëzore që përdoren, kuptohet nëse janë për mësymje apo me objektiv mbrojtjeje ndaj një fatkeqësie ndaj akteve terroriste. E treta, nga përmasat që kanë kjo stërvitje dhe ajo tjetra që u bë më përpara, nuk vihet re se janë stërvitje mësymëse ushtarake me mjete ushtarake me qëllim të përcaktuar, por janë forca speciale antiterror në mbrojtje të popullsisë lokale. Stërvitje të tilla ka bërë edhe shteti ynë, edhe Policia Shqiptare ka shkuar për të bërë stërvitje në Gjirokastër, në kufi me Greqinë dhe në këtë rast nuk mërzitet as shteti grek, as Italia.
Pra, sipas jush në këtë rast nuk bëhet fjalë për cënim të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi?
Absolutisht nuk ka cënim të marrëdhënieve greko-shqiptare. Përkundrazi, gjithë qëndrimet e Greqisë, sidomos në këto ditët e fundit janë tepër miqësore, edhe me mesazhe të tilla. Çdo stërvitje ushtarake që bëhet, atasheu ynë ushtarak është i pranishëm dhe është i mirinformuar për çdo lëvizje, për çdo gjë që bëhet. Çdo stërvitje që bëhet informohen shtetet përkatëse nëpërmjet atasheve ushtarake. E dyta informohet shtabi i NATO-s, dhe ky shtab nuk pranon një sulm apo një ushtri të një vendi anëtar të NATO-s, drejtuar drejt një vendi tjetër, po anëtar i NATO-s. Dhe që këtu bie poshtë mendimi i ndonjë sulmi të mundshëm i Greqisë ndaj Shqipërisë. Shto këtu edhe faktin se ato janë grupe speciale, pra nëse RENEA shkon në Tropojë, nuk do të thotë se Shqipëria po përgatit një sulm ndaj Jugosllavisë.
Mos ndoshta të gjitha këto masa, lidhen edhe me zhvillimet e fundit në vendin tonë, përfshi këtu edhe arratisjen e të burgosurve nga burgu i Drenovës, apo edhe ngjarja e vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë?
Mendoj se edhe këto kanë ndikuar, pasi popullsia lokale në fshatrat grekë ndihet e pambrojtur dhe në këto kushte kanë shtuar pak masat edhe për mbrojtjen e popullsisë në këto zona.
Po për vrasjen e dy shqiptarëve nga policia greke?
Unë nuk mund t‘u them më shumë, përveç faktit që ka ardhur një përgjigje zyrtare nga pala greke, në të cilën është dhënë një informacion zyrtar.

 

Burimi Gazeta Shqiptare

Burimi elektronik http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ushtria-greke-ne-kufi-ambasadori-dervishi-nuk-cenohen-relatat-165370.html


Comments

comments

Shqipëria vendi më i mirë për t’u vizituar në 2014

December 26, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

104251

Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët në vitin 2014. Ky është rezultati i guidës turistike “Yomadic” pas një kërkimi 1-vjeçar në 27 vende europiane. Kjo agjenci ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Europës, duke bërë më pas edhe vlerësimin. Kështu, si qyteti më I bukur europian për t’u zivituar gjatë 2014-ës është zgjedhur Beogradi, ndërsa si “Qyteti i vogël më I bukur” është zgjedhur Kotori në Mal të Zi, dhe Ohri në Maqedoni.

Ndërsa Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur, me një peisazh mbresëlënës, plazhe të bukura, dhe vlera të mëdha historike e kulturore. Janë disa qytete që përmenden në artikullin e publikuar nga “Yomadic”, si Berati, Gjirokastra, Pogradeci, etj.
 
SHQIPËRIA, VENDI MË I MIRË NË EUROPË PËR T’U VIZITUAR GJATË 2014
Edhe pse në këtë listë ka pretendentë të tjerë të denjë, Shqipëria qendron në një pozitë më të lartë. Kombinimi i vendeve historike me plazhe të bukura, kulturën, gastronominë, dhe vlerën e parasë, bëjnë që Shqipëria të jetë fitues. Nga plazhet jugore të Rivierës Shqiptare deri në malet me dëborë, kalatë e vjetra, si dhe dy qytetët e mbrojtura nga UNESCO Berati dhe Gjirokastra, një kryeqytet unik, si dhe një xhevahir I vogël i fshehur, siç është vogël Tushemishti, – janë të gjitha vende kaq të bukura që kanë shumë për të ofruar dhe pak turistë që i vizitojnë.

Por pse të vizitohet ky vend gjatë vitit 2014? Shqipëria ende shfaq disa problematika, si mungesa e infrastrukturës dhe ka një treg të pazhvilluar turistik. Duke u ndalur tek çështja e sigurisë, theksohet se nuk ka probleme të kësaj natyre. Ndërsa thuhet se transporti është i mundur për të vizituar destinacionet e dëshiruara. Por ppërmendet problemi i rrugëve, me gunga apo me gropa, në dis araste, si dhe mbeturinat në disa zona rurale.

Por në artikull thektoshet se vendi po ndryshon shumë shpjet drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Ndërkaq, theksohet se përmirësimi i turizmit, dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori do mund t’i japë vendit zhvillim të madh dhe të ardhura të konsiderueshme. “Sipas mendimit tim, kjo nuk është një çështje “nëse”, por “kur” do ndodhë”, thuhet në artikull.

 

burimi www.shqiptarja.com


Comments

comments

Kakavijë Aksidentohet familja e emigrantëve

December 25, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së mërkurës, pak metra larg pikës kufitare të Kakavijës.

Në automjetin e aksidentuar po udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje, të cilët po ktheheshin në atdhe për festat e fundvitit.

Sipas policisë greke, automjeti me targa helene, që drejtohej nga një 41-vjeçar shqiptar humbi kontrollin dhe ra nga një urë 5 metra e lartë.

Prej llamarinave të shkatërruara të makinës, policia greke mundi të nxjerrë trupin e pajete të 41-vjeçarit, ndërsa djali 5-vjeçar, gjyshja 66 vjeçe dhe bashkeshortja 40 u  dërguan në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët e spitalit thanë se gjendja e fëmijës dhe gjyshes së tij është tepër e rëndë, ndërsa mamaja është në gjendje më të mirë. Sipas burimeve, ata kanë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia tha se dyshon se shkak për aksidentin ka qenë gjendja e përgjumur e drejtuesit të automjetit. Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të Janinës, ndërsa trupi i pajete i 41-vjeçarit është çuar në morgun e qytetit.

 

Burimi www.top-channel.tv


Comments

comments

Kryeministri Britanik Ja pse se mbështetëm Shqipërinë për Statusin

December 21, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Kryeministri britanik, David Cameron arsyetoi qëndrimin hezitues ndaj kandidaturës së Shqipërisë në konferencën nacionale për shtyp, në përfundim të samitit 2-ditor europian.

Pasi përmendi takimin me kryeministrin Rama, Cameron shpjegoi se BE duhet të nxjerrë mësimet nga zgjerimi i fundit, duke forcuar rregullat për periudhat tranzitore të anëtarësimit.

“Për Shqipërinë ne nuk po e mbështesim statusin kandidat tani. Siç e mbani mend, ka disa hapa për t’u ndjekur përpara se të bëhesh anëtar.

E kam takuar kryeministrin shqiptar dhe ai bëri shumë përpjekje për reformat në vendin e tij. Por mendoj se hapa të

E kam takuar kryeministrin shqiptar dhe ai bëri shumë përpjekje për reformat në vendin e tij. Por mendoj se hapa të mëtejshëm duhen ndjekur përpara se statusi kandidat të jetë i përshtatshëm

David Cameron
Kryeministër i Britanisë mëtejshëm duhen ndjekur përpara se statusi kandidat të jetë i përshtatshëm.

Këto hapa duhet t’i përdorim me çiltërsi për të inkurajuar vendin për masat ndaj korrupsionit, masat ndaj krimit të organizuar, për praktikat e duhura ligjore, për sundimin e ligjit.

Pra, siç e thashë, kjo është mundësia që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet një politikë mjaft e mirë dhe ne duhet të sigurohemi se kjo do të ndodhë në rastin e Shqipërisë.

Ne jemi pro zgjerimit, por kur shohim nga e ardhmja, unë nuk dua që të përsëriten lëvizjet e mëdha të njerëzve siç i kemi parë. Ne duhet të mësojmë nga historia.

Zgjerimi ka qënë një sukses, kontrolli tranzitor ishte i suksesshëm, por jo kur përdorej nga vendet dhe unë debatoj që të vemi një hap më tej për kontroll më të fortë tranzitor”, ka deklaruar Cameron.

Periudha tranzitore zbatohet përgjatë 7 viteve që pasojnë anëtarësimin e një vendi në Bashkimin Europian. Në të parashikohet aksesi i krahut të punës në mënyrë të përshkallëzuar, sipas specializimeve,  në tregun europian. / Top Channel


Comments

comments

Parlamenti i Greqisë pezullon financimin e Agimit të Artë

December 20, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

assets_LARGE_t_420_54047758

Parlamenti i Greqisë vendosi që të pezullojë financimin e Agimit të Artë, forcës politike të ekstremit të djathtë në vend.

Agimi i Artë përfitonte nga buxheti i shtetit si një forcë politike parlamentare, por ndërprerja e financimit u përligj nga ligjvënësit me procesin penal në vazhdim ndaj disa prej drejtuesve të kësaj partie.

Nëse procesi do të sjellë dënimin e këtyre drejtuesve për akuzat e ngritura, midis të cilave formim i një organizate kriminale, vetë Agimi i Artë rrezikon të nxirret jashtë ligjit dhe të pengohet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Në votimin në Parlament, propozimi për ndërprerjen e financimeve për Agimin e Artë kaloi me 241 vota në favor, 26 kundër dhe 28 abstenime.

Pavarësisht goditjeve që ka marrë së fundmi në opinionin publik, Agimi i Artë vazhdon të renditet në sondazhe si partia e tretë më popullore midis grekëve.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në Dhjetor, kjo forcë ekstremiste do të grumbullonte sipas një sondazhi të së përditshmes “Ethnos” rreth 6,7% të votave, duke siguruar lehtësisht pjesmarrjen në Parlament.

Në sondazhe, Agimi i Artë njohu kulmin e tij prej 13% në muajin Korrik, pak përpara vrasjes së këngëtarit liberal Pavlos Fyssas nga një antar i kësaj organizate.

Aktualisht, gjashtë prej 18 deputetëve të Agimit të Artë në Parlament janë duke u ndjekur penalisht.

 

burimi www.top-channel.tv


Comments

comments

Emigrantët frikësojnë Britaninë

December 20, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Në një samit në Bruksel, kryeministri britanik do të nxisë homologët e tij, liderët e BE, të nxjerrin mësime nga gabimet e bëra kur Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me bllokun 28 anëtarësh në vitin 2007.

Iniciativa e tij do të shihet si një përpjekje për të siguruar euroskeptikët konservatorë, të cilët janë të shqetësuar për një fluks të mundshëm të rumunëve dhe bullgarëve, kur ata të fitojnë të drejtën për të punuar në Britaninë e Madhe, më 1 Janar.

Në të ardhmen, Cameron dëshiron që shtetet e reja anëtare të arrijnë një nivel të caktuar të të ardhurave, apo të prodhimit ekonomik për frymë, përpara se shtetasit e tyre të gëzojnë të  drejtat e plota për lirinë e të lëvizurit anembanë BE-së, gjë që përbën një nga parimet themelore të Unionit.

Mbajtja nën kontroll e të drejtave të vendeve të varfra mund të rezultojë kontroverse, pasi ajo mund të dëmtojë gjithashtu traditën e BE-së për “solidaritet”, sipas së cilës anëtarët më të pasur të klubit ndihmojnë ata më të varfrit. Shqipëria dhe Serbia janë vendet e radhës që priten t’i bashkohen klubit, si dhe anëtarë të tjerë potencialë, përfshi Turqinë dhe Ukrainën.

Burime nga Britania këmbëngulin se propozimi i Cameron nuk është vendosur në gur dhe se ai thjesht sa po hidhte bazat e idesë për të nisur një debat.

Më shumë se 70 parlamentarë konservatorë kanë dështuar në një përpjekje për të shtyrë datën e 1 Janarit për rumunët dhe bullgarët. Tensionet e tyre mbi këtë çështje dolën në pah gjatë debateve në Dhomën e Përfaqësuesve, gjatë së enjtes.

Hollobone, një euroskeptik, tha se votuesit do ta konsideronin të padrejtë, që qeveria dështoi të përmbushë detyrën e saj bazike për të përcaktuar se sa bullgarë dhe rumunë kanë planifikuar të shkojnë drejt Britanisë gjatë muajit të ardhshëm. Ai paralajmëroi se krimi mes rumunëve në Britani ishte “me të vërtet mjaft befasues”, duke akuzuar se: “Rumunët kanë 7 herë më shumë gjasa që të arrestohen në Londër, se sa një shtetas britanik. Rumunët përbëjnë më shumë se 11% të shkelësve të huaj, pavarësisht se për momentin përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të banorëve. Vitin e kaluar, rumunët përbënin thuajse gjysmën e të gjithë arrestimeve të bëra për lëmoshë, si dhe 1/3-tën e të gjitha arrestimeve të hajdutëve të xhepave në kryeqytet”.

Ndërkohë që samiti nisi të enjten, Cameron pohoi progres në përpjekjen e tij për të siguruar se një politikë e re e Mbrojtjes së BE-së do t’i lërë vendet anëtare, më shumë se sa në Bruksel, në vendin e drejtimit, si dhe nuk dëmtojnë NATO-n.

Kryeministri tha: Ka ende kuptim që kombet të bashkëpunojnë mbi problemet e mbrojtjes, për t’i ruajtur të gjithëve ne të sigurt, por nuk është e drejtë për BE-në që të ketë aftësitë – ushtri, forca ajrore dhe pjesë të tjera të mbrojtjes. Kemi nevojë të marrim shënime të sakta përmes bashkëpunimit, gjë që është e drejtë, dhe aftësitë e BE-së, që është e gabuar. Jam i bindur që do ta bëjmë këtë”.

Zyrtarët e Brukselit akuzuan “Downing Street” se ka keqinterpretuar planin e BE-së për të autorizuar përdorimin e hapësirave ajrore për fluturimet e dronëve, duke lënë të kuptohet se avionët e telekomanduar duhej të ishin nën kontrollin e BE-së. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha: Nuk kemi ndërmend të zotërojmë apo të prokurojmë dronët.

Anders Fogh Rassmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili iu adresua të pranishmëve në samit, tha: Nuk është NATO apo BE, që zotëron këto asete. Këto aftësi zotërohen nga kombet në mënyrë individuale. Kjo nuk ka të bëjë me krijimin e një ushtrie europiane


Comments

comments

Më 31/12 hapen ONE STOP SHOP për emigrantët (Atikë)

December 18, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Siç deklaroi Drejtoria e Apokentromeni Dhikisi Atikis më datë 31 Dhjetor 2013 fillojnë punë Shërbimet One Stop Shop për emigrantët. Këto janë qëndra ku do të zëvëndësojnë punën e bashkive për nxjerrjen dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit. Në të gjithë Greqinë parashikohen të ngrihen 62 qëndra të tilla.

Për të mësuar më shumë rreth Shërbimit ONE STOP SHOP klikoni këtu One stop Shop- shërbimi më i ri për emigrantët në Greqi

Sipas deklaratës të Apokentromenis Dhikisis Atikis nga data 31/12/2013 përgjegjësitë për dhënjen dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit tek emigrantët transferohen nga Bashkite (66 qëndra që punojnë aktualisht)  tek 4 (katër) Drejtoritë e Emigracionit të Prefektuarave (Apokentromeni Dhikisi) që quhen SHËRBIMET ONE STOP SHOP-DYQANET ME NJË NDALESË-??????????A ???? ??????

Këto shërbime janë: (Klikoni tek shqigjeta e kuqe që shkruan TJETRA për të lexuar drejtoritë dhe cilët bashki do përfshinë)


Comments

comments

Statusi për Shqipërinë shtyhet në Qershor të 2014

December 18, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Shqipëria mund të marrë statusin në muajin qershor. Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, refuzoi kërkesën e vendit tonë dhe shtyu marrjen e statusit për në qershor të 2014-ës.

Qershori ishte plani B i presidencës aktuale lituaneze që në këto konkluzione të përcaktohet që tani se statusi për Shqipërinë do t’i kalojë presidencës greke, për të mos humbur një vit kohë mbi këtë çështje, deri në dhjetor 2014, kur diskutohet nga Këshilli i Zgjerimit, sipas rekomandimeve të ardhshme që do të bëjë Komisioni.

Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t’i dhënë Statusin Shqipërisë është çështje kohe. Do kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqiëpria të luftojë krimin ëe organizuar dhe korrupsionin.-Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian për Shqipërinë

DEKLARATA E MINISTRAVE TË JASHTËM TË SHTETEVE ANËTARE TË BASHKIMIT EUROPIAN

Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t’i dhënë Statusin Shqipërisë është çështje kohe. Do kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqipëria të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Diskutuam për Shkupin, Bosnjë-Hercegovinën.

Kemi nisur negociatat me Serbinë mezi presim për konferencë në janar. Ramë dakord për negociatat për MSA për Kosovë, Vlerësojmë progresin nga Mali i Zi. Do takohemi nesër.

Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t’i dhënë Statusin Shqipërisë është çështje kohe. Do kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqiëpria të luftojë krimin ëe organizuar dhe korrupsionin. Diskutuam për Shkupin, Bosnjë-Hercegovinën,

Paqja kërkon vëmendjen tonë të vazhdueshme, përpjekje, bashkëpunim të ngushtë mbi debatin për asigurinë. Liderët do kthehen tëdiskutojnë për situatën ekonomike. Do diskutojnë mbi unionin bankar.

Këshilli Europian irikthehet partneritetit me Lindjen në çështjet e Zgjerimit. Procesi nuk ka mbaruar. Ramë dakord të kthehemi në fudn të vitit 2015 për këtë cështje. Informova për politikat e kohezionit”, bëjnë të ditur ministrat e Jashtëm të BE-së për Shqipërisë.


Comments

comments

18 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Emigrantit

December 18, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

18 Dhjetori është caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si  Dita Ndërkombëtare e Emigrantit, në përpjekjen e OKB të fuqizohet fushata për mbrojtjen e emigrantëve në botë.

18 Dhjetori u caktua në vitin 1990 si  Dita Ndërkombëtare e Emigrantit, në Mbledhjen e Përgjithëshme  të OKB , për “Konvertën Ndërkombëtare për mbrojtjen dhe të drejtat e të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjes të tyre”

Sipas OKB llogaritet që 2% e popullësisë botërore ose 150 milion njerëz në botë jetojnë jashtë Atdheut të tyre

albanians.gr

 

 


Comments

comments

Takim me zvMinistrin e Brendëshëm të Greqisë Leonidhas Grigorakos. Foto

December 17, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Athinë. Në kuadrin e 18 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Emigrantit po organizohen në Athinë me dhjetra seminare, takime dhe diskutime publike për emigrantët dhe politikat e emigracionit të Greqisë. Vëmëndja është kthyer tashmë tek Kodi i Emigracionit, i cili u publikua në Tetor dhe tashmë po bëhen korigjimet e fundit para se të marrë rrugën  për në parlamentin  Grek.

I të njëjtës filosofi ishte diksutimi publik që u organizua dje 16 Dhjetor në amfiteatrin e radio Athinës 98.4 në Texnupoli Gazi, nga Organizata Jo Qeveritare Praksis. Të pranishëm ishin zv Ministri i Brendëshëm i Greqisë zoti Leonidhas Grigoratos, ndihmësi i ministrit zoti Vasilis Hronopulos, si dhe Grigoris Ciukas Jurist me experinece në çështjet e emigracionit . Albanians.gr ishte prezente në këtë diskutim publik dhe po ju paraqet disa nga pikat kryesore që u diskutuan.

1461013_10152061690315255_578086181_nDhe një herë nga të pranishëmit analizuan  Kodin e Emigracionit si dhe disa nga Read more

Ministri danez: Ka mundësi të shtyhet statusi për Shqipërinë

December 17, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Brussels-European-Parliament-building-b
Ministri danez për çështjet e Europës. Nick Haekkerup deklaron  “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”. Deklarata Nick Haekkerup  është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë shumë progres por duhet të shikojmë rezultatet në një afat të gjatë përpara se të jepet statusi i vendit kandidat”- ka shpjeguar ministri danez për gazetarët.

Ministri ka shpjeguar se Danimarka është pranë Holandës në lidhje me qëndrim e Shqipërisë  cila sa i takon bllokut të vendeve “skeptike” mund të mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në krahun e kundërt ndërkohë gjendet Italia, Austria, Hungeria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Estonia dhe Irlanda, vende të cilat kanë mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. Sipas tyre Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE, ashtu siç iu shpreh në një letër Lituanisë, e cila morri presidencën e rradhës së BE, si dhe baroneshës Catherine Ashton. Në mungesë të unanimitetit mes 28 vendeve anëtare, e nevojshme për të gjitha vendimet mbi zgjerimin e BE, Këshilli i Ministrave të Jashtëm mund të njohë progreset e shumta të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, por njëkohësisht “mund të vijë me një shenjë të qartë që vendimi të merret në gjashtë mujorin e parë të  2014, raportojnë disa burime.


Comments

comments

« Previous PageNext Page »