Proteste ne Athine ( shkaku sepse policia dhunon nje mysliman aygan dhe i gris atij kuranin)

22 May, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

ATHINE- Rreth pesë mijë emigrantë myslimanë, kryesisht pakistanezë janë përleshur në zemër të Athinës me policinë. Protesta mori shkas nga një tjetër incident që kishte ndodhur më parë. Policia kishte dhunuar një mysliman afgan, dhe më pas i kishte grisur Kuranin.
Kaq ka mjaftuar që mijëra mylslimanë të dyndeshin në sheshin Omonia dhe të nisnin përleshje të dhunshme me policinë.
Protestuesit kanë qëlluar policinë me mjete të forta, si gurë dhe objekte të tjera. Policia më pas ndërhyri për të shpërndarë turmat. Edhe pse në sheshin Omonia mblidhen zakonisht shumë shqiptarë, sipas informacioneve të mediave greke, mes këtyre protestave nuk ka patur emigrantë shqiptarë.
Greqia është përfshirë se fundi nga tensione të mëdha. Tensionet të nisura si pasojë e vdekjes së një adoleshenti në muajin dhjetor janë përforcuar nga kriza e madhe ekonomike që ka përfshirë Greqinë. Por revoltat e të pakënaqureve shfrytëzohen nga grupet anarkiste, të cilët shpesh organizojnë sulme ndaj selive partiake, bankave dhe televizioneve. (e.n/News24/BalkanWeb)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: