Pse nuk pajisen emigrantët me pasaporta nga ambasada?

15 March, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Recensioni dhe politika e gabuar që përdorin qeveritë, janë dy shkaktarët kryesorë që qytetarët, gjenden në rrugë të errët dhe kryesisht këtë e paguajnë emigrantët.

Ditët e fundit dëgjohet se një pasaportë biometrike në Shqipëri vonon më shumë se  45 ditë, kjo për emigrantët është katasrofë pasi humbasin më shumë se 1500 euro.

Shumë qytetarë do të thoshin se mund të shkosh në Shqipëri,të dorëzosh dokumentat dhe të ikësh.Kjo nuk mund të ndodhë brenda disa ditësh pasi duhet medoemos të jesh prezent për të marrë kartën e identitetit e cila vonon dy javë.

Vijmë sërish dhe bëjmë një llogari, sa kushton pasaporta për një emigrant në bazë të sorollatjeve të fundit që janë shënuar në Shqipëri.

Bileta e autobuzit vajtje –ardhje 70 euro.Shpenzimet e kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike, 60 euro.

Emigranti duhet medomosdo të braktisë punën dy javë,më pas është  i detyruar që të bëjë prokurë e cila kushton sa një udhëtim nga Athina për në Tiranë.

Në rastet kur emigranti ka humbur pasaportën e vjetër, duhet të iki në atdhe për të nxjerrë të re ,atëherë shpenzimet dhe sorollatjet shtohen pasi duhet të shkojë në ambasadë dhe ministri për ti përkthyer.

Shumë emigrantë kanë humbur punën, sepse shkojnë në Shqipëri, për të nxjerrë pasaportën.Asnjëherë qeveria shqiptare nuk ka dhënë një përgjigje publikisht ,pse nuk bën që emigrantët të pajisen me pasaportë nga ambasada.

Kjo pyetje mbetet dhe do të mbetet derisa politikanët shqiptarë të shikojnë hallet e popullit dhe të lenë pa përfolur të afërmit e njëri tjetrit ,kush u martua e kush u nda,kush ka nënë e pse nuk ka baba etj.

Politikanë, që të merren me problemet familjare të kundërshtarëve vetëm në Shqipëri kemi parë dhe askund tjetër.

Burimi Albnow.com

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: