Shembet kompleksi “Jon” VIDEO

December 15, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Kompleksi “Jon” i ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” është shembur sot nga Inspektorati Urbanistik Kombëtar.

Për shembjen e ndërtesës 8-katëshe u përdor një sasi prej mbi 300 kg tritol, e cila u vendos në tre katet e para të ndërtesës. Nga shpërthimi i tritolit ndërtesa është shembur pjesërisht.

Shpërthimi ka qenë i fortë, por fatmirësisht nuk janë shënuar dëme të tjera në zonën përreth. Dy pallatet e këtij kompleksi u rrëzuan në krahun e pishinës, pikërisht në krahun në të cilin ishte parashikuar dhe shembja.

Masa të forta sigurie u morën në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli ku është ndaluar tërësisht qarkullimi i mjeteve për 8 orë.

Kompleksi “Jon”, ishte në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Me vendim qeveria, banorët e këtij pallati janë shpronësuar për shkak se plani rregullues i vijës bregdetare të Vlorës nuk parashikon ndërtimin e pallateve në këtë zonë.

burimi www.shekulli.com.al


Comments

comments

Ja vëndet që lobojnë pro statusit për Shqipërinë

December 15, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

The-European-Union

Tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian po lobojnë për një vendim pozitivi të Këshillit të BE-së sa i takon dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.

Një lëvizje e tillë vjen në një kohë kur Holanda është në kërkim të aleatëve për t’i thënë jo statusit hapjes së dyerve të BE-së për vendin tonë.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vend që mban Presidencën e radhës së BE-së dhe kreut të Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Ashton.

Në letër argumentohet se, Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë. ”Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marrë një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe e ka vendosur këtë në krye të prioriteve në përputhje me programin e saj”, thuhet në letër.

Një votë pro e Këshillit të BE-së – thuhet në letër, – jo vetëm do të inkurajonte Shqipërinë për të vijuar përmbushjen e reformave, por do t’u dërgonte mesazh edhe vendeve të tjera kandidate potenciale se puna e madhe në drejtim të arritjes së standardeve shpërblehet, duke e lidhur këtë me vetë besueshmërinë e BE-së.


Comments

comments

Flitini të sapolindurit për të garantuar zhvillimin e tij

December 15, 2013 by  
Filed under Nena dhe Femija

Comments Off

Flitini të sapolindurit për të garantuar zhvillimin e tijNë kohën kur fëmijët fillojnë shkollën, ekzistojnë ndryshime mes aftësive linguistike tek shumë prej tyre. 

Këto diferenca të hershme mund të bëjnë një ndryshim domethënës në performancën e tyre në shkollë, sepse mësuesit i japin mësimet nëpërmjet të folurit.

Nga vijnë ndryshimet në të folur?

Një grup provash sugjerojnë se një ndikim i madh në zhvillimin e hershëm gjuhësor është numri i fjalëve që fëmijët dëgjojnë kur janë të porsalindur apo një ose dy vjeç.

Sa më shumë t’u flasin prindërit fëmijëve apo sa më shumë të shprehen në prani të tyre, aq më mirë ndikon kjo tek ta duke i bërë t’i kuptojnë më shumë fjalët dhe t’i mësojnë ato.

Kjo çështje është eksploruar edhe në punë të mëparshme në një studim që ka krahasuar fëmijët e rritur në familje me status të ulët ekonomik dhe ata me status të lartë.

Në numrin e nëntorit të revistës Psychological Science, dy studiuese Adriana Ueisleder dhe Eni Fernald e ekzaminuan këtë pyetje duke sjellë një shembull të thjeshtë të familjeve me ekonomi të ulët spanjolle që jetojnë në SHBA.

Studiueset pajisën disa foshnja 19-muajshe me një regjistrues zëri për të paktën një ditë të tërë. Disa të tjerë e mbajtën regjistruesin për ditë me radhë. Dita e regjistrimit më të gjatë u zgjodh për t’u studiuar.

Duke përdorur softuerë, regjistrimet u analizuan në mënyrë që të identifikoheshin të gjitha fjalët e folura në praninë e fëmijëve gjatë ditës.

Për më tepër, studiueset i klasifikuan të folurat në dy kategori, ato që u drejtoheshin fëmijëve dhe ato që fliteshin në prani të tyre.

Kërkueset matën efikasitetin e fjalëve të dëgjuara prej fëmijëve kur ishin 19-muajsh dhe gjithashtu më vonë kur ishin 24 muajsh, që të kuptonin sesa ishin përmirësuar aftësitë e kuptimit të fjalëve.

Në këto teste, fëmijët 19-muajsh u ulën përpara një ekrani. Atyre iu treguan disa foto që shfaqnin objekte të zakonshme si një top apo një qen.

Fëmijët thanë fjalën korresponduese për secilën nga fotot dhe kërkuesit nga ana e tyre matën kohën që iu desh atyre për të parë foton dhe për t’u përgjigjur.

Te fëmijët 24-muajsh, prindërit përdorën një listë për të vlerësuar horizontin gramatikor të fëmijës së tyre. Sipas këtij shembulli, ekzistonte një ndryshim i madh midis numrit të fjalëve që fëmijët dëgjonin.

Disa dëgjonin më pak se 2000 fjalë në ditë, ndërsa të tjerë deri në 15.000. Po ashtu ekzistonte edhe një ndryshim i madh në fjalët që u drejtoheshin fëmijëve në mënyrë direkte. Disa familje u flisnin të vegjëlve të tyre deri në 1000 fjalë në ditë, të tjera familje u drejtoheshin fëmijëve me më shumë se 10.000 fjalë çdo ditë.

Numri i fjalëve që fliste një fëmijë 19-muajsh, ishte një parashikues domethënës për gramatikën e tij kur të mbushte moshën 2 vjeç.

Për më tepër, numri i fjalëve që i fliteshin fëmijës, parashikonte sesa shpejt dhe sesa me efikasitet ai do të shihte fotot dhe do të thoshte fjalën e duhur që i përkonte asaj.

Analizat statistikore treguan se lehtësia e identifikimit të fjalëve në fjali ishte një arsye e rëndësishme përse fëmijët që kishin dëgjuar më shumë fjalë, kishin më tepër aftësi të mira gramatike kur ishin 24-muajsh, krahasuar me ata që kishin dëgjuar më pak që prej fillimit.

Kjo përvojë e hershme gjuhësore te fëmija, perfeksionohet me kalimin e kohës. Fëmijët që dëgjojnë shumë të flitet në moshë të vogël, jo vetëm që arrijnë ta kuptojnë më mirë gjuhën dhe fjalët, por kanë më shumë gjasa të fillojnë të flasin më shpejt.

Kur fëmijët flasin shumë, të rriturit i kthejnë edhe më shumë përgjigje. Ndaj aftësia e të folurit herët është një avantazh gjuhësor që sa vjen e rritet me kalimin e kohës.

Ky kërkim tregon rëndësinë e një mjedisi të pasur për fëmijët e vegjël. Truri i tyre po zhvillohet shpejt dhe ky ndikohet shumë prej gjërave që ndodhin rreth fëmijëve.

Sa më shumë të ekspozohen fëmijët në një mjedis gjuhësor të pasur, aq më shumë do të zhvillohet oratoria dhe logjika e tyre. Për më tepër, zhvillimi i hershëm gjuhësor u jep atyre një avantazh të madh kur fillojnë për herë të parë shkollën. / Top Channel

Statusi, 8 ministrat e BE lobojnë pro Shqipërisë

December 15, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

Statusi, 8 ministrat e BE lobojnë pro ShqipërisëMinistrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe baroneshës Kethrin Ashton.
Në letër, tetë ministrat e BE-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Në letër ministrat argumentojnë se Shqipëria I ka përmbushur kushtet që iu caktuan një vit më parë. Miratuan me shumicë votash 3 ligjet, ligjin për Gjykatën e Administrative, administratën publike dhe reformën parlamentare.
Në letër flitet edhe për zgjedhjet e 23 qershorit të cilat u mbajtën në përputhje dhe respekt të lirive themelore, e konfirmuar kjo edhe nga raportet e OSBE-ODHIR.

Në letër nënvizohen përmirësimet e bërë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese.
“Prej dy muajesh qeveria shqiptare ka bërë një progres të rëndësishëm, veçanërisht në angazhimin për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën”, thuhet në letër.

Më tej në letër shkruhet se rezoluta e miratuar me unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë në 27 nëntor 2013 rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet në krye të axhendës kombëtare të Shqipërisë.
“Një votë pro e Këshillit do të provonte edhe njëherë se zgjerimi i BE ka një fuqi transformuesve dhe efekte qëndrueshmërie, në të mirë të të gjithë qytetarëve të BE-së”, përfundon letra. ballkani.web

Jep dorëheqjen konsulli shqiptar në Janinë

December 14, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

MPJ-560x300

Pas tre vjet në detyrë, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Janinë, zoti Jani Daka.

Lajmi bëhet i ditur nga shtypi grek, i cili nuk jep detaje mbi arsyen e dorëheqjes, por thekson se Daka, i cili shërbeu për 3 vjet në zyrën konsullore të Janinës, bashkëpunoi në mënyrë të shkëlqyer me autoritetet greke dhe vlerësimi për të është mjaft pozitiv.

Po sipas gazetës greke “Proinos logos”, me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Janinë emërohet zoti Andrea Kaso, (në foto) i cili karakterizohet si një diplomat i ri, i butë dhe përmbajtur, ndërsa puna e tij vlerësohet vecanërisht e suksesshme.

Comments

comments

Parlamenti Europian miraton rezolutën. Ti jepet statusi Shqipërisë

December 14, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

EuroParl

Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Evropian ka miratuar

sot rezolutën, ku kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Komisioni miratoi rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.

 

 

Ndërkohë pak më herët se të miratohej rezoluta, europarlamentarët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që Shqipëria ka bërë në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita.

 

“Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa, për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, u shpreh europarlamentari, Volfgang Grossruck.

 

Por ky qëndrim i Grossruck-ut ka hasur në kundërshtimin e kryetarit të Komisionit,Elmar Brok  i cili tha se nuk ka rëndësi se cila parti i ka pranuar zgjedhjet, por e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet palëve. Bruk kërkoi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa vlerëson bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjet e integrimit.

 

Tashmë rezoluta pritet të miratohet dhe nga Parlamenti Evropian. për t’i hapur rrugën vendimit final që do të merret nga Këshilli i BE-së më 19 dhjetor. Deri tani nuk ka pasur asnjë zë kundër dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë dhe vendimi pritet të jetë pozitiv.

 

Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Kërkesa u konsiderua lëvizje politike pasi, zyrtarë të BE-së thanë se kërkesa është bërë para kohe.

 

Në tre progresraportet e fundit, ku është marrë në konsideratë kjo kërkesë e Shqipërisë, në dy prej tyre u Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit me plotësimin e disa kushteve. Shqipëria dështoi në plotësimin e tyre deri në maj të vitit 2013, kur parlamenti miratoi me konsensus tre ligjet e kërkuara.

 

burimi www.shekulli.com.al

Comments

comments

Vriten dy shqiptarë dhe polici grek në Follorinë

December 14, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Dy shtetas shqiptarë dhe një polic grek u vranëgjatë një shkëmbimi zjarri mesnaten e së shtunës në kufirin  greko-shqiptar.

Sipas mediave greke, ngjarja tragjike ka ndodhur pranë fshatit Vrontero të Follorinës, kur nje grup kontrolli i policisë kufitare që patrullonte në bregun e Prespës së Vogel për peshkim të paligjshëm ka gjetur në një kasolle dy shtetas shqiptarë.
Ata u kane bërë thirrje për t’u dorezuar dy shqiptarëve. Sipas një komunikate të policise greke, nga dy shqiptarët u qellua me breshëri automatiku ku gjeti vdekjen një polic grek.
Më pas, sipas komunikatës policore greke, forcat policore të Follorinës hapën zjarr ndaj dy vëllezerve shqiptarë në kasolle, Melsi dhe Klevis Çollaku, duke i lënë të vrarë pas disa minutash sulmi me armë.
Sipas informacioneve policore të shtetit helen, të dy vëllezërit shqiptarë nuk pranuan t’i dorëzoheshin policisë në asnjë rast.
Policia tha se për dy vëllezërit kishte dyshime se ishin trafikantë të lëndëve narkotike, por nuk u dha ndonjë informacion nëse në kasolle u gjet një lende e tillë apo jo.
Dy vëllezërit shqiptarë, Melsi dhe Klevis Çollaku janë banorë të fshatit Shuec në Korcë.
Ata ishin larguar nga banesa e tyre një ditë më parë drejt Greqisë në mënyrë klandestine.

burimi www.top-channel.tv


Comments

comments

Mbrëmjre rinore shqiptare me rastin e Krishtlindjeve 2013, ora 23.00. Salla ARION POLIXOROS Peristeri

December 14, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

foto1     Albanians.gr (Rinia Shqiptare në Greqi) fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare ( dhe cdo person tjeter qe do te argetohet me muzike shqiptare) të festojmë sëbashku Krishtlindjet
2013!

Kur dhe ku do të organizohet mbëmja:

Mbrëmja do të organizohet të hënën më 24 Dhjetor në orën 23.00 tek Salla luksoze ” Arion Polixoros Peristeriou”! Një ambient fantastik me një pamje panoramike të qytetit, që do i japi një tjetër bukuri mbrëmjes sonë.

Ku ndodhemi:
Adresa: Salla ” Arion Polixoros Peristeriou” ndodhet në rrugën ETHNARXOU MAKARIOU 1 KIFISOU, Peristeri Athinë
Salla ndodhet brenda parkut të kompleksit në katin e dytë! Janë të disponueshëm ashencorë.

Si të vini:
Për ato që dëshirojnë të vijnë me mjetet e transportit publik mund të përdorin Autobuzin, LINJA A13 , ose Trolej LINJA 12. Stacioni ku do ndaloni quhet “Gjefira”.

Një mënyrë tjetër është METRO, stacioni Agios Antonios, Nga stacioni salla është rreth 700m (në drejtimin e Athinës)
Për të gjithë të ftuarit që do vijnë me makinat e tyre mënyra më e shpejtë është të marrin rrugën nacionale Athinë-Lamia dhe sapo te dalin në kryqëzimin e Lenorman dhe të kalojnë urën do ndodhen fiks përballë Sallës ” Arion Polixoros Peristeriou”
Salla disponon parking. Parkingu është falas. Parkingu ndodhet nga ana e Kifisou dhe jo nga ana e rrugës Ethnarxou Makariou.

Çmimet:
Hyrja 10 euro me pije!
Pija e dytë 7 euro! Çmimi i shishes 90 euro (5 bileta + 40 euro)

Për rezervime dhe informacione kontaktoni në
6979489060 (up)

VINI RE MESHKUJT DUHET TË JENË TË SHOQ?RUAR

Ju sugjerojmë të rezervoni tavolinë
Jeni të mirëpritur


Comments

comments

Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

December 13, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

LEJA E QËNDRIMIT ME KOHË TË ZGJATUR (5 VJEÇARE-EPI MAKRON DHIAMENONTOS).

Kjo leje, sipas ministrisë do i japi të drejtën rreth 358.000 emigrantëve të ligjëshëm që jetojnë në Greqi, të punojnë dhe të jetojnë dhe në vënde të tjera të Bashkimit Europian. Hiqen të gjitha lejet dhe kthehen në leje 5 Vjeçare. Nga 50 leje qëndrimi që ekzistojnë sot, ato bëhen 19 Hiqen 20 kritere(dikeologjitika) për rinovimin e lejeve të qëndrimit Hiqen proçedura burrokratike që vështirsonin rinovimin e lejes të qëndrimit Proçedura dhe lehtësime për emigrantët e gjeneratës të dytë (Dhefteri gjenia metanaston) Fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi do ju jepet leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5vjeçare) dhe lehtësohen proçedurat e rinovimit. Kështu që shmanget mundësia që fëmijët të kërkojnë nështetësi vetëm për të përfitiar lehtësimet që të jep ajo. Ndryshon proçedura kërkesave dhe transferimi e emigrantëve Do krijohen proçedura të shpejta për të gjithë emigrantët që investojnë në Greqi Lehtësime për krizën ekonomike.

Emigrantë të papunë që jetojnë vite në Greqi nuk do quhen të paligjëshëm. Ndryshime në ligjet e punësimeve dhe emigracionit. Hiqet kontrata e punës, ensimat dhe kuota e të ardhurave vjetore Parashikohet që për të pasur një emigrantë biznes të tij duhet të jetë paisur vetëm me leje qëndrimi me kohë të zgjatur, dhe me asnjë lloj leje tjetër Ndryshojnë proçedurat e bashkimit familjarë. Do bëhen teste speciale për të vërtetuar lidhjen familjare, si dhe do hiqet kuata ekonomike për bashkim familjarë.

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve , Kodi i Emigracioni dhe Integrimit Social
për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)?
Ky është një problem që hasin me qindra mijëra emigrantë , të cilët për shkak të krizës ekonomike kanë ngeluar pa punë dhe nuk përmbushin numrin e pullave(ensimat) për të bërë lejet e qëndrimit ose për ti rinovuar ato.

Sipas ligjit të ri të emigracionit:
NENI 15 me titull “Dhënja dhe Rinovimi i Lejeve të Qëndrimit për punësim në varësi”( ???????? ??? ???????? ?????? ???????? ??? ?????????? ???????) parashikon që për të nxjerrë leje qëndrimi ose për të rinovuar atë duhen që emigranti të ketë mbledhur numrin minimal të pullave që duhet, sipas nenin 137, paragrafi 6 i Kodit të Emigracionit. Siç e dimë numri minimal është 120 pulla
Gjithashtu NENI 15 parashikon se nëse emigranti nuk ka përmbushur numrin minimal të pullave, ka mundësi të blej ditët e siguracionit deri në shifrën 20% e pullave të nevojshëme nga neni i mësipërmë. Në rast rinovimi për dy ose 3 vjet, mund të blej duke plotosuar totalin e dyvjeçarit ose trevjeçarit.

NENI 139 Paragrafi 14:
Kërkesat e rinovimit të lejes të qëndrimit për punësim në varsi, shërbime, pune të cilat janë në pritje për aprovim , si dhe lejet e qëndrimit që skadojnë deri në datë 30.6.2014, dhe nuk përmbushin kriteret e rinovimit për shkak të mos patjes të numrit të duhur të sigurimeve siç ajo përcaktohet nga ligji 15055/546/2011 (??? 1886 ??), mund të kryej rinovimin vetëm me anë të librit të shëndetësisë në fuqi.
Gjithashtu në këtë statut hyjnë dhe lejet të cilat janë hedhur poshtë gjatë viteve 2012-2013 për shkak të mos patjes të të lartpërmendurave, dhe të cilët ndodhet në proçes mbrojtjeje gjygjësore dhe me kushtin që heqin dorë nga proçesi.
Çfarë është shërbimi One Stop Shop.
Shërbimi One Stop Shop do jenë qëndra të cilat do zëvëndësojnë punën që bëhet në këtë moment në qendrat e shërbimit (KEP) për emigrantët në Bashkinë Greqi. Në këto qëndra do bëhte aplikimi për lejet e qëndrimit dhe po në të njëjtat qëndra do jepen lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi.

ceacceb4ceb5ceb9ceb1-cf80ceb1cf81ceb1cebccebfcebdceaecf82
Me këto qëndra, pritet të përshpejtohet proçedura e marrjes të lejes të qëndrimit, për faktin se lejet këtej e tutje do jepen nga qëndrat “One Stop Shop”, si dhe jo nga prefektura. Dmth do eliminohet sistemi aktual Bashki-Prefekturë, i cili me reduktimin e punonjësve ka krijuar shumë probleme me marrjen nga emigrantët e lejes të qëndrimit. Ky është dhe shkaku kryesorë pse shumë leje dalin të skaduara.
Parashikohet që nga shërbimi “One Stop Shop” të lehtësohen dhe vetë emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi, sepse në këtë shërbim do bëhet e mundur të paguhet taksa e emigracionit (paravolo), do merren vërtetimet në mënyrë elektronike nga institucionet e tjera siç është fjala vjen IKA, etj.
Gjithashtu në këto shërbime emigrantët do kenë mundësi të informohen rreth proçedurave të emigracionit si dhe për ecurinë e dosjes të tyre.

 

Gazeta Fjala Jonë nëpërmjet z.Fatos Malaj

Alarm për bombë në kryeministri, policia evakuon stafin

December 13, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

kryeNjë alarm për bombë në ambientet e kryeministrisë ka ngritur në këmbë policinë  e kryeqytetit, e cila ka krijuar një perimetër sigurie në zonë, ndërkohë që stafi i kryeministrisë është evakuar për tek Ministria e Financave.

Qen antieksploziv janë duke kontrolluar ambientet e brendshme, ndërkohë që ende nuk ka një komunikatë zyrtare lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë.

G.shqip

Hollanda shpall veton, jo status për Shqipërinë

December 13, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Jo tani, më vonë” Ky është qëndrimi i Qeverisë holandeze për statusin kandidat të Shqipërisë, thënë troç nga ministri i Jashtëm, Frans Timmermans, në Komitetin Parlamentar për çështjet europiane, ku u shqyrtua pozicioni i Hagës për paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, përpara vendimit të Këshillit më 17 Dhjetor.

Frans Timmermans

 

“Të flasim për Shqipërinë. Statusi i vendit kandidat është një vendim dhe diskutim plotësisht politik. Arsyetimi nga shumica e Dhomës këtu për ate rajon eshte integrimi i mevonshem, afatgjate, ne strukturat euroatlantike, e kur flasim politikisht te gjitha ato vende jane kandidate. Kjo eshte diskutuar ne vitet 90 ne Zagreb e nuk ka asgje te re. Ato vende kane perspektive europiane, kjo nuk diskutohet e besoj askush nuk e kundershton, apo jo kolege? Çeshtja eshte a duam ta bejme ate gjest politik e t’u themi: tani jeni vend kandidat? Per t’jua dhene kete status, duhet te shohim cfare kushtet i kemi caktuar Shqiperise dhe si i ka plotesuar Shqiperia ato kushte, zgjedhjet, korrupsioni, e keshtu me radhe. Po te vijoj me pyetjen a ka ecur mire zbatimi i kushteve, atehere pergjigja ime eshte: “Hmmm, per kete , une kam nevojë per kohe, sepse ne nje kohe kaq te shkurter nuk mund ta vleresoj progresin e zbatueshmerise.Kete ia kam shprehur edhe Kryeministrit shqiptar: duhet te na tregosh qe edhe zbatimin mund ta besh realitet, por per kete na nevojitet kohe. Ky eshte qendrimi i qeverise holandeze. Se dyti, per kete teme qendrimi i Holandes nuk eshte i vetem para Keshillit. Ne dijenine time edhe disa vende te tjera kane te njejtin qendrim si ne, pra duam t’ua japim statusin, po jo tani. Na nevojitet nje kohe e caktuar per te vleresuar ecurine, per te vleresuar premtimet qe do te zbatohen, pra, po e shtyjme statusin. Kete qendrim mund ta paraqes para Keshillit ne Dhjetor”, tha Timmermans.

Ndërsa ekstremistët përmendën anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, si dhe raportet e ‘Transparency International’ se “korrupsioni shqiptar ua kalon dhe vendeve afrikane”, një pjesë e deputetëve holandez insistuan që Holanda të mos shfaqej sërish në Këshill si “delja e zezë” duke thënë vazhdimisht “jo”.

“Nje, ‘Jo tani dhe hajde me vone’, me vjen keq ta them se Shqiperia ka bere ate çfare i eshte kerkuar.Por, po i kthehem asaj qe thashe me pare, qendrimi im para Keshillit eshte se une se bashku me disa vende te tjera do te themi: ne kete moment nuk mund ta japim statusin e vendit kandidat. Kete do e merrni ne 2014, ne momentin e caktuar pra, nese vazhdoni te hidhni hapat qe keni paralajmeruar, nese vazhdoni te vini ne jete ato qe i keni shpallur, sepse deri tani Qeveria e re e Shqiperise nuk eshte aspak zhgenjyese. Perkundrazi, mendoj se me gjithe problemet qe ka ndeshur, po merr masa e hedh hapat e duhur”, tha Timmermans.

Ministri i Jashtëm holandez premtoi se do të verifikonte sërish qëndrimet e homologëve të tij para takimit të së martës. Mësohet se qëndrim të ngjashëm me Holandezët mban dhe Danimarka. Britania e Madhe duket më e lëkundur dhe sipas burimeve të Top Channel, megjithëse nuk ndihen zyrtarisht, gjermanët kanë vështirësi të kuptojnë koalicionin e ri qeverisës, ndërsa për Francën, pakënaqësitë lidhen me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.

Anglia, gjithashtu është një tjetër vend me të cilin po punohet përmes rrugëve diplomatike që qendrimin e lëkundur ta anojë nga PO-ja në vendimin e Këshillit Europian.

“Top-Channel” ka mësuar se gjate ditës së sotme, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati  ka zhvilluar një bisede të gjatë telefonike me homologun britanik William Hague.

Nuk dihen detaje të bisedës me tyre dhe cili ka qenë qëndrimi i ministrit të Jashtëm britanik, ndërsa shefi i diplomacise shqiptare duket se ka perseritur qendrimin e koheve te fundit se Shqiperia ka plotesuar kushtet e vena nga Keshilli Europian nje vit me pare per marrjen e statusit.

Perpjekjet e fundit per te bindur vendet anetare, po behen edhe me Danimarken, vend i cili duket se eshte nje linje me qendrimin holandez.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ndodhet per vizite zyrtare ne kete vend, ku u prit ne takim nga Ministri i Tregtisë dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës.

“Shqipëria ka bërë progres real dhe kjo tashmë është e dukshme, por qeveria shqiptare është e vetëdijshme që ka ende shumë punë për të bërë dhe statusi do të ishte për ne një mbështetje shumë e madhe që të përshpejtojmë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”,- mesohet te kete thene Ministrja Gjosha.

Ministri danez dha vlerësime mjaft pozitive per progresin që ka bërë Shqipëria me një sërë reformash dhe deklaroi mbështetjen në rrugën drejt Bashkimin Evropian.

Nese qendrimet e lekundura te disa vendeve anetare do te arrihet te anojne nga aprovimi i statusit, kjo do te ndikoje edhe tek qendrimi i Holandes, e shfaqur si me e rrepta ne kete proces.

Nese do te mbetemi te vetmit per JO, Hollanda ka deklaruar se do te votoje ne unison me 27 vendet e tjera te unionit pro Shqiperise.

Sfida diplomatike e Shqiperise ne keto pak dite te mbetura eshte bindja e vendeve te tjera.

Pergatiti ARTA TOZAJ

G>shqip

Emigrantët në rradhë për të shlyer gjobat. Kush nuk paguan nuk kalon në Greqi

December 12, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Me qindra qytetarë shqiptarë kryesisht emigrantë

që jetojnë në Greqi, u është ndaluar udhëtimi drejt shtetin grek, pa paguar më parë gjobat e vendosura nga Policia Rrugore.

Tre ditët e fundit pranë sporteleve të bankave në Kakavijë kanë paguar gjobat mbi 350 persona të cilëve u është ndaluar udhëtimi për në Greqi, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shumë prej tyre ankohen se numri i gjobave ndaj tyre është i padrejtë, dhe se për shumë prej tyre nuk kanë qenë në dijeni më parë. “Javën e parë kalova, tani na kanë dalë 3 gjoba. Se di fare se ku më janë vendosur keto gjoba. Nuk e kam idenë,as kam firmosur gjëkundi”.”Këtu thotë nuk është në emrin tim fare. Makina në emrin tim, gjoba s’është në emrin tim. Gjoba është marrë në Lushnje. Makinën time përveç meje nuk e komandon dot njeri”. “Unë kam marrë 5 gjoba. As e di fare se kur janë vendosur këto gjoba. Isha nisur për në Greqi. Para 3 dite kalova, ndërsa sot më thua mua që ke gjoba. Vete atje e më nxjerr 5 gjoba, as e kam idenë fare ku kanë dalë këto gjoba”, janë shprehur disa prej drejtuesve të mjeteve që janë gjobitur.

Vlera e gjobave, ka qenë nga 500 lekë deri në 20 mijë lekë ndërkohë që periudha e vendosjes së tyre i përket muajve të fundit. Disa prej tyre kryesisht emigrantë, dokumentojnë me fakte se gjobat të cilat detyrimisht duhet të paguhen jashtë dëshirës së tyre, janë vendosur në një periudhë, kur ata nuk kanë qenë prezent në Shqipëri.

 

burimi www.shqqiptarja.com

Emigrantët në rradhë për të shlyer gjobat. Kush nuk paguan nuk kalon në Greqi

Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

December 8, 2013 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

Maja Fuji ne Antarktide arrin temperaturen -91,2 grade celcius

Meteorologët arritën të regjistrojnë temperaturën më të ulët që termometri ka shënuar ndonjëherë mbi planetin tonë. 

Sipas tyre, në një majë mali rreth 4 mijë metra të lartë në Antarktidë është regjistruar gjatë Dhjetorit temperatura e -91,2 gradë celciusve.

Përpara rekordit të shënuar në Majën Fuji, rekordi i mëparshëm i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë ishte -89,2 gradë celcius, matur nga stacioni rus i Vostokut, gjithashtu në Antarktidë.

Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar si rrjedhojë vdekjen.


Qyteza ruse e Oimiakonit ne Siberi, vendi i banuar ku eshte regjistruar temperatura me e ulet ndonjehere, -71,2 grade celcius

Ndërkohë, qyteza ruse e Oimiakonit në Siberi, me temperaturën -71,2 gradë vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.

Në krahasim, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë është -27,5 gradë celcius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës, gjatë dimrit të vitit 1967. / Top Channel

Dy shqiptarë dhe një polic grek vriten në kufi

December 8, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Dy shqiptarë dhe një polic grek vriten në kufi<br />

Dy shqiptarë dhe një efektiv i policisë greke mbetën të vrarë të dielën, gjatë një përleshje me armë zjarri të ndodhur në kufirin shqiptaro-grek. 

Lajmi u raportua gjatë mëngjesit gjerësisht prej mediave greke, të cilat iu referuan një komunikate të policisë së Selanikut.

Shtetasit shqiptare jane identifikuar si vellezerit Melsi dhe Klevis Çollaku, nga fshati Shuec i Korces, ndersa polici grek ishte 43-vjeçar, baba i nje vajze 12-vjeçare.

Të fshehur në një stallë të braktisur të fshatit kufitar te quajtur Vrontero, prane Follorines, shqiptarët nuk iu bindën urdhërit për t’u dorëzuar e njëri prej tyre qëlloi për vdekje me një pushkë një prej policëve.

Dy efektivët e tjerë u kundërpërgjigjën duke qëlluar me armët e tyre të shërbimit mbi shqiptarët, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Sipas mediave greke, dyshohet se viktimat ishin trafikantë droge.

Vellezerit ishin larguar nga shtepia gjate se shtunes dhe te afermit nuk dinin gje per vendndodhjen e tyre, deri ne mesimin e ketij lajmit tragjik.

/ Top Channel

Bilisht, pranga 4 bankierëve, prokuroria: Ja si u grabitën klientëve 2.8 mln euro

December 7, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

Bilisht, pranga 4 bankierëve, prokuroria: Ja si u grabitën klientëve 2.8 mln euroKORCE-Katër punonjës banke dhe një i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati janë arrestuar orët e vona të mbrëmjes së të premtes nga Policia e Qarkut Korçë. Të katër personat në bashkëpunim me një të pestë që punonte në një kazino, (i arrestuar) akuzohen se kanë vjedhur nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, 2.8 milionë euro në një prej filialeve të bankave në këtë qytet.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Korçë dhe Komisariatin e Policise Devoll realizuan operacionin e koduar “Bankieri” ku si rezultat u bë ndalimi i shtetasve:

1-Lorent Ballco, 26 vjeç banues në qytetin e Korçës me detyrë bankier personal pranë një filiali banke
2-Kimet Hoxha, 56 vieç banues në Cangonj, Devoll me detyrë arkëtar pranë një filiali banke
3-Fjoralba Andrea ,29 vjeç banuese në Korçë, me detyrë arkëtare pranë një filiali banke
4-Julian Kosho, 39 vjeç banues në Korçë, me detyrë pergjegjes agjensie në një filial banke
5-Ervin Osman Xhaci, 32 vjeç banues në Bilisht, i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati “Bast Live”.

Policia konstaton se të katër personat, në vende dhe kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar duke shpërdoruar detyrën një sasi prej 2.8 milionë euro duke konsumuar elementet e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

PROKURORIA
Nga ana e saj, prokuroria bëri me dije se një vjedhje në shumën e rreth 2 milionë e 800 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë në Bilisht është zbuluar pas një hetimit disa mujor të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Sipas prokurorisë, në këtë skemë vjedhjeje janë përfshirë disa shtetas, të organizuar nga ish-drejtori i filialit të kësaj banke në Bilisht, B. Topalli, i cili është arrestuar që në datën 02.09.2013 dhe ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Korçës, dje janë arrestuar edhe disa bashkëpunëtorë të B.Topallit

DETAJE
“Menjëherë pas ekzekutimit masës së sigurimit ndaj B.Topallit (në datë 03.09.2013), është zbuluar se ai, në bashkëpunim edhe me punonjës të tjerë të bankës, ka cënuar dhe ka vjedhur lekët nga rreth 60 klientë të tjerë të bankës, në një shumë prej 2 800 000 euro, duke i tërhequr drejtëpërsëdrejti shumat e lekëve nga llogari, ose duke i transferuar në kundërshtim me ligjin, në llogari të personave të tjerë (të njohur të B. Topallit, E. Xhaci, apo personave të tjerë të njohur të personave që merreshin me llotari sportive).

Më konkretisht shtetasi nën hetim B. Topalli ka bashkëpunuar me punonjësit e bankës K. Hoxha, J. Kosho (punonjës të degës së bankës agjensia Kapshticë, në varësi të degës Bilisht, L. Ballço (punonjës i bankës dega Bilisht) si dhe me shtetasen F. Andrea (arkëtare e bankës dega Korçë). Gjithashtu ky shtetas për të realizuar këtë vjedhje me përmasa të mëdha, ka bashkëpunuar edhe me shtetasin E. Xhaçi, (shok I B. Topallit), i cili është personi i vetëm me të cilin B. Topalli, kishte kontakt për vendosjen e basteve sportive, i cili përveçse përfitues vetë drejtpërsëdrejti, i ka servirur shtetasit B. Topalli, emrat “e përfituesve”, të tjerë, të cilët i kanë tërhequr shumat e lekëve, eurove apo dollarëve për llogari të E.Xhaçi, apo miqëve dhe të njohurve të tij. Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasi E. Xhaçi, është shok me shtetasen F. Andrea.

Më konkretisht si rezultat i ndihmës së shtetasve L. Ballço, K. Hoxha J. Kosho dhe F. Andrea, B. Topalli ka mundur të kryejë më shumë se 100 transferta dhe tërheqje të paligjshme duke vjedhur një shumë prej rreth 2 800 000 euro. Kështu nga hetimi ka rezultuar se klientët nuk kanë qënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në momentin e transfertave ose tërheqjeve. Personat e debituar nuk kanë pasur asnjë lidhje me personat “Përfitues”, këta të fundit ose janë miq të B. Topallit, ose miq të E. Xhaçit. Të gjitha transaksionet e kryera kanë qenë fiktive dhe thjesht për të mundësuar tërheqjen e shumës së lekëve”, bën të ditur prokuroria.

BalkanWeb)

Komedia e zezë ‘Të njihesh në internet’, Londo: Sjell dramat e shoqërisë

December 7, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

Komedia e zezë ‘Të njihesh në internet’, Londo: Sjell dramat e shoqërisëTIRANË - Janë drama sociale me të cilat përballet shoqëria sot. Jetë paralele që i kryqëzon kibernetika. Është ky thelbi i komedisë së zezë ‘Të njihesh në internet’ që Teatri Shëtitës i regjisorit Kiço Londo e ka vënë në skenat e Fierit, Vlorës dhe Patosit që sikundër Londo dëshmon, ka mundur të ndjellë jo pak publik.

“Vepra është vazhdimi i një shfaqjeje që unë kam pasur 15 vite më parë në varieten e Tiranës. Tashmë është bërë më interesante, një burrë jo vetëm që ka dy gra por edhe dy fëmijë të cilët njihen dashurohen në internet dhe duan të takohen. Kjo e bën personazhin kryesor të vendoset në situata tragjike.”- deklaroi Kiço Londo.

Protagonistët e shfaqjes së Teatrit Shëtitës të Londos janë aktorët e rinj, talentin e të cilëve ai rreket ta zbulojë ndër vite.

“ Protagonistë janë Roland Caro, Visjan Ukcenaj, Eksela Pësyzi, Ermira Hysaj, Alesia Xhemalaj, edhe Xhevahir Zeneli i cili 15 vjet më parë ka pasur personazhin kryesor. Tani ka një tjetër personazh simpatik i cili pritet jashtëzakonisht mirë. Kemi dhe një djalë të ri të cilit i thërrasim me pseudonimin “Çekrezi” i cili është kripa e grupit”- deklaroi Kiço Londo.

Këtë të premte, shfaqja ‘Të njihesh në internet’ i cili përcjell humor të zi, do të jetë në skenën e teatrit të Korçës për artdashësit e këtij qyteti.

ballakni.web

« Previous PageNext Page »