Papandreu – Metës: Do bëj realitet premtimet për emigrantët

December 8, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Athinë,  zhvilloi një takim me homologun,njëkohësisht Kryeministër i Greqisë, Jorgos Papandreu.

Meta tha pas takimit, se Kryeministri Papandreu i ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Kryeministri grek i është referuar iniciativës së Athinës, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE brenda vitit 2014, që koincidon me 100- vjetorin e Luftës së Parë Botërore, iniciativë që, sipas zotit Meta, “synon të përmbushë ato angazhime që mori Bashkimi Europian ndaj Ballkanit, në samitin e Selanikut të vitit 2003”.

Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe, që u cilësuan si të shkëlqyera, ka dominuar bisedën e dy politikanëve fqinjë, që u fokusua në çështjen e integrimit të mëtejshëm të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Meta ka përsëritur kërkesën e Kryeministrit Berisha, gjatë takimit të pati me kryeministrin grek, fundjavën e kaluar në Prespë, për njohjen e patentave të emigrantëve shqiptarë, si një masë që do të ndihmojë lëvizjen e lirë të tyre.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 115.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...