Pangalos,PASOK-u dhe emigrantët

6 April, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Deri përpara pak kohësh, emigrantët besonin se kishin një aleat të fuqishëm tek PASOK-u. Sepse Theodhoros Pangalos qe shprehur hapur për integrimin e tyre në shoqërinë greke. Tashmë, nga e diela që kaloi dhe pas intervistës që i dha gazetës Eeleftherotypia, ku dhe kërkon nga qeveria që të nisë “fshesat” e paharruara,qoftë këto dhe në mënyrë sporadike(për të shërbyer si shembull), mirë do të qe të mos numërohej tek miqtë. Sepse mik që i bën thirrje policisë të të “fshijë”, nuk është edhe kaq mik.

Sa për mendimin zyrtar të PASOK-ut, guxoj të them se nuk është i njëjti. Kryetari i tij J.Papandreu, në prani edhe të z.Pangalos sot në sallën e Parlamentit të vjetër ku dhe isha prezent, bëri fjalë për integrim të plotë të emigrantëve.

Sikurse, gjithashtu, në kohë të ndryshme, me deklarata të ndryshme në shtyp (por edhe me biseda të drejtpërdrejta në blogun këtu) liderët e PASOK-ut E.Venizelos dhe A.Diamantopulu,kanë mbajtur qëndrim krejt tjetër nga ai i zotit Pangkalos.

Me zotin Pangalos, së shpejti do të takohemi për të biseduar(me propozimin tim) për temën në fjalë por edhe për të tjera. Sidoqoftë, pozicionimi i djeshëm e klasifikon tek politikanët që nuk janë edhe “përkrahës të zjarrtë” të emigrantëve. Dhe fatkeqësisht, kohët e fundit këta janë shtuar. Shkase u jepen përditë, megjithatë, për t’u shrehur. Por jo edhe Pangalos…

Burimi http://odromos.wordpress.com/

Komente: