Procedura e aplikimit për pasaportë dhe kartë identiteti në ambasadën e Athinës

8 June, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Siç jeni njoftuar edhe më parë nga e hëna (28-3-20011) ka filluar aplikimi për pasaporta biometrike dhe kartë identiteti.
Procedura për aplikim është kjo:

1: Paguani 108 euro ose 10 euro nëse bëhet fjalë për kartë identiteti tek banka e Pierut
Ju këshillojmë të paguani tek filiali afër ambasadës. Numri i llogarisë ku duhet derdhur lekët është 505 305 2306 404, vërteto-huni se këto lekë do të ven tek llogaria e ambasadës shqiptare në Greqi.
2: Pasi të keni derdhur shumën e lartpërmendur duhet të shkruani emrin tuaj tek lista për të zënë radhën
3: Dorëzoni dokumentet e nevojshme dhe vërtetimin se keni paguar shumën e lartpërmendur. Bëni kërkesën dhe prisni rreth 3 javë për të marrë pasaportën ose kartën e identitetit.

Vini re: Mund të aplikojnë për pasaportë biometrike (të gjithë aplikuesit nga 0-16 vjeç dhe të gjithë ata që disponojnë letërnjoftim).
Letërnjoftim (kartë identiteti) dhe pasaportë biometrike njëkohësisht, të gjithë shtetasit mbi 16 vjeç.

Për fëmijët nën 18 vjeç, duhet të jetë prezent një nga prindërit dhe kërkohet një dokument që tregon lidhjen familjare me fëmijën.

Albanians.gr

Comments Closed