Si ta mësosh beben për të ngrënë perime?

April 3, 2013 by  
Filed under Nena dhe Femija

Comments Off

Beba dhe Ushqimi

Ashtu si të rriturit edhe foshnjat kanë shijet e tyre dhe preferencat e tyre ushqimore. Nëse fëmija refuzon të hajë perime, mos u frikësoni!

Mund të ndodhë që fëmijës të mos i pëlqejnë këto ushqime, gjë që nuk është shqetësuese!

Megjithatë, është e rëndësishme që ai të hajë perime, kështu që duhet gjetur strategjia e duhur për një gjë të tillë!

Çfarë duhet bërë për ta nxitur fëmijën që të hajë perime?

- I jepni për të provuar disa lloje perimesh: nuk është e mundur që fëmija t’i urrejë të gjitha, kështu që ju këshillojmë që t’i jepni për të provuar disa lloje perimesh për të kuptuar më mirë shijet e tij.

- Gatuani gjellë me perime në shtëpi: ndoshta fëmijës nuk i pëlqen shija e konservave kështu që është mirë të hajë gatime me perime të freskëta.

- Ndryshoni mënyrën e paraqitjes së perimeve: nuk janë perimet në vetvete që nuk i pëlqejnë fëmijës, por forma në të cilën ato i jepen. Duhet të përpiqeni për të ndryshuar formën duke ia dhënë perimet në lëng, supë, pure apo copa të vogla.

- Perimet mund t’i përzjeni me ushqime të tjera që i pëlqejnë fëmijës, si për shëmbull me pak mish.
Gabimet që duhen shmangur:

- Nuk duhet të detyrohen fëmijët për të ngënë perime që nuk u pëlqejnë: një gjë e tillë do t’i traumatizonte duke i bërë që ta nxjerrin ushqimin me të vjellë.

- Nuk duhet të lihen fëmijët pa perime: perimet janë thelbësore për zhvillimin e tyre, kështu që nuk mund të hiqen nga ushqimi i tyre i përditshëm.

- Fëmijëve nuk duhet t’u jepen perime tepër shpesh apo tepër rrallë.keshilla.net

Një vepër e re për sintaksën e shqipes

March 27, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Nga prof. dr. Rami Memushaj

Këta dy dhjetëvjeçarët e fundit në gjuhësinë tonë po vërehen përpjekje të studiuesve për të përdorur në përshkrimin e shqipes metoda dhe teknika të gjuhësisë bashkëkohore. Ky proces nuk ka qenë i lehtë, sepse, që të zbatohen metodat e reja, më parë duhen njohur konceptet që qëndrojnë në bazë të tyre.

Prandaj për gjuhëtarët mendjehapur periudha pas ’90-ës ka qenë periudhë e njohjes me zhvillimet në gjuhësinë e sotme. Këto përpjekje i kanë dhënë tashmë frytet e para, sidomos në fushën e sintaksës, e cila në hapësirat shqiptare kishte mbetur më prapa. Janë botuar shumë artikuj, tekste universitare, janë mbrojtur teza magjistrature e doktorata në të cilat dukuritë sintaksore të gjuhës sonë shihen në frymën e gjuhësisë gjenerative, që mbetet edhe sot e gjithë ditën drejtimi kryesor në gjuhësinë botërore.
Prurjeve në këtë fushë vjen e u shtohet edhe vepra e prof. Mehmet Çelikut Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë) (Tiranë, ILAR, 2012), që po i jepet në dorë lexuesit. Edhe për autorin e kësaj vepre dy dhjetëvjeçarët e fundit kanë qenë periudhë njohjeje e zhvillimeve në fushën e sintaksës bashkëkohore. Si një studiues që ka dhënë jo pak prova të një mendimi shkencor të pavarur e të guximshëm, prof. Çeliku nuk ka mbetur në llogoret e gjuhësisë tradicionale. Skepticizmi i tij i deritanishëm ndaj ideve të rejave nuk është ai i një kundërshtari të palëkundur të tyre, po i një kërkuesi skrupuloz që nuk i pranon gjërat thjesht për modë, pa u bindur më parë për dobinë e tyre. Duke u njohur me literaturën sintaksore të kohës, duke diskutuar e debatuar në tubime shkencore rreth zhvillimeve në këtë fushë, ai ka arritur të kthjellohet për domosdoshmërinë e pranimit dhe të zbatimit të shumë koncepteve të gjuhësisë strukturaliste e gjenerative. Libri “Sintaksë e gjuhës shqipe” është dëshmi e këtyre përpjekjeve të autorit për të kaluar në filtrin e kritikës konceptet sintaksore të gjuhësisë tradicionale dhe për të futur në përshkrimin e shqipes koncepte e këndvështrime të reja.
Në dallim nga librat për sintaksën në frymën e gjuhësisë gjenerative të botuar tek ne deri tani, që si monografi janë marrë me çështje të veçanta sintaksore të shqipes, kurse si tekste teorike nuk kanë pasur si objekt përshkrimi gjuhën tonë, kjo vepër synon të jetë një trajtesë e re e sintaksës së shqipes, e para që ngërthen gjithë problematikën e kësaj fushe. Hartimit të një vepre të tillë mund t’i vihej vetëm një gjuhëtar që çështjet e morfologjisë dhe të sintaksës së shqipes i ka trajtuar në artikuj, monografi, tekste akademike e mësimore për më se një gjysmë shekulli, siç është prof. M. Çeliku. Vetëm një studiues me një përvojë kaq të gjatë në këto fusha mund të ndërmerrte një nismë të tillë për t’u thelluar në studimin shkencor të strukturës sintaksore të shqipes e për të arritur në interpretime sa më të pranueshme të disa çështjeve të diskutueshme e problemore të saj, mbështetur në sintaksën strukturaliste e gjenerative, që nuk e shohin fjalinë si një lidhje lineare gjymtyrësh.
Duke pasur parasysh ndihmesat e shumta të prof. M. Çelikut në fushën e morfologjisë dhe të sintaksës, dalja në dritë e kësaj vepre nuk është diçka e papritur. E “papritur” është përpjekja e lavdërueshme e autorit, të formuar në kuadrin e gjuhësisë tradicionale, për t’u orientuar nga gjuhësia e sotme. Kështu, si njësi bazë të përshkrimit sintaksor ai merr jo togfjalëshin, për të cilin pranon se është një kategori e ngushtë, po përbërësin, që është gjithëpërfshirës. Dhe me braktisjen e togfjalëshit, kjo vepër shënon largimin e autorit nga sintaksa tradicionale dhe orientimin drejt sintaksës bashkëkohore.
Përbërësi sintaksor i M. Çelikut nuk është krejt ai i Blumfildit, i cili në analizën e fjalisë nuk bën dallim midis përbërësit morfologjik dhe atij sintaksor, po diçka midis përbërësit të Blumfildit dhe sintagmës X-bar të gjenerativistëve. Analiza në përbërës është analizë strukturore. Ndryshe nga analiza në togfjalësha, që e sheh fjalinë si lidhje lineare gjymtyrësh, analiza në përbërës tregon se përbërësit sintaksorë nuk lidhen në mënyrë lineare, po hierarkike. Ajo arrin të zbulojë edhe funksionet sintaksore të përbërësve të fundit, siç na dëshmohet në faqet e këtij libri. Përbërësi, që shërben si njësi bazë e analizës sintaksore në veprën “Sintaksë e gjuhës shqipe”, është më afër sintagmës së gramatikës gjenerative. Ashtu si dhe skema X-bar e sintagmës, edhe përbërësi sintaksor i këtij libri ka kokë dhe caktuesorë. Por kategoria e caktuesorit zgjerohet duke përfshirë në të jo vetëm specifikuesin e skemës X-bar të Çomskit, si element që qëndron në të majtë të kokës, po edhe plotësorët që qëndrojnë në të djathtë të saj (kundrinat, rrethanorët, përcaktorët), të cilët i quan “shoqërues”, gjë që nuk haset në sintaksën gjenerative. Megjithatë, autori saktëson më tej se kategorinë e caktuesorit do ta përdorë “në kuptimin e tij të ngushtë”, dmth. “për fjalëformat që qëndrojnë përpara kokës”, ndërsa caktuesorët e prapavendosur i quan “shoqërues”.
Analiza sintaksore në përbërës që zbatohet në këtë libër, nuk është formale si ajo e deskriptivistëve, çka dëshmon se autori nuk ka mbetur në pozitat e strukturalizmit, po priret nga sintaksa gjenerative. Mbështetja në teorinë e sintagmës, të valencës dhe të thënies i kanë bërë të mundur atij t’i analizojë njësitë gjuhësore jo vetëm nga ana strukturore, por edhe nga ana semantike. Kjo do të thotë se nuk është mbështetur vetëm në një drejtim gjuhësor të caktuar, bie fjala, në deskriptivizmin amerikan apo në strukturalizmin europian, në funksionalizëm apo në gjenerativizëm, po ka përvetësuar prej këtyre traditave ato që i janë dukur racionale dhe që, për mendimin e tij, i shkojnë natyrës së shqipes. Njohja e arritjeve të gjuhësisë së sotme i ka lejuar atij të vështrojë dhe të rivlerësojë me syrin kritik arritjet e mëparshme në studimet sintaksore të shqipes, duke vënë në dukje vlerat pozitive, po edhe të metat e tyre. Duke u përpjekur të kapërcejë mangësitë e përshkrimit sintaksor të bërë në kuadrin e teorisë së togfjalëshit, autori na jep një sintaksë të re të shqipes, me mjaft qëndrime e trajtime vetjake të dukurive, shumë të argumentuar e të ilustruar mjaftueshëm me material gjuhësor nga të gjitha format e ligjërimit të shkruar e të folur.
Risitë e kësaj vepre në krahasim me sintaksën e Akademisë janë të shumta: operimi vetëm me dy njësi sintaksore – përbërësin dhe fjalinë, – ndryshe nga sintaksa akademike, e cila operon me tri njësi – gjymtyrën, togfjalëshin dhe fjalinë; dhënia semantikës sintaksore më shumë vend se në sintaksën e Akademisë dhe shumë më tepër se në sintaksën gjenerative, gjë që është arritur duke e parë fjalinë edhe nga perspektiva e realizimit të saj në ligjërim; pranimi i konceptit të valencës dhe, lidhur ngushtë me të, lidhja e plotësorëve me valencat, duke pranuar edhe shkallëzimin e tyre sipas domosdoshmërisë; vlerësimi i aspektit pragmatik, duke e dalluar fjalinë si njësi abstrakte nga thënia si realizim konkret i fjalisë në situata të ndryshme ligjërimore, ku hyjnë në lojë intonacioni dhe mjete të tjera të aktualizimit të thënies; integrimi në fjali i thirrorit, i ndërtimeve të ndërmjetme e të ndërkallura nëpërmjet përfshirjes intonacionore; mospranimi i përcaktorit kallëzuesor si gjymtyrë, çka përbën një qëndrim më të hershëm të autorit për këtë kategori të sintaksës tradicionale; trajtimi i përsëritjeve të kundrinës si caktuesorë të foljes; përfshirja e kallëzuesve të tipit u emërua nëpunës, miza u bë buall në nëngrupin e kallëzuesit emëror; integrimi i krahasorëve në gjymtyrët e fjalisë; vendosja e paralelizmit midis gjymtyrëve të thjeshta dhe sifjalive, duke i trajtuar edhe këto si përbërësit e thjeshtë sintaksorë; analiza e përbërësve të periudhës njëlloj si e përbërësve të fjalisë se thjeshtë dhe mbështetja e klasifikimit të periudhave te lidhjet e përbërësve të tyre etj.
Risitë e kësaj vepre janë jo vetëm në fushën e konceptimeve, po edhe në fushën e terminologjisë. Autori jo vetëm merr terma që kanë hyrë në studimet tona sintaksore, si përbërës, caktuesor, plotësor, po krijon edhe një varg termash të vetët, si kryepërbërës, krahasor, sifjali, shoqërues, shtesor etj.
Këto risi jo vetëm për sa i përket përmbajtjes, po dhe terminologjisë ia shtojnë kësaj vepre dozën e origjinalitetit. Ato e bëjnë librin “Sintaksë e gjuhës shqipe” një vepër origjinale, që i shtohet numrit të veprave sintaksore në frymën e gjuhësisë së sotme. Kjo sintaksë e re e gjuhës shqipe pa dyshim që do të bëhet një libër pune për pedagogët e specialistët e rinj të gjuhës shqipe, për studentët universitarë e pasuniversitarë dhe për mësuesit e gjuhës shqipe në gjithë hapësirat ku flitet dhe mësohet shqipja. Konceptet e saj, po jo doemos termat, duhet të depërtojnë edhe në tekstet e gjuhës shqipe për shkollën 9-vjeçare e të mesme, në mënyrë që të mos ketë më tekste ku sintaksa të mbështetet në konceptin e togfjalëshit.
Me gjithë vlerat që sjell, duhet thënë se në këtë libër ka edhe çështje të diskutueshme. Për mendimin tonë, e tillë është, për shembull, pranimi i marrëdhënieve kallëzuesore si një lloj lidhjeje kuptimore e përbërësve kryesorë të fjalisë, gjë që bie në kundërshtim me natyrën e përbërësit. Sikundër dihet, përbërësit janë konstrukte endocentrike, dmth. kryepërbërësi trashëgon kategorinë leksiko-gramatikore të përbërësit që shërben si kokë e tij. Mirëpo lidhja kryefjalë-kallëzues është një ndërtim ekzocentrik, pasi fjalia si kryepërbërës nuk trashëgon asnjë prej vetive as të kallëzuesit, as të kryefjalës, dmth. del si përbërës pa kokë. Një pikë tjetër e qortueshme është ajo e kundrinorëve të zhdrejtë me parafjalë, koncept i sintaksës sonë akademike, nga i cili nuk është shkëputur dot autori. Megjithëse operohet me valencat, pranohen kundrinorë me parafjalë edhe për folje njëvalente, të cilat nuk mund marrin kundrinë, si format pësore (u ndërtua nga punëtorët, u shkëput nga familja etj.), ose folje si vete (kishte vajtur me gruan), anoj (ai anon nga prindërit) etj.
Por, pavarësisht nga vërejtjet dhe sugjerimet që mund t’i bëhen për qëndrime, zgjidhje e terma të veçantë, nuk mund të mohohet që vepra “Sintaksë e gjuhës shqipe” përbën një ndihmesë të vyer të autorit në fushën e sintaksës së shqipes dhe një arritje me vlerë që i ndihmon afrimit të gjuhësisë shqiptare me gjuhësinë e sotme botërore. Ajo është libri i parë i plotë dhe i përditësuar i sintaksës së gjuhës sonë që del rreth 40 vjet pas botimit të gramatikës akademike. Vlera e këtij libri nuk qëndron vetëm në aspektin njohës, por dhe në atë metodologjik: botimi i një vepre të tillë nga një gjuhëtar i brezit të vjetër shënon de facto fundin e sintaksës tradicionale. Me daljen e saj, çdo përpjekje për studime e analiza sintaksore në frymën e kësaj të fundit do të ishte me vlera të diskutueshme, për të mos thënë e pavlerë.
Më në fund, do të shtonim se përpjekja e prof. M. Çelikut për të dhënë një vepër përgjithësuese, si një sintezë të ndihmesave të tij në fushën e studimeve gramatikore, është e para e këtij lloji në gjuhësinë shqiptare. Ky është një shembull që duhet ndjekur nga gjuhëtarët shqiptarë me përvojë të gjatë kërkimore edhe në fusha të tjera, si në morfologji, në fjalëformim, në drejtshkrim etj., për të lënë si trashëgim vepra sintetizuese për këto fusha.

Në majë të piramidave të Egjiptit

March 25, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

Në majë të piramidave të Egjiptit<br />

Një prej shtatë mrekullive të botës antike, piramidat e Egjiptit qëndrojnë edhe sot krenare në shkretëtirën e Gizës, duke tërhequr çdo vit me miliona turistë.

Megjithatë, ndërsa imazhet e piramidave janë të njohura për të gjithë, askush nuk kishte guxuar më parë t’i fotografonte ato nga kulmi i tyre.

Kjo, mbase sepse ekziston një bestytni, e cila thotë se kushdo që ngjitet mbi piramidë, shkel mbi faraonët dhe si rrjedhojë mallkohet, duke u shoqëruar me fatkeqësi të njëpasnjëshme deri në fund të jetës.

Megjithatë, më shumë se bestytnia, ajo që ndalon njerëzit të ngjiten në majë është ligji, i cili e ndalon kategorikisht diçka të tillë dhe dënon me gjobë këdo që tenton të thyejë këtë rregull.

Pavarësisht rregullave strikte, disa miq rusë, vendosën të mposhtnin njëkohësisht gojëdhënat mbi mallikimin dhe ligjet egjiptiane, duke u ngjitur gjatë natës në majën e piramidës më të madhe dhe të famshme të nekropoleve të Gizës.

Ata pritën deri në mëngjes, për të shkrepur një seri fotosh të rralla, të publikuar në disa prej mediave ndërkombëtare.

topchanel

Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan

March 23, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Agon 1

 

Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan

 

Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., New York

Filmi Agon u shtua në listën e filmave më të mirë për vitin 2013, realizim i përkryer i regjizorit të shquar Robert Budina. Filmi luhet me mjeshtëri nga aktori i ri Guljem Kotori i cili u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë” (Best Actor Award) në Festivalin e Filmit “Bloody Hero International Film Festival” në Arizonë, SH.B.A. Festivali u mbajt në shkurt 2013 dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ishte me 10 shkurt. Filmi Agon fitoi çmimin “Filmi më i Mirë” (Best of Fest) me produksion të Era Film, Shqipëri.

“Ky çmim duket sikur erdhi nga hiçi sepse ishte fare i papritur dhe nuk e prisja që filmi të vlerësohej maksimalisht me çmimet më të mëdha të festivalit. Kam parë në garë ishin pjesa më e madhe filma amerikanë dhe shpresat për një çmim dukeshin fare të vogla. Anëtarët e jurisë dhanë të gjithë votën maksimale dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe të rihap edhe njëherë projektet për të ardhmen. Mendoj se Guljem Kotori që fitoi çmimin si Aktori më i Mirë është një talent i ri që dhe në filma të tjerë do të tregojë se ky çmim nuk ishte aspak rastësi për të. Edhe në raste të tjera ai është vlerësuar nga njerëz të ndryshëm të industrisë së filmit që kanë parë filmin Agon,” tha regjizori i njohur Robert Budina.    Agon 2

“Ishte e pa pritur dhe një surprizë shumë bukur për mua. Ky vlerësim më bëri të ndihem mirë për atë çka unë kam bërë në filmin Agon. Gjithashtu ky çmim më ka bërë të jem këmbëngulës akoma më shumë në karierën time si aktor dhe pse nuk kam bërë një shkollë për aktrin dhe nuk po e bëj momentalisht,” u shpreh aktori i talentuar Guljem Kotori.

“Eksperienca në filmin Agon ishte më e bukura ekzperiencë që unë kam pasur deri tani në jetë, në shumë aspekte. Kjo eksperiencë ka qenë si një shkollë për mua, më ka mësuar shumë gjera mbi filmin, mbi aktrimin. Falë aktorëve profesionistë që unë kisha në krahë, me në krye regjizorin Robert Budina dhe falë punës parapregatitore që ne kemi bërë, më  kanë mësuar shumë rreth aktrimit dhe filmit,” shtoi Guljem Kotori.

Filmi u realizua në Selanik dhe në Kapshticë të Korçës. Rolet kryesore luhen nga aktorët e talentuar: Antonis Kafetzopulos, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili dhe Marvin Tafaj (www.agonfilm.com).

Filmi Agon ishte përzgjedhje zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cikago (Chicago International Festival Film). Gjithashtu, filmi Agon është përzgjedhur në garën zyrtare të festivalit Bifest të Barit, një nga festivalet më të rëndësishme në Itali. Filmi do shfaqet me 20 mars 2013 në orën 18:30 në teatrin Petruzelli. Menjëherë pas tij, në orën 20:30, Adriano Çelentano, këngëtari i njohur italian merr çmimin e karrierës si aktor. Njëkohësisht, filmi Agon është zgjedhur në festivalin South East European Film Festival, në Los Angeles, Sh.B.A., një festival shumë i rëndësishëm për Hollivudin dhe industrinë e filmit amerikan, që fillon në maj 2013.

“Ndërkohë po presim përgjigje nga shumë festivale të tjera ku kemi aplikuar. Njëkohesisht filmi u shfaq në kinematë greke ku u prit shumë mirë, kam marrë shumë mesazhe nga publiku grek që e ka pëlqyer filmin. Filmi në pjesën më të madhe është pritur me shumë entuziazëm por nuk kanë munguar rastet kur ka pasur edhe reagime të forta kundër tij. Mendoj se kjo ndodh për faktin që filmi është shumë provokativ. Shumë festivale që kanë dashur të marrin fillimisht më pas kanë hequr dorë sepse filmi ka skena të forta dhune dhe nuk është i lehtë të “përtypet” nga audienca sidomos ajo europiane. I jemi afruar shumë festivaleve të mëdha si Kane, Venecia, Berlin dhe Tribeca por jemi eliminuar gjithmonë në çastet e fundit të perzgjdhjes,” tregon regjizori i filmit Agon, Robert Budina.

Agon 3Eksklusive: Intervistë me regjizorin Robert Budina

Bisedoi Ermira Babamusta

Çfarë ju bën më shumë krenar për filmin Agon? 

Robert Budina: Fakti që Shqipëria ishte vendi lider i produksionit dhe që udhëhoqi një projekt ku ishin vende si Rumania, Greqia dhe Franca dhe që në këtë projket kishim dy Palma të Arta të Kanes, producentin rumun Daniel Burlac që fitoi në 2007 me filmin e Mungiut 4 Javë, 3 ditë e 2 net, dhe drejtorin e fotografisë, Marius Panduri, i cili ka fituar Palmën e Artë me filmin  12.08 Bukuresh me 2006. Jam krenar që dhe ne mund të realizojmë projekte me një rëndësi të tillë.

Personalisht ishte maksimumi që mund të arrij, të punoj në grup më bën të shprehem në maksimumin tim dhe natyrisht më pasuron eksperienca të reja jete. Profesonalisht arritja e përfundimit të një projekti të tillë relativisht të madh më ka hapur horizonte të reja që më parë nuk njihja. Por për mua të kem mundësi të punoj me kameraman dhe aktorët dhe të realizoj idetë e mija me anë të tyre dhe trupës është maksimumi që një krijues mund të ëndërrojë.

Cili është mesazhi për audiencat që shikojnë filmin Agon?

Robert Budina: Që shqiptarët nuk janë kriminelë, janë njerëz të sakrificave, të cilët kanë energji shumë pozitive brenda tyre; që kanë guxim të përballen edhe me fenomenet negative për të cilat kombe të tjera mbase me të drejtë i paragjykojnë; që familja për ta është gjëja më e shtrenjtë dhe për të cilën ata do të bënin sakrificat më të mëdha.Agon 4

Filmi Agon tregon historinë e një familje shqiptare që integrohet në shoqërinë greke. Si e paraqesin kulturën shqiptare dy karakteret kryesore të filmit, Saimiri dhe Vini për grekët ? 

Robert Budina: Saimiri ka trashëguar nga familja e tij kujdesin që prindërit kanë për fëmijët, që vëllezërit dhe motrat e mëdhenj kanë për ata më të vegjël, kujdesin që pjestarët e saj kanë ndaj njëri-tjetrit. Dikur familja shqiptare ka qenë shumë e fortë dhe e lidhur, vlera të cilat sot mungojnë në familjen perëndimore, ku shumë më tepër rëndësi merr individi se sa forca e familjes.

Duke qenë se babai i tyre ( i Saimirit dhe Vinit) ka vdekur, shpejt Saimirit i është dashur të bëhet babai i vëllait të vogël dhe të kujdeset gjithmonë për të. Janë pikërisht këto veti të tij që kanë bërë përshtypje tek e dashura greke e Saimirt, Elektra, dhe babai i saj, Niko, i cili sheh tek Saimiri strehën e sigurtë të vajzës së tij. Ndaj dhe Saimiri jo vetëm është integruar shpejt në Greqi, por edhe mjaft i vlerësuar nga të gjithë shokët e miqtë që ka atje. Nuk është e njejta gjë për Vinin, i cili duke qenë artist dhe adoleshent, pasi i vëllai ka ikur në Greqi ku po përpiqet të ndërtojë familjen e tij të re, ndihet i lënë pas dore. Ai mendon se vjerri i tij grek e tërheq prej hunde dhe i kontrollon jetën dhe që Saimiri për shkak të fejuarës se tij është servil ndaj vjerrit dhe grekërve në përgjithësi. Këto e bëjnë të jetë i ftohtë ndaj familjes së re të Saimirit në Greqi dhe për rrjedhojë refuzon të integrohet në realitetin e tij të ri në Greqi.

Shpesh të gjendur vetëm mes një realiteti të ftohtë për familjet e emigruara dalin në pah edhe më shumë tradita dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës. Nëse do të merrja shembull familjet e shqiptarëve për mua ato janë objekt sutdimi në botë sepse arrijnë me një lehtësi të jashtëzakonisht të madhe të integrohen pa harruar për asnjë çast kulturën e tyre. Mjafton të përmendësh familjet arbëreshe që jetojnë në Itali sot të emigruara para rreth 500  vjetësh.

Agon 5Sa mirë pranohet familja shqiptare në Greqi? A ështe e natyrale trazicioni apo i vështirë për të gjetur balancin midis dy kulturave?

Robert Budina: Saimiri është pranuar më së miri, madje ai mund të ishte modeli i çdo babai grek për t’i besuar bijën, pasi ishte i përgjegjshëm, i sakrificës, i dashur, punvtor, i respektueshëm. Ndërsa Vini duke paragjykuar pjesën greke të realitetit të vëllait tëtij, refuzohet dhe paragjykohet nga vetë pjesa greke. Duke u ndjerë i lënë pas dore ai do të përpiqet t’i tregojë vëllait se sai  zoti është të bëjë vetë në jetë, pa ndihmën e tij. Për Simirin, integrimi është shumë natyral dhe i natyrshëm, pasi ai është kokëulur dhe bën gjithçka të nxjerrë në pah vlerat më pozitive të shoqërisë shqiptare. Ndërsa Vini, si rezultat i ndjeshmërisë së tij të lart prej artisti dhe moshës adoleshtente, ka nxjerr në pa temperamentin dhe energjinë e papërmbajtshme të një të riu në autovërtetim, dhe përpiqet të ngrihet mbi realitetin e vendit ku ka shkuar të jetojë.

Shqiptarët janë shumë mendje hapur dhe në pjesën më të madhe kanë arritur shumë mirë të integrohen. Mendoj se në origjinë shqiptarët janë një popull emigrant në vazhdimësi, sepse kane qenë të pritur ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit të origjinës. Kjo ka ndodhur që në kohët e lashta dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, por mrekullia qëndron në faktin që ata nuk i kanë humbur kurrë kontaktet me kulturën dhe traditat e tyre. Në këtë pikë mendoj se janë unikale në historinë botërore.

Në këtë lloj situate, si e ruan njeriu identitetin, por arrin të integrojë në kulturën e re, pa harruar se kush janë?

Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë një ekuilibër ndërmjet familjes së re greke që përfaqëson të ardhmen e tij, dhe familjes së tij shqiptare që përfaqëson tashmë të shkuarën e tij ose më së miri rrënjët e ij. Ky ekulibër nuk është i thjeshtë, pasi për t’u martuar me një greke i duhet të ndërrojë fenë dhe emrin në mënyrë që të pranohet nga komuniteti grek. Ai bën ç’është e mundur që t’ja arrijë kësaj ndaj edhe kur mbërrin nga Shqipëria familja e xhaxhait në hall për operacionin e tij, ai bëhet copë për ta ndihmuar, duke u futur në konflikt me vjerrin e tij grek. Ky i fundit nuk do t’i hapen probleme me klandestinë shqiptarë në shtëpinë e tij. Në këtë pikë Saimiri ndihet i plagosur, por megjithatë përpiqet përsëri t’i kalojë vështirësitë dhe të mos lerë pas dore asnjërën nga dy familjet e tij.

Si e ruajnë këtë ekulibër Saimiri dhe Vini në filmin Agon? Agon 6

Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë ekulibrin duke u kujdesur si për familjen e xhaxhait, ashtu edhe duke u dhënë pas të fejuarës së tij greke, pa harruar punën e vështirë që bën si mekanik në oficinën e vjerrit të tij grek. Pra ai përpiqet të përballojë si pjesën fizike të problemit por edhe atë psikologjike të tij. Ndërsa Vini mendon se integrimi i tij do të jetë shsumë më i shpejtë nëse ai bëhet zot i vetes nga ana fianciare ndaj dhe kërkon të bejë lek në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme duke u marrv me trafik dokumentash me ndihmën e Benit, një trafikant shqiptar që e bën prej vitesh këtë punë. Ai mendon se pamvarësia ekonomike do ti japë shansin të ndërtojë jetën ashtu si ka dëshrië dhe njëkohësisht të mos lerë pas dore pasionin e madh që ka për pikturën.

Nga pikpamja e regjizorit cilat paragjykime doni të rrëzoni me këtë film?

Robert Budina: Që nuk ka kombe të kategorisë së parë e të dytë, që pavarësisht diferencimeve kulturore midis vendeve me zhvillim të ndryshëm ekonomik e social, qënja njeri është kudo njëlloj dhe duhet të trajtohet e tillë. Që krimi nuk ka kombësi, që krimi nuk ka shihet në mënyrë sipërfaqësore, që për ta kuptuar atv duhet një vështrim më i tellë mbi fenomenin; që një kriminel duhet kuptuar në veprimet e tij në mënyrë që të kesh mundësi ta parashikosh, që shpesh njerës në vështirësi të mëdha jetese në mënyrë të papritur mund të kthehen në kriminelë.

Çfarë tregon filmi Agon për vështirësitë në jetë?

Robert Budina: Zgjidhja e çdo vështirësie është një familje e shëndoshë, pavarësisht kontradiktave.

I pafajshmi lirohet pas 22 vitesh burgim

March 22, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

 

I pafajshmi lirohet pas 22 vitesh burgim<br />

David Ranta dhe avokati i tij mbrojtes, festojne shpalljen e pafajesise per 22 vitesh burgimi te padrejte

Pas më shumë se dy dekadash pas hekurave, David Ranta u la i lirë nga një gjykatë në Bruklin, SHBA, me fjalët: “Mos të të shohim më këtu”.

Kjo ishte mënyra origjinale e gjykatësit, për t’i kërkuar ndjesë këtij shtetasi për 22 vite burgim të padrejtë, për një vrasje të cilën Ranta nuk e kishte kryer.

Një histori e dhimbshme, e cila edhe një herë ilustroi se edhe në një shtet që krenohet me sistemin e tij drejtësor, duhet edhe më shumë punë për të siguruar një proces perfekt.

Ranta u shpall fajtor për vrajsen e një rabini hebre në vitin 1991 dhe kishte humbur të gjitha të drejtat për apelim, deri kur një dëshmitar i kohës, deklaroi disa javë më parë se kishte gënjyer në sallën e gjyqit, për fajësinë e tij.

Sipas dëshmitarit, ai ishte detyruar nga dhuna psikologjike e ushtruar ndaj tij në një komisariat policie, për të identifikuar Rantën si autorin e krimit. Kjo dëshmi e rreme rezultoi vendimtare për burgosjen e 58-vjeçarit.

”Zoti Ranta, të kërkosh ndjesë për atë që ju keni vuajtur është një nënvlerësim i madh, megjithatë më duhet ta them gjithsesi. Jeni i lirë dhe mos t’iu shoh më këtu”, deklaroi gjykatësja Miriam Cyrulnik, në shpalljen e vendimit.

I pyetur se çfarë do të bënte pas rikthimit në liri, Ranta tha: “Ende nuk e di. Për momentin më duket vetëm sikur jam nën ujë duke notuar. Emocionet më janë mbivendosur”.

Përsa i përket vrajses së rabinit, pas lirimit të 58-vjeçarit, nuk ka asnjë të dyshuar apo të burgosur për këtë krim.

topchanel

Studimi: Kafeja “greke” rrit jetëgjatësinë

March 21, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Për shumë njerëz, kafeja është e domosdoshme për të hapur sytë pas zgjimit.

Megjithatë, përveçse një dozë kafe shërben për të nisur ditën me ritmin e duhur, një studim i ri tregoi se ajo ka edhe një efekt të rëndësishëm pozitiv për sa i përket jetëgjatësisë.

Një grup kërkuesish mori në studim të moshuarit e ishullit grek të Ikarisë, 8 500 banorët e të cilit krenohen me jetëgjatësinë më të lartë në botë.

Kërkuesit zbuluan se një filxhan kafe turke, e cila ka mbetur shumë popullore në ishull që prej kohës së Perandorisë Osmane, është në gjendje që të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin në një masë të madhe të infarkteve, duke kontribuar kështu direkt në rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas grupit të ekspertëve, ndonëse kafeja në përgjithësi ka efekte pozitive për shëndetin, ajo turke përmban edhe disa elementë të shtuar, që përforcojnë këto elementë.

“Kafeja greke (kështu quhet në Greqi, ajo që në Shqipëri njihet se kafeja turke), ka elementë të shtuar të polifenolit dhe antioksidantëve, ndërsa përmban sasi të moderuara kafeine. Efekti i saj i dobishëm mbi trupin e njeriut duket se është edhe më i madh se ai i disa lloj kafesh të tjera”deklaroi profesori Gerasimos Siasos, i Universitetit Mjekësor të Athinës.
ikub.al

Temperatura globale, tejet e lartë dhe alarmuese!

March 9, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Temperaturat e ajrit kanë arritur nivelet më të larta në 4.000 vitet e fundit, thuhet sipas shkencëtarëve të cilët i kanë bërë këto matje dhe parashikojnë se në dekadat e ardhshme lartësitë e mëparshme të temperaturave do të mposhten.

Studimet e mëparshme, të cilat kanë matur një periudhë prej 1.500 vitesh më parë, kanë sugjeruar se rritja e shpejtë e temperaturës e cila ka ndodhur në shekullin e kaluar, dhe e cila besohet të jetë rezultat i aktivitetit njerëzor, ka tejkaluar ngrohjen rekorde të temperaturës së ajrit gjatë kësaj periudhe.

Hulumtimi i ri gjithashtu e ka konfirmuar se ngrohja moderne që po ndodh tek ne në vitet e fundit, është unike në këtë periudhë të gjatë kohore.

Shkencëtarët pretendojnë se planeti ynë do të jetë i ndezur aq sa ishte gjatë periudhave të nxehta të epokës moderne gjeologjike të njohur si “Holocen”, dhe mbase mund të jetë edhe më i ngrohtë se aq.

Kjo periudhë filloi 12.000 vjet më parë, kur dielli shkaktoi shkrirjen e mburojës së akullit përgjatë gjithë hemisferës veriore. Shkencëtarët besojnë se klima e butë gjatë Holocenit ka çuar në rritjen e qytetërimit njerëzor rreth 8.000 vjet më parë dhe vazhdon të mbajë atë, sepse e njëjta mundëson rritjen e shumëllojshmërive të ushqimit rreth e rrotull globit.

Pas kësaj periudhe, temperatura u stabilizua, dhe pastaj erdhi periudha e ngrohjes, e cila zgjati për 5.000 vjet, thuhe sipas një studimi të publikuar në revistën “Science, Shaun Marcotte” në Shtetet e Bashkuara.

Pas kësaj periudhe, filloi periudha e ftohjes në të cilën vikingët të cilët u vendosën në zonën e Grenlandës kishin vdekur. Mirëpo, krejt kjo ka ndodhur nën ndikimin e faktorëve natyrorë në të cilën bimët dhe gjallesat e ndryshme kanë arritur të përshtaten.

Nëse ato ende do të kishin ndikuar në klimën globale, pas disa mijëra vitesh, Toka do të hynte përsëri në epokën e akullit.

Megjithatë, shkencëtarët besojnë se kjo gjë tani nuk do na të ndodhë, për shkak të një efekti të madh të akullit i cili do ta ndalojë atë. / Telegrafi /

 

Turqia “pushton” edhe Greqinë me…

March 5, 2013 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

 

Sila”, “Vajza që kam dashur”, “Sulejmani i Madhërishëm” janë disa nga serialët turq, që kanë pushtuar zemrat e grekëve, kuota e shikueshmërisë për këto serialë është mbi 40 për qind.
“Më vjen keq por tani nuk mund të flas, pas pak fillon “Sulejmani i Madhërishëm” këtë fjali e ka dëgjuar shpesh kur ka dashur të lërë takim me dikë”, tregon Vicky Bechraki.
Arkitektja 40-vjeçare nga Athina në fillim tallej me vëllezërit, shoqet dhe prindërit e saj, që shihnin rregullisht në televizionin grek serialet turke.
Serialet turke janë vërtet një produkt i ri dhe i pëlqyer për tregun grek të mediave. Seriali i parë u transmetua në verë 2005 nga kanali MEGA TV. Ai quhej “Kufiri i dashurisë” dhe transmetohej në orët mbrëmjes.
Në vitin 2010 kanali ANT1-TV filloi transmetimin e një seriali të ri: “1001 net”. Ky ishte edhe momenti i kthesës. Që nga ajo kohë tre kanalet e mëdha MEGA, ANT1 dhe ALPHA transmetojnë në orët qendrore vetëm serialë turq. Këtu vlen të thuhet edhe se 2010 ishte viti kur në Greqi filloi të ndihej qartë kriza.
Serialët turq megjithatë nuk janë të suksesshëm vetëm në Greqi. Vitin e kaluar firmat turke kanë marrë më shumë se 100 milionë dollarë nga shitja e të drejtave të transmetimit në më shumë se 70 vende.
Por suksesi i tyre nuk është vetëm ekonomik, edhe në aspektin politik ata po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi. Kështu Ministria turke e Kulturës ka në plan të mbështesë financiarisht prodhimin e serialëve televizivë.
Arsyeja është përmirësimi i imazhit të Turqisë në botë.
Aktualisht në televizionin grek transmetohen gjashtë serialë turq. Por jo të gjithë janë të kënaqur nga kjo. Disa aktorë grekë të papunë ankohen se prodhime të tilla me kosto të ulët u marrin atyre punën. Dhe gazeta “Demokratia” nuk bën më reklamë për “Sulejmanin e Madhërishëm” në faqet e saj, me argumentimin se seriali është një përpjekje për të paraqitur si të padëmshëm pushtimin 400-vjeçar të Greqisë nga osmanët.
Por teleshikuesit grekë nuk shqetësohen dhe serialët turq vazhdojnë të jenë të suksesshëm.

Shqiptarit i ngel pedali i gazit shtypur me 200 km/h

February 26, 2013 by  
Filed under Lajme te cuditshme

Comments Off

 

Shqiptarit i ngel pedali i gazit shtypur me 200 km/h<br />

Një 16-vjeçar shqiptar në Teksas, SHBA, i shpëtoi në mënyrë të pabesueshme një aksidenti me shpejtësi të pabesueshme, të ndodhur pasi makina e tij pësoi një avari dhe pedali i gazit i mbeti shtypur.

Ngjarja e ndodhur në muajin dhjetor fitoi një vëmendje kombëtare në SHBA ditën e martë, pasi një televizion kombëtar transmetoi historinë.

Elez Lushaj ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, një Hyudai Electra, kur pedali i gazit mbeti i shtypur, duke bërë që mjeti të kapte shpejtësinë maksimale të arritshme prej tij, 200 kilometra në orë.

Defekti, një prej më të rrallëve të njohura ndonjëherë, tmerroi të riun, i cili telefonoi policinë për ndihmë.

Megjithatë, përballë një kërkese të tillë të padëgjuar, operatorët e policisë nuk ishin në gjendje që të ofronin një zgjidhje reale. Ata u përpoqën të lidheshin me kompaninë “Hyundai” për këshilla dhe kërkuan zgjidhje në internet, pa gjetur asnjë të tillë.

Siç dëshmoi në dokumentar polici që iu vu pas makinës së Lushajt, pa mundur t’i qëndronte dot gjatë për shumë kohë, shpresa e vetme e tij ishte që shqiptarit t’i mbaronte karburanti.

Pas disa manovrash të pabesueshme, për të shmangur përplasjen me 200 km/h në rrugë dhe 90 minutash të çmendura në drejtimin e makinës “së çmendur”, në një tentativë për t’i shpëtuar një përplasje me një kamion, Elezi humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga dhe u rrotullua katër herë.

Në mënyrë të pabesueshme, Lushaj nuk mori asnjë plagë serioze nga ky aksident dhe realizoi një rikuperim të shpejtë në spital. Megjithatë, dy muaj më pas, 16-vjeçari dëshmoi se vazhdon të ndiejë dhembje të befta dhe të pashpjegueshme në shpinë, gjithsesi një kosto shumë e vogël për aksidentin në të cilin mbeti i përfshirë.

http://www.youtube.com/watch?v=2NooiVl0SWY&feature=player_embedded

I premtuan punë si mësuese për 3 mijë euro, arrestohen dy sekserët

February 22, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

korrupsion-zyrtar

Dy sekserë të cilët premtonin punë në këmbim të parave kanë rënë në prangat e policisë së qytetit të Vlorës. Kështu burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se Luan Bircaj 49 vjec dhe Ilirjan Mezinaj 50 vjec i kanë premtuar shtetasit me iniciale M.A një punë si mësuese për vajzën e tij. Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor të 2012 ndërsa ata i kanë marrë këtij shtetasi 3 mijë euro duke i thënë se do të ndërhynin në Drejtorinë Arsimore të rrethit për ti zgjidhur punësimin e vajzës.

Megjithatë, pas kalimit të kohës dhe moszgjidhjes së problemit, shtetasi me iniciale M.A ka bërë denoncim në polici e cila pas një hetimi disamujor ka mbledhur fakte për aferën korruptive të Bircajt dhe Mezinajt. Ata u prangosën dhe tashmë do të përballen me akuzën e korrupsionit pasiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funsione publike./alb-observer.

Zbulohet Antlatida, qyteti i humbur, në trekëndëshin e Bermudës (VIDEO)

February 21, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

Atlantida lajm-shqipNë thellësi të oqeanit, në rajonin e Trekëndëshit të Bermudës, një ekip shkencëtarësh kanadez, zbuluan aty një qytet gjigand të humbur…!
I kane ranë brigjeve të Kubës, një robot zhytës mundi të regjistroi rrënojat e ndërtesave, katër piramida gjigande dhe diçka (statujë-monument) që i ngjanë Sfinksit.
Specialistët vlerësojnë se ndërtesat e mbytura i përkasin periudhës para klasike, të historisë së Karaibeve dhe të Amerikës Qendrore dhe qyteti mund të banohej nga përfaqësues të qytetit të Teotihuacan (qytet i braktisur, i cili ndodhet 50 km nga Mexico City dhe ka një moshë prej rreth 2000 vjet).Qyteti ndodhet 183 m nën oqean dhe ekipi i shkencëtarëve me në krye Weinzweig dhe Zalitzki janë të bindur se është Atlantida –qyteti i humbur prej më shumë se 10.000 vjetësh.Korrikun e vitit të shkuar, studiues Amerikanë dhe Francezë zbuluan në thellësi të oqeanit, po në të njëjtin rajon: Një piramidë pjesërisht të kristaltë, sipas gjasave më madhe se Piramida e Keopsit në Kajro.
Megjithatë, deri më tanë ende nuk është certifikuar mosha dhe “prejardhja” e këtij qytetërimi
klikoni vidion me poshte.:
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=k_rRhw6_ogA

Çfarë duhet të dimë për çajin

February 13, 2013 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: mund të na pëlqejë aroma, ngrohtësia që përçon në ditët e ftohta të dimrit, ose mund ta gjejmë shumë qetësuese pirjen e çajit përpara një oxhaku. Por çaji nuk ka vetëm efekte çlodhëse, ai i bën shumë mirë shëndetit.

Çaji përmban antioksidues. Ashtu sikurse ne lyejmë hekurat me substanca të caktuara për t’i mbrojtur nga ndryshku edhe antioksiduesit shërbejnë për të mbrojtur trupin nga kthetrat e plakjes dhe nga efektet e ndotjes.

Çaji përmban më pak kafeinë sesa kafeja. Kafeja zakonisht ka dy deri në tri herë më shumë kafeinë sesa çaji. Një filxhan kafeje përmban zakonisht rreth 135 miligramë kafeinë, ndërsa çaji përmban rreth 30 deri në 40 miligramë për çdo filxhan. Nëse pirja e kafesë ju shkakton ankth, pagjumësi apo dhembje koke, atëherë filloni të pini çaj.

Çaji mund ta ulë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjes së qelizave të trurit.
Mpiksja e gjakut e formuar nga kolesteroli dhe trombocitetet e gjakut shkakton ndalimin e zemrës dhe shkatërrimin e qelizave të trurit. Duke pirë çaj ju i mbani arteriet tuaja të qeta dhe të pabllokuara. Një studim 6-vjeçar në Norvegji ka zbuluar se personat që pinë 2-3 filxhan çaj në ditë, kanë 70 për qind më pak rrezik të pësojnë një atak zemre, krahasuar me ata që nuk pinë çaj.

Çaji mbron kockat. Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

Çaji të jep një buzëqeshje të ëmbël. Të pish çaj të bën mirë edhe për dhëmbët. Është sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve.

Çaji rrit imunitetin. Duke pirë çaj ju rrisni imunitetin e trupit tuaj ndaj infeksioneve të shumta. Kur 21 vullnetarë pinë secili nga pesë filxhan kafeje dhe çaji, studiuesit arritën në përfundimin se personat që kishin pirë çaj, kishin një sistem imunitar më të fortë.

Çaji ju mbron kundër kancerit. Antioksidantët që përmban çaji luftojnë kancerin. Janë plot tetë studime që e mbështesin teorinë se, çaji është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen nga pasojat negative të sëmundjeve të shumta. Ndaj bëni mira ta fusni çajin në listën e pijeve tuaja të përditshme.

Çaji ju mban të hidratuar. Pijet që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe çajin, janë konsideruar si pije që nuk janë të nevojshme për rritjen e sasisë së lëngjeve që na duhen normalisht. Kjo, sepse kafeina është një pije diuretike ose thënë ndryshe që na shton nevojën për të urinuar.

Megjithatë studimet e fundit kanë zbuluar se kafeina nuk përbën problem dhe se pijet që e përmbajnë atë ndihmojnë për sasinë e lëngjeve që duhet të marrim. Kafeina bëhet problem vetëm nëse pini njëkohësisht pesë ose gjashtë filxhanë pijesh që e përmbajnë atë.

Çaji është pa kalori.
Çaji nuk përmban asnjë kalori po të mos i hidhni sheqer apo qumësht. Të përdorësh qoftë edhe 250 kalori më pak në ditë ndihmon në humbjen e gjysmë kilogrami në javë. Nëse po kërkoni për një pije që nuk ka në brendësi kalori, çaji është i duhuri.

Çaji rrit metabolizmin tuaj
Shumë njerëz ankohen se kanë një metabolizëm të dobët dhe se nuk humbin dot peshë. Çaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund të digjni 70-80 kalori duke pirë pesë filxhanë në ditë. Duke e llogaritur për një vit mund të humbni rreth 3.6 kg vetëm duke pirë çaj jeshil.

Cili çaj është më i miri, jeshili, i ziu apo i bardhi?
Nuk ka shumë ndryshim mes çajeve, sepse të gjithë përgjithësisht përmbajnë të njëjtën sasi të pigmenteve që treten dhe i japin vlera për shëndetin. Çaji jeshil dhe i ziu vijnë prej së njëjtës bimë, por çaji jeshil është tharë për më pak kohë, duke shmangur kështu procesin e fermentimit që gjendet te çaji i zi.

Të bën po aq mirë çaji pa kafeinë?
Disa kompani përdorin substanca kimike që i largojnë çajit kafeinën, disa të tjera përdorin procesin e ujit për këtë qëllim. Procesi me substanca kimike largon më shumë sesa duhet elementet e dobishme, ndaj duhet të lexoni me kujdes etiketat.

Si të përgatisësh një çaj ideal?
Për çajin e ngrohtë hidhni një filxhan me ujë për çdo tabletë çaji ose lugë nëse po përdorni çaj të tharë.

Hidheni masën e çajit në një enë qelqi (materialet plastike apo metalike i japin shije të pakëndshme). Hidhni ujin e zier mbi enën me çaj, kini parasysh sesa më shumë ujë të hidhni, aq më e butë do të jetë shija.

Ndërsa çaji i ftohtë përgatitet si më lart, por më pas hidhini akull dhe vëreni në frigorifer.

Historia e çajit
Çaji e ka origjinën nga Kina. Është zbuluar gjatë Dinastisë Shang viti 1500-1046 para lindjes së Krishtit, ku përdorej si pije mjekësore. Gjatë shekullit XVI me çajin u njohën tregtarët dhe priftërinjtë portugezë. Pirja e çajit u bë e përhapur në Britaninë e shekullit XVI. Britanikët vendosën ta fusnin çajin edhe në kultivimin indian për të konkurruar monopolin e çajit kinez. Çaji ka një shumëllojshmëri efektesh pozitive për shëndetin dhe bashkë me kafenë është një nga pijet më të konsumuara në botë./ikub.al

Limoni shkrin yndyrën dhe gurët, pastron lëkurën…

February 9, 2013 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Limoni shkrin yndyrën dhe gurët, pastron lëkurën...

Lëngun nga limoni duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore.

Përveç se është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore.

Humbja në peshë
Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Gurët biliarë
Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë. Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largojë gurët e vegjël. Prandaj, limoni është ushqim ideal për këtë!

Kollitja
Ky ushqim vepron si ekspektorans- nxit largimin e sekretit nga bronket, për këtë arsye limoni është i nevojshëm te ftohja dhe gripi. Për të lehtësuar kollitjen, pini limonadë ose priteni gjysmë limoni në copa të holla dhe qitni në një litër ujë së bashku me farat e lirit (që janë po ashtu ekspektoransë të njohur) dhe ngadalë lëreni të ziejë për 20 minuta, kullojeni dhe ftoheni me pakëz ujë.

Psoriaza
Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës, e cila kërkon mjekim intensiv dhe afatgjatë sistemik. Duket paradoksale, mirëpo acidi limonik nga lëngu i limonit mund të zbusë thatësinë e lëkurës dhe të zvogëlojë luspimin e saj. Njëkohësisht mund të ndihmojë në rikthimin e njomjes së lëkurës dhe të nxisë largimin e shtresës së vdekur të qelizave. Disa herë në ditë vendosni lëng limoni në sipërfaqet ku është shfaqur psoriaza dhe qëndroni disa minuta në diell. Pas disa javës, zgjateni kohën e qëndrimit në diell. Shumë dermatologë u përshkruajnë pacientëve me psoriazë përbërës të lëngut të limonit në kombinim me rrezet UVA.

Konstipacioni
Limoni është edhe burim i pasur me pektine- fibra ushqyese që në zorrë shndërrohen në xhel dhe lehtësojnë kontraksionin e zorrëve. Nga ana tjetër, celuloza tërheq ujin, gjë që lehtëson tretjen. Në ushqimin e përditshëm përfshijeni lëngun e limonit dhe lëvoren.

Hipertensioni
Vitamina C nga një limon i vogël mund të shtojnë nivelin e oksidit nitrik, gaz i cili organizmit tonë i jep sinjal që të relaksohet dhe zgjerojë enët e gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit u ngjan disa barnave të cilat përdoren për uljen e tensionit arterial- ACE inhibitorëve, sepse inhibon hormonin angistin në veshka (ky hormon rrit tensioni e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut).

Infeksionet urinare
Ushqimi i pashëndetshëm i përkeqëson problemet me inflamacionin e fshikës urinare, sepse urina acidike vetëm sa i shton dhimbjet. Konsumoni lëng nga një gjysmë limoni, dy-tri herë në ditë. Limonin mund ta përdorni edhe si zëvendësim për uthull. Më i njohur është shfrytëzimi i limonit në specialitetet e peshkut. Lëngu nga limoni në sallatën e pemëve jep shije të veçantë.keshilla

Një rubinet që lan dhe than duart

February 5, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ajo përmban motorin, filtrat e ajrit, një paisje për eleminimin e zhurmës, një tub tek i cili qarkullon uji e të tjera detaje si këto.
Një rubinet që lan dhe than duart

Kompania britanike Dyson ka zbuluar një pajisje të re, një rubinet që shërben jo vetëm për të larë, por edhe për të tharë duart, pra, të gjitha në një.

I kripur është çmimi i tij, plot 1 mijë paund. Themeluesi i kompanisë, Sir James Dyson tha se paisja të jep mundësinë të kursesh në periudhë afatgjatë, nuk blen tharës duarsh dhe nuk shpenzon më për peshqirë.

Megjithatë, ekspertët thonë se nëse çmimi nuk bie, shitjet do të jenë të pakta. Një pjesë e paisjes, vendoset poshtë lavamanit. Ajo përmban motorin, filtrat e ajrit, një paisje për eleminimin e zhurmës, një tub tek i cili qarkullon uji e të tjera detaje si këto.

Ajo ka të përfshirë në të edhe sensorë që zbulojnë se ku janë duart e personit, dhe nëpërmjet kësaj aktivizon ose ujin, ose tharësin.yllpres

10 gënjeshtrat mbi pijet alkoolike

February 5, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Njerëzimi ka krijuar shumë legjenda mbi të mirat që sjell alkooli, por të gjitha janë vetëm legjenda, të krijuara për të justifikuar konsumimin e pijeve që shkaktojnë dëm, veçanërisht nëse me to teprohet

Miti nr.1: alkooli të ngroh shpejt.
Shumë veta besojnë se alkooli ka një efekt ngrohës dhe për një njeri të ftohur një gllënjkë e një pijeje të fortë është ilaçi më i mirë. Por në këtë besim ka vetëm pak të vërteta. Puna është që në rastin e uljes së temperaturës së organizmit ndihmon pak a shumë 50 gramë vodka ose konjak. Ato zgjerojnë enët e gjakut dhe normalizojnë qarkullimin e gjakut tek organet e brendshme, kurse dozat e mëtejshme të alkoolit forcojnë qarkullimin e gjakut te lëkura. Ajo skuqet dhe njeriu ka një ndjenjë të këndshme të ngrohjes. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, sepse në të njëjtën kohë zmadhohet edhe humbja e ngrohtësisë dhe organizmi fillon të ftohet edhe më shumë. Veç kësaj njeriu vazhdon të ketë ndjenjën e dobisë qind për qind të alkoolit, kështu që efekti i ngrohjes së pijeve alkoolike është tepër i ekzagjeruar.
Miti nr. 2: alkooli të hap oreksin.
Alkooli në të vërtetë të hap oreksin. Megjithatë, ndjenjën e urisë e japin vetëm pijet e forta dhe vetëm me doza të vogla, si p.sh. 20-25 gramë vodka. Ajo ndikon te qendra e ngopjes dhe e aktivizon atë. Ky proces ndodh brenda 15-20 minutash. Prandaj të pini “për të hapur oreksin” direkt para bukës është një gabim thelbësor, sepse brenda pak sekondave uria nuk vjen, por ka nevojë për më shumë kohë. Veç kësaj, alkooli para bukës prodhon edhe efekte anësore, si p.sh. do të acarojë stomakun bosh dhe ai do të detyrohet të prodhojë acid klorhidrik, e si pasojë mund të bëheni me gastrit.
Miti nr. 3: alkooli të çliron nga stresi.
Shpeshherë njerëzit e lodhur provojnë të ngrenë humorin me anë të alkoolit. Megjithatë në shumicën e rasteve kjo gjë është bërë në mënyrë të gabuar, sepse për të arritur qëllimin nevojiten vetëm 20-30 ml vodka apo konjak ose 40 ml verë apo “Martini”. Doza të tilla të vogla heqin tensionin e brendshëm dhe ndihmojnë të çlodheni. Fatkeqësisht, shpeshherë njerëzit e teprojnë me alkoolin dhe këtu historia mund të zhvillohet në dy mënyra. E para, lodhja zmadhohet, humori ulet, njeriu bie në një lloj depresioni, i cili vetëm përforcon ndjenjën e lodhjes. E dyta, njeriu pëson eufori alkoolike, e cila fatkeqësisht gjithashtu përfundon me një depresion. Asnjë prej të dyja rasteve nuk ua siguron më çlirimin nga stresi. Kështu, nëse zgjidhni të luftoni me stresin me anë të alkoolit, mendohuni mirë.
Miti nr. 4: alkooli të ngre aftësinë për punë.
Shumë veta kanë besim të fortë që është më e lehtë të punosh nën ndikimin e pijeve alkoolike. Këtu nuk është fjala rreth një dehjeje mesatare as një të rënde, kur njeriu humb mprehtësinë e reagimit dhe të ndjenjave, por të një dehjeje të lehtë, gjatë së cilës aktivizohen proceset e mendimit. Megjithatë, kjo ndjenja e aktivizimit është absolutisht subjektive dhe u vërtetua jo shumë kohë përpara nga shkencëtarët australianë. Me anë të eksperimenteve dhe hulumtimeve, ata nxorën përfundime tepër interesante, ku doli që njerëzit pak të dehur në të vërtetë mund të kenë reagim fizik dhe mendor pak më të shpejtë. Megjithatë, shpeshherë këto reagime mund të jenë të gabuara. Veç kësaj edhe doza të vogla të alkoolit shkaktojnë uljen e përqendrimit dhe dobësimin e cilësisë së konkluzioneve. Kështu, nëse njeriu punon nën ndikimin e alkoolit, puna ndoshta edhe do të përfundojë më shpejt, por patjetër do të ketë nevojë për korrigjimin e gabimeve të ndryshme.
Miti nr. 5: alkooli ul tensionin.
Shumë njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut mendojnë se mund ta ulin atë me anë të pijeve alkoolike, sepse alkooli zgjeron enët e gjakut. Ky opinion ka një grimcë të vërtete: dozat e vogla të pijeve të forta alkoolike në të vërtetë e ulin tonusin e enëve të gjakut. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ato shpejtojnë rrahjet e zemrës. Kurse tensioni varet drejtpërdrejt nga sasia e gjakut e pompuar tek enët e gjakut. Sa më e madhe është kjo sasi, aq më i lartë bëhet tensioni. Prandaj, alkooli në asnjë mënyrë nuk kualifikohet si ilaç kundër tensionit të lartë të gjakut. Situata bëhet edhe më e rrezikshme, nga fakti që shumë pije alkoolike përmbajnë substanca bioaktive, të cilat mund të ndikojnë shumë keq në tensionin arterial.
Miti nr. 6: alkooli cilësor nuk të bën dëm.
Çdo pije alkoolike ka një ndikim toksik ndaj organizmit. Kjo ndodh për arsye se një prej produkteve anësore të dekompozimit të alkoolit është aldehidi i uthullës. Pikërisht ai i bën shumë dëme organizmit. Kurse alkooli jo cilësor ndikon në organizëm, madje më keq. Këto pije nuk e kanë kaluar pastrimin e nevojshëm dhe përmbajnë vajra që përforcojnë efektin toksik të alkoolit. E njëjta gjë mund të themi për alkoolin e prodhuar në shtëpi. Kjo, për shkakun se në ambientet shtëpiake është tepër e vështirë të pastrosh alkoolin. Patjetër markat e njohura dhe të shtrenjta kanë më shumë cilësi sesa ato të lirat, por kjo nuk do të thotë që këto pije nuk i bëjnë dëm shëndetit tuaj.
Miti nr. 7: alkooli, ilaç kundër ftohjes.
Shumë njerëz e mjekojnë ftohjen me anë të vodkës, të bashkuar me mollë, me mjaltë dhe gjëra të tjera natyrore. Ata besojnë se këto “ilaçe” e ulin temperaturën, ndalojnë rrufën dhe pakësojnë dhimbjen e fytit. Nuk dihet nga vjen ky besim. Megjithatë mjekësia moderne nuk e mbështet. Pikë së pari, alkooli nuk e forcon imunitetin. Së dyti, alkooli aspak nuk përmirëson një fyt të acaruar, përkundrazi. Pas një mjekimi të tillë fyti dhëmb edhe më shumë. Kështu që mos besoni në fuqinë shëruese të alkoolit.
Miti nr. 8: birra s’është alkool.
Sot shumë njerëz mendojnë se nëse birra nuk është një pije e fortë alkoolike, ajo nuk i bën asnjë dëm shëndetit. Ky është një keqkuptim shumë i madh. Në fakt, birra në të vërtetë nuk përmban shumë alkool. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kjo pije është e pafajshme. Edhe ajo është pije alkoolike dhe prandaj shkakton varësi. Mjekët, kohët e fundit, flasin akoma dhe më shumë për alkoolizmin prej birrës. Veç kësaj, birra i bën shumë dëm mëlçisë dhe zemrës. Në asnjë mënyrë mos e pini birrën si limonadë. Kështu do të dëmtoni shumë shpejt shëndetin tuaj.
Miti nr. 9: pijet alkoolike nuk kanë kalori.
Shumë femra numërojnë kaloritë e ushqimit, por harrojnë ato të pijeve. Alkooli ka një përqindje të lartë energjike dhe sa më e fortë është pija, aq më e lartë është përqindja. Përqindja më e lartë është ajo e vodkës. Vodka nuk ka asnjë cilësi ushqimore, të gjitha kaloritë e saj vijnë nga alkooli. Pikërisht për këtë arsye është shumë e vështirë t’i djegim ato. Pak ndryshe është puna e verës. Pjesa e kalorive të verës vijnë nga karbohidratet, të cilat digjen lehtësisht. Prandaj vera nuk i bën aq shumë dëm trupit. Megjithatë, çdo pije alkoolike, pa përjashtim, ka shumë kalori. Prandaj, para se të pini, mendoni jo vetëm për shëndetin, por edhe për figurën tuaj.
Miti nr. 10: vera e kuqe është e mirë për shëndetin.
Sugjerimi që vera e kuqe është e mirë për shëndetin shpeshherë përdoret kundër mesazhit rreth rreziqeve shëndetësore që shoqërohet me përdorimin e alkoolit. Ndërsa antioksidantët brenda verës së kuqe janë të mira për zemrën, të njëjtin rezultat mund të arrini duke ngrënë fruta ose duke pirë lëng rrushi. Dozat e vogla të verës së kuqe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës për disa njerëz, por ajo gjithashtu rrit shanset e një vdekjeje të parakohshme nga shkaqe të tjera. Prandaj ju rekomandojmë një mospërdorim total të të gjitha pijeve alkoolike./Gazeta-Shqip/

Tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete

February 3, 2013 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

13

Disa shprehi të mendjes janë aq të shpeshta, sa atyre nuk u kushtohet vëmendje, por megjithatë mund të shkaktojnë një ankth emocional.
Merrni shembull rastin kur njerëzit duhet të jenë shumë ‘privatë’. Shumica nuk kanë dëshirë të flasin për jetën e tyre seksuale, financat, ndoshta religjionin ose politikën. Janë disa të tjerë që kanë sekrete të posaçme që ata nuk do të donin t’ia zbulonin të huajve e ndonjëherë as miqve, si për shembull: koha që kanë kaluar në burg, dështimi në një biznes apo një sëmundje serioze. Kanë arsye për përmbajtje, të cilat mund të jenë të ndryshme varësisht nga çështja.
Disa njerëz, madje ndihen jo rehat gjatë konfrontimeve. Si pasojë, ata evitojnë bisedat që përfshijnë politikën. Për të njëjtat arsye, ata mund të hezitojnë të shprehin mendimet e mbajtura për vete në lidhje me shumë gjëra.
Janë tri arsyet më të shpeshta që njerëzit mbajnë sekrete dhe nuk hapen me të gjithë në lidhje me ngjarjet e mëparshme në jetën e tyre. Kjo përmbajtje sa u përket bisedave të tilla është e kuptueshme dhe vjen me një çmim:

1. Individi, që është i zemëruar nga ndonjëra prej këtyre rrethanave, nuk mund të jetë rehat, për shkak se ai ankth nuk është i njohur për të tjerët.

2. Njerëzit kanë tendenca të ekzagjerojnë ndjenjën e dështimit apo limiteve të ndryshme, kështu që mundohen ta mbajnë për vete, në mënyrë që të mos e vërejnë të tjerët.

3. Ka problem të caktuar. Për shembull, vështirësia që mund ta ketë një çift për të pasur fëmijë, që ndoshta nëse ndahen me të tjerët, mund të rezultojnë me marrjen e këshillave për të zgjidhur situatën nga të tjerët, që kanë qenë në atë gjendje.

 

« Previous PageNext Page »