Policia greke shpëton emigrantët .

14 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Sipas Ministrisë greke të Flotës Tregtare, 56 imigrantë ndodheshin në kuvertën e një objekti lundurse, të vërejtur nga një aeroplan i shërbimeve të shpëtimit në jug të ishullit Milos.
Policia greke shpëton emigrantët

Autoritetet greke arritën që të shpëtojnë imigrantë ilegalë nga një gomone e përmbysur

Autoritetet greke mbrëmë vonë u përpoqën që të shpëtojnë imigrantë ilegalë të cilëve i ishte përmbysur gomonia në Detin Egje, transmetojnëë agjencitë botërore.

Sipas Ministrisë greke të Flotës Tregtare, 56 imigrantë ndodheshin në kuvertën e një objekti lundurse, të vërejtur nga një aeroplan i shërbimeve të shpëtimit në jug të ishullit Milos.

Drejt personave të pësuar u drejtua edhe një anije transportuese e cila ndodhej në rajon ndërsa në operacion u inkuadrua edhe ushtria.

Imigrantët ishin në një gomone dhe tentuan që të arrijnë në Greqi nga Turqia fqinje, transmetojnë agjencitë. Nuk bëhen të ditura detaje për kombësinë e imigrantëve.

Gomonia e tyre u përmbys për shkak të erës së fortë dhe valëve të mëdha. Agjencitë njoftojnë se 18 persona janë nxjerrë nga deti. Nuk saktësohet se sa persona ka pasur në gomone.

Përmes Greqisë kalojnë një numër i madh i tranzitit të imigrantëve ilegalë, që shkojnë në Bashkimin Evropian.

Komente: