Procedurat për Legalizimin e dokumentave në Ambasadën Shqiptare
26 January, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Dokumentat e çdo lloji prodhuar në Shqipëri legalizohen vetëm pranë Ambasadës Greke në Tiranë, ose Konsullatave në Gjirokastër e Korçë, pasi të jenë kryer procedurat e mëposhtme
Certifikatat – Vërtetimet e Lëshuara nga Bashkia apo Komuna
- Legalizohen nga Prefektura që ka në varësi zyrën e gjendjes civile, bashkinë apo komunën që ka lëshuar çertifikatën apo vërtetimin.
Certifikatat – Deftesat e shkollave
- Legalizim pranë Drejtorisë së Arsimit të Rrethit;
- Legalizim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë.
Raportet Mjekësore
- Legalizim nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë.
Vendimet e Gjyqit – Dokumentat e Lëshuara nga Gjykata
- Legalizim në zyrën Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Vërtetimet e Sigurimeve Shoqërore
- Legalizim ne prefekturën përkatëse.
Vërtetimet e lëshuara nga Rajonet e Policisë
- Legalizim në Ministrinë e Brendshme ose në zyrën Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë ose prefekturen përkatëse.
Dokumentat e lëshuara nga autoritetet e huaja dhe që do të përdoren në Shqipëri
- Legalizohen nga përfaqësia (Ambasada) e vendit që ka lëshuar dokumentin;
- Dokumentat e prodhuar në shtetin grek fillimisht duhet të marrin vulën e legalizimit në ministrinë përkatëse.
- Legalizohen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë;
- Përkthehen në gjuhën shqipe nga autoritetet kompetente të vendit pritës(Shqipëri) ose nga Zyra e Përkthimeve e Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit grek.


Komente: