Proteste policia greke
16 January, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
GREQI- Qindra oficerë policie me uniformë, kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit grek, për të kërkuar fundin e dhunës, por edhe mbështetjen nga publiku. Në duar policët mbanin parrulla të tilla në greqisht e anglisht ku thuhej: “në çdo uniformë policie është një jetë njeriu”.
Polici Kristos Fotopulos oficer dhe president i uniformave policore thotë: “ne jemi pjesë e shoqerisë, jemi këtu tu shërbejmë qytetarëve dhe sjemi kundër qytetarëve.
Protestat e dhunshme shpërthyen në Greqi në dhjetor, kur një oficer policie vrau një 15 vjeçar në zemër të Athinës. Si pasojë për tre javë rresth, qytetarët kryesisht të rinj dolën në rrugë dhe kryen akte dhune duke u vënë flakën objekteve shtetërore, pronave private dhe duke sulmuar policë. Ndërkohë qeveria dhe policia janë akuzuar nga pjesa tjetër e popullatës për mosveprim në ndaljen e vandalizmit.
Një qytetare greke Georgia Triforopolou thote: “nuk e duam dhunën që kemi parë së fundmi, as ndaj të rinjve dhe as ndaj policisë, dhuna na depresionon.
Dy sulme të ashpra u kryen ndaj policëve, dhe si pasojë një oficer policie 21 vjeçar u plagos rëndë. Ndërkohë së fundmi këto sulme u morën përsipër nga një grup terrorist “beteja recplicionare”. Protesta e policëve u ndërmor për të ndalur protestat e dhunshme të thirrura sërish nga studentët në një pjesë tjetër të Athinës. (a.r/news24/balkanweb)


Komente: