Projektligji/Emigrantët do të pajisen me pasaportë nga vendi ku jetojnë

15 September, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Qeveria shqiptare është zgjuar nga gjumi dhe ka menduar për emigrantët shqiptarë ,duke votuar e vetme në Parlament projektligjin, për pajisjen e emigrantëve me pasaportë nga vendi ku jetojnë.

Projektligj për pajisjen e emigrantëve me pasaportë nga vendi ku jetojnë ,ka votuar sot në Paralament mazhoranca,pa pjesëmarjen në votim të opozitës,e cila ka kërkuar sqarime mbi koston e pasaportave që do të paguajnë emigrantët.

Sipas projektligjit,zyrat do të hapen në Greqi, Athinë e Selanik dhe në Itali, Romë e Milano.Opozita ka abstenuar votimin e projektligjit, edhe pse ka deklaruar që në fillim se është parimisht dakord me ligjin.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se opozita e ka kërkuar prej kohësh një ligj të tillë.

Por ai në emër të PS-së ka kërkuar sqarime lidhur me koston që do të pasojë këtë vendim. “Ne do të votojmë pasi të na jepni sqarime për koston”- ka thënë ai.

Është në të vërtetë interesante të mendojmë se si funksionon qeveria shqiptare,pasi kujtohet për të shërbyer emigrantët,pas një vere maratonë, në radhët e zyrave për të aplikuar në Shqipëri!

Burimi Albnow.com

Comments Closed