Papandreu kërkon respekt për emigrantët

9 October, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Në mbledhjen e parë të qeverisë ka kërkuar nga ministrat e tij që të kenë në plan të parë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, “pa përjashtime dhe paragjykime për shkak të origjinës ose besimit fetar”. Sipas analistëve, kjo fjali nënkupton pa ekuivoke,

Robert Martiko

Me moton “mbi të gjitha qytetari”, kryeministri i ri i Greqisë Jorgos Papandreu ka shpalosur para ministrave, në mbledhjen e parë të qeverisë së tij, të mërkurën, prioritetet për 100 ditët e para të qeverisjes, ku përfshihen kufizimi i shpërdorimieve në buxhetin e shtetit, ripërtëritja e tregut, hartimi i një ligji që garanton një sistem tatimor me drejtësi, dhe decentralizimi i pushtetit.

Për shumëkënd ka qenë befasuese prania e avokatit të popullit në mbledhjen e parë të qeverisë. Por ky është një nga institucionet e pavarura në Greqi, me eficencën më të madhe, pavarësisht se ndërhyrjet e tij nuk kanë fuqi ekzekutive.

Para se të prezantonte avokatin e Popullit, kryeministri i ri i Greqisë, kërtkoi nga ministrat e tij që të punojnë me vetmohim, duke pasur si kriter të punës së tyre vetëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Flas për mbrojtjen esenciale të të drejtave të qytetyrëve. Të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim. Pa përjashtime dhe paragjykime për shkak të origjinës, përkatësisë fetare, gjendjen akonomike apo çdo lloj diversiteti tjetër”, tha kryeministri Papandreu, duke shtuar se për këtë arsye, simbolike, por edhe esenciale siç tha, ai kishte ftuar Avokatin e Popullit që të relatonte mbi problematikat kryesore që preokupojnë qytetarët.

Avokati i popullit është ndaluar gjatë në çështjen e emigracionit, duke theksuar nevojën e pëmirësimit të shërbimeve ndaj emigrantëve, teksa kuadri ligjor grek për emigrantët ka adoptuar në masë të madhe legjislacionin europian. Por ai tha se problemet kronike të administratës greke, gjejnë më së shumti shprehja në trajtimin ndaj emigrantëve. Është kultivuar përshtypja se administrat është e paaftë të kryerjë punën e vet, vërejti avokati i popullit, Jorgos Kaminis, duke shtuar se ndonëse që prej pesë vjetësh Greqia ka adpotuar de jure modelin europian të administratës, në të vërtetë, kjo praktikë avancon shumë ngadalë.

Ai kërkoi rritjen e vëmendjes edhe ndaj emigrantëve të paligjshlëm, të cilëve legjislacioni u ndalon çdo shkëmbimn me shërbimet publike, madje edhe ndihmën mjekësore. Ai propozoi që të paktën në fushën e shëndetësisë e të asistencës sociale të përfitojnë edhe emigrantët që janë pa dokumente.

Sigurisht që në këtë mbledhje të parë të qeverisë së greke, nuk janë thënë shumë gjëra për emigrantët, e aq më pak të jetë marrë ndsonjëvendim konkret. Megjithatë vlerësohet si domethënës fakti që pati referime për emigracionin, një çështje që kryeministri i sotëm e ka mbajtur lart në axhendën e vet si kryetar i opozitës. Ajo që presin tani mijërat e emigrantëve të huaj në Greqi, është sigurisht që t’i bëjë realitet angazhimet e tij të guximshme edhe në fushën e emigracionit.

GAZETA TRIBUNA

Komente: