Pro emigranteve
11 May, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE-Nje grup ekstremistesh te dhjathte ne Greqi kane sulmuar emigrantet te cilet jetojne ne nje godine te vjeter te Gjykates se Apelit ne Athine. Si pasoje e dhunes se ashper 14 vete jane plagosur, nga te cilet 9 oficere te forcave policore. Grupi “Golden Doun” nisi nje proteste jashte nderteses qe ndodhet ne zemer te Athines ku jane strehuar 500 emigrante pa dokuemtne kresisht nga azia e afrika. Ata qelluan me gure, shkopinj e objekte te tjera emigrantet. Pese emigrante u zune ne kurth nga ekstremistet dhe u sulmuan. Qellimi i ekstremisteve ka qene te nxjerrin emigrantet jashte kesaj godine. Emigrantet per t’u vetembrojtur i jane pergjigjur sulmeve me objekte te ndryshme. policia ka nderhyre per te qetesuar situaten. Nderkohe grupimet e te drejtave te njeriut ne Greqi kane shprehur shqetesimin per sulmet raciste ndaj emigranteve. Protesta e te djathteve pasoi dhunen qe shpertheu jashte unviersitetit te Athines ku grupime te majta dhe anarshiste jane perleshur me policine. Protesta e tyre ishte pro emigranteve te paligjshem.
Tensionet per keta emigrante kane nisur qe kur eshte dhene alarmi se ata duhet te debohen urgjentisht nga godina e vjeter e Gjykatës se Apelit. Pronaret e kesaj godine do ta riparojne e do ta japin me qera dhe i kerkojne qeverise ti largoje emigrantet, duke u prekre dhe ujin e dritat e duke i detyuruar te jeteojne nje nje mjedis jo higjenik. Por qeveria ka planifikuar ti dergoje ne nje ish-depo ushtarake, c’ka kundershtohet nga grupimet humanitare. Emigrantet ne Greqi kane vertet probleme te medha akomidimi, pasit nuk gjejne ndihme nga shteti dhe shumica me pas nisin te merren me aktivitete kriminale duke acaruar vendasit. Kjo ceshtje ka ngjallur protesta ne gjithe lagjet e Athines.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: