Rikthehet e mrekullueshmja Irina Shayk

August 7, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

 

Rikthehet e mrekullueshmja Irina Shayk<br />

Irina Shayk, e dashura e Cristiano Ronaldos, konsiderohet tashmë prej vitesh si një prej femrave më të bukura në botë.

Në një fushatë të re publiciate për kompaninë kolumbiane të rrobave të banjos, “Agua Bendita”, rusja tregoi edhe një herë më shumë se përse ka fituar këtë famë të merituar.

Pa pasur nevojë për “photo-shop” apo modifikime të pozave të saj, 26-vjeçarja vazhdon të fitojë lehtësisht konkurrencën me modele të tjera më të reja, ndonëse në botën e modelimit, mosha e saj e bën të konsiderohet si një “gjyshe” përkrah adoleshenteve që e sfidojnë.

topchanel

Katër preparate natyrale për zbardhjen e dhëmbëve

August 6, 2012 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Soda bikarbonati (soda e bukës) pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthulle dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriten dy deri në katër herë në muaj dhe rezultati do të jetë – dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.

 

Limoni dhe soda

Në një enë hidhni ¼ e filxhanit sodë bikarbonati dhe lëngun e gjysmës së limonit. Përzierjen vënie në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tre minuta, mirëpo jo më gjatë sepse do të mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve. Lani dhëmbët me pastë, ndërsa këtë veprim përsëriteni një herë në javë.

Luleshtrydhja (dredhëza)
Nëse dëshironi që pa u munduar fare t’i zbardhni dhëmbët, përdorni luleshtrydhet. Ngjeshi për dhëmbë dhe fërkoni me të dhëmbët. Pastaj lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dhe thartina të mos e dëmtojnë zmaltin.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave dhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe mbyt bakteret e dëmshme në zgavrën e gojës. Në një gotë me ujë hidhni një lugë të vogël uthulle dhe me të lani gojën, ndërkaq dhëmbët lani me pastë. Këtë veprim mund ta përsërisni çdo ditë.

Dafina dhe portokalli
Dhëmbët do t’i zbardhni nëse i lani me përzierje të fletëve të dafinës dhe të lëvores së thatë të portokallit. Në një enë vini të njëjtën sasi të fletëve të bluara të thata dhe të lëvoreve të thata të portokallit dhe shtoni pak ujë. Qiteni në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tri deri në katër minuta. Pastaj lani dhëmbët me pastë.

/Telegrafi/

13 sekretet qe duhet te njohim tek meshkujt

August 6, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Sa keqkuptime krijohen qe femrat dhe meshkujt nuk kuptohen?  Ja 13 sekrtet qe duhet te njohim dhe ti kuptojme.
A e dini pse nuk shkojme dakort me meshkujt te pakten jo gjithmonë?  Sepse ne femrat nuk e dime se cfare ka ne koken e tyre dhe rrezikojme te mos i zbulojme  kurre  ose te paten nuk jane pikërisht ato te na i thojne.

 


Per nje mashkull koha fluturon – Pra pa shume iluzione, heres tjeter kur nje mashkull ju telefonon diten tjeter mos u deshperoni : thjesht nuk  e përjeton kohen ashtu si e jetojme ne dhe pe rate te na le te presim 1 ose 3 dite nuk ka shume diference.
Mendojne qe femrat jane te fuqishme -  Per nje mashkull mjafton nje shikim i joni per ti bere ato skllevër per gjithmonë.
I pelqen te bej shopping me ne … ndonjehere  – Shopping i cifeteve mund te jete shume i kënaqshme edhe per nje mashkull, e rendesishme eshte ta përfshini.
Nuk jemi aq te ndryshem  ( nga femrat) – Edhe meshkujt kontrollone formen e tyre fizike dhe pamjen . Ato nuk kenaqen te jetojne si barbon dhe te konsumojne gjera te konservuara.  Vendoseni ne prove dhe keni per ta sesi dine te gatuajne ato.
Sjelljet si adoleshente e nervozojne  -  Nuk  ka gje me te keqe qe te përdoresh me nje mashkull shprehjet si nje adoleshente  si : LOL etj . Sjelljet si femije heqin tek ai cdo interes.
Nje burre nuk ka sekrete? -  Ne femrat mendojme se kuptojme gjithçka, por eshte me te vertet keshtu?  Sipas meshkujve jo.
Nuk do nje DVD per dhurate – Nuk dime se cfare ti dhurojme per Vitin e  ri ?  Ja qe mendojme direkte per nje dvd!  Me mire re ndryshoni  tipologjine e dhurates , sepse meshkujt “ i kane kutite plot”.
Burrat nuk pelqejne makijazhin – Preferojne femrat e thjeshta, ku bukuria e fresket vjen  nga nje makijazh i lehte.
Duan nje shenje per dhuratat-  Nuk mund te gjejne gjithçka qe mund te ju pëlqej, prandaj nuk do ishte keq nje sugjerim i vogel.
Siguria ndaj vetvets eshte me seks se nje veshje intime – Nese doni ti pëlqeni nje mashkulli duhet te tregojme vlerësimin qe keni per veten.
Mashkulli eshte shume i thjesht – Sipas meshkujve femrat  i komplikojne shume gjerat dhe i bejme me te komplikuara  nga se nuk jane.
I pelqen qe ti themi qe na bejne per te qeshur -  Meshkujve i pelqen ti themi qe jane ato qe na bejne me shume per te qeshur se askush tjeter.
Nuk shikohet vetem pamja -  Meshkujt kerkojne dicka tjeter tek nje femer

Rrëfimi i nxehtë i Monica Belluccit: Meshkujt e mëdhenj, më erotik në shtrat

August 1, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Rrëfimi i nxehtë i Monica Belluccit: Meshkujt e mëdhenj, më erotik në shtrat
Aktorja tepër e bukur e të gjithë kohërave, Monica Bellucci rrëfen dëshirat e saj dhe planet artistike për të ardhmen.

Bukuroshja italiane tregon se do të rikthehet në Itali në fillim të muajit shtator dhe do të jetë e angazhuar me xhirimet e një filmi të ri, ku tregohet historia e një miqësie mes tre meshkujve dhe një femre, raporton agjencia e lajmeve noa.al.

“Më pëlqen të eksperimentoj, jam me fat. Në këtë punë fatin për të eksperimentuar e ke kur të vijnë propozimet. Ajo që më tërheq më shumë është bashkëpunimi me regjisorë të cilët bëjnë propozim surprizues për një rol që nuk e ke imagjinuar kurrë më parë”, tregon aktorja italiane.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk e ka problem aspak nëse do të jetë disa vite më e madhe për këtë rol sepse ai është tepër i bukur.

“Fati është se ne aktorët nuk dalim kurrë në pension. Nëse je gati të jesh pjesë e lojës dhe e bukura është se loja vazhdon”, shprehet Bellucci.

Përsa i përket lidhjeve të dashurisë që shumë personazhe të njohura kanë krijuar me meshkuj më të rinj se vetja, Monica thekson se: “Dihet që trupi i një djali të ri është i bukur, por kjo nuk më thotë asgjë nga ana seksuale. Çfarë do të bëja? Duke njohur freskinë e një djali të ri nuk do të arrija kurrë të merrja një shikim sensual ndaj tij. Pak a shumë do e shihja si tim bir. Një mashkull që ka përjetuar pak më shumë dhe është më i vjetër në moshë sigurisht që ka më shumë për të më treguar. Është më shumë misterioz dhe gjithashtu tërheqës”, nënvizon aktorja.

Në fund ajo ndalet edhe tek raporti me bashkëshortin e saj, aktorin francez Vincent Cassel, për të cilin shprehet: “Me të jetoj ditë për ditë. E them gjithnjë, sot po, nesër nuk i dihet. Lumturia nuk ka ligj”, vijon aktorja.

Bellucci gjithashtu flet për vajzat e saj, Deva dhe Leonie: “Nëse nuk do t’i kisha ato, do të isha gjysmë femër. E them pa frikë, kisha nevojë të kaloja këtë periudhë. Para se të bëhesha nënë jam marrë gjithnjë me punën, dhe papritur një ditë mendon se nuk mjafton vetëm kjo dhe ndalesh tek shtatzënia”, shton aktorja italiane.

b.gj/noa.al

Kate Upton: Faleminderit gjokseve për suksesin

July 31, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Kate Upton: Faleminderit gjokseve për suksesin
Karriera e saj nisi falë gjoksit të bëshëm, edhe pse adoleshente në shkollën e mesme shokët e tallnin se nuk kishte forma të plota.

Tashmë Kate Upton duket se qesh me ta, pasi dekolteja ka qenë gjithnjë shtysë drejt suksesit.

Gjithë suksesi i saj vjen falë një video të postuar në Youtube, ku gjatë një kërcimi hip hop sfidonte kërcimtarët e tjerë me gjoks, dhe nga ai moment të gjithë kërkojnë që ajo ti tregojë dhe ajo nuk tërhiqet.

Siç informon noa.al, hapat e para për Upton nisën si modele në moshën 18 vjeçare, ku shkon me miqtë në një ndeshje basketbolli dhe hipën në një tribunë për një kërcim hip hop ku gjokset shfaqeshin më së miri.

Videoja në fjalë u pa nga mijëra njerëz të modës dhe kinemasë të cilët u vunë në kërkim të Upton, nga ku nis edhe suksesi.

Në një intervistë për “GQ” vajza e suksesshme shprehet se, “Në shkollën e mesme më tallnin për gjoksin, pasi isha e shëmtuar dhe nuk kisha gjoks, por me kalimin e viteve ata u shfaqën dhe madje të bukur. Kështu që për suksesin i jam mirënjohëse edhe gjokseve të mi”.

a.y/noa.al

Llojet e kafesë zbulojnë karakterin tuaj

July 30, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Njerëzit e hareshëm pëlqejnë të përdorin karamele, ose vanilje në kafe, kapuçinon e pinë romantikët, makiato është zgjedhje e të përgjegjshmëve, ndërsa kafen e pastër të zezë e pinë njerëzit që kërkojnë sfida.

 

Pija e zezë është më e preferuar për një numër të madh të njerëzve, por vetëm “më të guximshmit” pinë kafe të pastër të zezë, derisa të tjerët pëlqejnë ta përziejnë me qumësht, karamele ose çokollatë.

Kafen e zezë në takim e porosisin njerëzit që janë të sigurt në vete dhe vazhdimisht kërkojnë sfida në jetë. Miqtë i përshkruajnë si të mprehtë, ndërsa sfida më e madhe është për t’i bërë të qeshin.

Njerëzit e frikësuar dhe të pasigurt zgjedhin kafe pa kafeinë, ndërsa në lidhje kërkojnë vetëm pak më eksituese se vetja e tyre.

Espreso e gjatë është zgjedhje personave eksplodues, ndërsa të gjithë ata që e lëshojnë veten në lidhje me ta, duhet ta dinë që do të kenë nevojë për shumë energji. /Telegrafi/

Foto mbresëlënëse, nga ceremonia e hapjes se Lojrave Olimpike “Londër 2012?

July 29, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Lojërat Olimpike Londër 2012, kanë nisur me një super spektakël fishekzjarrësh, të cilat ndriçuar në mbarë qiellin e metropolit britanik. Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për më tepër se 4 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli. Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa liderë të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë ndoqen nga afër ceremoninë.
Këngët e vallet kanë qënë nga të gjitha kulturat e shtetet përfaqësuese në Lojërat olimpike. Një kambanë e madhe, e vendosur në mes të skenës të stadiumit, i ka dhëne startin Lojërave Olimpike, që ndiqen live në të gjithë botën, nga rreth 1 miliardë shikues.


Ka qënë pikërisht fituesi i Tour de France, kampioni Bradley ëigins që ka tërhequr këmbanën, ndërsa një grup fëmijësh nisen numërimin mbrapsht deri sa akrepat e orës arritën 22.00, me orën tone lokale.
Një Mirëseardhje e ngrohtë iu bë edhe mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II e shoqëruar nga aktori Daniel Craig në rolin e James Bond. Spektaktli pre 4 orësh në stadiumin olimpik pritet të ndiqet nga një audiencë prej rreth 1 miliard teleshikuesish, ndërsa në stadium ishin të pranishem mbi 80 mijë shikues.
Përpos entuziazmit të 80 mijë spektatoreve, në stadium ishin të pranishëm edhe personalitete nga e mbarë bota. Parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse ishte gjithashtu një ndër pjesët kryesore të hapjes teksa atletët dhe stafet filluan të prezantoheshin me një xhiro rreth pistës së stadiumit. Delegacioni shqiptar parakaloi i treti në radhë, me peshëngritësen, Romela Bega në krye që mbante edhe Flamurin Kombëtar në duar./alb-observer.com/

Femrat shëndoshen nëse kanë shoqe të shëndosha

July 10, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Nëse kërkoni të dobësoheni ja ku vjen një këshillë për femrat: largohuni nga shoqet e shëndosha. Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Chicago, vajzat janë më të prirura të shtojnë në peshë kur kanë shoqe më të shëndosha se vetja dhe janë më të prirura të dobësohen kur kanë shoqe elegante.

Dr. David Shoham tha se rezultatet do të ndihmojnë në mënyrën e trajtimit të obezitetit tek të rinjtë: “Nuk duhet të trajtojmë adoleshentët si raste të izoluara.”

“Studimi ynë tregon se sa ndikim ka shoqëria tek njerëzit. Sidoqoftë, asnjë studim nuk duhet marrë për bazë 100%”, shton Dr. Shoham, siç publikon ‘Daily Mail’.

Dieta kunder te nxehtit

June 27, 2012 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Rritja e temperaturave përveç se na lodh, kërkon kujdes edhe në tavolinë. Një dietologe jep disa këshilla që duhet ndjekur për të luftuar të nxehtin e madh

Prej pak javësh i nxehti i madh ka ardhur zyrtarisht, por nëse nga pikëpamja e modës është një avantazh pasi lehtësohemi nga rrobat e dimrit, nuk mungojnë edhe dizavantazhet, që janë të shumta si: dehidratim, vështirësi me tretjen e ushqimeve dhe shqetësime me barkun e stomakun. Për të qenë të përgatitur, një dietologe ju udhëzon përmes disa rregullave të thjeshta në mënyrë që të shmangni rreziqet e kësaj stine dhe të shijoni vetëm bukurinë e saj.

Rregulli i parë: mos e teproni me kaloritë

Me të nxehtin energjitë tona pakësohen me 200-300 kalori në ditë, trupi nuk duhet të luftojë të ftohtin dhe si pasojë djeg më pak, kështu që bëni kujdes me racionet dhe yndyrnat.

Rregulli i dytë: hani lehtë

Me verën dhe rritjen e temperaturave edhe proceset e tretjes “shkojnë me pushime” dhe bëhen më pak efikase. Sekreti është të hani pak e shpesh dhe kryesisht ushqime që treten lehtë. Reduktoni mishin e kuq dhe shtoni konsumin e peshkut, që tretet lehtë nga stomaku, sepse ka pak kalori dhe është i pasur me acide yndyrore që luftojnë kolesterolin e keq. Shmangni sa më shumë ushqimet e skuqura dhe ato me shumë erëza, por jo të gjitha, sepse disa lloje erëzash edhe mund t’ju ndihmojnë në tretje. Të tilla janë menta, qimnoni, shafrani dhe kardamomi (nëse nuk u pëlqejnë të gjithëve, kujdes me sasinë!); speci djegës, xhenxhefili dhe piperi i zi e rrisin temperaturën e brendshme, nxisin djersitjen dhe japin një ndjenjë freskie (mund të provoni gjithashtu ujë me gjethe nenexhiku).

Rregulli i tretë: kujdes me përhapjen e baktereve

Me rritjen e temperaturave shtohet edhe rreziku i infektimit të ushqimeve nga agjentët patogjenë. Për të shmangur rreziqet e mundshme duhet të rrisni konsumin e kosit që mbron dhe forcon mbrojtjet natyrore të organizmit. Gjithashtu ndihmon edhe në përthithjen më mirë të vitaminave dhe mineraleve. Kosi mund të përdoret si përbërës në përzierjet e frutave të freskëta.

Rregulli katërt: kompensimi i mineraleve të humbura

Është normale që me të nxehtin të rritet djersitja. Kundër humbjes së kripërave dhe lëngjeve të trupit duhen pirë të paktën dy litra ujë në ditë; të konsumohen shumë perime (kastraveca, selino, rrepka, domate) dhe fruta të freskëta (kajsi, rrush, pjeshkë, kumbulla) që përmbajnë shumë ujë, 75% deri në 95% (si në rastin e pjeprit dhe shalqirit). Shmangni zierjen e zarzavateve, sepse kështu i “zhvishni” nga vitaminat dhe kripërat minerale. Gjithashtu nuk duhen konsumuar pijet e gazuara dhe ato me sheqer që shtojnë kaloritë dhe janë të pasura me substanca të dëmshme për trupin. Mos e teproni me kafenë dhe pijet me kafeinë që rrisin vazokonstruksionin dhe diurezën, duke shkaktuar dehidratim. Bëni kujdes edhe me ushqimet që janë shumë të nxehta ose shumë të ftohta, sepse ndikojnë negativisht në mekanizmat e rregullimit të temperaturave. Ndalohen pijet alkoolike, sepse rrisin djersitjen e mund të shkaktojnë dehidratim dhe ç’është më kryesorja kufizojnë përthithjen e vitaminave, sidomos të B-së që ka një rol thelbësor në shndërrimin e kalorive në energji.

Rregulli i pestë: kujdes fëmijët dhe të moshuarit

Personat e rritur janë më të prirur ndaj dehidratimit, sepse me kalimin e viteve mekanizmi që rregullon ndjesinë e etjes mund ta humbasë efikasitetin. Ndaj është e këshillueshme që ta rregullojnë dietën e tyre me kalium e magnez, duke konsumuar shumë fruta dhe zarzavate, sidomos banane, kajsi, bajame, fara luledielli, marule dhe ushqime integrale. E rëndësishme është që në pjatë të jenë të gjitha substancat e nevojshme dhe të eliminohen ushqimet e kripura, sepse “sekuestrojnë” ujin. Për fëmijët është normale që gjatë verës të kenë mungesë oreksi dhe nuk duhet të sforcohen shumë që të hanë sepse janë mekanizmat e tyre rregulles, tepër të saktë, që sillen ndryshe nëse kanë shumë vapë.

Rregulli i gjashtë: jo akullores në vend të vaktit

Të zgjedhësh akulloren si një prej vakteve kryesore mund të bëni vetëm një herë në të rrallë. Mos e bëni zakon, sepse edhe nëse nuk keni uri ose ju hahet shumë, ky ushqim është i paekuilibruar, nuk ka vitamina dhe është shumë i pasur me karbohidrate dhe yndyrna. Është më mirë të konsumoni një vakt më të lehtë (një të dytë me zarzavate) dhe pastaj nëse dëshironi mund të shijoni një racion të vogël akullore.

Dhe në fund, një dietë që mund ta ndiqni për një ditë dhe mund të përdoret nga të gjithë: të rritur, fëmijë, të moshuar.

Mëngjesi: kos ose qumësht, drithëra dhe fruta të freskëta, ose bukë (më mirë nëse është integrale) dhe marmelatë

Dreka: një pjatë me sallatë dhe oriz (ose makarona); ose shumë perime të freskëta dhe pak proteina si vezë ose fasule, duke përfunduar me një sallatë frutash

Darka: një racion peshk i shoqëruar me patate, sallatë domate ose me karota të ziera

Mesdita dhe zemra:
fruta të thjeshta (edhe ato të fundvaktit mund të konsumohen në një moment tjetër nëse shkaktojnë probleme)ose përzierje molle, banane dhe luleshtrydhesh me akullore e mjaltë. 

Kthimi i emigrantëve nga Greqia

June 25, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Shteti grek, në fillim vitet 90 u shndërrua në një formë magneti për qindra mijëra shqiptarë , të cilët emigruan në masë në këtë vend me shpresen e përmirësimit të jetës së tyre.

 

 

Por, sot si rezultat i krizës së rëndë ekonomike mese dy-vjeçare të Greqisë gjithçka ka nisur të ndryshojë me ritme të shpejta.

Nga 500 mijë emigrantët që llogariteshin dikur në shtetin helen, të paktën 15-20 përqind janë rikthyer sërisht në atdhe, në një realitet të vështirë që rezervon jo pak ndikim edhe në ekonomine e brishtë shqiptare.

Zbrazëtia e shoqëruar me qetësine thuaje mbytëse 20-vjeçare tashmë është lënë pas, e fshatra të tëre , atje ku ndihet me shumë, kanë nisur të ripopullohen nga emigrantet e kthyer në shtëpite e tyre.

Rrugicat që heshtën për një kohë të gjatë kanë marrë sërisht ngyrën e gumëzhimave e jetës që dredhon kudo ngadale. E megjithatë, ajo qe i pret nuk është e thjeshtë përkundrazi, pa mbështetje, pa shtytje, me papunësinë shpërthyese e bujqësinë që është e s’është kurrkund, mes
Një realiteti të vështirë e plotesisht të harruar , emigrantet duhet të gjejnë sërisht veten e tyre.

Në fshatrat e Bilishtit, që prej nisjes së krizes në Greqi , numri i të kthyerve sa vjen e rritet. Të rinj, burra e gra, familjarë me femijë që s’kanë pasur zgjidhje tjetër përveçse t’i rikthehen shtëpive të dikurshme, tokës së dikurshme, luftës që i shoqëroi gjatë viteve në emigracion e që nuk i lëshon sërisht edhe sot në tokën mëmë.

« Pse po kthehen kaq shumë të rinj ? Nuk ia dalin dot andej, s’ka punë, papunësi e madhe. Kjo është arsyeja e vetme. Nuk ia dalin dot me qeratë, as të ngrënat dhe shpenzimet që duhet të përballojnë », shprehet një i riu, që ka ndarë edhe ai të njëjtin fakt.

Ndër fshatra, shumica enden pa një orientim të saktë,  një pjesë mbushin kafenetë  modeste, të tjerë ngrohen në diell e disa vijnë vërdalle larte e poshtë. Kjo është jeta e sotme që në këtë përballje rishtas përsëritet e persëritet çdo dite si një vargan i mërzitshëm e shpresë pakë.

« Përpara se të ikja, isha në zero. Nuk dërgoja gjë në shtëpi, vetëm merrja. Kur ikëm andej dërgonim një pakicë, por të paktën nuk merrnim nga shtëpia dhe jepnim diçka. Tani jemi kthyer prapë nga fillimi e këtu vetëm do marrim, se s’kemi ku nxjerrim gjë tjetër », shprehet një i ri që ka vuajtur vetë pasojat e krizës greke.

Fati nuk është më i mbarë edhe për ata që kanë një copëz toke. Ashtu si për pjesen tjetër, edhe për emigrantet, bujqësia në këtë zone, thonë se nuk sjell gjë, përveçse u merr edhe një pjesë të kursimeve të emigracionit.

Çmimi i naftës, i plehrave, i traktorit që duhet marrë me qera, mungesa e tregut , e ujit e një sërë probleme të tjera mbushin rrjedhen e jetes së re e vështirësive të vjetra.

“Shqipëria është vendi im, kam të gjithë të afërmit këtu dhe kam një copë tokë që mund të prodhoj, por nuk kam ku të shes. Vjet, vëllai bëri shumë patate, rreth tre ton, por iu prishën dhe i hodhi të gjitha në kanal”, shprehet një tjetër banor i fshatrave të Bilishtit.

Shumica e te ardhurave në këto zona vinin nga emigracioni. Ndërsa sot gjithçka është tkurrur e po tkurret çdo dite e më shume, edhe per ata që tentojne ende të sigurojnë diçka nga përtej kufirit

“Më përpara, unë sillja 7-8 mijë euro, sot nuk kam asnjë të ardhur. Maksimumi mund të sjell 500 euro, por çfarë është një shumë e tillë për 5-6 muaj”, shton ai.

Pjesën më të madhe të parave emigrantët i kanë hedhur për të rregulluar shtëpite e tyre. Ndërsa pjesa tjetër në mungesë të të ardhurave po shërben sot për të mbajtur frymen gjallë mes dilemash mes brengash, e mundësish që sot duken se kanë humbur.

“Ka shumë që po kthehen se kanë mbetur pa punë, por me çfarë merren këtu kur kthehen? Me tokat? Edhe nëse i dilet, është ashtu me shumë vuajtje”, shprehet një ish-emigrant.

Rënia e të ardhurave ndihet më shume se kudo ndër dyqanet e pakta të fshatrave ku gjithçka ka nisur te marre formen e listave borxhmëdha. “Ata kthehen tani me nga dy me nga tre femijë , me  gruan, tokë s’kanë, s’kanë nga ia mbajnë, krizë e madhe është. Listat i kemi me nga 200-300 mijë,  i kemi listat këtu për një familje a një person. Ne ia kërkojmë, thonë s’kemi çfare të japim ose na kthejnë ushqimet, pasi s’kanë me të vërtetë para”, dëshmon një shitëse.

“Unë personalisht i kam të dy djemte në Greqi, njerim e kam po më bëhet katër fryme , me nuse , me djalë  e vajzë. Ai do kthehet, toka vetëm për një njeri ka, vetëm për veten e tij. Pse do kthehet? S’ka punë dhe greku nuk i jep paratë. Ka 12 mijë euro për të marrë, djali punon oxhaqe e saldon, por s’i japin lekët. Nuk dimë nga t’ia mbajmë. Nuk po flas për të tjerët, por konkretisht vetëm për veten time”.

Në vitin 2007, emigrantët shqiptarë dërgonin në familjet e tyre rreth 950 milionë euro ose 1.3 miliardë dollare. Por, në fund të 2011-s shifra u tkurr ne vetem 690 milione euro.

topchanel

Sipas nje studimi te Bankes se Shqiperise, botuar kater vjet me pare ne Shqiperi kishte afro 200 mije familje qe perfitonin te ardhura nga emigracioni. Sipas bankes nese keto te ardhura nuk do te ekzistonin familjet shqiptare ne 40 per qind te rasteve do te jetonin ne varferi ekstreme.

Nje varferi qe po i kercenon sot me shume se kurre kur ky burim te ardhurash po shteron. E teksa kjo po ndodh akush nuk po reagon për tu perballur me kete realitet te ri, duke ngritur politika e strategji zhvillimi qe do ti jepnin  nje shans  e nje frymarrje tjeter  te kthyerve qe te jetojne nje jete te denje ne vendin e tyre.

Shigjeta i shpon koken tej per tej, shpeton gjalle

June 20, 2012 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

Kjo eshte ajo qe mjeket amerikane te spitalit Jackson Memorial e quajne nje mrekulli.

Yasser Lopez, 16 vjeç ishte viktime e nje incidenti te tmerrshem. Shoku i tij, shkrep pushken e ujit pa e ditur qe ajo ishte e mbushur dhe shigjeta e leshuar prej saj, ngulet pak mbi syrin e djathte te 16-vjeçarit dhe del ne anen e pasme te kokes.

Plaga ishte e llahtarshme, thone mjeket amerikane. 93 centimeter shigjete kishte tejshpuar koken e adoleshentit duke i demtuar rende hemisferen e djathte te trurit.

Mrekullise se Zotit qe e mbajti gjalle te riun, iu pergjigjen me nje tjeter mrekulli edhe mjeket te cilet pas nje operacioni qe zgjati plot 3 ore munden te hiqnin shigjeten e te izolonin plagen. Ata thone se pacienti ka ende nevoje per operacione te tjera per t’i hequr pjesezat metalike qe mund te kene mbetur ne koke.

Megjithate, prova e veshtire per 16-vjeçarin u tejkalua. Ai u zgjua e foli normalisht, me ndryshimin e vetem se nuk mbante mend asgje. Mjeket druhen se mungesa e kujteses mund te jete pasoje e demtimit te trurit dhe nuk shprehen te sigurte nese do te mund te rikuperohet apo jo.

Ne gjithe kete fatkeqesi, kujtesa eshte “halli” me i vogel i mjekeve dhe familjareve te 16-vjeçarit te cilet shprehen te lumtur qe shigjeta nuk i ka prekur pjesen e majte te trurit qe do te kufizonte ate ne te folur dhe me shume gjasa edhe ne ecje e veprime te tjera. top-channel.

Varësia ndaj internetit, ja sindromat

June 18, 2012 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

Ndryshe nga droga, alkooli, përdorimi i tepërt i internetit mund të ndihmojë në karrierën tuaj, t’ju informojë më shumë dhe t’ju mbajë të azhornuar me lajmet më të fundit

6266185815_a9eae4183c_z

Por studime të kohëve të fundit nga hulumtues në Kinë kanë treguar se përdorimi i tepërt i internetit, në pikën që bëhet varësi, mund të shkaktoje dëme strukturore në trurin tuaj.

Hulumtuesit studiuan 17 adoleshentë me çrregullim të varësisë nga interneti (IAD)dhe gjeti ndërhyrje strukturale dhe funksionale në pjesën e trurit që rregullon organizmin, duke shkaktuar dëmtime njohëse të ngjashme me atë të lojërave të fatit dhe alkoolit.

Kjo është shkenca pas saj: Pjesa e bardhë përbëhet nga qelizat nervore, ndërsa pjesa gri që kemi dëgjuar shpesh përbëhet nga trupat qelizore. Myelin është një lloj yndyre në pjesën e bardhë të trurit.

Kjo yndyrë prek pjesën e bardhë dhe bën transmetimin në mes të sinjaleve nervore të shpejta. Hulumtuesit morën skanimet MRI nga subjektet dhe përdorën një metodë të quajtur ‘anisotropi e pjesshme’ (FA), që mat organizimin e trurit duke gjetur pjesën e bardhë. Adoleshentet e studimit që u diagnostikuan me varësi interneti treguan FA më të ulet se adoleshentët tipikë.

Megjithatë studimi testoi vetëm 17 të rinj me IAD dhe i krahasoi ata me 16 subjekte të shëndetshme. Në përgjithësi, gjetjet tona tregojnë se varësia nga interneti ka integritet abnormal në pjesën e bardhë të trurit duke përfshirë gjeneratën emocionale dhe të përpunimit, vëmendjen ekzekutive, vendimmarrje dhe kontroll njohës.

“Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se IAD mund të shpërndajë mekanizma psikologjike dhe nervore me lloje të tjera të substancave varëse dhe çrregullim të kontrollit të impulseve”, -shkruajnë autoret. Varësia ndaj internetit nuk është njohur zyrtarisht si çrregullim sepse nuk është klasifikuar ende në American Psychiatric Association Diagnostic dhe Statistical Manual of Mental Disorders (DSM), një enciklopedi e kushteve mendore dhe njohëse që është një bibël virtuale për psikologet.

Njerëzit duke luftuar me varësinë shpesh shfaqin të njëjtat sjellje të sëmura dhe impulsive. Diçka bëhet varësi kur ajo ndërhyn në përditshmërinë dhe në aftësinë e njeriut për të shijuar jetën pa atë gjë, si drogat, kumari, interneti, apo ndonjë tjetër.

Disa njerëz mund të tallen se janë të varur nga telefonat e mençur të tyre ose kompjuteri, por ka një ndryshim midis një zakoni konstruktiv dhe të kënaqshmi, me një varësi reale.

A jeni të varur nga interneti? Lexoni sondazhin me poshtë dhe shihni simptomat nga artikulli për varësinë ndaj internetit të American Journal of Psychiatry :

1) Përdorim i tepruar, shpesh shoqërohet me humbjen e sensit të kohës ose një neglizhence të gjërave themelore.

2) Tërheqje, përfshihen ndjenjat e zemërimit, tension ose depresion nëse kompjuteri nuk ju punon.

3) Toleranca, përfshin nevojën për pajisjet kompjuterike më të mira, më shumë softuerë dhe më shumë orë përdorimi.

4) Pasojat negative, përfshin zënkat, gënjeshtrat, arritje të dobët, izolim social dhe lodhje.

Si të kujdeseni në verë për shëndetin tuaj

June 2, 2012 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Në këtë suplement bimët medicinale kurojnë sëmundjet. Mendra dhe përdorimi i saj për dhembjet e stomakut, mëlçisë dhe sëmundje të lëkurës. Luleshurdhja e efektshme për aneminë. Eufrazia lufton sëmundjet serioze të syve. Disa receta për përgatitjen e mjekimeve popullore për të shëruar aneminë, aritminë, arteriosklerozën, astmën, inflamacionin e bajameve dhe diarrenë. Do të lexoni mbi verën, pija e dëshirueshme që lufton anoreksinë, por duhet të konsumohet me masë. Nëse e teproni ajo mund të shkaktojë dëmtime serioze të mëlçisë. Pse stresi, pirja e duhanit, dielli dhe smogu janë armiqtë më të rrezikshëm të lëkurës femërore.

A marrim vitamina kur jemi me dietë?

 Rastet më të shpeshta vihen re te fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit

 

 

Pasi deri në njëfarë kohe e kemi tepruar me ushqimin dhe pesha e trupit është bërë paksa shqetësuese, kur vuajmë sëmundje të ndryshme, apo për të ruajtur një formë të mirë trupore, kërkojmë të mbajmë dietë. Megjithatë, ndodh që të jemi të painformuar nëse duhet të marrim vitamina në këtë periudhë apo jo. Specialistët dietologë këshillojnë që gjëja e parë që përcaktohet në fillimin e një formule diete është sasia ditore e kalorazhit që ju do të merrni për të përballuar këtë periudhë. Nga kjo varet dhe se do të duhet të merren vitamina shtesë apo jo. Shkencëtarët kanë parë një pamjaftueshmeri në vitamina dhe në minerale, kur dieta ka më pak se 1800 kalori. Po kështu, specialistët rekomandojnë se extra vitamina u duhen njerëzve që konsumojnë shumë alkool, duhanpirësve, grave që përdorin kontraceptivë apo dhe shtatzënave. Normalisht, njerëzit që përdorin pijet alkoolike kanë një rënie të thithjes dhe të përdorimit të vitaminës C, B6, B1 dhe të acidit folik. Nga ana tjetër, dihet se alkoolikët kanë oreks të rënë, po ashtu konsumojnë një dietë shumë të varfër. Por, duhet të theksojmë se marrja e vitaminave nuk i zgjidh problemet e shkaktuara nga pirja e alkoolit, por luan një rol në rehabilitimin e disa proceseve. Studimet kanë treguar se ata që pinë duhan kanë rënie të sasisë së vitaminës C në gjak, kështu që normalisht sasia e saj që duhet të marrin është 50 për qind më e lartë tek atë që pinë të paktën 20 cigare në ditë në krahasim me ata që nuk pinë fare.

Të moshuarit

Shumë të moshuar kanë një interes të vogël (janë pa pretendime) për atë çka ata hanë. Kjo do të thotë se konsumojnë një dietë të varfër. Disa kushte të tjera: probleme dentare, gjendja financiare, apo disa sëmundje shoqëruese, si dhe rënia e aftësisë thithëse të zorrëve në këtë moshë bëjnë që vitaminat të jenë të rekomandueshme në këtë moshë për të pasur një shëndet të mirë,

Moshat e vjetra kanë një nivel të ulët të vitaminës D, pasi ato eliminojnë nga dieta disa ushqime që e kanë këtë vitaminë si qumshti, veza etj. Po kështu, mundësia që ta prodhojnë vetë vitaminën D në organizëm është e pakët, pasi dihet se rrezet e diellit janë një faktor i rëndësishëm në këtë proces dhe kjo moshë shpenzon shumë pak kohë në diell. Kështu që një shtim i vitaminës D është i nevojshëm për një shëndet të mirë.

Meqenëse vitamina D është toksike në sasi të mëdha 400 UI në ditë nuk duhet kaluar.

Gratë që përdorin kontraceptivë

Duhet pasur parasysh se, sidomos, kur kontraceptivi përmban sasi të larta të estrogenit, duhet të merren vitamina shtesë. Është provuar se estrogeni atakon direkt metabolizmin e nutrientëve, veçanërisht të vitaminës B6 dhe të acidit folik. Në qoftë se shtatzania do të vijë menjëherë pas ndërprerjes së kontraceptivëve, mungesa e acidit folik do të jetë e paevitueshme. Meqenëse bebi bën disa ndryshime në organizmin e nënës para dhe pas lindjes, gratë me barrë dhe ato lehona kërkojnë rritjen e sasisë së vitaminës A, C, B1, B6, B12 dhe acidit folik. Gjithashtu, ato kërkojnë extra minerale, si kalcium, fosfor, magnez, jod dhe zink. Kërkimet provojnë se veçanërisht acidi folik është i domosdoshëm për fetusin gjatë 30 – 60 ditëve pas konceptimit. Ai pakëson riskun e defekteve të lindjes përfshi spina bifida dhe anencephali. Madje që të parandalohen këto defekte ekspertët rekomandojnë marrjen e nutritientëve të paktën tre muaj përpara konceptimit. Gratë shtatzëna dhe fëmija i tyre janë veçanërisht të rriskuara në ushqimet vegjetariane (pa mish, vezë, qumësht). Studimet e këtyre vegjetarianëve kanë parë se te dy, nëna dhe fëmija, shpesh vuajnë nga anemia dhe parritja e kockave, si anomalitet i vitaminës B12 që nuk e kanë marrë gjatë shtatzanisë.

 

Pasojat e mungesës së vitaminave

Mungesa vitaminoze klinikisht jep disa sëmundje specifike. Nëse mungon vitamina C shkaktohet skorbuti dhe kurimi i tij bëhet duke marrë sasira të kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës B1 shkakton semundjen e beri-beri-t. Rakiti njihet se vjen nga mungesa e vitaminës D, pellagra nga mungesa e vitaminës B2. Duhet të theksohet se shkak për këto sëmundje bëhet mungesa e vitaminave për një kohë të gjatë. Zakonisht mungesat e vitaminave vijnë si pasojë e ushqyerjes së varfër dhe me kalori më pak se 1800, zhbalancimi i ushqimit, sidomos nga dietat strikte vegjetariane, problemet dentare, depresioni e të tjera. Vihen re më shumë te të porsalindurit, adoleshentët në periudhën e rritjes së shpejtë, gratë shtatzëna dhe me ushqim në gji, në moshat mbi 55 vjeç, duhanpirësit, konsumuesit e alkoolit e të tjerë.

 

 

Vlerat ushqyese të grurit, përdorej që në

kohët e lashta nga ushtarët romakë dhe kinezët

Ushtarët e vjetër romakë njiheshin për nga qëndrueshmëria e rrallë e tyre, sidomos gjatë marshimeve të pafundme. E fshehta e qëndrueshmërisë së pashoqe të ushtarëve romakë gjendej në xhepat e tyre. Secili ushtar kishte për detyrë që në xhep të mbante edhe një sasi kokrrash gruri, që ishte pjesë e pandashme krahas armëve dhe mjeteve të tjera luftarake. Gjatë marshimeve të gjata, ata duhet të përtypnin një nga një secilën kokërr gruri, dalëngadalë dhe tërësisht. Ndonjëherë me muaj të tërë të vetmin ushqim kishin grurin. Gruri, si ushqim, vërtet është i pasur me të gjitha materiet e nevojshme për zhvillimin normal të organizmit. Kokrra e grurit përmban yndyrna, amidon, celulozë, glukozë etj. Kjo nuk vlen për miellin, sepse gjatë përpunimit të grurit, largohet lëvorja e tij e me të edhe shumë materie ushqyese. Mielli, po ashtu është shumë më i varfër se kokrra e plotë edhe me vitaminën B, e cila kryesisht ndodhet në lëvore. Vitaminat tjera me të cilat gruri është i pasur janë: vitamina A,E,D,C si dhe me mineralet: kalium, fosfate, magnezium, kalcium, hekur etj. Ushqyeshmërinë e grurit kinezët e kanë ditur para 5000 vjetëve. Grurin ata e përdornin edhe si ushqim por edhe si bar për mjekimin e shumë sëmundjeve.

 

Si shërohen anemia, astma, aritmia, infeksioni i bajameve

 

Receta e kurave me bimë medicinale

 

Të sëmurët presin që medikamentet që marrin në farmaci të ndikojnë në shërimin e sëmundjes së tyre. Shumë pak prej tyre e marrin guximin të provojnë kura të përgatitura me bimë medicinale. Për më tepër informacion po japim disa nga kurat më të dëgjuara që përgatiten thjesht nga bimët mjekësore. Përvoja ka treguar se edhe këto kura kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Ja disa prej kurave që përdoren në shërimin e anemisë, astmës, aritmisë, inflamacionin e bajameve, arteriosklerozën, diarrenë, dhimbjet e barkut dhe spazmat.
Anemia
Vajzat kur duan të ruajnë “linjat” pakësojnë ushqimin e tyre ose e marrin atë me shumë delikatesë. Edhe për ndonjë tjetër arsye ka njerëz që vuajnë nga anemia. Për kurimin e kësaj sëmundjeje përdoren edhe receta me përzierje bimësh mjekësore. Për shembull çdo ditë të pihen së paku nga 150 ml lëngë të rrepës së kuqe (Rapa Rubra), para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nuk duhet të mos merrni gjithashtu çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një kohë prej 20 – 25 ditë. Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithri (Urtica dioica), 10 gramë uthull (Rumex accetosella) dhe 10 gramë gjethe delli (Plantago maior). Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.
Aritmia
Përgatitet përzierja nga: 500 ml alkool 96 për qind, 5 lugë gjelle murrizi (Crataegus monogyna), dhe mbyllen në një shishe 1-litërshe. Qëndrojnë 10 ditë duke u përzier çdo ditë. Kullohet dhe hidhen 20 pika në 100 ml ujë.
Astma
Sëmundja e astmës ka kurën e vet popullore. Për përgatitjen e së cilës merren 2 lugë gjelle lule dhe gjethe të barpezmit (Achillea milefolium), dhe 1 lugë gjelle lule dhe gjethe të të izopit (Hyssopus off), të thundërzës (Thymus serpyllum) dhe buzëgomarit (Verbascum densiflorum), të gjitha të grira imët. Më pas këto vendosen në 1 litër verë të bardhë, të nxehtë e të zier, dhe i lëmë për gati 2 orë të mbyllura mirë. Pastaj shtrydhen dhe kullohen, si dhe ëmbëlsohen me mjaltë e pihen nga 50 ml çdo orë. Mund të përdoret edhe një karrotë që thellohet, mbushet me mjaltë, e pastaj piqet në furrë. Nga kjo duhet më pas të kullohet lëngu, dhe të merret çdo mëngjes nga 4 lugë.
Merret një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj bluhen në mulli të kafes. Nga pluhuri i tillë merren nga 2 lugë kafeje,esull duke e përcjellur me qumësht apo ujë.
Një tjetër kurë përgatitet me hudhra që prihen imët dhe nga ajo merret masa prej 7 lugëve dhe përzihet me 1 litër raki, mbyllet shishja dhe mbahet në vend të nxehtë 20 ditë. Kohë pas kohe shishja tundet. Në fund kullohet lëngu dhe pihet tri herë në ditë nga një gotë para buke, për 20 ditë rradhazi.
Aterioskleroza
Kjo sëmundje mund të kurohet me hithra të ziera. Për të përgatitur medikamentin veprohet kështu: merret sasi e mjaftueshme e gjetheve të hithrës dhe zihen. Kjo masë e zier hahet nga 1 lugë për drekë dhe darkë, e me të edhe nga 3 mushkëri pule të papjekura mirë, si dhe 200 gr. mushkëri të pjekura mirë në prush apo skarrë. Më pas pihet 100 ml verë e kuqe. Këtë përzierje duhet ta përsëritni çdo tri ditë, për plot 10 ditë. Një tjetër ilaç kurues përftohet edhe kur tri lugë gjelle rrushkëza të murrizit (Crataegus monogyna) vendosen në 400 ml ujë të valuar. Mbyllen mirë, dhe duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës në një vend të ngrohtë. Në mëngjes kullohen dhe shtrydhen rrushkëzat. Doza kuruese: 1 gotë uji 200 ml pihet gjatë çdo
racioni, së paku dy herë në ditë. Nëse nuk ka rrushkëza të freskëta, mund të përdoren edhe ato të tharat.
Bajamet (Inflamacioni i bajameve)
Shpesh fëmijët tuaj vuajnë nga inflamacioni i bajameve. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni se mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Për përgatitjen e mjekimit nevojiten 15 – 30 gram lule pjeshke që më pas duhet t’i zieni në 500 ml ujë. Kjo pihet në formë çaji apo përdoret si gargarë. Bënë punë edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, e cila merret me majë të lugës për çdo përdorim.
Përzihen në raport 1:1 bimët: sherbela (Salvia officinalis), këputja e arave (Equisetum arvense), boçet e hormoqit (Picea obies). Nga këto bëhet çaj i cili pastaj ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çaj shpëlahet fyti (gargarë) çdo 15 minuta.
Të pihet çaji i përgatitur nga rrënja e mullagës së bardhë, takër, takër uji (lthea officinalis L.)
Barkqitja – Diarreja
Barku – dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës (Rubus), pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke. Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150 – 200 gramë fruta që duhen zierë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Merren 50 gramë mendra (Mentha piperita), dhe 50 gramë kamomil (Matricaria chamomilla) dhe përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valë. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke të mos ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Kurse për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se diçka ua shkul barkun, përdorni 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Pihet disa herë kur të lajmërohen dhimbjet, gjersa të ndalen ato.

 

Bimët medicinale

 

Eufrazia – Euphrasia officinalis L.
Eufrazia është bimë njëvjeçare gjysmëparazite e cila lidhet te rrënjët e barërave. Gjethet i ka të vogla, të gjata 1 cm, dhe të gjera 0,5 cm. Ajo ka formë lanceolaste dhe të dhëmbëzuar. Lulet, jashtëzakonisht të bukura, janë me ngjyrë të bardhë apo rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Ekzistojnë disa lloje të eufrazisë dhe të gjitha janë të përdorshme në qëllimet fitoterapeutike. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar në tërë Evropën. Në mjekësinë herbale përdoret e gjithë bima në lulëzim – Herba Euphrasiae. Këtë bimë e përdorim për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit, blefaritisit, iridociklitisit dhe të tjerave. Por efektit të saj në përflakjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.

 

Luleshurdhja – Taraxacum officinale Ëeb.
Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i së cilës, nëse e presim, del një lëng i bardhë qumështor, me shije të hidhur në të ëmbël. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Në fitoterapi përdoren gjethet (Taraxaci folia), rrënja (Taraxaci radix) dhe lulet (flos). Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, 28 për qind, e cila bën pastrimin e gjakut, prandaj dhe në shumë vende përdoret si sallatë (Francë, Holandë). Shumë ekspertë botërorë gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallatë), sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Preferohet edhe si ushqim dietal. Luleshurdhja përmban: glikozidet e hidhura, substancat e ngjashme me hormonet (sitosterolin, taraxasterolin, taraxerolin), inulinën, taninet, vitaminën B, C, dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotinoide, proteine, pektinën, holinën etj. Luleshurdhja përdoret si pjesë përbërese e shumë çajeve për prodhimin e ekstrateve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçinë dhe veshkën, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas, aperient i butë etj. Rrënja e bluar imët (pasi të thahet) e kësaj bime, e cila mblidhet në pranverë apo në vjeshtë, mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullushme, ndërsa ajo që është më me rëndësi, ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te sëmundjet nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpretkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës.

Mendra – Mentha piperita L.
Është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, hithër e butë, hithër e egër, dhijozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake (Mentha piperita L) është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet për nga aroma e mentolit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik kundër ngërçeve, pastaj për qetësimin e tërheqjeve muskulare, sidomos në organet e tretjes. Gjethet e saj janë përbërës të shumë preparateve dhe çajeve në farmakologji. Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit etj. Lulëzon në muajt korrik – nëntor.

 

Ç’bëjmë pas djegies nga dielli

Ndodh jo rrallë të digjemi nga zjarri, por edhe nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shqetësojë, pasi përveç medikamenteve të fabrikuara, mund të përdorim në këto raste edhe recetat me bime medicinale. Kështu mund të përmendim melhemi nga lëvoret dhe gjethet e shtogut, të cilat vendosen në një enë të pastër me vaj ulliri dhe dyll natyror. Këto zihen në zjarr. Kullohen dhe përzihen mirë. Plagët lyhen në shtresa të holla.

Një tjetër mënyrë është edhe përdorimi i luleve të blirit ku nga 3 deri në 10 gram lule vendosen në 1 litër ujë të valuar, mbyllen mirë për 3 orë, kullohen dhe me lëngun e ftohur lyhet vendi i djegur. Për t’i penguar të enjturit pas djegies, lëkura e djegur mund të lyhet me uthull molle. Po ashtu, mbi vendin e djegur mund të vendoset edhe mjaltë. Mjalti e pengon të mbledhurit me dhimbje të lëkurës, dhe ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Këshillohet të përdoret mjaltë sa më i errët.
Djegia nga dielli
Nëse edhe djegia nga dielli është e gradës së lartë, mund të përzihen 200 gr kos dhe një e bardhë e vezës, si dhe 100 gr patate të freskëta e të shtypura. Me to lyhet lëkura e djegur. Mbështillet dhe mbahet gjersa të pastrohet lëkura.
Djersitja
Kundër djersitjes pihet shurupi i përgatitur nga hudhra, në mbrëmje dhe para gjumit 2 – 3 lugë gjelle në ditë.
Djersitja natën
Pengohet me sukses, nëse lëkura e trupit fërkohet me uthull molle.
Djersitja e këmbëve

Lëvorja e boçeve të bungut (Quercus petrea) shtypet dhe bëhet pluhur. Me pluhur të tillë çdo tri ditë fërkohen çorapet dhe këpucët. Po ashtu, mund të merren edhe disa patate që më pas shtypen dhe thahen. Nga kjo bëhen pece, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe me to mbështillen këmbët. Pecet ndërrohen çdo 24 orë.
Djegiet në kokë
Së pari qethen flokët, pastaj lahet koka me ujin ku është zier drithi. Ndërkohë, merren gjethet e urthit (Hedera helix), një lugë verë, një lugë yndyrë dhe kripë. Përzihen vera, kripa dhe yndyra dhe lihen të qëndrojnë për 4 orë. Pastaj nga dy gjethe të urthit vendosen në vendin e djegur me masën e përgatitur dhe aty qëndrojnë 24 orë. Kjo përsëritet për çdo ditë, dhe çdo ditë koka lahet me ujin e drithit, ndërsa shpëlahet me verë.

 

 

Nëse teprohet me konsumimin e pijes së dëshiruar shkaktohen dëmtime të mëlçisë

 Vera, dieta dhe shëndeti

Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute bile, deri në një avantazh të mundshëm, është e vështirë të bëhet: kundërvënia jo tërësisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema që lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet e kundërefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Vetëm pas kësaj premise për potencialin toksik të kuotës së alkoolit te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grupmosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike (shtatzani, ushqim të fëmijës me gji), dhe duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë.

Roli i verës në mënyrën e të ushqyerit
Vera është pjesë përbërëse e kulturës së të ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Nuk është vetëm një plotësuese e dietës, por simbol kompleksesh për të cilat mjeku ka për detyrë të “individualizojë” kufijtë e konsumimit të saj dhe eventualisht t’i kufizojë ato derisa të arrijë edhe në vënien e vetos për të pasur jehona dhe implikime komplekse për të interesuarin, edhe pse përtej kuptimit energjetik apo të potencialit toksik në lidhje me mëlçinë. Për një mjek italian apo francez është e vështirë të imagjinojë se një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot e mbrojtur me fanatizëm nga një mekanizëm i rafinuar konsumistik, mund të bëjë keq përveç rasteve kur ka persona që nga padituria ose të shtyrë nga vesi abuzojnë me verën. Në vendet me vreshtari të zhvilluar zakoni i të pirit verë është përqendruar pothuajse tërësisht gjatë vakteve dhe, si rrjedhojë, është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të konsumohet në sasi të mëdha, në krahasim me konsumimin në të shkuarën në sasi të mëdha në pijetore ose në lidhje me mënyrën e konsumimit në të kaluarën të pijeve superalkoolike. Është e qartë që dëmet e shkaktuara nga alkooli janë më të vogla kur stomaku është në punë për përpunimin e ushqimeve dhe i njëjti potencial metabolik i mëlçisë duket të ketë një dëm më të vogël të shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatë periudhës së tretjes. Nëse pranojmë pra ndikimin e një tërësie arsyesh shoqërore, psikologjike, dietike, epidemiologjike, ku mund të bëjë pjesë edhe vera, pa shkaktuar dëme, bile, në të kundërtën, duke sjellë efekte të dobishme, në mënyrën e të ushqyerit të njeriut, momenti kyç i gjithë çështjes qëndron në identifikimin e parametrave të sigurisë, pra, në personalizimin e dozave të pranuara.

Dobia energjitike e verës

Edhe pse vera është një prodhim kompleks, i pasur në substancat që e përbëjnë (më shumë se 250), vlera apo dobia energjitike e një vere të mirë koincidon në praktikë me atë të etanolit dhe lëkundet në rastin kur konsumohet normalisht gjatë një vakti deri 700 kilokalori për litër. Duke pasur përherë parasysh ekuivalencat energjitike, dietologu mund pra të barazojë një gotë verë me 30 gr bukë ose 100 gr mish viçi pa dhjamë. Ndërkaq, kaloritë e alkoolit nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për punë fizike apo për qëllime plastike, siç ndodh për ushqimet e tjera, por kontribuojnë për metabolizmin bazë dhe nuk nxisin përdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.

Konsiderohet lëndë ushqyese
Nuk është e vështirë të mbrohet me sukses kauza e verës duke nënvizuar rëndësinë e saj duke u nisur nga përmbajtja në vitamina, në oligoelemente ose në hekur, si dhe të tjerë përbërës më pak të pranishëm në verë, duke ruajtur përherë masën në përdorimin e verës. Nga ana tjetër, pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër dhe që gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit se sa këshilla të karakterit farmaceologjik. Nuk do të ishte korrekte, në emër të shpalljes së rezultateve shkencore, të mos merrej parasysh shembulli i toksicitetit kardiologjik të etanolit, që është përgjegjës për pothuajse 50 për qind të miokardiopatisë dilatative. Kjo tablo e verës ose më keq akoma e superalkoolikëve që “bëjnë mirë“ për diçka, duke nisur nga mjekimi i anemisë apo rritjes së sasisë së kolesterolit “të dobishëm” nuk duhet të bëjë pjesë në reklamimin korrekt të kësaj pijeje kaq të lashtë. Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit, si sëmundjet e pankreasit apo të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet cirroza hepatike, nuk duhet të na dekurajojnë dhe të na kufizojnë në konsumimin e verës. Vera, më shumë se çdo lloj pije tjetër, mund të parashikohet të futet në shkencën dietetike moderne jo për merita ushqyese të veçanta, as për faktin e të qenit me virtyte për shëndetin, por thjesht për kënaqësitë e saj gastronomike, për kontributin, për cilësinë dhe rritjen e nivelit të jetesës, si dhe mënyrën se si konsumi i saj në sasi të kontrollueshme nuk arrin kurrë të bëhet një rrezik për shëndetin. Ndërkaq, vera nuk është një pije për të shuar etjen, as dhe për t’u shndërruar në një simbol shoqëror, është thjesht një ushqim që merret dhe shijohet së bashku me vaktet për të amplifikuar vlerën shijuese të ritit të të ushqyerit, por gjithmonë duke ruajtur masën.

Në çfarë mase duhet pirë

Gjithmonë kjo varet nga mosha dhe kushtet e subjekteve të veçanta, sidomos të grave dhe të moshuarve, dhe këtu duhet të ndiqen udhëzimet që ofron shkenca e dietologjisë. Për të qenë të sigurt, nuk duhet t’i referohemi kapacitetit teorik të metabolizimit të alkoolit (rreth 1g në ditë për çdo kg peshë) që do të korrespondonte për një verë normale në gradacionin alkoolik në rreth 750 ml pije për burrat në kushte të mira shëndeti dhe dihet për gratë sasi më e paktë. Shumë shkencëtarë bien dakord për një konsumim të rregullt dhe joabuziv të etanolit në ditë që shkon rreth 0,60 – 0,75 g/kg peshë trupore, duke ulur kështu sasinë e pranuar të verës rreth gjysmë litri për burrat në rastin e një vere me gradacion alkooli 12. Edhe në këto doza ditore shumë më të kujdesshëm duhet të tregohemi në mënyrën e marrjes së verës dhe të përjashtohet abuzimi kur janë marrë të tjera pije alkoolike, si: aperitivët, pijet e hidhura apo superalkoolikët. Për të rriturit në gjendje të mirë shëndetësore konsumi i përditshëm i pranueshëm mund të jetë deri në tri gota verë për burrat dhe jo më shumë se dy gota për gratë. Në këto nivele konsumi dietologu nuk ka arsye për t’i mohuar një personi të rritur të shëndetshëm kënaqësinë që ofron shoqërimi i ushqimit me disa gota verë. Fatkeqësisht, këto vitet e fundit qarkullojnë disa teori për efektet çudibërëse, sidomos të verës së kuqe në disa aspekte të shëndetit. Por për këtë duhen bërë verifikime dhe të priten përgjigjet shkencore të studimeve përkatëse në këtë fushë, për të mos rënë në tentacionin e abuzimit në pijet alkoolike.

Kur është e nevojshme të reduktohet ose

të mos konsumohet fare vera?

Nëse “degustatori” i verës, në kufijtë e lejuar të përdorimit të saj, mund të ndiejë kënaqësi dhe të tentohet nga vera pa pasur rrezik të dëmtojë shëndetin e tij kjo lejohet, por në rastin kur disa persona të sëmurë dhe me gjendje të caktuara fiziologjike (obeziteti, shtatzania apo plakja e parakohshme) vera nuk këshillohet të konsumohet. Abuzimi i vazhdueshëm me alkoolin lidhet p.sh., me patologjitë që shfaqen në aparatin e sipërm të tretjes dhe për këtë duhet që këtyre personave me këto patologji t’iu thuhet shprehimisht se përdorimi i pijeve alkoolike është klinikisht i ndaluar.

Kur këshillohet të pihet verë

Të pish pak verë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve iposekretive ose te subjektet që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një ipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorimi i keq i verës konsiderohet ai që u jepet fëmijëve ende të papjekur, dhe nga kjo kundërindikohet përdorimi i birrës apo i aperitivëve. Më pak drastik është këshillimi i përdorimit të verës te të moshuarit, sepse, nga një anë, përdorimi i verës është bërë për ta një rit dhe, nga ana tjetër, favorizon oreksin, por kujdes me teprimin, sepse sjell plakje të parakohshme, por përdorimi në doza modeste nuk përbën aspak problem. Këtu duhet të ndiqen këshillat e mjekut kurues, që vendos rast pas rasti për dobinë ose jo të konsumit të disa gotave verë.

Duhet thënë se vera, duke ndjekur këshillat për ta konsumuar atë si duhet, mund të bëjë pjesë në listën e mozaikut të të ushqyerit të njeriut dhe përjashtimet janë në disa raste patologjish, si: shtatzënia apo faza e të ushqyerit me gji, ose gjendje të avancuara të sëmundjeve të ndryshme.

Sa rrezikojnë temperaturat e ulëta, smogu, rrezet ultravioletë dhe cigarja

 Armiqtë e lëkurës femërore

Reagimi ndaj “vrasësve” të bukurisë. Armët që duhet të përdorim

Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me late dhe tonik dhe e “ujit” me një produkt me veprim të lartë hidratues. Më pas e ushqen me një krem anti-rrudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë skrupoloze abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Nuk është lisho dhe kompakte dhe ka një ngjyrë të shuar dhe opake. Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtësi. Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë. Para së gjithash i ftohti, i cili në ndryshim nga sa thonin gjyshet tona, nuk e mban aspak lëkurën të freskët e të re më gjatë, por, përkundrazi, e vë atë në provë të vështirë, sepse bën mpirjen e metabolizmit të qelizave. Një tjetër armik i epidermës është dielli. Ai godet gjithmonë edhe atëherë kur ne nuk e kuptojmë, edhe në dimër. Smogu i merr frymën lëkurës, sidomos kur jeton në një metropol. Duhet të përpiqeni që të mos u shtojmë këtyre efekteve negative të agresorëve të jashtëm, një stil jete jokorrekt. Kështu të abandonosh cigaren dhe të arrish të luftosh stresin, do të thotë të eliminosh disa faktorë të plakjes së parakohshme. Por kjo nuk është e gjitha. Për të ruajtur shëndetin e epidermës tënde, para së gjithash duhet të bësh një skrab të lehtë për të eliminuar qelizat e vdekura dhe t’i japësh më dritë dhe ndritshmëri lëkurës. (Mund të mjaftojë një herë në javë, nëse ke një lëkurë normale, dhe çdo tri-katër ditë nëse e ke të yndyrshme). Më pas bëhen një seri trajtimesh të shpejta, në shtëpi ose me ndihmën e ekspertëve.

Efektet e të ftohtit

Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur. Edhe lëkura jote mendon kështu. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak (pra më pak ushqim) për qelizat. Pasojat kryesore janë moshidratimi, skuqja dhe kapilarët e kuq që fillojnë të evidentohen.
I ftohti bëhet një armik kritik sidomos mbas të 40-ve. Ngadalësimi i metabolizmit implikon edhe një kapacitet më të vogël për të neutralizuar radikalet e lira, përgjegjëset kryesore të plakjes. Enzimat, substancat kimike që duhet të na mbrojnë, nën efektin e të ftohtit punojnë me një efikasitet më të vogël.
Mbroji sytë dhe buzët me një krem specifik dhe përdor një herë në javë një maskë hidratante (më efikase janë ato me bazë ekstrakte vegjetale të cilat kanë edhe një veprim antiskuqje). Vër në tavolinë omega 3 (sardelet dhe salmonin), yndyrnat që fuqizojnë mbrojtjen e lëkurës, vitaminën C (kivi, agrume, speca): veprimi i tyre antioksidues forcon kapilarët.

Plakja

Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falëndero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë lisho dhe kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të ADN-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagenit dhe të elastinës.
Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk.
Përdor produkte antioksidues dhe hidratantë dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde. Por mbas të 30-ve një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.

Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë

Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.
Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç. Duke qenë të impenjuara me studime, punë dhe familje, ndjejnë shumë efektet negative të stresit, armikun e tyre numër një, duke patur parasysh që fortuna hormonale e adoleshencës është superuar dhe shenjat e kohës janë akoma larg. Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysëm ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Pra kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por dhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.

Pasojat e duhanit

Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë “fytyrë tym” për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike. Kështu lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.
Efekti i cigareve është kumulativ: kapaciteti i riparimit të epidermës është më i madh nëse ke veç pak vite që pi cigare. Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për tu eleminuar…Dhe nganjëherë të pakthyeshme. Kërko t’u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai antirrudhë.

Dielli
Njolla, zona super të ndjeshme, mungesë toni: shumë diell dobëson dhe shkatërron lëkurën tënde. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbi elasticitetin dhe butësinë. Nëse je e re dhe ke një lëkurë kompakte, mbroje atë menjëherë. Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin. Mbroju gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, biles edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra Uv, bile edhe fondotintën blije me këtë cilësi.

Ndotja
Nëse jeton në një qytet të madh, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra jote është në rradhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike.
Mosha më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja. Të vegjëlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje. Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjentë delikatë. Nëse e ke të irrituar ose sensibël, evito ato që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues.

B:tiranaobserver

 

 

 

 

 

 

 

 

 

8 kombinime të fuqishme të ushqimit për shëndet më të mirë

May 25, 2012 by  
Filed under Estetikë, Shëndeti

Comments Off

Kombinimi i duhur i prodhimeve të caktuara paraqet mbrojtje të fortë nga shumë sëmundje, por edhe do ta “përmirësojë” dukjen dhe linjën tuaj.

 

Prandaj, filloni filloni të përgatitni ushqimin me “më shumë mend” sesa “më shpejtë”.Ju paraqesim kombinimet që duhet të jenë të pranishme në ushqimin tuaj:

Çaj i gjelbërt + Limon = Zemër më të shëndoshë dhe rrezik më të vogël nga kanceri
Çaji i gjelbërt dhe limoni janë dy kombinime të mira që rregullisht duhet të jenë të pranishëm në të ushqyerit tonë. Lajmi i mirë ësht se kur ato konsumohet sëbashku, “forca” e tyre rritet edhe më shumë.
Është vërtetuar se lëngu nga limoni sjell në rritjen e katehineve (catechin) të pranishme në çaji e gjelbërt, të cilat ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Shumë njerëz shtrydhin limon në çaj të gjelbërt për të “përmirësuar” shijen e tij, por nuk e dinë se në fakt bëjnë edhe më mirë – e rrisin absorbimin e antioksidansëve të dobishëm.

Çaj i gjelbërt + piper i zi = Mes (bel) më të hollë
Hulumtimet tregojnë se piperi i zi e rritë absorbimin e Epigallocatechingallate (EGCG) për 130%. EGCG është substancë në çajin e gjelbërt e cila e përshpejton djegien e kalorive.
Shtoni gjysmë luke kafe me piper të zi në çajin e gjelbërt. Ndoshta nuk do të ketë shije të mirë, por duhet të pranoni se ky kombinim është opcion më i mirë sesa mbajtja e dietave të rrepta.

Vezë + speca të kuqe = Lëkurë më e butë
Specat e kuq janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kurse hulumtimet tregojnë se femrat që konsumojnë më tepër vitaminë C kanë më pak rrudha dhe më rrallë vuajnë nga lëkura e thatë.
Thjesht, shtoni një spec të kuq kur bëni vezë në mengjes dhe lëkura juaj do të jetë më e butë.

Domate + Brokula = Mbrojtje e fortë nga kanceri
Edhe domatet dhe brokulat përmbajnë substanca antikancerogjene, por sëbashku ofrojnë mbrojtje edhe më të madhe nga kanceri.
Hulutuesit kanë zbuluar se ky kombinim e parandalon rritjen e tumoreve të prostatës, por ende nuk kanë spjegime për këtë. ” E dimë se pluhuri nga domatet e ngadalson rritjen e tumoreve. E dimë se edhe brokulat e bëjnë të njejtën. Por, do të duhen vite për të mësur atë” – theksoi John Erdmen, profesor nga Universiteti i Ilionis, i cili bën shumë hulumtime për kancerin.

Domate + Vaj ulliri = Lëkurë e fortë e re dhe imunitet i forcuar
Kombinimi domate me vaj ulliri është shumë i njohur pasi që është mjaft i shijshëm, por edhe shumë i shëndetshëm. Konsumimi i domateve me vaj ulliri e përmirëson strukturën e lëkurës, e forcon atë dhe e mbanë pamjen e saj të re.
Përveç asaj, hulumtuesit vërtetojnë se vaji i ullirit e ndihmon absorbimin e likopenit, një antioksidans i fuqishëm i cili gjendet në domate.

Drithëra + fara luledielli = Imunitet më i mirë
Farat nga luledielli përmbajnë ?-tokoferol, formë aktive e vitaminës E, i cili në rolin e antioksidansit i mbronë qelizat nga radikalet e lira. Me fjalë të tjera, vitamina E ndihmon në mbrojtjen nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Mjafton të vendosni vetëm gjysmë dote fara luledielli në ushqimin tuaj me drithëra për të konsumuar nevojën ditore të ?-tokoferolit.

Qull tërshëre + dredhëza (luleshtrydhe) = Zemër e shëndoshë
Tërshëra përmbanë dy fitokemikale shumë të rëndësishme të cilat në kombinim me vitaminën C nga dredhëzat (luleshtrydhet) e zvogëlojnë efektin e dëmshëm të kolesterolit “të keq” (LDL). Falë saj zvogëlohet rreziku nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës dhe rreziku nga sulmi në zemër.
Konsumoni qull tërshëre dhe në të vendosni dredhëza. Nëse nuk keni dredhëza, atëherë vendosni pemë tjetër të pasur me vitaminë C (p.sh, boronica)

Mollë + Brusnica = Mbrojtje nga koka në këmbë
Molla dhe brusnica janë të pasura me antioksidanse. Por, kur të bashkohen, fitohen shumë më tepër antioksidanse sesa kur i konsumoni të ndara.
Kur të hani mollë, merrni të paktën një lugë supe me brusnica ashtu që trupi juaj ta shfrytëzojë efektin e tyre maksimal.

tryeza,ogr

 

Studimi, kush lind i varfër mbetet i varfër

May 23, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Në Britaninë e Madhe shoqëria nuk ndryshon, ai që lind në një familje të varfër me shumë vështirësi mund të pasurohet dhe të dalë nga kjo shtresë sociale.


Ky fakt tregohet në një studim të prezantuar nga Nick Clegg, lider i liberal demokratëve në Britani.

Sipas sondazhit, një në pesë fëmijë përfiton ngrënie shkollore falas, por vetëm një në njëqind është në gjendje për të hyrë në të “Oxbridge”, në një nga dy universitetet kryesore britanike, Oxford dhe Cambridge.

E megjithatë, vetëm 7% e adoleshentëve ndjek një shkollë private, nga të cilët dalin 70% e gjyqtarëve të ardhshëm të Gjykatës së Lartë dhe 54% e administratorëve në bursat e fuqishme në Londër, raporton noa.al.

Clegg, i cili ka studiuar në Shkollën private Westminster dhe Cambridge beson se është personi i duhur për të mbështetur lëvizjen sociale.

“Unë kam qenë njeri me fat, por nuk duhet të jetë fati ai që të ndikojë te njerëzit sepse ne kemi gjithë mundësitë që të ndryshojmë politikat për të krijuar një jetë më të mirë”, u shpreh Cleeg duke njoftuar publikimin e 17 treguesve socialë në vit për të monitoruar në qoftë se qeveria është e angazhuar për të promovuar një shoqëri më të drejtë.

/noa.al

Pse femrat parapelqejne meshkujt macho?

May 17, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Femrat parapelqejne burrat me pamje te ashper, te eger, ne vend te atyre me tipare te embla e delikate.

Dhe kjo ka rezultuar nga studimet dhe anketat e ndryshme te realizuara nga biologe e shkencetare te njohur evolucioniste. Nje grup shkencetaresh nga universiteti “St Andrees”, ne Skoci, ka publikuar nje artikull me kete teme ku rezultonte se fytyrat burrerore me nofulla katrore e tipare te ashpra, vijne si rezultat i niveleve te larta te testosteronit. Nderkohe qe sipas ketyre evolucionisteve, arsyeja per te cilen keto trajta rezultonin terheqese ishte pasi keto shenja flasin per nje nivel te larte testosteroni ne organizem, te cilit i duhet bashkangjitur edhe nje sistem shume i mire imunitar. Keshtu pra, nje mashkull qe ka arritur maturitetin seksual, pavaresisht nivelit te larte te testosteronit, ka shume gjasa qe te zoteroje mbrojtje imunitare shume me te mira se normalisht, gje qe mund ta transmetoje edhe te te bijte. Ky eshte edhe lajmi i mire. Lajmi i keq eshte qe ne rastin e nje mashkulli me nivel shume te larte testosteroni, shtohen se tepermi edhe shanset qe ai te dashuroje shume ne çastin e pare dhe te lodhet me te njejten shpejtesi, duke kerkuar menjehere dashurine tjeter: keshtu qe, ne rastet kur femrat kane nder mend te krijojne familje e te gjejne nje baba te mire per femijet, ne shumicen e rasteve i hedhin syte nga meshkujt me trajta me te embla e me sjellje me te bute.
Preferencat e grave
Sidoqofte, te dhenat mbi llojin e fytyres qe parapelqejne grate flasin per preferenca thuajse te njejta ne te dy rastet. Problemi qe u veçua nga ky grup shkencetaresh ishte qe keto barazi ne preferenca mund vijne si shkak i realitetit ne te cilin jetojme sot, ku grate ndjekin strategji te ndryshme riprodhimi, ose mund te jete rezultat i menyres me te cilen u zhvilluan eksperimentet ne fjale. Ne pergjithesi, u kryen duke u bazuar mbi fotografi te modifikuara virtualisht, ne menyre qe meshkujt te shfaqeshin me burrerore ose me pak. Duke qene se grupe te ndryshme studiuesish kane ndjekur menyra te ndryshme manipulimi, shtohet mundesia qe femrat e perfshira ne keto eksperimente te kene reaguar ndaj diçkaje qe ne te vertete kishte te bente vetem me metodat e perdorura dhe jo kundrejt fytyrave qe u tregoheshin: ndoshta do te silleshin ne menyra shume te ndryshme, ne rast se do te behej fjale per fytyra reale. U ndoqen tre menyra manipulimi: e para u realizua duke shkrire tiparet e burrave e grave mesatare, per t’i dhene me pas forme nje fytyre mashkullore; e dyta niset nga nje seri fytyrash, te cilat me pare jane perzgjedhur ne baze te burrerise se tyre, duke pasur njeheresh parasysh edhe rendesine e ngjyres se lekures; metoda e trete bazohet ne imitimin e ndryshimeve qe peson realisht fytyra e meshkujve, kur kalon nga mosha e pubertetit ne moshen madhore. Eshte e vertete qe femrat preferojne nivele te ndryshme burrerie. Por vazhdohet vetem me lajme te keqija per “burrat e vertete”. Studime te zhvilluara ne te shkuaren benin te ditur qe, pavaresisht preferencave, femrat terhiqeshin nga trajtat burrerore vetem gjate fazes se pjellorise, efekti bie kur vjen fjala te lidhjet e qendrueshme. Evolucioni i ka rregulluar gjerat ne menyre te atille qe ne rast se gruaja e tradhton burrin, ka shanse te perfitoje se tepermi ne planin fizik e ne sistemin imunitar, duke nxjerre ne drite femije meshkuj e te bukur si eterit.

B;ikub.al

« Previous PageNext Page »