Pikat kryesore të projektamendamentit “Pjesëmarrja politike e homogjenëve dhe e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht dhe për një kohë të gjatë në Greqi”

15 January, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nënshtetësia

Kapitulli 1

Mundësia e marrjes së nënshtetësisë greke nga fëmijtë e Shtetasve të huaj që u lindën apo ndjekin shkollën në Greqi

Neni 1

2. Pas nenit 1 të Kodit të Nënshtetësisë Greke shtohet neni 1A, si më poshtë:

“Ia.Fëmija i shteasit të huaj që lindet në Greqi dhe njeri prej prindërve banon në mënarë të përhershme dhe ligjërisht në vend për pesë vjet rresht, merr me lindjen e saj nënshtetësinë greke, përderisa prindërit parashtrojnë deklaratë të përbashkët dhe kërkesë për regjistrimin e fëmijës në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë së vendbanimit. Nëse fëmija është lindur para përmbushjes së afatit pesëvjeçar të qëndrimit të ligjshëm të prindit, deklarata e mësipërme dhe kërkesa e regjistrimit paraqitet me mbushjen e periudhës pesëvjeçare të qëndrimit të ligjshëm në Greqi.

2. Fëmijë e shtetasit të huaj që ka ndjekur tri klasat e para të arsimit të detyrueshëm në shkollë greke në Greqi dhe ka banim të përhershëm në vend, e merr nënshtetësinë me mbushjen e moshës së maturimit, përderisa paraqet kërkesë për regjistrim në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë së vendbanimit, më e vona brenda tre vjetëve që nga mbushja e moshës 18 vjeç. Nënshtetësinë greke e përfiton me deklaratë të përbashkët të prindërve edhe fëmija i shtetasit të huaj që ka plotësuar arsimimin në të paktën gjashtë klasë të shkollës greke në Greqi.

3. Nëse deklarata dhe kërkesa e regjistrimit në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë së vendbanimit nuk u dorëzuan në mënyrë të përbashkët nga prindërit deri në maturimin e fëmijës, atëherë fëmija e merr nënshtetësinë me deklaratë dhe kërkesë regjistrimi që ka të drejtë ta paraqesë vetë në bashkinë e vendbanimit, më e vona brenda tre viteve që nga mbushja e moshës 18 vjeç.

4. Nënshtetësinë greke e merr që në lindje, pa qenë nevoja e deklaratës dhe kërkesës nga ana e prindërve kushdo që lind në territorin grek përderisa:

a.nuk merr nënshtetësi tjetër dhe as mundet të marrë me deklaratë të prindërve pranë autoriteteve të huaja të një vendi tjetër,

b. është me nënshtetësi të panjohur

c. njeri nga prindërit ka lindur në Greqi dhe banon në mënyrë të përhershme në Greqi që nga lindja e tij

Pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtetin lokal

Kapitulli 3

Neni 12

E drejta për të zgjedhur

Homogjenë dhe shtetas të tjerë të vendeve të treta, të cilët banojnë ligjërisht në vend, kanë mbushur vitin e 18-të të moshës dhe janë regjistruar në listat zgjedhore, mund të ushtrojnë të drejtën e votimit gjatë zgjedhjeve për pushtetin lokal, nëse përfshihen në një nga kategoritë e mëposhtme:

a. Posedojnë “Kartën e Posaçme të Identitetit të Homogjenit”, apo titull banimi si pjesëtar i familjes së poseduesit të kësaj karte dhe kanë mbushur pesë vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm, që nga parashtrimi i kërkesës.

b. Posedojnë leje qëndrimi me afat të pacaktuar apo dhjetëvjeçar.

c. U është dhënë statusi i banorit me qëndrim të gjatë

d. Janë posedues të “Kartës së banimit të përhershëm”, si pjaeëtarë familjeje qytetari grek apo qytetari nga shtet anëtar i Bashkimit Europian, si dhe ata që posedojnë leje qëndrimi si pjesëtar i familjes së shteasit grek apo shtetasit të vendit nëtar të BE-së, dhe kanë mbushur pesë vjet qëndrim në Greqi.

e. Janë prindër të miturisht – shtetas grekë dhe përderisa kanël mbushur pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

f. Janë njohur si refugjatë politikë

g. Posedojnë titull qëndrimi si homogjenë dhe kanë mbushur që nga marrja e këtij titulli pesë vjet qëndrimn të ligjshëm në Greqi, që vërtetohet nga autoriteti që i dha titullin.

GAZETA TRIBUNA

Komente: